Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:54 am

Diabeti është çrregullimi i metabolizmit që reflektohet në paraqitjen e sasisë jonormale të glukozës në gjak, si pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut ndaj insulinës, apo si pasojë e sasisë së vogël të insulinës së sekretuar nga pankreasi. Janë dy gjendje që mund të shkaktohet nga diabeti i sheqerit (diabetes mellitus), hiperglicemia (niveli i lartë i glukozës) dhe hipoglicemia (niveli,i ultë i glukozës).
Për këtë në 12 Nëntor të vitit të kaluar u mbajt kongresi i 50 i Ditës së diabetit në të cilin u mbajt në fushatë sensibilizuese për mbledhjen e fondeve. Diabeti është një epidemi e cila kohët e fundit po shfaqet në mjaft raste edhe pse mjekët janë gjithmonë të angazhuar me trajtimin e saj. Në mjekësi Diabetes mellitus,i cili në Shqipëri njihet edhe si “sëmundja e sheqerit” është emërtimi për një grup sëmundjesh të shkëmbimit të lënëve dhe përshkruan shenjat kryesore dhe prejardhjen e tyre si: jashtëqitja e sheqerit në urinë. Ne gjuhën mjekësore është një përcaktim për trazime të ndryshme të shkëmbimit të lëndëve, shfaqja e të cilit është një sasi e tepërt sheqeri në gjak. Shkaku është ose në mangësinë e insulinës, një insulinë ndjeshmëri (insulinë rezistence) ose të dyja. Sipas shkakut ka lloje të ndryshme diabeti, që sidoqoftë kanë lidhje të përbashkëta. Llojet me të zakonshme janë:
- diabetes mellitus tip I, quhej më parë fillim diabeti të rinjsh ose diabetes mellitus insulinë mvartës dhe karakterizohet nga rënia ose mungesa e prodhimit të insulinës.
- diabetes tip II, quhej më parë fillim diabeti të rriturish, diabet që lidhet me dhjamosjen e njeriut, ose diabetes mellitus joinsulinor mvartës, që karakterizohet nga rezistenca, qëndrueshmëria e indeve trupore kundër veprimit insulinor, megjithëse zvogëlon tretjen e insulinës mund të ndodhë edhe bashkëjetesa me të. Por skenari i realizuar nuk është nga më inkurajuesit. Në Itali diabeti prek 5-6 për qind të popullatës, ndërkohë që vetëm para dhjetë vjetësh prekte 4 persona në 100. Në botë janë rreth 230 milionë persona të prekur nga kjo sëmundje, dhe pritet që brenda 20 vjetëve të ardhshme kjo shifër të arrijë në 350 milionë. Një situatë e vështirë, krijuar nga fakti se taksa e diabetit po rritet së tepërmi edhe në vendet në zhvillim, në të cilat përmirësimi i kushteve të jetesës nuk është akoma në nivelin e duhur. Edhe në vendet e zhvilluara diabeti regjistrohet në taksat me rritje më të përshpejtuar dhe përmasat për ta sensibilizuar nuk janë gjithmonë të mjaftueshme. Prandaj shpenzimet për kurimin e diabetit duhet të kenë edhe një mbështetje qeveritare nga e cila nevojitet 6 për qind e shpenzimeve qeveritare kombëtare. Mbi të gjitha duhet realizuar një mënyrë efikase për ta luftuar sëmundjen. Së pari duhet rrënjosur kultura e praktikimit të sporteve të ndryshme për të pasur një shëndet sa më të plotë. Por kjo dëshirë për sportin duhet të “kultivohet” te njeriu duke filluar nga institucionet me të afërta: familja dhe shkolla. Por mjekët specialistë kanë paraqitur katër prioritete, të qarta dhe esenciale, në luftën kundër diabeti: trajtimi mjekësor në të gjithë rajonet është i nevojshëm të jetë i njëtrajtshëm; po ashtu është i domosdoshëm edhe një impenjim ekonomik për realizimin e kërkimeve në këtë fushë; si dhe një staf i specializuar mjekësh dhe infermieresh në trajtimin e diabetit. E rëndësishme është të realizohet një liberalizim dhe shpërndarje e mjaftueshme e insulinës, e cila është shumë e rëndësishme për të shpëtuar jetën e një të sëmuri me diabet. Por kjo privohet nga fuqia ekonomike dhe financiare e një vendi, sepse pa financimet e duhura nuk mund të realizohet kjo politikë e cila kërkon përgjegjësi të mëdha. Diabeti përveç se është në problem i madh shëndetësor, është dhe një problem shoqëror dhe për këtë është e nevojshme një përfshirje e krejt popullatës, përfshirë dhe punën e madhe të personelit mjekësor. Lufta ndaj diabetit është një nga sfidat m delikate që bota mjekësore dhe politike duhet të përballojë. Fjalët në të cilat kjo sfidë duhet të mbështetet janë: racionalitet dhe mirëinformim. Vetëm në sajë të sensibilizimit të detajuar të sëmundjes që në vitet e para të jetës është e mundur që një jetë e shëndetshme dhe aktive, t’u bëhet njerëzve një zakon, një mënyrë të sjelluri.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:54 am

Këshilla

Pasojat që shfaqen te pacientët të cilët nuk e kanë mbajtur nën kontroll nivelin e glukozës në gjak:

1- Probleme me këmbët, në disa raste të shfaqura, gangrena e cila shpie edhe deri te amputimi i këmbës.
2- Nefropati, ka të bëjë me sëmundje të veshkës
3- Probleme me shikimin, në disa raste deri në verbim të plotë
4- Komplikacione në sistemin kardio-vaskular, duke rritur mundësitë për zhvillim të sëmundjeve të zemrës apo infarkt.

Diabeti i sheqerit

Diabeti i sheqerit është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin i cili merret me ushqimet e ndryshme.Defekti qëndron në pamundësinë e insulinës, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak ne vlerat normale. Kur sheqeri është me tepricë në gjak, shfaq simptoma të ndryshme si etje, shtim oreksit, shtim në peshë, nevojë për urinim të shpeshtë, lodhje të shpejtë, ulje të vëmendjes dhe perqëndrimit, si një dobësi të përgjithshme. Këto simptoma nuk është e thënë të jenë të gjitha të pranishme tek një pacient me diabet. Ato mund të jenë të veçuara dhe në shkallë të ndryshme të intensitetit të tyre. Diabeti ndahet në dy tipa, në varësi të moshës së pacientit ku shfaqet sëmundja: në tipin I ai shfaqet në moshat midis 0-40 vjec dhe tipi II kur shfaqet mbi moshën 40 vjec.

Mungesa e insulinës sjell diabetin mellitus

Rreth 1 milionë vetë në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga diabeti mellitus, i cili ka të bëjë me rënien ose mungesën e prodhimit të insulines. Ky lloj diabeti mund të bëhet i vështirë për t’u trajtuar pasi kërkon kontroll të kujdesshëm të nivelit të sheqerit në gjak dhe injeksione të vazhdueshme me insulinë. Por një procedurë e re ofron premtime për zmbrapsjen me sukses të diabetit të tipit 1, pra diabeti mellitus. Shenjat e sëmundjes janë hipoglicemia e papritur që do të thotë se organizmi nuk është në gjendje të paralajmërojë kur sheqeri në gjak arrin në nivele tepër të ulta. Kjo bën që i sëmuri papritur të humbasë ndjenjat. Organizmi i njerëzve me diabet të tipit 1 nuk është në gjendje të përftojë qeliza që e bëjnë insulinën të kontrollojë nivelet e sheqerit në gjak. Transplantimi i qelizave që bëjnë insulinën të kontrollojë nivelet e sheqerit në gjak zgjat afro 30 minuta.

Qumështi i gjirit dhe diabeti

Sipas një studimi të këtyre ditëve, ushqimi i foshnjave me qumësht gjiri ndihmon jo vetëm për mirërritjen e tyre, por edhe për pakësimin e rrezikut të diabetit tek nënat. Sipas Alison Stuebe, mjeke pranë spitalit Brigham, "ushqimi i foshnjeve me qumësht gjiri për një vit ul 15 përqind rrezikun e prekjes së nënave nga diabeti". Në një studim të kryer pranë spitalit Brigham morën pjesë 150 gra. Aty u theksua se, nëse një nënë ka dy fëmijë dhe që të dy i ushqen me qumësht gjiri derisa secili prej tyre të bëhet 1 vjeç, kjo nënë e ul me 30 përqind rrezikun e prekjes nga diabeti.Mbipesha trupore është një nga shkaktarët e diabetit dhe shkencëtarët mendojnë se përdorimi i qumështit të gjirit parandalon mbi peshën trupore tek nënat, sepse çdo nënnë përdor 500 kalori në ditë për të ushqyer fëmijën e saj me qumësht gjiri.

Si ndikon depresioni tek të sëmurët me diabet

Diabetikët që vuajnë nga depresioni, e kanë më të vështirë të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Sipas mjekëve për të luftuar këtë sëmundje të sëmurëve u rekomandohet çaji i rozmarinës, i cili ndihmon në lehtësimin e gjendjes së rëndë shpirtërore. Çaji i përftuar nga zierja e gjetheve të rozmarinës ka dhënë rezultate të shkëlqyera edhe te personat, që vuajnë nga tensioni i lartë. Për këta të sëmurë rekomandohet që gjatë kohës së rritjes së tensionit, të pijnë menjëherë një gotë me çajin e përftuar nga bima dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme. Kjo bimë është e njohur edhe në ndihmesën ndaj rritjes së aktivitetit të trurit dhe forcimit të kujtesës. Çaji i rozmarinës ndihmon mjaft në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Efekte të menjëhershme ka dhënë ky çaj te personat me grip, të shoqëruar me rrufë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:54 am

Një studim i ri vendos lidhjen midis diabetit dhe depresionit. Studimi i kryer nga shkencëtarët pranë universitetit Xhons Hopkins në Meriland, thotë se njerëzit që vuajnë nga depresioni kanë më shumë gjasa të preken nga diabeti dhe anasjelltas.

Shkencëtarët pranë shkollës mjekësore të universitetit Xhons Hopkins në Baltimor thonë se disa pacientë mund të kenë nevojë të trajtohen njëkohësisht për diabet e depresion. Kjo për arsye se gjatë studimit ata gjetën një lidhje midis këtyre dy sëmundjeve.

Mjekja Sherita Golden dhe një grup shkencëtarësh vëzhguan 5 mijë pacientë për një periudhë 3 vjeçare. Ata vunë re se pacientët që nuk flinin mirë ose nuk kishin oreks, të gjitha këto simptoma të depresionit, ishin më në rrezik të prekeshin nga diabeti sesa të tjerët pa këto simptoma. Mjekja Golden thotë se depresioni duket se i parandalon njerëzit për t'u kujdesur për shëndetin e tyre. Ajo thotë se personat që vuanin nga depresioni tregohen më pak aktivë dhe hanë më shumë se ç'duhet. Këto qëndrime shtojnë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Gjatë studimit, shkencëtarët gjithashtu vunë re se personat me diabet të tipit 2 ishin më shumë në rrezik të prekeshin nga depresioni sesa ata që nuk vuanin nga diabeti. Rozalin Terborgpen ka vite që vuan nga diabeti dhe vazhdimisht kontrollon rregullisht nivelin e sheqerit në gjak dhe merr insulinë. Nga gjithë kjo, ajo ndjehet e lodhur e munduar dhe shpesh bie në dëshpërim e nuk ka vullnet të bëjë asnjë veprim

Mjekja Golden thotë se persona të tillë që trajtohen për diabet janë më në rrezik të preken nga depresioni dhe kur preken, kjo gjendje ndikon në aftësitë e tyre për të luftuar diabetin.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:54 am

Vitamina K dhe diabeti

Vitamina K mund ta
pengojë zhvillimin e pandjeshmërisë në insulinë te meshkujt e moshuar
dhe në këtë mënyrë mund të ofrojë mbrojtje nga sëmundja e sheqerit.

një studim, ku kanë marrë pjesë mbi 350 persona të shëndoshë, meshkuj
dhe femra, të moshave ndërmjet 60 dhe 80 vjeç, është treguar se meshkujt
të cilët kanë marrë preparate të vitaminës K kanë reaguar shumë më mirë
në insulinë, në krahasim me femrat dhe meshkujt tjerë që kanë marrë
placebo.

Shkencëtarët mendojnë se ky ndikim pozitiv i vitaminës K ndodh falë vetive të saja anti-inflamatore.
Disa burime të vitaminës K: spinaq, brokoli, lakër, lulelakër, avokado, kivi, mishi, vezët, produktet djathore etj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:55 am

Kujdes nga diabeti!

Rrallë ndonjë sëmundje
tjetër në dukje kaq “e butë” krijon ndërlikime kaq të shumta e të rënda
sa diabeti. Rrallë ndonjë sëmundje tjetër sa ai arrin të prekë e të
dëmtojë aq heshtazi e ngadalë thuajse të gjitha organet kryesore te
trupit pa përjashtim dhe sidomos enët e gjakut duke krijuar aksidente
kaq dramatike e madje tragjike. Çudia është se vetëm pak të sëmurë me
diabet e dinë këtë të vërtetë dhe akoma më të paktë janë ata që e
besojnë. Diabeti arrin mjaft shpesh t’i mashtrojë viktimat e tij. Si, në
ç’mënyrë?
Së pari: Prej mosdijes, mosnjohjes së tij ! Shumë të
sëmurë nuk e dinë që diabeti krijon ndërlikime. Nuk i njohin ato, madje
dhe kur vuajnë prej tyre, nuk u shkon mendja t’i lidhin me të.


dyti: gënjehen nga forma apo paraqitja e “butë“ e diabetit. Ata
kujtojnë se vetëm diabeti i “rëndë” “ai që mjekohet me insulinë” është i
rrezikshëm, kurse diabeti “i lehtë” pa shenja, me glicemi jo shumë të
lartë (që mjekohet me dietë ose hapa) është jo i dëmshëm”.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:55 am

Rreziqet reale të diabetit

Diabeti i pamjekuar
ose i mjekuar keq krijon në mënyrë të sigurt ndërlikime. Ato janë të
shumëllojshme. Sipas kohës së shfaqjes mund të ndahen në ndërlikime të
mprehta (akute, urgjente të shpejta), të cilat do t’i përshkruajmë pas
kapitullit të mjekimit, dhe në ndërlikime të largëta, apo të ngadalshme,
të cilat mund të grupohen në tri kategori të ndryshme, si më poshtë:

1. Ndërlikime që shfaqen në enët e imta të gjakut, në kapilarët e arteriet me kalibër shumë të vogël.
2. Ndërlikime aterosklerotike në enët e gjakut me kalibër të madh.
3. Infeksione e dëmtime në inde e organe të ndryshme të organizmit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:55 am

Ndërlikimet që krijohen nga dëmtimet e kapilarëve të gjakut dhe arterieve të vogla
Janë
më karakteristike e më tipiket për diabetin. Ato shfaqen zakonisht 3-10
vjet pas fillimit të tij, por vetëm në ato raste kur mjekimi nuk është
bërë në mënyrë të kujdesshme e të vazhdueshme.
Sa më i vjetër të jetë
diabeti, sa më shumë vjet të jetë i sëmuri me hiperglicemi, sa më e
lartë të jetë niveli i saj pra sa më i çrregulluar të jetë diabeti, aq
më të shpeshta , më të përhapura e më të rënda do të jenë këto dëmtime.
Preket
e dëmtohet sidomos i tërë rrjeti kapilar, i cili është i përhapur në të
gjitha pjesët sado të vogla të organizmit, në të gjitha organet, duke
shkaktuar çrregullime në funksionin e tyre.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:55 am

Ndërlikimet në sy, të shikimit
Së pari, këto dëmtime shfaqen e
vërehen në kapilarët brenda syrit, pikërisht në atë shtresë të tij që
quhet retinë. Kjo është një cipë shumë e hollë në fund të syrit që luan
rolin vendimtar për shikimin e fotografimin e objekteve.
Kapilarët e
retinës, nën ndikimin e hiperglicemisë kronike shumëvjeçare, deformohen,
mbyllen, çahen, lëshojnë brenda në sy lëngje dhe hemorragji, të cilat
cenojnë retinën e dëmtojnë pamjen, deri në verbim të plotë.

Ky
ndërlikim quhet retinopatia diabetike dhe është ndër ndërlikimet më të
hershme e më të shpeshta të tij. Fatmirësisht ai nuk zhvillohet për një
ditë dhe as për një vit. Duhen vite të tëra që retina të arrijë të
prishet e të humbasë pamjen. Zbulimi i dëmtimeve fillestare që quhen
mikroaneurizma arrihet me një kontroll fare të thjeshtë të fundit të
syrit nga mjeku okulist. Është koha që gjithçka mund të ndreqet.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:55 am

I vetmi “ilaç” për të mjekuar retinopatinë sidomos në fazat e fillimit,
është mjekimi korrekt e shembullor i diabetit, normalizimi me fanatizëm i
glikemisë. Po nuk u bë kjo, sytë janë në “dorë të fatit”.

Përveç
mjekimit të mirë të diabetit, ata duhet të kenë kujdes të mos përdorin
asnjë ilaç të rekomanduar për arsye të tjera pa u konsultuar me mjekun
diabetolog.
Të sëmurët që kanë shenja hemorragjie në retinë duhet,
përveç diabetit, të kontrollojnë vazhdimisht tensionin arterial, ta
mbajnë atë gjithmonë në shifra normale e po qe i lartë të përdorin
patjetër mjekim të vazhdueshëm për ta ulur e normalizuar.
Ata duhet
të kenë kujdes të mos përdorin pa pyetur mjekun ilaçe të tilla si
aspirina e të tjera, që shtojnë hemorragjinë e po kështu të kenë kujdes
të mënjanojnë shtrëngimet gjatë të dalurit jashtë, kollitjen e fortë,
teshtimat që mund të rëndojnë hemorragjinë.
Mire është që i njëjti
okulist i zgjedhur ta ndjeke dinamikën e ndryshime në mënyrë periodike
nga vitit në vit dhe të krijojë lidhje e bashkëpunim me mjekun që kuron
diabetin e të sëmurit.

Nga ana tjetër mjeti mjaft efektiv për
t’i mbrojtur e mjekuar të sëmuret me retinopati diabetike relativisht të
avancuar prej verbimit është aparati i posaçëm me rreze laseri.

Duhet
patur parasysh që përveç dëmtimeve të kapilarëve retinalë diabeti mund
të krijojë në sy dhe ndërlikime të tjera, si infeksione, rritje të
presionit brenda syrit (glaukoma) dhe sidomos zhvillimin që në moshë të
re të perdes (kataraktit).
Veç këtyre tek te sëmurët me diabet mund
të ndodhin turbullime dhe deri humbje të papritura të pamjes. Por ato
janë kalimtare jo nga retinopatia por të lidhura me luhatjet e mëdha e
të befta ditore të nivelit të glicemisë.
Edhe këto ndërlikime janë
pasojë e mosmjekimit dhe e ekuilibrit të keq të diabetit, pasojë e
hiperglicemisë së pamjekuar ose të lënë pas dore.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:55 am

Ndërlikimet ne veshka
Në veshka bëhet filtrimi i vazhdueshëm i
gjakut. Me anë të këtij filtrimi organizmi eliminon e flak jashtë në
urinë, tërë helmet, mbeturinat e “skorjet” që nxjerrin “makineritë”
qelizore gjatë punës së tyre.
Diabeti si pasoje e hiperglicemisë të
vazhdueshme për një kohë të gjatë dhjetëra vjeçare mund të dëmtohen
kapilarët e hollë të glomerulave dhe kështu pengohet filtrimi dhe
funksionimi i veshkës në tërësi. Ky ndërlikim quhet nefropatia
diabetike.
Nefropatia, sidomos në fazat e përparuara të saj, kur
thuajse bllokohet filtrimi është një ndër ndërlikimet më të rënda e
tragjike të diabetit. Për fat të keq me gjithë progresin në mjekimin e
diabetit ky komplikacion dramatik vazhdon te mbetet mjaft i shpeshte.
Vetë
fillimi i retinopatisë është sinjal i parë alarmi që dëshmon se procesi
i dëmtimit të kapilarëve tashmë ka filluar dhe asgjë s’garanton që ai
nuk do të prekë e shtrihet edhe në kapilarët e veshkave.
Në këtë fazë
të parë të hershme avancimi mund të parandalohet me efikasitet thjesht
me mjekimin e saktë të diabetit. Dëmtimi që zhvillohet në ta nuk
“dhëmb”.
Prandaj jo rrallë procesi përparon derisa shfaqet një
sinjal i dytë. Ky sinjal vjen tashmë nga veshkat e dëmtuara: në urinë
shfaqet mikroalbumina.
Është akoma koha kur keqësimi i mëtejshëm i
gjendjes mund të pengohet vetëm me një masë të thjeshtë, ekuilibrimin e
mirë e të qëndrueshëm të diabetit dhe me luftimin e disa faktorëve të
tjerë rëndues të tillë si duhani, dhe sidomos normalizimi i tensionit të
lartë të gjakut.

Rritja e presionit të gjakut që shfaqet që në
fazat e para kërkon kufizimin e rreptë të kripës në ushqim dhe mjekim të
veçantë e energjik, kundra tensionit.
Përkundrazi ata që bëjnë
mjekim të çrregullt dhe formal shkojnë drejt shfaqjes së edemave
(ënjtjes), dëmtimeve të rënda të funksionit të veshkave, me rritje të
shifrave të azotemisë dhe kreatinemisë, të cilat kërkojnë
domosdoshmërisht mjekim të specializuar, të ndërlikuar e tepër të
shtrenjtë deri me përdorimin e aparateve të dializës së veshkave dhe
transplantimin e tyre.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:55 am

Veshkat te një i sëmurë me diabet mund të dëmtohet paralelisht dhe nga
infeksionet e rrugëve urinare që janë veçanërisht të shpeshta në ata që
kanë glukozë në urinë.
Prandaj është e domosdoshme të kontrollohet
periodikisht një herë në 2-3 muaj analiza e urinës, si për albuminë e
elemente të tjerë, ashtu dhe mbjelljen e saj (analiza e urokulturës) për
të zbuluar infeksionet e mundshme te fshehura.

Një vend të
veçantë në këto dëmtime zënë dhe ndërlikimet që krijohen nga gurët dhe
rëra që prodhohen më shumë e me lehtë nga veshkat e diabetikëve, si
pasojë e rritjes së acidit urik në gjak.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:55 am

Ndërlikimet nervore
Në dëmtimet e rrjetit kapilar me rëndësi të
veçantë janë dhe neuropatitë e diabetit që përfaqësojnë dëmtim e vuajtje
të nervave nga kjo sëmundje.
Prekja e sistemit nervor mund të jetë
shumë më e gjerë, njëhershmi në nervat periferike ashtu dhe në nervat e
organeve të brendshme.
E para, shfaqet në formë dhimbje, mpirje,
ç’pimje e djegie në formë neuriti. Ulet ndjeshmëria ndaj të ftohtit, të
nxehtit e dëmtohen reflekset. Një nga shenjat karakteristike është
djegia e shputave të këmbës (sikur u ke rënë me hithra), sidomos në orët
e natës.
Në faza më të avancuara nervat dëmtohen aq shumë sa bëhen
të pandijshëm, nuk përcjellin dot as dhimbjen as të nxehtin, të ftohtin
apo prekjen. Kjo krijon një ndërlikim me rrezik të jashtëzakonshëm për
dëmtimin dhe çfaqjen e gangrenës në këmbë, që njihet me emrin këmba
diabetike.
Dëmtimi i nervave ndodh jo vetëm tek ato te ekstremiteteve
por edhe nervave të organeve të brendshme. Ato mund t’u shkaktojnë
uljen e papritur të tensionit arterial, me ndjenjë të fikti në çastin
kur ngrihen nga shtrati në këmbë. Tek burrat çrregullohet rëndë
funksioni seksual, me ulje të dëshirës seksuale deri në impotencë.
Mund
të shfaqen çrregullime të urinimit (mbajtja e tepruar urinës në
fshikëz, mos zbrazja ne kohe e saje), çrregullime të stomakut me
anoreksi dhe vjellje e sidomos diare (heqje barku), daljet e shpeshta
jashtë, të cilat përsëriten shumë herë gjatë ditës, por karakteristike
është që ato theksohen e bëhen më tepër shqetësuese e gati torturuese
gjatë orëve të natës.

Ilaçet kundër dhimbjeve, vitaminat, ilaçet
për uljen e tensionit, ato për nxitjen e fuqizimin e funksionit seksual,
ato kundër diarresë etj. nuk japin asnjë efekt konkret, shërues në
qoftë se nuk arrihet më parë normalizimi i glikemisë gjatë orëve të
ditës e të natës për shumë muaj e vite me radhë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:56 am

Ndërlikimet arteriale të zemrës dhe trurit
Arterioskleroza është një
proces që krijohet nga ndikimi i përbashkët dhe nga mpleksja e një sërë
faktorësh favorizues, si dhjamosja e tepërt, tensioni i lartë i gjakut,
yndyrat e tepërta në gjak, nikotina e duhanit, emocionet e ankthi i
vazhdueshëm, puna ndenjur, jeta pa lëvizje fizike, trashëgimia etj.

Diabeti
dhe arterioskleroza janë dy sëmundje njësoj tinzake dhe të rrezikshme,
sepse për një kohë të gjatë të dyja rrinë të fshehura e të heshtura. Në
diabet rritet sheqeri në gjak, ai dëmton për vite me radhë kapilarët e
gjakut, por as ndihet e as dhemb.
Tre janë aksidentet më të shpeshta e më të rënda arteriosklerotike që ndodhin te diabetikët e mjekuar keq:

1. Infarkti i miokardit (nga bllokimi i arterieve që furnizojnë me gjak muskulin e zemrës).
2. Tromboza apo hemorragjia cerebrale (nga bllokimi apo çarja e arterieve që furnizojnë trurin).
3. Gangrenat në këmbë (nga bllokimi i arterieve që furnizojnë gjymtyrët e poshtme).


qoftë se pyesim diabetikun që pëson infarkt të miokardit do të zbulojmë
se aksidenti s’ka ardhur aspak papritur, por përkundrazi, ka dhënë
gjatë një kohe relativisht të gjatë një sërë sinjalesh që i sëmuri s’ka
ditur t’i deshifrojë, ose s’i ka vënë fare në hesap.

Një nga
këto është dhimbja e fortë shtrënguese që shfaqet në gjoks për fare pak
minuta dhe që kalon vetvetiu. Atë çast të sëmurit sikur i bllokohet
frymëmarrja. Mund të ketë pak djersë, mpirje të krahut të majtë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:56 am

Por gjithçka kalon shpejt, vetvetiu, pa asnjë mjekim Ajo përsëritet
prapë, një herë, dy herë, mbase shumë herë, por zakonisht ndodh kur
ngjit shkallët, kur vrapon, kur ecën kundër erës. I sëmuri qëndron,
çlodhet pak dhe ajo kalon. Ajo shfaqet kur flet gjatë, pas emocioneve.
Më pas dhe në qetësi, në gjumë, pas të ngrënit. Dhe sëmundja përparon.
Ai vazhdon t’i justifikojë, t’i shpjegojë ashtu siç do vetë, ndërsa për
mjekun këto shenja përbëjnë tashmë një diagnozë. Ajo quhet angina
pectoris.
Sinjalet e mësipërme dëshmojnë se muskulit të zemrës nuk i
shkon gjak sa duhet, sepse tubi i arterieve është ngushtuar nga brenda
prej pllakave arteriosklerotike. Sëmundja e arteriosklerozës, pra, është
zhvilluar.

Çdo diabetik, pavarësisht nga forma e diabetit apo
mjekimi që përdor, sidomos kur kalon moshën 40 vjeç, e ka të domosdoshme
të bëjë përpara se të jenë shfaqur shenjat e stenokardisë një kontroll
me anën e një prove më të saktë: regjistrimin e elektrokardiogramës pas
një ushtrimi fizik

Të njëjtat gjëra dalin po të pyesim dhe të
hetojmë diabetikët që bëjnë aksidente në arteriet cerebrale (trombozë
apo hemorragji të tyre). Këto aksidente jashtëzakonisht të rënda vënë në
rrezik jetën e të sëmurit dhe, në rastet që kalojnë mirë, lënë
prapëseprapë pasoja (paraliza) apo një sërë defektesh të tjera.
Shenja
të tilla janë: mpirje e lehtë në gjymtyrët e një ane, mpirje e buzës
apo e gjuhës, marrje mendsh vetëm për pak çaste, ndjenjë boshllëku
(humbjeje), vështirësi në të folur vetëm për pak çaste, zhurmë në veshe
të shoqëruar apo jo me përzierje të lehtë, humbje për një çast të
shikimit, miza të ndritshme para syve, dhimbje koke e përqendruar vetëm
në një anë, pasiguri në ecje (sikur shkel në boshllëk, por për pak
çaste) e të tjera.

Kujdesi për këmbët, mjekimi korrekt i
diabetit, lënia e duhanit dhe ecja e përditshme me karakter ushtrimor
janë të vetmet mënyra efikase për t’u mbrojtur nga gangrena dhe dëmtimet
e tjera të qarkullimit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:56 am

Ndërlikimet infeksioze të diabetit
Diabeti mund të fshihet pas
infeksioneve të përsëritura të tilla si infeksione të tjera qelbëzuese
të lëkurës, infeksione urinare (me ose pa djegie gjatë urinimit),
turbekuloz, infeksione në organet gjenitale, mukoza (që shfaqet me të
kruara të “vetes”), infeksione të mishrave të dhëmbëve, të bajameve,
sinuzite e sëmundje të gojës në përgjithësi, infeksione të mushkërive,
bronkeve, rrugëve të tëmthit, të thonjve të këmbëve etj.
Diabetikët
janë më “delikatë”, ftohen më lehtë, u ngjitet shpejt rrufa, infeksionet
e ndryshme virusale dhe gjithë sëmundjet infektive në përgjithësi.

Nga
ana tjetër, të sëmurët që e dinë se vuajnë nga diabeti, duhet të kenë
kujdes të veçantë që të mbrohen nga infeksionet, sepse këto çrregullojnë
rëndë diabetin. Mbrojtja arrihet thjesht me anë të tre masave
paraprake:
Së pari: respektimi i rregullave të higjienës së trupit
(higjiena e lëkurës së duarve, dhëmbëve, thonjve, e këmbëve, e organeve
gjenitale), ruajtja nga lagështia, të ftohtit, korentet e erës etj.
Së dyti: vaksinimi i rregullt kundër të gjitha sëmundjeve infektive duke përfshirë edhe gripin.
Së treti: mjekimi i rregullt e i përpiktë i diabetit, ruajtja e ekuilibrit të vazhdueshëm të tij.

Lufta
më e mirë ndaj infeksioneve është parandalimi i tyre. Nga ana tjetër,
nuk duhet shpresuar që infeksionin do ta mposhtë vetëm mjekimi me
antibiotikë apo ilaçe të tjera antiinflamatore.
Që të mposhtet një
infeksion në të sëmurët me diabet, përveç antibiotikëve apo ilaçeve të
tjera antiinflamatore duhet bërë patjetër dhe mjekimi shembullor i
diabetit, duhet të arrihet e të mbahet në mënyrë të qëndrueshme një
ekuilibër i përsosur i tij.
Në qoftë se kjo nuk bëhet, infeksioni do të ngrejë kokë e do të ringjallet përsëri.

Si
rregull, ata diabetikë që mjekohen me insulinë, në përshtatje me
analizat duhet të rrisin dozën e saj, kurse ata që mjekohen me kokrra
ose me dietë, gjatë infeksioneve, sidomos në ato që shoqërohen me
temperaturë, sipas rastit përkohësisht mund te duhet të fillojnë
mjekimin me insulinë.
Mos kini frikë se mësoheni me të. Pas kalimit
të infeksionit dhe ekuilibrimit të diabetit, do të kalohet përsëri në
mjekimin e mëparshëm.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:56 am

Ndërlikimet infeksioze të diabetit
Diabeti mund të fshihet pas
infeksioneve të përsëritura të tilla si infeksione të tjera qelbëzuese
të lëkurës, infeksione urinare (me ose pa djegie gjatë urinimit),
turbekuloz, infeksione në organet gjenitale, mukoza (që shfaqet me të
kruara të “vetes”), infeksione të mishrave të dhëmbëve, të bajameve,
sinuzite e sëmundje të gojës në përgjithësi, infeksione të mushkërive,
bronkeve, rrugëve të tëmthit, të thonjve të këmbëve etj.
Diabetikët
janë më “delikatë”, ftohen më lehtë, u ngjitet shpejt rrufa, infeksionet
e ndryshme virusale dhe gjithë sëmundjet infektive në përgjithësi.

Nga
ana tjetër, të sëmurët që e dinë se vuajnë nga diabeti, duhet të kenë
kujdes të veçantë që të mbrohen nga infeksionet, sepse këto çrregullojnë
rëndë diabetin. Mbrojtja arrihet thjesht me anë të tre masave
paraprake:
Së pari: respektimi i rregullave të higjienës së trupit
(higjiena e lëkurës së duarve, dhëmbëve, thonjve, e këmbëve, e organeve
gjenitale), ruajtja nga lagështia, të ftohtit, korentet e erës etj.
Së dyti: vaksinimi i rregullt kundër të gjitha sëmundjeve infektive duke përfshirë edhe gripin.
Së treti: mjekimi i rregullt e i përpiktë i diabetit, ruajtja e ekuilibrit të vazhdueshëm të tij.

Lufta
më e mirë ndaj infeksioneve është parandalimi i tyre. Nga ana tjetër,
nuk duhet shpresuar që infeksionin do ta mposhtë vetëm mjekimi me
antibiotikë apo ilaçe të tjera antiinflamatore.
Që të mposhtet një
infeksion në të sëmurët me diabet, përveç antibiotikëve apo ilaçeve të
tjera antiinflamatore duhet bërë patjetër dhe mjekimi shembullor i
diabetit, duhet të arrihet e të mbahet në mënyrë të qëndrueshme një
ekuilibër i përsosur i tij.
Në qoftë se kjo nuk bëhet, infeksioni do të ngrejë kokë e do të ringjallet përsëri.

Si
rregull, ata diabetikë që mjekohen me insulinë, në përshtatje me
analizat duhet të rrisin dozën e saj, kurse ata që mjekohen me kokrra
ose me dietë, gjatë infeksioneve, sidomos në ato që shoqërohen me
temperaturë, sipas rastit përkohësisht mund te duhet të fillojnë
mjekimin me insulinë.
Mos kini frikë se mësoheni me të. Pas kalimit
të infeksionit dhe ekuilibrimit të diabetit, do të kalohet përsëri në
mjekimin e mëparshëm.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:56 am

Ushqime që mund të përdoren pa kufizim

Zarzavate
Domate, Kastravecë
Karota
Sallatë jeshile
Lulelakër
Speca
Panxhar i kuq
Qepë
Rrepë, Lakër e bardhë

Lëngjet
Ujë mineral
Ujë i gazuar
Lëngje zarzavatesh
Kafe ose çaj pa sheqer
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:56 am

Diabeti, në origjinë të sëmundjes qëndron kequshqyerja

Tre
milionë persona janë me diabet, ndërsa tre milionë të tjerë nuk janë në
dijeni që vuajnë nga kjo sëmundje. Ky është alarmi i Agjencisë
Ndërkombëtare për Parandalimin e Diabetit.
Çdo dy sekonda në botë
shfaqet një rast i ri. Kjo është risia e fundit e diabetit të tipit 2 që
ka pushtuar tokën, cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e pleqërisë (por
që në pjesën më të madhe të rasteve prek 30-vjeçarët).

Në vitin
2007, numri i diabetikëve arriti në 246 milionë, ndërsa në 2025-ën është
parashikuar që kjo shifër të arrijë në 380 milionë. Por nëse llogariten
prediabetikët (shenjat e para me glicemi në pamje normale), vetëm në
vitin 2007 numri i tyre arrinte në 555 milionë, ndërsa në 2025-ën ai do
të shkojë 789 milionë. Kjo po që është një epidemi e vërtetë.

Zakonisht
kur flasim për diabetin të gjithë jemi të prirë të mendojmë se kjo
anomali vjen si pasojë e mbipeshës. Çdo vit nga kjo sëmundje vdesin plot
katër milionë persona. Në fakt, kjo patologji nuk përfshin vetëm vendet
e pasura, por edhe ato në zhvillim, veçanërisht "vendet e reja të
pasura", siç janë Kina, India, Rusia, Brazili.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:56 am

Dieta mesdhetare, që është edhe strategjia e duhur parandaluese, duket
sikur është "braktisur" nga të gjithë. Njerëzit janë të shëndoshë sot, e
diabetikë nesër, edhe pse shpesh ushqimet diabetike kushtojnë shumë më
pak se ato "mbrojtëse".

Kujt duhet t‘i trembet njeriu: tërmeteve,
luftërave apo sëmundjeve infektive? Njeriu i mijëvjeçarit të tretë
duhet të frikësohet nga zjarri dhe diabeti. Këto janë dy "bombat" që
mund të bllokojnë zhvillimin ekonomik, të varrosin bilancet, të nxisin
luftëra të reja klasash: varfanjakë të uritur, pasanikë të sëmurë.


këtë rast, fjala e duhur do të ishte parandalimi drastik, por mesa
duket media nuk është shumë e vëmendshme ndaj këtij fakti. Kanceri,
infarktet dhe Sida janë sëmundjet që tërheqin më shumë vëmendjen e saj.

Një
tjetër disavantazh mbi këtë çështje është edhe shkollimi jo i
mjaftueshëm i njerëzve, pra mungesa e informacioneve të shumta mbi
shëndetin dhe ushqimet që duhen përdorur, si për shembull: orizi është
më diabetik se makaronat, apo që yndyrat e hidrogjenizuara janë më
diabetike se vaji ose gjalpi.

Sa vetë e dinë këtë gjë? Shumë
pak, nëse kemi parasysh edhe grafikun zbritës të njerëzve që me kalimin e
viteve kanë një pankreas i cili nuk arrin më të prodhojë sasinë e duhur
të insulinës.

Dhe pas kësaj ç‘ndodh? Nëse sasia e insulinës që
prodhon pankreasi nuk mjafton, atëherë ajo duhet injektuar. Për këtë
problem nuk ekzistojnë kura alternative. Pra është e udhës që çdo njeri
të kujdeset për veten, të mos abuzojë me ushqimin apo pijet alkoolike.
Nëse përpiqeni sadopak, me kalimin e viteve do të shihni përmirësime dhe
jo përkeqësime, veçanërisht një kujdes të veçantë duhet të tregoni për
zemrën.

Gjithashtu, një regjim i rregullt në të ngrënë dhe një
ushqim i freskët e i pasur me vitamina ndihmon në mirëqenien e një
individi.

Një në tre fëmijë është obez dhe rrezikon të sëmuret
me diabet kur të rritet. Kjo përqindje është rritur në krahasim me 20
vjet më parë, ku një në dhjetë fëmijë ishte obez. Kësaj përqindjeje i
shtohen edhe fëmijët që kanë vuajtur më parë nga mbipesha dhe janë
prekur nga diabeti i tipit 1 (13-14 mijë).
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:57 am

Në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për diabetin e tipit 1.
"Deri tani, te fëmijët e vegjël janë diagnostikuar thuajse 100 raste të
diabetit të tipit 2, atij që lidhet ngushtë me obezitetin".

Një
vëmendje e veçantë i duhet kushtuar edhe stilit të gabuar të jetesës. Ja
disa këshilla kundër diabetit: të ecni sa më shumë, për shembull duke
shkuar më këmbë në shkollë; duke ngrënë në mënyrë të shëndetshme e duke
pirë sa më pak lëngje frutash të konservuara, pasi ato kanë shumë
sheqer; duke qëndruar ulur sa më pak para televizorit, kompjuterit apo
video-lojërave; duke bërë aktivitet të rregullt fizik dhe duke fjetur sa
më shumë.

Gjithashtu edhe një këshillë të fundit: duhet të hani
medoemos mëngjes. Këto këshilla janë të vlefshme edhe për të moshuarit
dhe më kryesorja është që duhet t‘u nënshtroheni herë pas here
kontrolleve mjekësore: për obezët çdo vit, ndërsa për njerëzit normalë
çdo 3 vjet.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:57 am

Peshku mbron diabetikët nga dëmtimet në veshka



Nëse
konsumojnë peshk, diabetikët janë të mbrojtur nga dëmtimet në veshka, që
janë shpesh sëmundje që bashkëshoqërojnë diabetin, sidomos atë tip II.
E enjte, 11 Dhjetor 2008 12:53
Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të publikuar në revistën amerikane "American journal of kidney disease".


një studim të realizuar në Cambridge, Angli, është marrë një kampion
prej mbi 22 mijë vullnetarë, nga të cilët 517 prej tyre vuanin nga
diabeti.

Vullnetarëve u është kërkuar të shpjegojnë menynë e tyre
dhe u pa se konsumimi i peshkut kishte efekte pozitive dhe se ishte e
nevojshme që diabetikët të konsumonin të paktën dy porcione peshk në
javë.

Ndër pacientët që ndiqnin këtë regjim dietetik, prej dy
porcionesh dhe më tepër peshk në javë, studiuesit kanë vërejtur praninë e
më pak proteinave në urinë, një kusht që quhet "makroalbuminuria", që
është shenjë e dëmtimeve në veshka.

Vetëm 8% e tyre kanë shfaqur
këtë gjendje, ndërsa pjesa tjetër e diabetikëve që konsumonin më pak
peshk, kishin një risk prej 18% për të shfaqur "makroalbuminurin".
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:57 am

Diabeti- nderlikimet e tij
Rrallë ndonjë sëmundje tjetër ne dukje kaq
“e butë” krijon ndërlikime kaq të shumta e të rënda sa diabeti. Rrallë
ndonjë sëmundje tjetër sa ai arrin të prekë e të dëmtojë aq heshturazi e
ngadalë thuajse të gjitha organet kryesore te trupit pa perjashtim dhe
sidomos enët e gjakut duke krijuar aksidente kaq dramatike e madje
tragjike . Çudia është se vetem pak te semure me diabet e dinë këtë të
vërtetë dhe akoma më të paktë janë ata që e besojnë.Diabeti arrin mjaft
shpesh t’i mashtrojë viktimat e tij. Si, në ç’mënyrë?
Së pari: Prej
mos dijes, mosnjohjes se tij ! Shumë të sëmurë nuk e dinë që diabeti
krijon ndërlikime. Nuk i njohin ato, madje dhe kur vuajnë prej tyre, nuk
u shkon mendja t’i lidhin me te
Së dyti: gënjehen nga forma apo
paraqitja e “ bute “ e diabetit. Ata kujtojnë se vetëm diabeti i “rëndë”
“ai që mjekohet me insulinë” është i rrezikshëm, kurse diabeti “i
lehtë” pa shenja, me glicemi jo shumë të lartë (që mjekohet me dietë ose
kokrra) është jo i dëmshëm”.Të sëmurët gënjehen nga heshtja e diabetit.
Për vite me radhë ai rri i fshehur pa dhënë shenja e shqetësime të
dukshme. Kur nje dite papritur shfaqet ndërlikimi apo aksidenti, të
sëmurët befasohen, por as që mund të besojnë se ai ka lidhje me diabetin
e fshehur e “të urtë” që ata as janë kujtuar ndonjeher ta mjekojnë.
A
duhet t’i njohin të sëmurët ndërlikimet e diabetit? A duhet t’u flasim
hapur për to? A nuk ka rrezik t’u krijojmë kështu ankth e shqetësim më
të madh?
Po le ta bëjmë pyetjen ndryshe: A duhet t’u shpjegojmë
fëmijëve që s’dinë ç’është zjarri, si të mbrohen prej tij, apo më mirë,
nga ndrojtja se mos i trembim , t’i lemë të digjen?! Sigurisht është më
mirë të flasim hapur, pa fshehur gjë, pa “dorashka”, për dy arsye:
E
para, sëmundjen e vuani ju. Ndërlikimet, aksidentet, i vuani ju.
Atëherë, a është e drejtë që pikërisht ju të mos dini ç’po ndodh e ç’do
të ndodhë në trupin tuaj?
Së dyti, ndërlikimet vërtet duken si të
frikshme, por në të vërtetë ato janë të gjitha të parandalueshme.
“Kthetra” kryesore e diabetit është hiperglicemia. Sot ne i kemi të
gjitha mjetet në dorë për ta mposhtur atë, i kemi të gjitha mundësitë që
diabetin, sado “i egër” të jetë, ta ekuilibrojmë, “ta kyçim në kafaz”.
Një e keqe që mund të parandalohet nuk ka pse të na krijojë frikë. E
rëndësishme është të mësojmë si të luftojmë me kohë ndaj saj, si të
mposhtim e ta mbajmë të shtypur. Por pikërisht kjo nuk mund të bëhet nga
një i sëmurë që nuk di pse mjekohet, që nuk di rreziqet e vërteta të
sëmundjes.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:57 am

Duke i folur hapur për t’u mbrojtur nga një e keqe që parandalohet,
besoj se jo vetëm s’krijojmë ankth, por, përkundrazi, e bëjmë atë
optimist, e bëjmë bashkëpunëtor në luftën kundër sëmundjes.
Le të
shohim, pra rreziqet reale të diabetit. Të njohim ç’pasoja krijohen kur
diabeti nuk mjekohet mirë, apo më keq akoma, kur nuk mjekohet
fare.Diabeti i pamjekuar ose i mjekuar keq krijon në mënyrë të sigurt
ndërlikime. Ato janë të shumëllojshme. Sipas kohës së shfaqjes mund të
ndahen në ndërlikime të mprehta (akute, urgjente të shpejta), të cilat
do t’i përshkruajmë pas kapitullit të mjekimit, dhe në ndërlikime të
largëta, apo të ngadalshme, të cilat mund të grupohen në tri kategori të
ndryshme, si më poshtë:
1. Ndërlikime që shfaqen në enët e imta të gjakut, në kapilarët e arteriet me kalibër shumë të vogël.
2. Ndërlikime aterosklerotike në enët e gjakut me kalibër të madh.
3. Infeksione e dëmtime në inde e organe të ndryshme të organizmit.
1. Ndërlikimet që krijohen nga dëmtimet e kapilarëve të gjakut dhe arterieve të vogla.
Janë
më karakteristike e më tipiket për diabetin. Ato shfaqen zakonisht 3-10
vjet pas fillimit të tij, por vetëm në ato raste kur mjekimi nuk është
bërë në mënyrë të kujdesshme e të vazhdueshme. Sa më i vjetër të jetë
diabeti, sa më shumë vjet të jetë i semuri me hiperglicemi, sa më e
lartë të jetë niveli i saj pra sa më i çrregulluar të jetë diabeti, aq
më të shpeshta , me te përhapura e më të rënda do të jenë këto dëmtime.
Preket e dëmtohet sidomos i tere rrjeti kapilar, i cili është i përhapur
në të gjitha pjesët sado të vogla të organizmit, në të gjitha organet,
duke shkaktuar çrregullime në funksionin e tyre.
Nderlikimet ne sy,
te pamjes :Së pari, këto dëmtime shfaqen e vërehen në kapilarët brenda
syrit, pikërisht në ate shtrese të tij që quhet retinë. Kjo është një
cipë shumë e hollë në fund të syrit që luan rolin vendimtar për shikimin
e fotografimin e objekteve. Kapilarët e retinës, nën ndikimin e
hiperglicemisë kronike shumëvjeçare, deformohen, mbyllen, çahen,
lëshojnë brenda në sy lëngje dhe hemorragji, të cilat cenojne retinën e
dëmtojnë pamjen, deri në verbim të plotë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:57 am

Ky ndërlikim quhet RETINOPATIA DIABETIKE dhe është ndër ndërlikimet më
të hershme e më të shpeshta të tij. Fatmirësisht ai nuk zhvillohet për
një ditë dhe as për një vit. Duhen vite të tëra që retina të arrijë të
prishet e të humbasë pamjen. Zbulimi i dëmtimeve fillestare që quhen
mikroaneurizma arrihet me një kontroll fare të thjeshtë të fundit të
syrit nga mjeku okulist. (Kujdes, kjo është shenja e parë e alarmit,
akoma nuk është vonë). Një mikroaneunizëm sado fillestare, dëshmon se
diabeti ka të paktën 5-10 vjet që është lëne pas dore e nuk është
mjekuar siç duhet. Eshtë koha që gjithçka mund të ndreqet.( Të lihen
mënjanë “trimëritë” e moskokëçarjet, të mendohet për sytë e ballit.)
I
vetmi “ilaç”. per të mjekuar retinopatinë sidomos në fazat e fillimit,
është mjekimi korrekt e shembullor i diabetit, normalizimi me fanatizëm i
glicemisë.
Po nuk u bë kjo, sytë janë në “dorë të fatit” (Dhe fati, e le diabetin të veprojë si të dojë).
Ne
se pamja fillon të dëmtohet dhe retinopatia ka filluar të përparojë në
formë me të rëndë,zakonisht të sëmurët kujtohen atëherë të kërkojnë
“derman” nga okulisti. Ata kërkojnë dhe pijnë me zell lloj lloj
kokrrash, përdorin pika dhe pomada, disa dhe mjekohen me rrezet lazër.
Natyrisht çdo gjë do të tentohet. Është fjala për sytë. Por asnjë nga
këto mjekime nuk bën mrekullira. Me gjithë përmirësimet që arrihen,
asnjë s’e zëvendëson mrekullinë e vërtetë që bën mjekimi i mirë e i
vazhdueshëm i diabetit. Të shumta janë rastet në praktikën tonë kur ka
mjaftuar vetëm kjo masë, vetëm ky mjekim që të ndalë retinopatinë e
madje dhe ta bëjë të tërhiqet e të përmirësohet.
Por ka raste që disa
të sëmurë, edhe kur u shfaqen mikroaneurizmat dhe e marrin vesh që u
kanë filluar dëmtimet në sy, në vend të mobilizohen për një mjekim më të
mire të diabetit, vazhdojnë të neglizhojnë. Kjo sepse fazat e para të
retinopatisë mund të mos cenojnë akoma pamjen dhe pikërisht kjo i
mashtron e i ve në gjumë të sëmurët. Ata as që e imagjinojnë se ç’do të
vijë me pas. Por sëmundja e diabetit as fle dhe as nënvleftëson. Faktet
dhe shifrat flasin qartë. Ato tregojnë se diabeti është sot për sot
shkaktari kryesor i verbimeve të plota te njerëzit e rritur.
Mbrojtja
e syve nga dëmtimet e diabetit eshte e arritshme. Duhet per kete
mjekimi korrekt dhe i vazhdueshëm i diabetit dhe kontrolli i syve te
okulistët specialist të paktën një ose dy herë në vit. Të sëmurët tek të
cilët tashmë retinopatia është shfaqur duhet të kontrollohen edhe më
shpesh. Përveç mjekimit të mirë të diabetit, ata duhet të kenë kujdes të
mos përdorin asnjë ilaç të rekomanduar për arsye të tjera pa u
konsultuar me mjekun diabetolog. Të sëmurët që kanë shenja hemorragjie
në retinë duhet, përveç diabetit, të kontrollojnë vazhdimisht tensionin
arterial, ta mbajnë atë gjithmonë në shifra normale e po qe i lartë të
përdorin patjetër mjekim të vazhdueshëm për ta ulur e normalizuar. Ata
duhet të kenë kujdes të mos përdorin pa pyetur mjekun ilaçe të tilla si
aspirina e të tjera, që shtojnë hemorragjinë e po kështu të kenë kujdes
të mënjanojnë shtrëngimet gjatë të dalurit jashtë, kollitjen e fortë,
teshtimat që mund të rëndojnë hemorragjinë. Duhet patur parasysh se jo
te gjithe okulistet kane inters profesional dhe jane njesoj mire te
stervitur per te pare dhe ndjekur siç duhet ndryshimet retinale te
diabetit . Mire eshte qe i njejti okulist i zgjedhur ta ndjeke dinamiken
e ndryshime ne menyre periodike nga vitit ne vit dhe te krijoje lidhje e
bashkepunim me mjekun qe kuron diabetin e te semurit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:57 am

Nga ana tjeter mjeti mjaft efektiv qe fatmiresisht kemi ne dore per ti
mbrojtur e mjekuar te semuret me retinopati diabetike relativisht te
avancuar prej verbimit eshte aparati i posaçem me rreze Lazer .Ky lloj
mjekimi fillohet ne stade dhe forma te caktuara te retinopatise sidomos
ne formen e quajtur Retinopathia profiferative dhe te cilat percaktohen
nga specialisti perkates okulist ne bashkepunim me mjekun diabetolog.
Ne
raste te tilla perpara gjendja e retines brenda syrit fotografohet me
ane te injektimit te nje lende fluoreshente e cila i ben demtimet te
dukshme me qarte .Me pas zakonisht procedohet duke djegur me disa seanca
ne intervale kohe midis tyre pjese pjese vendet e demtuara ose te
gjithe retinen per te shpetuar te paprekur nga demtimet” zonen kryesore
ate te “njolles se verdhe “ e cila praktikisht realizon rreth 90 % te
shikimit .
Mjekimi me rreze Lazer kryhet prej disa vjetesh edhe ne
vendin tione , madje tani tek ne jane shtuar e veprojne edhe klinika
private te specializuara enkas per kete qellim .
Duhet patur parasysh
që përveç dëmtimeve të kapilarëve retinalë diabeti mund të krijojë në
sy dhe ndërlikime të tjera, si infeksione, rritje të presionit brenda
syrit (glaukoma) dhe sidomos zhvillimin që në moshë të re të perdes
(kataraktit). Veç ketyre tek te semuret me diabet mund te ndodhin
turbullime dhe deri humbje te papritura te pamjes. Por ato jane
kalimtare jo nga retinopatia por te lidhura me luhatjet e medha e te
befta ditore te nivelit te glicemise.
Edhe këto ndërlikime janë
pasojë e mosmjekimit dhe e ekuilibrit të keq të diabetit, pasojë e
hiperglicemisë së pamjekuar ose të lënë pas dore. Korrigjimi i tyre
kërkon domosdo ekuilibrim sa më të mirë të diabetit dhe bashkëpunimin e
ngushtë midis mjekut okulist dhe diabetolog Nderlikimet ne veshka :Një
dëmtim i të njëjtës natyrë si ne sy zhvillohet paralelisht ne veshkat .
Ne to behet filtrimi i vazhdueshëm i gjakut. Me anë të këtij filtrimi
organizmi eleminon e flak jashtë ne urine ,tërë helmet, mbeturinat e
“skorjet” që nxjerrin “makineritë” qelizore gjatë punës së tyre.Veshka
permban miliona struktura te tilla filtrimi qe quhen glomerula e qe jane
lemshe te vegjel kapilaresh teper te holle ku kryhet filtrimi . Veshka
ka dhe funksione te tjera. Ajo rregullon nivelin e duhur te ujit dhe te
kriprave minerale te domosdoshme per per trupin dhe prodhon disa
hormone( lende nxitese ) te rendesishme per funksionet e tjera te
organizmit Diabeti si pasoje e hiperglicemise te vazhdueshme per nje
kohe te gjate dhjetra vjeçare mund te demtohen kapilaret e holle te
glomerulave dhe keshtu pengohet filtrimi dhe funksionimi i veshkës në
tërësi.
Ky ndërlikim quhet NEFROPATIA DIABETIKE.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë Empty Re: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi