Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Lufterat me te cuditshme te botes User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Lufterat me te cuditshme te botes User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lufterat me te cuditshme te botes

Shko poshtë

Lufterat me te cuditshme te botes Empty Lufterat me te cuditshme te botes

Mesazh nga answeR hackeR Sun Dec 19, 2010 9:02 pm

Lufta më e shkurter
E luftuar midis Britanisë së Madhe dhe Zanzibarit më 27 gusht të vitit 1986, konflikti zgjati vetëm 40 minuta, duke u kthyer edhe në luftën më të shkurtër në histori. Shkaku për ndodhjen e menjëhershme të kësaj lufte ka qenë largimi nga jeta i Sulltanit pro britanikëve dhe qeverisja në vend të tij të Sulltan Khalid bin Barghash. Autoritetet britanike parapëlqenin Hamud bin Muhammed si Sulltan. Në përputhje edhe me marrëveshjen e firmosur në vitin 1886, një kusht për pranimin si Sulltan ishte që kandidati i mundshëm të kishte edhe aprovimin e konsullit britanik. Anglezët e cilësuan këtë akt si një arsye për fillimin e luftës dhe i dërguan një ultimatum Klahid, në të cilin kërkohej që Khalid të urdhëronte forcat e tij që të largoheshin dhe të braktisnin pallatin. Si përgjigje, Khalid thirri rojat e tij të pallatit dhe u izolua brenda tij.

Ultimatumi kaloi afatin në orën 09.00 më 27 gusht, kohë në të cilën britanikët kishin mbledhur tre kryqëzorë, dy luftanije, 150 marinarë. Gjithashtu gjendeshin edhe 900 zanzibarë në zonën e portit. Një bombardim u zhvillua në orën 09.02 dhe arriti të çmobilizonte të gjithë artilerinë mbrojtëse të pallatit. Flamuri nga ky vend u ul dhe si rrjedhim zjarri pushoi në 09.40. Forcat ushtarake të Sulltanit patën 500 të vrarë dhe të plagosur rëndë, ndërkohë që te forcat britanike vetëm një marinar u plagos.

Lufta e Derrit: e shkaktuar nga goditja me armë zjarri ndaj një derri
Lufta e Derrit ishte një ballafaqim midis autoriteteve britanike dhe amerikane mbi kufijtë e SHBA-së dhe zonës së Amerikës Veriore, që gjendej nën zotërimin e britanikëve. Hapësira specifike në diskutim për zhvillimin e kësaj lufte ishin ishujt e San Juan që shtrihet midis ishujve Vankuver dhe pjesës kontinentale të Amerikës së Veriut. Lufta e Derrit u quajt në këtë mënyrë, sepse u shkaktua nga goditja me armë zjarri ndaj një derri. Kjo luftë njihet gjithashtu edhe si Episodi i Derrit, Lufta e Derrit dhe e Patates. Fatmirësisht, derri ishte e vetmja “viktimë” e këtij konflikti.

Lufta e 335 viteve (1651–1986): zgjati mbi 335 vjet pa shkaktuar asnjë viktimë
Lufta e 335 viteve ishte lufta midis Holandës dhe ishujve të Shillit (bregdeti në jugperëndim të Britanisë së Madhe). Thuhet se kjo luftë është zgjatur për shkak të mungesës së një marrëveshje paqeje midis këtyre vendeve për 335 vjet. Duke mos pasur asnjë fishek të shkrepur kundër njëri-tjetrit, kjo është një nga luftërat më të gjata dhe më me pak viktima. Pavarësisht vlefshmërisë së pasigurt të kësaj lufte, paqja u shpall në vitin 1986.

Lufta Moldaviane-Transdniestrane: nga të dyja anët oficerët pinin së bashku gjatë natës dhe luftonin gjatë ditës
Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, 2 të tretat e popullsisë së Moldavisë kërkonin lidhje më të forta me Rumaninë dhe me fqinjët e tyre në perëndim. Por zona e vendit në lindje të lumit Dniestr kërkonin që të qëndronin më afër Ukrainës dhe Rusisë. Si rrjedhojë nisi lufta dhe pjesa lindore u nda që të formohej Transdniestria, e cila akoma mbetet e panjohur nga bota. Lufta u cilësua e çuditshme. Ushtria lokale e quajti atë Lufta e Dehur, ndërkohë që oficerët e pjesëve luftuese takonin njëri-tjetrin natën për të pirë bashkë. Ata largoheshin në mëngjes dhe hapnin zjarr ndaj njëri-tjetrit. Gjatë natës ata bashkoheshin që të pinin me pjesën tjetër që nuk kishin vrarë ditën e kaluar.

Lufta Emu: si Australia humbi një luftë ndaj shpendëve
Lufta Emu, e njohur edhe si Lufta e Madhe Emu, ishte një operacion ushtarak i gjatë një javë zhvilluar në Australi në nëntor të vitit 1932 për të zgjidhur një problem publik në lidhje me shpendët e shumtë që gjendeshin në zonën Campion të Australisë perëndimore. Emu ishin përgjegjës për një verë të gjatë dhe të nxehtë që shkaktoi pakësime të ushqimit dhe ujit. “Lufta” u zhvillua nën drejtimin e majorit Meredith të Artilerisë Mbretërore Australiane, i cili komandonte një grusht ushtarësh të pajisur me dy mitraloza “Lewis” dhe 10 mijë municione. Por qëllimi pa ndonjë drejtim të mirëpërcaktuar ndaj këtij grupi shpendësh që fluturonin deri në 50 mijë km/orë nuk solli rezultatet e pritura. Zogjtë vetëm sa u larguan, pasi u goditën nga këto municione.
Gjatë javës, vetëm një numër i vogël nga 20 mijë shpendë u vra. Major Meredith u habit dhe arriti madje të krahasonte zogjtë emu me zulutë. Pas disa ditësh, Ministria e Mbrojtjes deklaroi një tërheqje, duke përfunduar në një humbje ushtarake për Australinë.

Lufta e Futbollit: nisi me një lojë futbolli
Lufta e Futbollit (La guerra del fútbol në spanjisht) e njohur edhe si lufta 100-orëshe, ishte një luftë pesëditëshe e luftuar nga El Salvador dhe Honduras në vitin 1969. Ajo u shkaktua nga konflikte politike midis hondurianëve dhe salvadorianëve, duke përmendur këtu edhe çështjet e emigrimit midis këtyre dy vendeve. Këto tensione ekzistuese përkuan edhe me ndeshjet e zjarrta gjatë raundit të dytë të Amerikës Veriore për kualifikim në Kampionatin Botëror të vitit 1970. Më 14 korrik të vitit 1969, ushtria salvadoriane nisi një sulm kundër Hondurasit. Organizata e Shteteve Amerikane negocioi për një armëpushim që ndodhi më 20 korrik. Si rrjedhojë, trupat salvadoriane u tërhoqën në fillim të gushtit. El Salvador mori pjesë në kampionat, por dështoi që të përparonte brenda grupit në të cilin gjendej.

Lufta e Vitit 1812: e shkaktuar nga mesazhe të gabuara telegrafike
E quajtur edhe si Lufta e Zotit Madison, lufta e vitit 1812 ishte në shumë mënyra lufta më e çuditshme në historinë e SHBA-së. Mund të quhej shumë mirë edhe Lufta e Komunikimit të Gabuar. Dy ditë përpara se lufta të deklarohej, qeveria britanike kishte cituar se do të shfuqizonte ligjet mbi tregtinë në dete që ishin edhe arsyeja kryesore e luftës. Ankesa kryesore e SHBA-së ndaj britanikëve ishte ndërhyrja në transportin detar të mallrave. Është i çuditshëm fakti që lufta e nisur fillimisht për lirinë e deteve nisi me pushtimin e Kanadasë. Marrëveshja e paqes që përfundoi luftën nuk vendosi asnjë nga arsyet për të cilat ajo nisi. Përfundimisht të dyja palët shpallën fitoren në vitin 1812. U bë e qartë që e gjithë beteja u zhvillua midis një sërë deklaratash kontradiktore me njëri-tjetrin

answeR hackeR
answeR hackeR
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi