Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Si hahen disa lloje ushqimesh   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Si hahen disa lloje ushqimesh   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si hahen disa lloje ushqimesh

Shko poshtë

Si hahen disa lloje ushqimesh   Empty Si hahen disa lloje ushqimesh

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 02, 2011 11:01 pm

Si hahen disa lloje ushqimesh

Ndonjë lexues mund të na thotë se, po t'i hamë frutat ashtu siç do e përshkruamë më poshtë, nuk do të na shijojnë fare...
Themi se në këtë rast kemi të bëjmë me njerëz që mendojnë vetëm për veten e tyre dhe nuk u bëhet vonë nëse i shqetësojmë ata që ndodhen pranë tyre, duke kafshuar zhurmshëm ose duke u rrjedhur nëpër mjekër lëngu i ndonjë pjeshke.

Kafeja, çaji, kakaoja me qumësht, pihen nga filxhani, pa e lënë lugën brenda. Në rastin e çajit e të kakaos, ajo vendoset në pjatën që na është sjellë bashkë me filxhanin ose mbi pecetë. Gishti i vogël nuk mbahet i ngritur, kur çojmë filxhanin te goja. Kur pimë kafe turke, e ngremë pjatën e vogël me dorën e majtë, ndërsa afrojmë filxhani n pranë buzëve me dorën e djathtë. Kurrë nuk duhet ta pimë kafenë nga filxhani pa tabëll përfundi, qoftë edhe kur ndodhemi në punë (zyrë). Ndryshe nga kafeja, çaji ose kakaoja pihen duke e lënë pjatëzën (tabllën) në tryezë.

Mishi i shpendëve: Nuk hahet me dorë, mund të bëjnë përjashtim kofshët e zoçkave. Mirë është që mishi i pulës të sillet në tryezë pa kocka.

Orizi: Hahet me pirun, duke u ndihmuar edhe nga thika. Mos përdorni lugën, kini durim të hani më ngadalë, edhe kur nuk e kapni lehtë me pirun.

Ëmbëlsirat: Merren me dorë, kur janë të thata, ose me lugë të vogël a pirun deserti, po të jenë me krem; ‘pallaçinkat’ hahen duke i prerë në copa të vogla, si mishin.


Frutat: Dardhët dhe mollët i presim me thikë në katër pjesë, të cilat i qërojmë një
nga një. Pastaj çdo çerek e presim në copa të cilat i hamë me pirun. Çerekët që i lëmë të paqëruar, mund t'ia hamë me dorë. Rrushi, qershitë dhe vishnjat hahen kurdoherë me dorë. Marrim nga frutiera një kalavesh rrushi, e vendosim në pjatën tonë dhe kokrrat i hamë një nga një. Disa kanë një zakon të keq të marrin disa kokrra rrushi drejtpërsëdrejti nga frutiera që sillet në tryezë. Por, cili do ta marrë pastaj atë kalavesh rrushi të katandisur në atë mënyrë? Bërthamat e vishnjave, qershive ose rrushit, vihen në pëllëmbën e dorës, të bërë kaush, dhe pastaj në pjatë.

Kivi: Pritet me thikë përgjysmë, njëra gjysmë mbahet në dorën e majtë dhe hahet pjesa e brendshme me një lugë të vogël. Pra, në përgjithësi, shumica e frutave hahen duke përdorur thikën, pirunin ose lugën e vogël. Vetëm kur ndodhemi në një oborr me pemë të tilla, i kafshoj më frutat!

Pjeshkat: Mbahen në dorën e majtë për t'i prerë në dysh. Hahen me thikë dhe me pirun.
Portokajtë dhe mandarinat: E presim lëvoren në formë ylli, nxjerrim frytin dhe e ndajmë në feta, të cilat i hamë me dorë .

Bananet: Merren me dorë, u hiqet lëvorja në pjatë dhe hahen me dorë, ose, nëse janë tepër të buta, me pirun.

Pjepri dhe ananasi: Serviren të prerë në feta dhe hahen vetëm me pirun, me përjashtim të rastit kur ananasi është shumë i fortë dhe e justifikon përdorimin e thikës. Grejpfruti: Shërbehet i prerë më dysh dhe hahet duke përdorur një lugë të vogël.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi