Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kanceri i Gjirit User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kanceri i Gjirit User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kanceri i Gjirit

Shko poshtë

Kanceri i Gjirit Empty Kanceri i Gjirit

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 12:03 pm

Kanceri i Gjirit

Kanceri i Gjirit Kanceri%20i%20gjirit

Kanceri I gjirit është një tumor malinj që zhvillohet nga qelizat e gjirit, dhe është një prej kancereve më të shpeshtë që prek femrat. Kërkime të fundit vënë gisht mbi shumë faktorë të ndryshëm që mund t’a shkaktojnë ktë.
Këto janë faktorët më të rrezikshëm të kancerit të gjirit.

Kërkime të fundit deklarojnë se grupi I moshave mbi 50 vjec ka një nivel të lartë rrezikshmërie, në anën tjetër, grupi I moshave nën një 20 vjec kan nivel më të ulët rreziku. Duhet thënë se kjo sëmundje është shumë agressive për grup moshat midis 25-50 vjec.

Një fakt tjetër që nuk duhet lënë pa u marrë në konsideratë është dhe cikli menstrual; vecanërisht për zonjat që kanë një jetë të gjatë menstruale, përshembull atyre që u vijnë menstruacionet shumë herët dhe u ikin shumë herët.
Femrat të cilat pijnë duhan dhe alkol rrisin rrekshmërinë e zhvillimit të kancerit të gjirit.
Kanceri i gjirit zhvillohet më shumë në gratë e martuara të cilat nuk kanë lindur ndonjëherë fëmijë, ose që kanë lindur fëmijë por nuk I kanë ushqyer me gji bebet e tyre.
Femrat të cilat kanë pasur më parë kancer në njërin gji kanë rrezikshmëri më të lartë të zhvillimit të kancerit në gjirin tjetër, dhe nëse kanë pasur në brezat e mëparshëm të familjarëve të tyre me kancer( nëna, motra dhe fëmijë), atëherë ka gjithashtu rrezikshmëri të lartë.
Kanceri I gjirit është I lidhur dhe me obesitetin dhe marrjen e lartë të yndyrnave.
Femrat të cilat kanë përdorur kontraceptivë oralë për më shumë se 10 vjet janë më të predispozuara ndaj kësaj sëmundjeje.
Në anën tjetër, femrat të cilat bëjnë ushtrime fizike 4-5 orë në javë zvoglojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.
Faktet e sipërpërmendura rrjedhojnë nga analiza statistike.


Edituar për herë të fundit nga BeLtz. në Mon Jan 24, 2011 12:24 am, edituar 1 herë gjithsej
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri i Gjirit Empty Re: Kanceri i Gjirit

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 12:03 pm

Tumoret e gjirit:

Janë sëmundjet më të rëndësishme të gjirit. Ndahen në të mirë(bening ) dhe të këqinj( maling).
Tumoret
e mirë: Fibroadenoma, papiloma, sëmundjet kistike dhe lipomat.
Zakonisht vihen re në moshë të re. Janë të mirëkufizuara dhe të forta si
një gomë fshirëse. Në përgjithësi vihen re rastësisht gjatë prekjes.
Tumoret
e këqinj vihen re në mosha pak më të mëdha sidomos pas menopauzës dhe
kanë emra e veçori të ndryshme. Vetëm 2% nën 30 vjeç dhe 70% mbi moshën
50 vjeç. Hormonet e brendshme kanë një rol të veçantë.

Kanceri i
gjirit në vendet industriale është rreth 10% pra në çdo 10 gra 1 preket
prej këtij kanceri gjatë jetës. Për gratë 35-54 vjeç është shkaktari
kryesor i vdekjeve. Duhet ta parandalojmë këtë kancer. Me një
diagnostikim sa më të hershëm dhe me një kurim të duhur mund të arrihen
përfundime të kënaqshme. Diagnostikimi i hershëm është vendimtar në këtë
proçes.
Sëmundjet e gjirit janë një nga shkaqet më të shpeshta e
vajtjes së femrave tek mjeku. Ankesa kryesore në tumore është një masë
në gji. Zakonisht ajo gjendet në pjesën e sipërme për nga jashtë trupit
nëse do ta ndanim gjirin në katër pjesë të barabarta. Një tjetër ankesë
rrjedhje nga gjiri, zmadhim i gjirit, retraksion (futje brenda,
tërheqje) të gjirit .
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri i Gjirit Empty Re: Kanceri i Gjirit

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 12:03 pm

Shenjat

Një nga shenjat kryesore të
sëmundjeve të gjirit në përgjithësi ( e jo të kancerit në veçanti) është
dhimbja e gjirit. Nëse dhimbja nuk ka ndonjë shenjë tjetër gjatë
vizitës atëherë mund të mos ketë rëndësi por ato gra që kanë tek të
afërmit e tyre kancer gjiri bëjnë përjashtim. Tre ankesat kryesore të
sëmundjeve të gjirit janë dhimbja , masë dhe rrjedhje. Më e rëndishme
është rrjedhja spontane e jo ajo e stimuluar nga vetë femra duke
shtrënguar gjirin. Gjithashtu tregojini doktorit tuaj edhe ilaçet që
përdorni nëse ka të tillë pasi ata mund të ndikojnë në problemet e
gjirit. Kurse për sa i përket masës ajo duhet pare nëse është kist apo
masë solide dhe sipas rastit doktori mund të ndjej të nevojshme marrjen e
biopsisë apo jo.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri i Gjirit Empty Re: Kanceri i Gjirit

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 12:03 pm

Diagnostikimit

Dy pikat kryesore në
diagnostikim janë ankesat e pacientes dhe shenjat gjatë vizitës së
mjekut. Vizita duhet të përfshijë edhe pjesë të tjera të trupit sidomos
gjendrat lenftike nën sqetull dhe mbisup (supraklavikulare). Duhet
pyetur edhe nëse është me menstruacione apo jo dhe në çfarë periudhe të
ciklusit ndodhen. Vizita duhet të bëhet ulur, shtrirë dhe me kujdes.

Megjithëse
ankesa e pacientit dhe vizita e bërë janë arma më e fortë e mjekut nuk
janë të mjaftueshme në çdo rast. Këtu pastaj futen dy aparate të
mirënjohura që janë ultrasonografia (eko-ja, shih në faqe) dhe
mamografia (vijon…). Me mamografi mund të zbulohet një kacer gjiri i
cili po të lihej të zbulohej me vizitë mjekësore do ti duheshin 2 vjet
të përparonte.Nën moshën 30 vjeç për një problem në gji që ka nevojë për
një aparaturë vëzhgimi duhet përdorur ultrsonografia (eko-ja). Nga
mosha 30 e sipër përdoret mamografia. Midis moshës 40-50 vjeç këshilohet
një mamografi në çdo 1-2 vjet kurse pas moshës 50 vjeç patjetër një
mamografi në vit. Nga kancerat në përgjithësi tek gratë më i shpeshti
është kanceri i gjirit. Risku për tu kapur nga kjo sëmundje është 10%
megjithëse me rritjen e moshës rritet dhe mundësia për sëmurur. Në
Amerikë në vit 120 mijë gra kapen nga ky kancer dhe 40 mijë vdesin prej
tij.

Faktorët e riskut për kancerine gjirit
Të qënit femër
Mosha (mbi 30 vjeç)
Të paturit në rrethin familjar
Menopauza e vonuar (pas 55 vjeç) si pasojë e kontaktit më të gjatë me hormonet seksuale.
Menstruacioni i hershëm ( para 12 vjeç) si pasojë e kontaktit më të gjatë me hormonet seksuale.
Mos pasja e shtatëzanisë ose të lindurit e parë vonë (pas 30 vjeç)
Ekzistenca e kancerave të tjerë ( zorra e trashë dhe endometrium)
Arma
më e fortë sikur dhe në çdo lloj kanceri është diagnoza e hershme. Këtu
dy pika janë kryesore. E para vizita që mund të bejë vet çdo grua dhe e
dyta metodat e kërkimit të kancerit. Duhet që gratë ta viyitojnë
vetveten në mënarë periodike. 75% e grave e gjejnë vetë kancerin gjatë
vizitës që i bëjnë vetes.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri i Gjirit Empty Re: Kanceri i Gjirit

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 12:03 pm

Vizita e bërë vetë

Një vizitë e bërë
5-10 ditë pas mbarimit të menstruacioneve për gratë me menstruacione i
jep mundësinë grave të njohin dhe vizitojnë gjirin e tyre. Kështu ato
arrijnë të dallojnë ndryshimet në gjirin e tyre për here të tjera. Për
gratë në menopauz mund të zgjidhet një ditë sipas dëshirës çdo muaj. Si
fillim çdo grua përpara pasqyrës duhet të dali e zhveshur në gjysmën e
sipërme të trupit dhe të shohi gjnjtë duke bërë krahasim mes tyre. Duhet
të shohi lëkurën nëse ka enjtje, skuqje, plagë, zmadhim, tërheqje apo
masë. Të shohi nëse ka apo jo rrjedhje. Hapi i dytë bëhet shtrirë me
kurriz. Krahu nga ana e gjirit që do të vizitohet duhet të vendoset nën
kokë dhe me dorën tjetër duhet të shtypi gjirin drej gjoksit me mejat e
gishtave. Me anë të kësaj një femër njeh gjirin e saj dhe më vonë i jep
asaj mundësi të të daloj ndryshimet që mund ti ndodhin më vonë. Kjo
vizitë ka më shumë rëndësi për grate që futen në grupin e riskut
(rrezikut). Në të shumtën e rasteve kanceri i gjirit nuk shoqërohet me
dhimbje.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri i Gjirit Empty Re: Kanceri i Gjirit

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 12:03 pm

Kurimi

Sëmundjet e gjirit duhet të
vlerësohen nga një kirurg i përgjithshëm dhe ai duhet të japi vendimin
nëse duhet apo jo operacion. Tek sëmundjet kanceroze një tjetër mënyrë
trajtimi janë ilaçet kemoterapike, radioterapia dhe kura hormonale por
këto janë gjëra që vlerësohen pas një vizite shumë të detajuar dhe
biopsisë së marrë.
Nuk duhet harruar se edhe meshkujt mund të preken nga kanceri i gjirit por kjo tek ata ndodh më rrallë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri i Gjirit Empty Re: Kanceri i Gjirit

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 12:03 pm

Kanceri i gjirit: Ja çfarë duhet të dimë për të

Nuk ke ç’të bësh kur ke një trashëgimi të caktuar gjenetike
nga të parët e tu, pasi nuk mund të ndryshohet ajo që të
është përcjellë. BRCRA1 është gjeni që tregon predispozitën
e lartë të dikujt për kancer gjiri dhe ky gjen është lehtësisht
i identifikueshëm. Ky gjen është shumë i rrallë tek ata njerëz
që nuk e kanë gjenetikisht prirjen për kancerin e gjirit. E
vetmja gjë që mund të bëjmë në një rast të tillë është identifikimi
i hershëm i gjenit dhe marrja e masave për të shmangur
çdo gjë që mund të ndihmonte në aktivizimin e tij

Kanceri i gjirit është ndër
më të përhapurit në
botë dhe çka përbën
me të vërtetë një fakt
shqetësues është shtimi i numrit
të grave të sëmura gjithnjë e më
tepër. Përqindjen më të lartë e
kanë gratë e veriut dhe të perëndimit
të Evropës, si dhe të veriut
të kontinentit amerikan, ndërsa
më pak të prekura janë ato që
banojnë në vendet afrikane dhe
aziatike. Historikisht, metoda
për luftimin e kancerit të gjirit,
siç ndodh edhe në shumë lloje të
tjera kanceresh, është diagnostikimi
i hershëm dhe trajtimi me
medikamentet e duhura. Por,
gjithnjë e më shumë, po vihet re
mundësia e parashikueshmërisë
së rrezikut individual dhe veprimet
që duhet të ndërmerren për
parandalimin e tij.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri i Gjirit Empty Re: Kanceri i Gjirit

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 12:04 pm

Gjenetika

Një faktor shumë i rëndësishëm
është edhe predispozita
gjenetike e individëve ndaj një
sëmundjeje të tillë, çka përbën
një faktor të cilin nuk mund ta
kontrollosh dot. Nuk ke ç’të bësh
kur ke një trashëgimi të caktuar
gjenetike nga të parët e tu, pasi
nuk mund të ndryshohet ajo që
të është përcjellë. BRCRA1 është
gjeni që tregon predispozitën
e lartë të dikujt për kancer gjiri
dhe ky gjen është lehtësisht i
identifikueshëm. Ky gjen është
shumë i rrallë tek ata njerëz që
nuk e kanë gjenetikisht prirjen
për kancerin e gjirit. E vetmja
gjë që mund të bëjmë në një
rast të tillë është identifikimi i
hershëm i gjenit dhe marrja e
masave për të shmangur çdo
gjë që mund të ndihmonte në
aktivizimin e tij. Është plotësisht
e mundur mbajtja e një mënyre
jetese që shmang në maksimum
lindjen dhe përhapjen e kancerit.
Ndërsa për ato gra që nuk e
kanë një gjen të tillë, do të ishte
e mjaftueshme një mamografi e
herëpashershme mbi moshën 40
vjeç. Nëse jeni të prirur gjenetikisht,
atëherë kontrolli duhet të
jetë më i shpeshtë dhe duhen
marrë disa lloj mjekimesh të
shoqëruara me mënyra jetese të
përshtatshme.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri i Gjirit Empty Re: Kanceri i Gjirit

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 12:04 pm

Mjekimet parandaluese

Me të identifikuar gjenin
kanceroz, mund të nisni marrjen
e disa mjekimeve për ta
parandaluar “zgjimin” e tij. Një
nga karakteristikat e kancerit
është se të krijon përshtypjen
fillestare të një sëmundjeje inflamatore.
Në këtë rast, një masë
parandaluese do të ishte marrja
e mjekimeve anti-inflamatore.
Ndër to mund të përmendim
një dozë të ulët të aspirinës. Ka
disa mjekë që nuk e rekomandojnë
një gjë të tillë, megjithatë
kjo kurë parandaluese është
shumë e përhapur në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës. Kjo kurë
parandalon edhe sëmundjet e
zemrës. Për momentin, mjekimi
më i përdorur parandalues për
kancerin e gjirit është Tamoxifeni,
një anti-inflamator shumë
i fuqishëm. Aktualisht shumë
institute kërkimore mjekësore
po merren me krijimin e ilaçeve
parandaluese për kancerin e
gjirit, të cilat ende nuk kanë dalë
në treg, por pritet brenda një
kohe të shkurtër. Kanceri i gjirit
është një sëmundje që ka të bëjë
shumë me gjendjen hormonale
të gruas gjatë stadeve të jetës së
saj, ndaj përdorimi i hormoneve
të caktuara është një nga masat
që mund të rekomandohen në
të ardhmen për parandalimin
e kancerit. Vështirësia e përdorimit
të medikamenteve parandaluese
nuk qëndron tek ato,
por te vështirësia e identifikimit
të gjenit kanceroz BRCRA1. Nuk
ka ende një mënyrë efikase për
identifikimin e këtij grupi njerëzish,
ndaj edhe medikamentet
parandaluese, sado efikase që
mund të jenë, duhet të përdoren
me shumë kujdes.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri i Gjirit Empty Re: Kanceri i Gjirit

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 12:04 pm

Kanceri i Gjirit Captured2-1


Lindja e fëmijëve

Një nga teoritë që shpjegon
rritjen e numrit të të sëmurave
me kancer gjiri në të gjithë
botën, veçanërisht në vendet
e zhvilluara dhe gjysmë të zhvilluara
është sjellja në jetë e
fëmijëve në një moshë
të vonë. Duket se pasja
e një fëmije në moshë
të hershme është një
“masë” parandaluese.
Madje, sa më herët, aq
më mirë. Megjithatë
bëhet fjalë vetëm për
statistika. Ndoshta shumë
statistika që lidhen
me kancerin e gjirit janë
vetëm koincidenca dhe
nuk kanë të bëjmë me
kancerin, por gjithsesi
nuk mund të përjashtohet
fakti se ato janë një
mundësi. Nëse një grua
e ushqen me gji fëmijën
e saj, mendohet se trupi
prodhon hormone
mbrojtëse për kancerin
e gjirit. Zakonisht gratë
i ushqejnë fëmijët
gjatë moshës 29, apo
30 vjeç dhe kjo bën që
ato të jenë shumë më
të mbrojtura në pjesën
tjetër të jetës. Ushqimi i
fëmijës me qumësht gjiri
është masë mbrojtëse
për moshën kur kanceri
i gjirit ka më shumë gjasa
që të shfaqet, pra për
moshën 50-60 vjeçare.
Mendohet se ky veprim
i mbron gratë në fazën
fillestare të sëmundjes.
Nëse të gjitha gratë do
të ushqenin fëmijët e
tyre për një kohë të gjatë
me gji, atëherë, sipas
statistikave, në 20 gra të
diagnostikuara me kancer
gjiri do të shpëtonte
njëra, ose e thënë ndryshe
do të kishte një
përmirësim prej 5 përqindësh
të shifrës.

A është e mundur që dieta dhe ushtrimet të ndihmojnë në parandalimin e njërit prej kancereve më të përhapur në botë? A është
e vërtetë që një rol të rëndësishëm në këtë sëmundje kanë toksinat, stresi dhe sjellja në jetë e fëmijëve në moshë të madhe?
Ja disa nga zbulimet e fundit në këtë fushë
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri i Gjirit Empty Re: Kanceri i Gjirit

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 12:04 pm

Kanceri i Gjirit Captured3

Kanceri i Gjirit Captured4-1
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri i Gjirit Empty Re: Kanceri i Gjirit

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 12:04 pm

Dieta dhe ushtrimet

Ekziston një lidhje edhe midis
obezitetit dhe kancerit të
gjirit, ndaj këshilla më e mirë në
këtë rast është që të mos shtoni
shumë mbi peshë dhe të ushqeheni
në mënyrë të shëndetshme
pra me fruta, perime dhe pak
ëmbëlsira. Nuk ka asgjë të keqe
nëse gjatë ditës i kushton shumë
rëndësi ngrënies së frutave në
sasi të bollshme. Nuk e dimë se
sa mund të na shpëtojnë frutat
nga kanceri i gjirit, por është e
sigurt se lloji i dietës dhe ushqimeve
që hamë ka shumë të bëjë
me sëmundjet që na shfaqen në
jetë, pra në këtë rast edhe me
kancerin e gjirit dhe kancere të
llojeve të tjerë. Media e pëlqen
shumë konceptin e ushqimeve
që luftojnë kancerin, por në
fakt bëhet fjalë për një mit.
Në të vërtetë, nuk ka asnjë gjë
konkrete në lidhje me ndikimin
e tyre të drejtpërdrejtë, pasi
edhe po të hash pesë kile fruta
në ditë, nuk je i shpëtuar nga
kanceri. Ideja e reklamimit të
madh të ushqimeve të ndryshme
si antikanceroze ka të bëjë me
përmbajtjen që fruta-perimet
kanë, pra me antioksidantët që
përmbajnë, të cilët janë shumë
të mirë për shëndetin dhe na
ndihmojnë në ruajtjen e tij. Duke
u nisur nga kjo gjë, mund të themi
se ka disa fruta dhe perime
që kanë tipare më të theksuara
antikanceroze. Kështu, për
shembull lëkura e domates ka
lycopin me shumicë që mund
të lidhet fare mirë me kurat për
parandalimin e kancerit. Por
kjo nuk do të thotë që të hiqni
dorë nga marrja e antitoksikantëve
kudo që do t’i gjeni. Nëse
ju pëlqejnë qershitë, atëherë
hajini, mjafton që të jenë fruta e
perime të freskëta. Përfundimet
e një studimi mbarevropian të
quajtur “Perspektiva evropiane
për kancerin dhe mënyrën e të
ushqyerit”, që pritet të dalin së
shpejti, do të jenë shumë udhërrëfyese
për sa i përket lidhjes
mes sëmundjes dhe dietave të
ndryshme. Evropa është një
laborator i vërtetë, me një tërësi
shumë të madhe dietash për t’u
studiuar. Për të kryer studimin
janë marrë një gjysmë milioni
teste nga vende të ndryshme,
që nga veriu deri në jug e që nga
perëndimi në lindje. Rezultatet
do të verifikojnë disa hipoteza,
sipas të cilave, në disa vende të
caktuara ku preferohen dieta të
caktuara ushqimore.

Ekziston një lidhje edhe midis obezitetit dhe kancerit të
gjirit, ndaj këshilla më e mirë në këtë rast është që të mos
shtoni shumë mbi peshë dhe të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme
pra me fruta, perime dhe pak ëmbëlsira. Nuk ka
asgjë të keqe nëse gjatë ditës i kushton shumë rëndësi ngrënies
së frutave në sasi të bollshme. Nuk e dimë se sa mund
të na shpëtojnë frutat nga kanceri i gjirit, por është e sigurt
se lloji i dietës dhe ushqimeve që hamë ka shumë të bëjë me
sëmundjet që na shfaqen në jetë, pra në këtë rast edhe me
kancerin e gjirit dhe kancere të llojeve të tjerë...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri i Gjirit Empty Re: Kanceri i Gjirit

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 12:05 pm

Kanceri i Gjirit Captured5

Toksinat

Efekti i toksinave të jashtme
në zhvillimin e kancerit është
jo i vogël. Para disa vitesh u
shkrua në shtyp se deodorantet
ishin shkaqe të mundshme të
kancerit, edhe pse nuk pati për
këtë prova të drejtpërdrejta. E
vështirë është edhe të provosh
një lidhje mes celularit dhe kancerit
të trurit. I mbetet studimeve
në të ardhmen që të nxjerrin
prova për të mbështetur ato që
deri tani mund të konsiderohen
vetëm si dyshime.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri i Gjirit Empty Re: Kanceri i Gjirit

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 12:05 pm

Alkooli


Lidhja mes alkoolit dhe kancerit
të gjirit duket si e parëndësishme,
por është e pranishme.
Alkooli ndryshon mekanizmin
hormonal, por ende nuk dihet
se cila është sasia e alkoolit që e
shkakton një ndryshim të tillë.
Nëse një sasi e caktuar alkooli
do të prekte balancën hormonale
të femrës për të sjellë
zhvillimin e kancerit të gjirit,
kjo sigurisht do të ishte shumë
problematike, por deri tani nuk
ka ndonjë studim në lidhje me
këtë. Megjithatë, është e qartë
se alkooli në vetvete nuk ka një
ndikim të drejtpërdrejtë në kancerin
e gjirit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri i Gjirit Empty Re: Kanceri i Gjirit

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 12:05 pm

Stresi

Ekziston një lidhje e mundshme
mes kancerit të gjirit dhe
stresit. Ka disa fakte, edhe pse jo
të forta, që mbështesin idenë e
ndikimit të stresit te sëmundja.
Kështu ngjarje shumë stresuese
në jetë, të tilla si humbja e
njerëzve të dashur, divorci apo
ngjarje të tjera, janë shumë stresuese.
Vështirësia në këto raste
qëndron në faktin se diagnozat e
stresit vijnë pas diagnostikimit të
kancerit të gjirit. Njerëzit mendojnë
se ata kanë pasur kancerin
e më pas stresin, duke harruar që
shpesh është e anasjella.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri i Gjirit Empty Re: Kanceri i Gjirit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi