Disa trajtime për të eliminuar yndyrat në gjak
:: Mjeksia :: Ushqimi dhe Dieta
Faqja 1 e 1
Disa trajtime për të eliminuar yndyrat në gjak
Yndyrat në gjak shkaktohen nga shumë faktorë, por kryesore është kequshqyerja. Në qoftë se një organizëm funksionon në rregull, ai është i aftë të marrë lëndët ushqyese që i nevojiten dhe të nxjerrë jashtë ato që nuk duhen.
Për këtë njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për ushqimet që konsumojnë dhe antibiotikët që marrin.Yndyra është një lëndë ushqyese që përmban shumë energji. Në 100 gramë yndyrë ka dyfish më shumë energji sesa në 100 gramë karbohidrate.
Kjo do të thotë që njerëzit duhet të bëjnë kujdes që të mos të konsumojnë shumë yndyra, sepse njeriu grumbullon shpjet shumë energji dhe prandaj rrezikon të bëhet i shëndoshë. Mund të jetë e vështirë për të parë sa yndyrë ka në një ushqim, vetëm kur ka gjalpë, vaj ose margarinë, që janë yndyra.
Prandaj, në disa ushqime flitet për dhjamë të fshehur, që është ai dhjamë që nuk mund të shihet direkt me sy. Për shembull, është e vështirë të shikohet se sa dhjamë ka te djathi, që mund të përmbaj nga 10 për qind deri në 80 për qind yndyrë. Për këtë arsye është mirë që të lexohet përbërja e produktit për ta parë se sa yndyrë ka në produktin ushqyes përkatës.
Ushqimi i përpunuar industrial nuk është më i keq se ushqimi i gatuar në shtëpi, por duhet pasur parasysh që dhjami është më i lirë se mishi dhe prandaj për prodhuesit është me interes që të shkëmbejnë pjesë të mishit me dhjamë. Nuk është shumë e shëndetshme që të hash shumë yndyrë.
Pasojat-Yndyrat në gjak shkaktojnë probleme serioze për shëndetin, siç janë: vdekjet nga zemra, sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut, sëmundjet kardiovaskulare, funksionim jo të mirë të trurit, harresë, pagjumësi. Sëmundjet kardiovaskulare janë rrezik real për jetën e çdo njeriu. Këto sëmundje përbëjnë edhe sot shkakun kryesor të vdekjeve në botë, ku një përqindje e lartë e popullsisë ka gjetur vdekjen nga sëmundjet kardiovaskulare.
Një sëmundje kardiovaskulare është arterioskleroza, që është grumbullimi i lëndëve të yndyrshme (sidomos kolesterolit) në poret e brendshme të arterieve. Shumë faktorë për shfaqjen e këtyre sëmundjeve janë të lidhura me mënyrën e jetesës, pirjen e duhanit, hipertensionin, diabetin, mbipeshën si dhe mungesën e aktivitetit fizik. Por, një përgjegjësi e madhe për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare i përket kolesterolit dhe trigliceridit të lartë në gjak. Përsa i përket konsumimit të ushqimeve nuk rekomandohet asnjë recetë fikse që eliminon përdorimin e shumë ushqimeve, pasi e rëndësishme është që të jesh i shëndetshëm duke ngrënë çfarë të hahet.
Por, pas çdo ngrënieje, duhet të përdoret çaji jeshil, fermente laktike, fruta, por jo me tepri, si dhe të eliminohet vaji i peshkut dhe përdorimi i limonit. Limoni nuk ndikon aspak në tretjen e yndyrave, siç pretendojnë shumë njerëz. Pas ngrënies së limonit shkaktohet një reaksion në stomak, i cili e depoziton limonin në dhjamë e yndyrë. Përdorimi i sojës dhe vajit të peshkut me kombinim omega 3 dhe 6 (omega 6 ndikon në tretjen e yndyrave) është efektive për tretjen e yndyrave.
Ilaçi bimor i quajtur No-Colest, i cili përthithet direkt nga organizmi, ka dhënë rezultate të mira për tretjen e yndyrave në gjak. Në sajë të përbërësve të tij, që janë: bergamo (agrume e ngjashme me limonin dhe portokallin), vaji i algave, orizi i kuq, fibra të lëngshme vegjetale, ky ilaç jo vetëm tret yndyrat, por rregullon edhe qarkullimin e gjakut. Përbërësit bimorë të pranishëm në këtë preparat parafarmaceutik kryejnë funksione të ndryshme.
Preparati bimor No-Colest gjendet në dy forma të ndryshme, që janë No-Colest në formë kapsule dhe No-colest në formë suko. No-Colest në formë kapsule është një ilaç ushqyes me bazë orizin e kuq të fermentuar, vaj vegjetal nga mikroalgat e detit, të pasura me acide të yndyrshme omega 3. Ndërsa No-Colest suko është një ilaç ushqyes me bazë fibrash të lëngshme vegjetale që ndihmojnë për uljen e thithjes së yndyrave dhe sheqernave që merren me ushqim.
No-Colest lufton trigliceridet, është antioksidant (largon helmet dhe papastërtitë nga organizmi), përmban vitamina, mbron kapilarët e gjakut, redukton nivelin e trigliceridit, agresionin e pllakëzave, viskozitetin e gjakut, ul presionin e gjakut, redukton fibrilimin e barkushes së zemrës dhe aritmisë. Efikasiteti i tij i përket bashkëveprimit të disa proceseve aktive si, acide të yndyrshme, fitosteroli, proteina, aminoacide, vitamina dhe minerale.
Yndyrat në gjak shkaktojnë probleme serioze për shëndetin, që janë:
Vdekjet nga zemra
Sëmundjet e zemrës
Sëmundjet e qarkullimit të gjakut
Sëmundjet kardiovaskulare
Funksionim jo të mirë të trurit
Harresë
Pagjumësi
Ilaçi bimor i quajtur No-Colest, i cili përthithet direkt nga organizmi, ka dhënë rezultate të mira për tretjen e yndyrave në gjak
Në sajë të përbërësve të tij, që janë: bergamo (agrume e ngjashme me limonin dhe portokallin), vaji i algave, orizi i kuq, fibra të lëngshme vegjetale, ky ilaç jo vetëm tret yndyrat, por rregullon edhe qarkullimin e gjakut.
Preparati bimor No-Colest gjendet në dy forma të ndryshme, që janë No-Colest kapsulë dhe No-colest suko
No-Colest në formë kapsule është një ilaç ushqyes me bazë orizin e kuq të fermentuar, vaj vegjetal nga mikroalgat e detit, të pasura me acide të yndyrshme omega 3
Ndërsa No-Colest suko është një ilaç ushqyes me bazë fibrash të lëngshme vegjetale që ndihmojnë për uljen e thithjes së yndyrnave dhe sheqernave që merren me ushqim
Similar topics
» Trajtime per syte
» Yndyrat e qumështit e mbrojnë zemrën
» Ushqimet që shërojnë zemrën, ulin yndyrat dhe luftojnë tumorin
» Kolesteroli (yndyra në gjak)
» Kanella balancon nivelin e sheqerit në gjak
» Yndyrat e qumështit e mbrojnë zemrën
» Ushqimet që shërojnë zemrën, ulin yndyrat dhe luftojnë tumorin
» Kolesteroli (yndyra në gjak)
» Kanella balancon nivelin e sheqerit në gjak
:: Mjeksia :: Ushqimi dhe Dieta
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi