Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë - Faqe 2 Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:57 am

Nefropatia, sidomos në fazat e përparuara të saj, kur thuajse bllokohet
filtrimi është një ndër ndërlikimet më të rënda e tragjike të diabetit,
sepse kërcënon vete jetën e të sëmurit. Per fat te keq me gjithe
progresin ne mjekimin e diabetit ky komplikacion dramatik vazhdon te
mbetet mjaft i shpeshte. Rreth 60 milion te semure me diabet numurohen
ne bote te prekur nga nefropatia Megjithate ky ndërlikim shfaqet jo
menjëherë, madje eshte me i ngadaltë dhe shfaqet më me vonesë se
retinopatia. Edhe ne te nuk mungojnë sinjalet paralajmëruese. Vetë
fillimi i retinopatisë është sinjal i pare alarmi që dëshmon se procesi i
dëmtimit të kapilarëve tashmë ka filluar dhe asgjë s’garanton që ai nuk
do te preke e shtrihet edhe ne kapilarët e veshkave. Ne këtë faze te
pare te hershme avancimi mund të parandalohet me efikasitet thjesht me
mjekimin e saktë të diabetit. Por të sëmurët vete fatkeqësisht nuk
ndiejnë asgje ç’po ndodh në kapilarët. Dëmtimi që zhvillohet në ta nuk
“dhëmb” (Një dhëmballë e prishur mbase do t’i shqetësonte më shumë!).
Prandaj
jo rralle procesi përparon derisa shfaqet një sinjal i dytë. Ky sinjal
vjen tashme nga veshkat e dëmtuara: në urinë shfaqet mikroalbumina. Ky
eshte nje fraksion i vogel i albumines ne urine ( nen 200 mg ne 24 ore
)qe nuk zbulohet dot me testet e zakonshem rutine te analizes se urines
por kerkon nje reagent te posaçem (Njerëzit normalisht nuk kanë albuminë
në analizen e urinës).
Është akoma koha kur keqësimi i mëtejshëm i
gjendjes mund të pengohet vetëm me një masë të thjeshtë, ekuilibrimin e
mirë e të qëndrueshëm të diabetit dhe me luftimin e disa faktoreve te
tjere rendues te tille si duhani , dhe sidomos normalizimi i tensionit
te larte te gjakut.
Rritja e presionit të gjakut që shfaqet qe ne
fazat e para kërkon kufizimin e rrepte te kripës në ushqim dhe mjekim të
veçantë e energjik. kundra tensionit Përndryshe ai ndikon nga ana e tij
për të rënduar dhe më shumë ecurinë e ndërlikimit.
Ata të sëmurë që
mjekohen në mënyrë të rregullt i kanë të gjitha mundësitë ta frenojnë e
ta ndalojnë deri këtu procesin. Përkundrazi ata që bëjnë mjekim të
çrregullt dhe formal shkojnë drejt shfaqjes së edemave (enjtjes),
dëmtimeve të rënda të funksionit të veshkave, me rritje të shifrave të
azotemisë dhe kreatinemisë. te cilat kerkojne domosdoshmerisht mjekim te
specializuar , te nderlikuar e teper te shtrenjte deri me perdorimin e
aparateve te dializes se veshkave dhe transplantimin e tyre .Sidoqofte
duhet thene se ndonese teknikisht e mundshme dializa nuk eshte perdorur
ende tek ne per te semuret me diabet Kjo per shkak se aparatet e
dializes e aksesoret e saj jane shume te pakta ne krahasim me numurin e
te semureve veçanerisht atyre jo diabetike qe presin e kane nevoje
jetesore per te . Ndersa transplantimi i veshkes ende nuk eshte kryer ne
vendin tone . Te dyja keto realitete e bejne me te mprehte tek ne
domosdoshmerine e parandalimit te Nefropatise me ane te mjekimit korrekt
e ne kohe te diabetit dhe mbajtjes ne shifra rigorozisht normale me ane
te mjekimit te shifrave te tensionit te gjakut .
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë - Faqe 2 Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:57 am

Diabeti dhe kanceri

Një studim i ri tregon se personat me diabet
të cilët vuajnë edhe nga kanceri, janë për 40% më të rrezikuar që të
vdesin nga kanceri, në krahasim me personat të cilët kanë kancer, por
nuk kanë diabet. Këto rezultate kanë dalë nga analizat e 23 studimeve të
realizuara në dhjetë shtete ku janë përfshirë 125.000 vullnetarë,
ndërsa i kanë realizuar hulumtuesit nga Universiteti John Hopkins.

Shkencëtarët,
të cilët studimin e tyre e kanë botuar në revistën “Journal of the
American Medical Association”, pohojnë se kontrollimi më i mirë i
diabetit rrit shpresën e mbijetesës nga kanceri.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë - Faqe 2 Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:58 am

Gjithçka për diabetin

Cfarë është diabeti!Cfarë e shkakton atë?
Diabeti
është një crregullim metabolizmi. Termi metabolizëm I referohet mënyrës
se si trupat tonë përdorin ushqim të tretur për energji dhe rritje.
Shumica e asaj cfarë hamë shpërbëhet në glukozë. Glukoza është një lloj
sheqeri në gjak- ajo është burimi parësor I ushqimit në trupat tonë.
Kur
ushqimi ynë tretet, glukoza niset drejt rrymës së gjakut. Qelizat tona
përdorin glukozën për energji dhe rritje. Gjithsesi, glukoza nuk mund të
hyjë në qelizat tona pa praninë e insulinës- insulina bën të mundur që
qeliza tona të marrin glukozën.


Insulina është një hormon që
prodhohet nga pankreasi. Pasi hamë, pankreasi automatikisht lëshon një
sasi të mjaftueshme insuline për të lëvizur glukozën e pranishmë në
qeliza, dhe ul nivelin e sheqerit në gjak.
Një njeri me diabet ka një
gjëndje në të cilën sasia e glukozës në gjak është shumë e lartë(
hiperglicemi). Kjo ndodh pasi trupi ose nuk prodhon mjaftueshëm
insulinë, ose nuk prodhon fare, ose ka qeliza të cilat nuk përgjigjen
tamam ndaj insulinës që prodhon pankreasi. Kjo rezulton në formimin me
tepricë të glukozës në gjak. Kjo glukozë e tepërt në gjak kalon, jashtë
trupit nëpërmjet urinës. Pra, edhe sepse trupi ka shumë glukozë, qelizat
nuk e marrin vetë atë për t’a përdorur për energji dhe rritje
Ekzistojnë 3 lloje kryesore diabeti
Tipi 1- Nuk prodhoni fare insulinë
Tipi 2- Nuk prodhoni mjaftueshëm insulinë, ose insulina nuk po funksionon sic duhet
Diabeti Gestational- Zhvillohet gjatë shtatzanisë
Diabetet
e Tipit 1 dhe 2 janë gjënde mjeksore kronike- cfarë do të thotë se janë
ngulmuese dhe të përhershëm. Diabeti Gestational zakonisht zhduket pas
lindjes së fëmijës.
Simptomat e diabetit
Zakonisht njerëzit mund
të jenë me diabet por nuk janë në dijeni të këtij fakti. Shkaku kryesor
për këtë është se simptomat, duken të padëmshme. Gjithsesi, sa më herët
të diagnostikohet diabeti, aq më I madh është shansi që komplikacione
serioze, të cilat mund të rezultojnë nga diabeti, të shmangen.
Një listë me disa nga simptomat më të shpeshta të diabetit
Urinim I shpeshtë
Etje
Uri
Rritje në peshë
Humbje peshe e pazakontë
Lodhje
Irritim
Shikim I turbullt
Mishrat e dhëmbëve më të kuqe
Disfunksionim seksual tek meshkujt
Shpim gjilpëre ose mpirje të këmbëve dhe të duarve
Si mund kujdesemi për diabetin? Planifkimi I konsumimit të ushqimit
Janë
3 gjëra të cilat do të kenë një impakt të madh në nivelet e glukozës së
gjakut tuaj dhe lipidet e saj( kolesteroli, trigliceridet)
Ajo cfarë hani
Sa hani
Kur hani
Duke
përzgjedhur llojet e duhura të ushqimeve, po ashtu dhe sasitë e duhura
mund të përmisoni mundësinë për të kontrolluar glukozën dhe lipidet e
gjakut.
Piramida e ushqimit
Kur flisni më një profesionist të
kujdesit të shëndetit, doktor diabeti ose dietolog, ato do t’ju
përmëndin patjetër piramidën e ushqimit.
Në bazë qëndrojnë ushqimet të cilat janë të pasura më karbohidrate, si drithërat, më pas frutat dhe perimet.


Më sipër janë mishi, peshku, qumshti dhe djathi; të cilat janë të pasura me proteina. Në majë janë ushqimet e yndyrshme.
Cdo dietolog ose doktor diabeti do t’ju këshillonte të ushqeheshit me ushqimet në fundin e piramidës se sa me ato në majë.
Eshtë
jetike të flisni më një ekspert për planin e ngrënies. Duhet ti
përshtatet peshës tuaj, moshës, mjekimeve të tjera që mund të jeni duke
marrë dhe sa fizikisht aktiv jeni.
Aktiviteti fizik është themelore për një diabetik
Ndihmon në kontrolliimin e glukozës së gjakut
Ndihmon në uljen e peshës
Ndihmon në mbajtjen e tensionit ulët
Ndihmon në rritjen e HDL tuaj( lipoprotein me densitet të lartë), nivele të mira kolesteroli
Ndihmon në uljen e LDL tuaj( lipoprotein me densitet të ulët), nivele të këqija kolestero
Sa shumë ushtrime fizike duhet të bëni?


Shumë
ekspertë thonë se duhet të ushtroheni të paktën 5 ditë në javë. Cdo
pjesë duhet të jetë me intensitet të moderuar dhe nuk duhet të zgjasë më
pak se 30 minuta. Ajo cfarë duam të themi me intensitet të moderuar
përmblidhet nga aktivitetet e mëposhtme.

ecje e shpejtë
not
bicikletë ( në nivel të sheshtë, ose malore shumë pak e pjerrët)
kërcim
vozitje
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë - Faqe 2 Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:58 am

Acidet omega-3-yndyrore dhe diabeti

Një numër i madh studimesh
kanë treguar se ndryshimet e vogla ushqyese mund të zvogëlojnë dukshëm
rrezikun nga diabeti.Kështu, një studim i kohëve të fundit, bën
lidhsgmërinë ndërmjet nivelit të lartë të acideve omega-3-yndyrore në
plazmë dhe përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës, te personat e
sëmurë nga diabeti tip 2.

Në studimin e botuar në revistën
Nutrition and Food Research, janë analizuar 180 pacientë me diabet tip 2
dhe 180 pjesëmarrës të shëndoshë.

Shkencëtarët sugjerojnë që
acidet omega-3-yndyrore mund t’i shtohen listës së ushqimeve, të cilat
mbrojnë nga kjo sëmundje kronike.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë - Faqe 2 Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:58 am

Kafeja dhe çaji parandalojnë diabetin?

Personat të cilët
rregullisht pinë kafe ose çaj kanë rrezik më të vogël që të sëmuren nga
diabeti tip 2- tregojnë rezultatet e shkencëtarëve australianë nga
Universiteti i Sydneyt.Autorët e studimit të botuar në revistën Archives
of Internal Medicine, thonë se efekti mbrojtës nuk bazohet te kafeina,
duke qenë se kafeja pa kafeinë kishte pasur efekt edhe më të fortë në
parandalimin e diabetit tip 2.

Sipas tyre, faktorë kryesorë mbrojtës janë antioksiduesit e pranishëm në këto pije.

Të dhënat e studimit janë të bazuara në analizimin e 18 studimeve ku janë përfshirë 500.000 pjesëmarrës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë - Faqe 2 Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi