10 armiqte e dhembeve
:: Mjeksia :: Këshilla Mjeksore :: Këshilla për Dhëmbë
Faqja 1 e 1
10 armiqte e dhembeve
10 armiqte e dhembeve
Me një ushqim të shëndetshëm në mëngjes, pasuar nga një higjienë e kujdesshme orale, duke shmangur ngrëniet jashtë orarit, duke reduktuar konsumimin e ushqimeve të thata dhe karbohidrateve, si edhe duke shtuar sasinë e frutave, zarzavateve dhe të qumështit, të jeni të bindur se do të keni gojë dhe dhëmbë më të shëndetshëm.
Frutat e ëmbla, prodhimet e sheqerosura, ëmbëlsirat dhe ushqimet acide. Të gjitha këto janë produkte të shijshme, por që kërkojnë një kujdes të veçantë, sidomos në procesin e larjes së dhëmbëve. Sipas mjekëve stomatologë, ushqimet e lartpërmendura kërcënojnë më shumë shëndetin e gojës dhe dhëmbëve. Duke pasur një edukim të mirë ushqimor, nuk ka dyshim që do të keni edhe dhëmbë më të bukur. Me një ushqim të shëndetshëm në mëngjes, pasuar nga një higjienë e kujdesshme orale, duke shmangur ngrëniet midis vakteve, duke reduktuar konsumimin e ushqimeve të thata dhe karbohidrateve, duke shtuar sasinë e frutave, zarzavateve dhe të qumështit, të jeni të bindur se do të keni dhëmbë më të shëndetshëm. Zakonet e mira në të ngrënë ndikojnë jo vetëm në gjendjen e mirë shëndetësore, por edhe në atë orale. Përveç kësaj, një kulturë e mirë ushqimore luan një rol tepër të rëndësishëm e vendimtar edhe në parandalimin e kariesit dentar. Ja disa këshilla të vlefshme për shëndetin e gojës. Më poshtë keni të rreshtuara ushqimet që rrezikojnë shëndetin e dhëmbëve tanë dhe disa këshilla për të mbajtur në gjendje të mirë kavitetin oral. Ekspertët kanë veçuar disa prej tyre:
- Frutat, lëngjet dhe puretë e frutave të shtuara me sheqer.
- Pijet e sheqerosura acide, shpesh ato të gazuara (“cola”, aranxhatat, limonadat).
- Pijet e ëmbla me bazë maltin, si edhe pijet e lehta.
- Sheqeri dhe mjalti që përdoren për të ëmbëlsuar ushqimet dhe pijet e ndryshme.
- Reçelet e frutave, xhelatina, mjalti, kremrat e ëmbël (çokokremi).
- Karamelet dhe ëmbëlsirat e ndryshme (kek, tortë etj.).
- Çokollatë me qumësht.
- Shurupe dhe ilaçe të ëmbla që ndonjëherë përdoren për të rregulluar shijen e keqe të gojës.
- Ushqimet e paketuara (kroisantë, biskota, çibukë).
- Ushqimet tepër acide: agrumet, mollët, ananasi, rrushi, luleshtrydhet, uthulla, vera, domatet.
Përveç këtyre, janë edhe pesë faktorë të tjerë që ndikojnë për keq në veprimin e sheqernave:
- Konsumimi i tepruar i sheqerit.
- Shpeshtësia e marrjes së karbohidrateve.
- Përbërësit e pakontrolluar të produkteve ushqimore.
- Sëmundjet orale individuale.
- Zakonet e këqija ushqimore (konsumimi i vazhdueshëm i ushqimeve të ndenjura, i pijeve të ëmbla, acide dhe të gazuara, vaktet jashtë orarit) si edhe mungesa e higjienës orale, veçanërisht pas konsumit të ushqimeve midis vakteve.
Në fund, mund të lexoni këshillat e specialistëve për një shëndet të mirë dentar:
- Ulni konsumin e përditshëm të sheqernave dhe rrisni konsumin e perimeve dhe fibrave: përtypja dhe pështyma ndihmojnë në largimin e mbetjeve ushqimore dhe neutralizimin e substancave acide që mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve.
- Përdorni ëmbëlsirat që nuk kanë shumë yndyrë dhe karbohidrate komplekse, siç janë zakonisht produktet e bëra në shtëpi.
- Shmangni ushqimet që përmbajnë sasi të madhe sheqeri dhe që kanë veti ngjitëse (të tilla janë karamelet).
- Mos përdorni produkte të ëmbla për të lyer bukën apo biskotat (këtu përfshihen marmelata, çokokremi, mjalti).
- Mos përdorni ushqime të pasura me karbohidrate dhe që mbahen gjatë në kavitetin oral (është fjala për karamelet që shkrihen ngadalë në gojë).
- Gjithmonë prisni 25-30 minuta para se të lani dhëmbët pas ngrënies së ushqimeve të ëmbla dhe njëkohësisht acide (agrumet, lëngjet e frutave, marmelata, domatet). Në fakt, aciditeti e dobëson smaltin. Një këshillë: në mëngjes duhet të pini gjithmonë një gotë lëng portokalli, i cili ju bën shumë mirë, para qumështit ose çajit, varet çfarë përdorni zakonisht.
- Përdorni substanca zëvendësuese të sheqerit në doza të vogla.
- Përtypni çamçakëz.
- Kjo këshillë është për prindërit: pasi t’u japin fëmijëve ilaçet, kryesisht shurupet, t’ua shpërlajnë gojën me ujë.
- Të paktën dy herë në vit duhet të bëni vizitë te mjeku stomatolog për të bërë një kontroll, ose pastrim më profesional.

Similar topics
» Zbardhimi i Dhembeve
» Zbardhja e dhëmbëve – rrezik
» Kërcitja e dhëmbëve në gjumë
» Përkujdesi i dhëmbëve dhe i gojës
» Si te kujdesemi per dhembet dhe mishin e dhembeve?
» Zbardhja e dhëmbëve – rrezik
» Kërcitja e dhëmbëve në gjumë
» Përkujdesi i dhëmbëve dhe i gojës
» Si te kujdesemi per dhembet dhe mishin e dhembeve?
:: Mjeksia :: Këshilla Mjeksore :: Këshilla për Dhëmbë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi