Pilulat kontraceptive nuk ndikojnë në peshë
:: Mjeksia :: Ushqimi dhe Dieta
Faqja 1 e 1

Përkundër njoftimeve të vazhdueshme të kompanive farmaceutike, te femrat edhe në ditët e sotme ekziston bindja se pilulat kontraceptive ndikojnë në shtimin e kilogramëve.
Shkencëtarët suedezë edhe njëherë e kanë hulumtuar këtë fenomen dhe kanë vërtetuar se këto pilula nuk shkaktojnë peshë të tepërt.
Ekspertët pranë Universitetit të Gothenburgut kanë publikuar detajet e studimit. Aty janë përfshirë 1.749 femra të lindura në vitet 1962, 1972 dhe 1982. Ato çdo pesë vite kanë plotësuar formularin anketues me pyetjet në lidhje me kontracepsionin, shtatzëninë, peshën, lartësinë dhe shprehitë, siç është duhani.
Femrat të cilat kishin marrë pilula kontraceptive dhe të cilat ishin analizuar që nga mosha e tyre e re, nuk ishin trashur më shumë sesa femrat të cilat asnjëherë nuk kishin përdorur këto pilula.
“Ka shumë arsye pse femrat u shmangen pilulave, ndërsa mes tyre është edhe frika e efekteve të padëshirueshme, mbipesha dhe ndryshimi i disponimit, ndërsa të gjitha këto shkaqe janë gjithnjë e më shumë të pranishëm në kohët e fundit dhe sidomos te moshat e reja”, thonë autorët e studimit.
Megjithatë, ata kanë qartësuar se nuk kanë gjetur ndonjë lidhshmëri në mes të marrjes së pilulave kontraceptive dhe shtimit në peshë.

Similar topics
» Qeshni dhe humbni peshë
» 5 gabimet qe na mbajne ne peshe
» Ushqimet e gatshme ndikojnë në inteligjencën e fëmijëve
» Çokollata për humbje peshe
» Llojet e ndryshme të ushtrimeve ndikojnë në uljen e urise
» 5 gabimet qe na mbajne ne peshe
» Ushqimet e gatshme ndikojnë në inteligjencën e fëmijëve
» Çokollata për humbje peshe
» Llojet e ndryshme të ushtrimeve ndikojnë në uljen e urise
:: Mjeksia :: Ushqimi dhe Dieta
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi