Llojet e ndryshme të ushtrimeve ndikojnë në uljen e urise
:: Mjeksia :: Ushqimi dhe Dieta
Faqja 1 e 1
Llojet e ndryshme të ushtrimeve ndikojnë në uljen e urise
Ushtrimet e ndryshme trupore veprojnë në mënyrë të ndryshme në prodhimin e dy hormoneve kryesore, të cilat ndikojnë në apetit: grelina (shton apetitin) dhe peptidi YY (zvogëlon apetitin).
Shkencëtarët e Universitetit të Lougborout, duke analizuar ndikimin e aktivitetit fizik të disa studentëve, kanë vërejtur se gjatë vrapimit nëpër trakë shtohet prodhimi vetëm i hormonit grelin, ndërsa gjatë ushtrimeve aerobike vërehet shtimi i peptidin YY.
Studimi është zhvilluar te disa studentë meshkuj, përgjatë tri seancave stërvitore. Gjatë një seance (tetë orësh) njëri grup ka vrapuar 60 minuta, ndërsa shtatë orë ka pushuar, ndërsa participantët e grupit tjetër kanë ngritur pesha gjatë 90 minutave, dhe pas këtyre ushtrimeve kanë pushuar gjashtë orë e gjysmë.
Grupi i tretë ka qenë grupi i kontrollit, në të cilin participantët aspak nuk kanë ushtruar. Të dy grupet të cilat kanë ushtruar kanë pasur mungesë të dëshirës për ushqim (apetitit) gjatë ushtrimeve.
Grelina është hormon i cili është zbuluar para dhjetë vjetësh në Japoni, ndërsa paraprakisht ishte konsideruar se është hormon i ngjashëm me atë të rritjes, ndërsa vonë është vërejtur ndikimi i tij në apetit. Ndërsa peptidi YY është i njohur qe katër shekuj.
Edhe pse vërehet mungesë e apetitit te personat të cilët ushtrojnë, shkencëtarët ende nuk kanë arritur të japin përgjigje nëse zvogëlohet në mënyrë të vazhdueshme niveli i grelinës me anë të ushtrimeve.
Similar topics
» Si të luftojmë sulmet e urisë
» ARN & llojet e tij
» Llojet e personaliteteve njerëzore
» Pilulat kontraceptive nuk ndikojnë në peshë
» Llojet e hepatiteve dhe masat parandaluese
» ARN & llojet e tij
» Llojet e personaliteteve njerëzore
» Pilulat kontraceptive nuk ndikojnë në peshë
» Llojet e hepatiteve dhe masat parandaluese
:: Mjeksia :: Ushqimi dhe Dieta
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi