Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Vipat shqiptar në ndërrimin e motmoteve User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Vipat shqiptar në ndërrimin e motmoteve User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vipat shqiptar në ndërrimin e motmoteve

 :: Te ndryshme :: V.I.P

Shko poshtë

Vipat shqiptar në ndërrimin e motmoteve Empty Vipat shqiptar në ndërrimin e motmoteve

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 1:10 am

Është emocion i fortë që të presësh minutën e parë e vitit të ri që vjen me personat që don, dhe ti thuash “Gëzuar” duke cakërruar gotën me ata. Madje gojëdhënat kanë treguar se të ecën mbarë edhe viti me këta persona ju lumturon cdo ditë të tij. Por këtë pyetje donin ta bënin edhe me artistët tanë se me kë donin ta cakërronin gotët dhe kujt tia jepnin përqafimin e parë minutën e parë të vitit 2011 dhe përgjigjet ishin nga më të ndryshmet, por kryesonte familja e tyre. Genta Ismajli- “ Dëshira ime më e madhe është që gjithnjë të jem pranë familjes time dhe fansave të mi, duke ju kënduar nj këngë të bukur dhe duke ju uruar shëndet dhe gjithçka tjetër të mirë në jetë.”

Lori- “Do të doja shumë me familjen time, por si duket edhe këtë vit do ta cakërroj gotën me shumë fansa duke kënduar, pasi do të më gjejë minuta e parë me ta”

Labinot Gashi – “edhe unë këtë vit deri në ate moment do të jkem me familjen dhe atyre qe i kam më të shtrejtë në kët jetë do ti përqafojë shumë dhe do tu uroja shumë lumturi”

Adelina Berisha –“ Natyrisht edhe unë duke kënduar por nënë ime besoj se do të marrë urimin e parë në sekondat e vitit të ri 2011”

Agim Gërguri – “Me nënë time, gruan , fëmijet e mi edhe me të afërmit.

Kaltrina Selimi – “Po bëhen disa vite që ndrrimin e motmoteve nuk e pres me familjen kështu që do dëshiroja shumë ti cakrroja gotat me ta”

Alban Mehmeti –“Natyrisht që në këto momente dua të jem në mesin e familjes time gjë që edhe do ta bëjë”.

Edona Llalloshi –“Me të dashurit e mi, me familjarët e mi dhe me njeriun e zgjedhur të jetës sime” .

Orinda Huta –“Me familjen time sepse eshte viti i 3 që unë nuk e kam festuar me të shtëpisë”.

Hana Cakuli –“Nuk e kam ndonjë dëshirë të caktuar, pasi që jam beqare për momentin. Në fakt do doja që ta ngrija gotën njëkohësisht me një turmë të madhe njerëzisht të mirë dhe të kënaqur”.

Berkan Ahmeti –“Pas vitit 2007 unë nuk e gjeta rehatinë që ta cakërroj gotën në festa dhe sidomos duke pritur vitin e ri, sepse këto tri vite më shkuan mbrapshtë pa gjetur të dashurën e vërtetë,por këtë vit jam ambicioz dhe do ta gjej se u bërë 25 dhe do ta cakërroj besoj me të”

Linda Halimi- “Me prindërit e mi ..njerëzit më të dashur në botë”

Visar Peja- “ Në sekondën e parë të vitit 2011 e di që do ta përqafoj vajzën dhe pastaj gruan dhe familjarët, e po qe se nuk do ishin këta atëherë ndoshta kishte me qene mirë Monica Bellucin hahahaha”.

Rovena Stefa- “Hmm, pyetje me spec kjo madje dhe djeges, heheh, po unë do të jem me motrën me Elisën dhe me ndoshta 3000 vetë te tjere ne diskotekë, kështu që do t’i puth të gjithë në momentin e ndërrimit të viteve, ndoshta do t’u këndoj këngët që ata i duan dhe kështu do të jetë një lumturi edhe me e madhe sesa të përqafosh vetem nje person, heheh”.

Valton Krasniqi – “Me gjithë se për shkak atmosferës mua më bjen ora 00 me këndu apo te jem në skenë por kësaj radhe do pyës mamin tim dhe do tja bëj një ftesë të jetë mysafire në atë mbrëmje dhe do ta përqafoj fort dhe ta falënderoj për të gjitha qeëi kam arrit deri tani me edukaten e saj që ma ka dhënë, por nuk do të mungojë edhe shoqnija e gushtë”.

Afërdita Dreshaj- “Pa menduar , normal me zemren time Shpatin..por për fat të keq atë natë të dy do jemi në koncerte, une në Kanada, ai në europë.. dhe atë nate do ta cakrroj gotën me mamin, vellain dhe motrën”

Ndërsa do të donim të mbyllnim kureshtjen e pyetjes sonë nga ata Vipat shqiptarë se mos të nesërmen e parë të vitit të ri 2011 përshëndetjen me gotë do të fokusohet nga paparazi ynë i thashethemeve drejtuar ndaj një personi që nuk e përmendën. Nëse do të ndodhë kjo për ju një i dashur i ri e më në një lajm më shumë në thashëthemet tona.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Te ndryshme :: V.I.P

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi