Si te kujdesemi per dhembet dhe mishin e dhembeve?
:: Mjeksia :: Këshilla Mjeksore :: Këshilla për Dhëmbë
Faqja 1 e 1

Larja e dhembeve rregullisht dhe perdorimi i fillit dentar ndihmon ne shendetin e dhembeve dhe mishit te dhembeve, dhe parandalon kariesin dentar dhe semundjet e mishit te dhembeve.
Pse eshte higjiena e gojes e rendesishme?
Higjiena e gojes parandalon problemet dentare – kryesisht formimin e pllakes dentare dhe gurezave, te cilat jane faktoret kryesore ne krijimin e problemeve te mishit te dhembeve si dhe kariesit (prishja e dhembeve)
Pllaka dentare eshte nje depozitim i bardhe dhe i bute i cili krijohet ne siperfaqet e dhembeve. Formohet kur bakteriet (sporet) bashkohen me peshtymen dhe ushqimin. Pllaka permban rreth 400 lloje bakteriesh. Ju mund te hiqni ate duke mbajtur nje higjene te mire te gojes.
Ngjitet fort pas dhembeve. Ne pergjithesi largohet nga dentisti me instrumenta te vecante.
Kariesi (prishja e dhembeve) jane vrimat te cilat krijohen ne smaltin(enamel) e dhembeve. Nje nder shkaqet kryesore te kariesit eshte mbledhja e pllakes. Bakteriet ne pllake formojne acid pas reaksionit te tyre me sheqerin dhe nishesten qe ndodhet ne ushqime. Acidet mbahen ne kontakt me dhembet me ndihmen e pllakes dhe me kalimin e kohes shkaterrojne smaltin dhe dentinen.
Semundjet e mishit te dhembeve (paradontozat) jane infeksioni dhe inflamimi i indeve qe rrethojne dhembet. Pllaka dentare eshte shkaku kryesor per formimin e ketyre semundjeve. Pllaka permban disa lloje bakteriesh te cilat shtohen me zhvillimin e semundjeve periodontale. Semundjet periodontale ndahen ne dy lloje sipas shkalles se zhvillimit te semundjes.
Gingivitis eshte inflamimi i mishit te dhembeve. Ka shume lloje por ne shumicen e rasteve jane te shkaktuara nga pllaka dentare.
Periodontitis ndodh ne qofte se gingivitisi keqesohet dhe progreson drejt indeve mbeshtetes te dhembit si membrana periodontale dhe procesi alveolar (kocka rreth dhembit).
Semundjet e mishit te dhembeve jane shkaktaret kryesore ne humbjen e dhembeve ne moshat e vjetra. Eshte gjithashtu shkaktari kryesor i eres se keqe te gojes(halitosis). Megjithate semundjet e mishrave te dhembeve ne shumicen e rasteve jane te sherueshme.
Eshte e rendesishme qe te behet zakon pasja e nje higjene te mire te gojes duke perdorur furcen dhe fillin dentar cdo dite.
Larja e dhembeve Dhembet duhet te lahen te pakten dy here ne dite. Perdorni furce me fije te buta. Koka e furces duhet te jete aq e vogel sa te futet ne te gjithe pjeset e gojes. Furca si rregull duhet te nderrohet cdo 3-4 muaj. Shume veta mendojne se nje furce elektronike kryen nje pastrim me te mire prandaj ato jane bere kaq shume popullore kohet e fundit. Eshte e keshillueshme qe te perdoret nje paste dhembesh qe te permbaje fluorid. (fluoride ndihmon ne parandalimin e kariesit)
Filli dentarFilli dentar duhet te perdoret te pakten nje here ne dite pasi te lahen dhembet. E preferueshme eshte dy here ne dite.(Shume njerez te cilet nuk e kane perdorur me pare habiten se sa shume copera mund te hiqet duke perdorur fillin dentar si suplement i furces)
Ditet e para kur fillon perdorimi i fillit dentar nga mishi i dhembeve mund te dale pak gjak. Duhet te ndaloje brenda disa ditesh. Ne qofte se dalja e gjakut vazhdon kontaktoni dentistin tuaj sepse gjaku nga mishi i dhembeve eshte tregues i fillimit te semundjeve te mishit te dhembeve.
Cfare mund te beni tjeter?
Zakonisht masat e mesiperme jane te mjaftueshme. Por :
-Shume njerez perdorin gjithashtu gargara antiseptike cdo dite per te parandaluar semundjet. Per individet qe nuk jane te afte te perdorin furcen e dhembeve gargarat antiseptike luajne nje rol te rendesishem ne pastrimin e dhembeve.
-Gjuha mund te pastrohet pasi te lani dhembet. Ky veprim mund te kryhet me ane te furces se dhembeve ose me ane te disa furcave te vecanta per gjuhen.
-Ne qofte se jeni duhanpires duhe te keni si qellim lenjen e duhanit. Pirja e duhanit eshte faktor risku per semundjet e mishrave te dhembeve.
-Ushqehuni me nje diete te shendetshme. Evitoni ushqimet dhe lengjet qe kane permbajtje te madhe sheqeri. Sheqernat jane ushqim per bakteriet i cili me vone kthehet ne acid nga keto te fundit duke shkaktuar karies.
-Ne qofte se do i jepni ilace femijeve, sipas mundesive perdorni ilace qe nuk permbajne sheqer.
-Perdorimi i cimcakezave pa sheqer pas ushqimit rrit rrjedhjen e peshtymes e cila luan nje rol te rendesishem ne pastrimin e gojes.
Disa pika te tjera te rendesishme
-Femijeve duhet ti mesohet higjena e mire e gojes sa me heret qe te jete e mundur.
-Beni kontroll dentar sipas intervaleve te rekomanduara nga dentisti juaj (te pakten nje here ne vit).
-Per ndihme dhe keshilla te metejshme kontaktoni dentistin tuaj.

Similar topics
» Dhembet e Pjekurise
» Dhëmbët e qumështit
» Si të lahen dhëmbët?
» Sa i dëmton çaji dhëmbët?
» Marihuana i dëmshëm për dhëmbët
» Dhëmbët e qumështit
» Si të lahen dhëmbët?
» Sa i dëmton çaji dhëmbët?
» Marihuana i dëmshëm për dhëmbët
:: Mjeksia :: Këshilla Mjeksore :: Këshilla për Dhëmbë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi