Gjera te cuditshme...
Faqja 1 e 1
Gjera te cuditshme...
Del në shitje shtëpia e parë për alienët
Një shtëpi mali ka dalë në ankand në Tenesi, SHBA por për shkak të formës së saj si disk fluturues të zotët nuk duan t’ia sheshin ndonjë banori të Tokës, por preferojnë jashtëtokësorët. Shtëpia “zbriti” në malin Signal të Chattanooga-s në vitin 1970, atëherë kur regjisorët e filmit “Star Trek” xhiruan serinë e parë. Shtëpia qarkore, ultramoderne në kohën kur u ndërtua, është e rrethuar me dritare të vogla katrore dhe prozhektorë, dhe qëndron në gjashtë këmbë. Ajo është shumë katërshe, me tre dhoma, dy banjë dhe me shkallë për të hyrë, të cilat hapem me shtypjen e një butoni. Oferta fillestare është 100 mijë dollarë.
Angli, lidh unazën e martesës tek tullumbacet me helium
Është një nga momentet që çdo mashkull do t’i shkojë sipas planit. 28-vjeçari nga Londra kishte fshehur unazën prej 12 mijë dollarësh brenda një tullumbaci të lehtë. Ideja ishte që të pëlciste tullumbacen ndërkohë që i kërkonte të martoheshin. Por ndërsa largohej nga dyqani, një erë e fortë i rrëmben tullumbacin nga dora dhe së bashku me to, edhe unazën. “Nuk më besohej. E pashë se si u ngrit në ajër gjithnjë e më larg. U mundova dy orë ta ndiqja, por më vonë hoqa dorë”, thotë ai. “U ndjeva si planprishës. Unaza më kishte kushtuar dhe e dija se e fejuara do më vriste. Mu desh t’i tregoja gjithçka dhe tani nuk më flet më”, shton ajo.
Lituani, gjobë kryeministrit se pi duhan
Kryeministri i Lituanisë do të paguajë 290 euro (435 dollarë) pasi shkeli ligjin duke pirë duhan në vend publik. Gerdiminas Kirkilas tha se ishte dakord të paguajë gjobën. “Vetë e kam fajin. Thjesht harrova se nuk mund të pimë më cigare brenda lokaleve. Do të paguaj edhe gjobën e lokalit”, thotë ai. Ligji kundër duhanit në Lituani u miratua në vitin 2006, dhe gjobit restorantet, baret dhe të gjitha vendet publike që lejojnë dikë të pi duha. Kirkilas qëndronte pranë kryeministrit të Letonisë, Ivars Godmanis në kafe muajin e kaluar kur në në moment harrese ndezi cigaren.
Nxënësi padit mësuesen se e zgjoi gjatë mësimit
Një nxënës në Konektikat ka paditur mësuesen e tij, e cila bëri zhurmë për ta zgjuar kur pa se ai po flinte në bankë gjatë orës së mësimit. Autoritetet e shkollës në Danbury janë njoftuar se janë paditur nga një nxënës që u tromaks pas zgjimit. Avokati i 15-vjeçarit Alan Barry thotë se Vinicios Robacher pësoi dëmtime serioze në daullen e veshit për shkak të zhurmës që bëri mësuesja Melissa Nadeau. “Ajo përplasi pëllëmbën e dorës në bankë, duke bërë një zhurmë të llahtarshme”, sipas avokatit që mbron klientin e mitur. Mësuesja thotë se këtë veprim e ka përsëritur shpesh, por deri tani nuk ishte ankuar askush.
Gjermani, shoferi thotë se po ngrohte veshin me celular
Një shofer kamioni në Gjermani u diktua nga kamerat duke folur në celular gjatë udhëtimit. Justifikimi i tij, i cili s’mund të vërtetohet, është se po ngrohte veshin me celular. Gjykata në Hamm pranoi pretendimin e Walter Klein, i cili tha se celulari ishte i sapokarikuar dhe me të po ngrohte veshin e ftohtë. Kjo do të thotë se ai nuk ka shkelur ligjin, i cili cilëson se shoferët mund të bëjnë telefonata vetëm me celularë me mikrofon. Klein, 43-vjeçar tha për gjykatën: “Kisha dhimbje veshi dhe po më përkeqësohej, pasi kabina nuk ishte ngrohur ende, prandaj vura celularin në vesh”.
Gjermani, pensionisten e zë gjumi në dyqanin e shtretërve
Një pensioniste gjermane duhet të dërgohej në shtëpi nga autoritetet, të cilët e gjetën në shtratin e një dyqani mobiliesh. Gertrude Muller, 72-vjeçare njoftoi sigurimin kur u zgjua në dyqanin e qytetit Luebz. Për fat të keq, dyqani ishte mbyllur dhe ajo kishte mbetur e vetme. Zëdhënësi i policisë thotë: Me sa duket shtrati ndodhej në një cep të dyqanit dhe stafi nuk e vuri re ndërsa flinte pa bërë zhurmë”. Ajo ishte futur të provonte dyshekun dhe thotë se e vetmja gjë që i kujtohej ishte kur i kishte thënë shitësit sa i rehatshëm dukej.
Maqedoni, ariu arrestohet për gjithë mjaltin e vjedhur
Një ari, i cili kishte kohë që grabiste mjaltin e bletëve të një bletari, është dënuar për grabitje dhe dëmtim kriminel në Maqedoni. Por gjatë seancës së gjyqit në qytetin Bitola, i vetmi person që mungonte ishte vetë ariu. Zoran Kiseloski thotë se ishte munduar më kot ta mbante ariu larg duke vënë muzikë popullore sa herë ai afrohej. “U mundova ta hutoja me muzikë dhe drita, se kisha dëgjuar që arinjtë kanë frikë”, thotë ai. “Prandaj bleva një gjenerator dhe ndriçova gjithë fushën”, shton ai. Gjykata shpalli ariun fajtor dhe meqë pronari i specieve të rrezikuara ishte shteti, vetë shteti do të paguajë 1700 dollarë për dëmin e shkaktuar.

Starka- Ylli i forumit
Re: Gjera te cuditshme...
Bordeli më i vjetër në qytetin gjerman Hamburg është detyruar që njëherë e përgjithmonë t’i mbyllë dyert e tij, sepse prostitutave u ka rënë puna. Seksi tashmë mund të gjendet kudo dhe çdo ditë e më vështirë është të shitet.
Bordeli në lagjen St. Paul të Hamburgut mbyllet përgjithmonë sepse prostitutat nuk kanë më punë, derisa zonja e cila e udhëheq atë e ka vërejtur se “sot është vështirë të shitet seks".
Hoteli Luxor është duke iu shitur një investuesi anonim, derisa dyert e tij mbyllen përgjithmonë gjatë muajit të ardhshëm, ka thënë Waltraud Mehrer.
Dështimi i punës i atribuohet materialeve pornografike të cilat mund të gjinden në internet si dhe diskotekave dhe klubeve të shumta të vallëzimit të cilat gjenden në të njëjtën rrugë.

Misteri i ushtarit te ardhur nga viti 2036
Xhon Titor, ne nje mision per llogari te qeverise amerikane, kthehet mbrapa ne kohe per te rekuperuar nje kompjuter te vjeter. Ne vitin 2000 u be i gjalle ne nje forum interneti dhe ka treguar se si do te jete e ardhmja jone. Hero apo afarist? Kushedi…
“Pershendetje. Une jam nje udhetues ne kohe. Vij nga viti 2036. Po kthehem ne shtepi pasi rekuperova nje kompjuter Ibm 5100 nga viti 1975”. Nenshkruar: Timetravel_0 (Udhetim ne kohe_0). Ky mesazh lakonik eshte shfaqur ne 2 nentor 2000, ne forumin e sitit eee.timetravelinstitute.com. Dhe askush nuk e besoi. Por pastaj, udhetari, duke u prezantuar me emrin e vertete, Xhon Titor, ka dhene te tjera detaje mbi historine e tij, duke stimuluar kuriozitetin e internauteve. Qe e kane vene ne rreth me pyetje provokuese, pastaj me te tjera gjithnje e me kurioze mbi te ardhmen qe na pret. Por pergjigjet e tij– dinake ne lidhje me fituesit e rradhes se kampionateve te futbollit, por te detajuara mbi skenaret politike planetare– kane bindur shume njerez mbi arsyeshmerine e historise se tij. Qe diskutohet ende dhe sot. Po kush ishte (ose thoshte se ishte) Titori? I lindur ne Tampa (Florida, SHBA) ne vitin 1998, eshte nje ushtar qe ne vitin 2036 (ne moshe 38 vjecare, pra) do te dergohet nga qeveria amerikane mbrapa ne kohe, ne vitin 1975. Objektivi: Te merrte nje model funksionues te nje kompjuteri te vjeter te zhdukur prej dekadash (Ibm 5100), i cili kishte nje te vecante unike dhe sekrete: mund te perkthente njeheresh gjuhet informatike te kompjutereve me sistem Unix, Apl dhe Basic. Nje kerkese themelore, meqenese ne vitin 2038 eshte parashikuar nje difekt i kompjuterave te bazuar mbi sistemin operativ Unix (eshte e vertete: nese nuk nderhyhet, ata do te llogarisin si date vitin 1901).
Perse atehere Titor eshte shfaqur edhe ne vitin 2000? Perse, pasi arriti te gjeje kompjuterin, ne vend qe te rikthehej ne vitin 2036, beri nje ndalese te shkurter ne epoken tone?
Nje vizite vetvetes
Mbi te gjitha, per te qene i pranishem ne “Millenium Bug” (difektin e mijevjecarit) ne vitin 2000 (e mbani mend), nga i cili priteshin katastrofa te medha. Madje, ka dhe nga ata qe hipotezojne se ishte pikerisht Titori ai qe arriti ta ndalonte kete katastrofe informatike ne kalimin e datave nga i pari tek mijevjecari i dyte. Per te marre pjese ne kete ngjarje epokale, Titor vendosi te shkonte ne Florida, ku jetonin prinderit e tij dhe… ai ishte ne moshen 2 vjecare.
Fantashkenca ne fakt, thote se nuk eshte kurre nje ide e mire te kesh kontakte direkte me vetveten ose familjaret ne te kaluaren, sepse mund te sjelle pasoja te paimagjinueshme ne te ardhmen: perse atehere, Titor ndermori kete rrezik? Titor mundi te shmange te gjithe problemet qe lidheshin me paradokset e udhetimit ne kohe fale bazave te parashikuara nga teoria e universeve paralele. Besueshmeria e tij shkencore eshte ende objekt debati, por ne themel te kesaj teorie ekzistojne universe te pafund, ne te cilet ndodhin njekohesisht te gjitha gjerat e mundshme.
Universet paralele
Sipas Titorit, duke udhetuar mbrapa ne kohe, nuk pershkohet e kunderta e rruges kohore si te ishte nje binar treni, por kalon ne menyre te pashmangshme ne nje tjeter, (keshtu, ne nje tjeter univers), qe eshte me i ngjashem me te parin dhe pse madhesia e udhetimit eshte me e reduktuar. Makina e kohes humbet pak nga pak me zgjatjen e udhetimit.
Ne themel te nje logjike te tille, Titor duhet te kete ardhur ne nje “linje te universit” (sipas Ajnashtajnit, bashkesia e ngjarjeve (gjerave) qe i perkasin cdo qenieje qe jeton ne kohe dhe hapesire), te cilit nuk i perket, ku teorikisht mund te beje cfare te doje, madje edhe te vrase veten tjeter, pa pasur pasoje ne te ardhmen. Ky shpjegim eshte ne favor te udhetarit te supozuar: E ardhmja jone mund te evoluoje ndryshe nga e tija, meqenese gjendemi ne nje linje tjeter universi. Dhe Titori nuk mund te sulmohet kollaj ne rast se parashikimet e tij nuk dalin…
2015: Lufta atomike
Por, le t’i rikthehemi historise se tij. Perpara se te shkonte ne vitin 2000, jeta e Titorit nuk kish qene e lehte: Lufta e trete boterore, qe shpertheu ne 12 mars 2015, vrau 3 miliarde njerez dhe kishte shuar shume qytete.
Tregimet e Titorit mbi te ardhmen qe na pret, jane katastrofike. Shperthimet atomike do te erresojne Diellin ne nje lloj “ferri nuklear”; uji do te ndotet dhe te mbijetuarit do te transferohen ne fshatra. Shoqeria e konsumit do te fshihet: Per te mbijetuar, pasardhesit tane duhet te bashkepunojne. Nje pjese e mire e ushqimit do te prodhohet nga cdo korrje ne tokat e pa ndotura nga radiaktiviteti. Jetegjatesia e njerezve do te zbrese ne 60 vjec: asistenca sanitare do te jete nga Far Eest, mjeket do te shqetesohen mbi te gjitha te kurojne plage dhe fraktura dhe te lindin femije; kush do te semuret rende do te zhduket.
Trena dhe bicikleta
Megjithate, ne kete panorame te shkretuar, progresi teknologjik nuk do te ndalet: edhe pse kompanite e medha informatike do te zhduken, Interneti do te ekzistoje dhe do te behet i vetmi mjet komunikimi: nuk do te kete me kinema dhe televizioni nuk do te transmetohet me nepermjet eterit. Transportet lokale, ne fund, do te bazohen mbi kuajt dhe bicikletat, por do te ekzistojne prape rruge dhe automobile dhe nje sistem trenash super te shpejte do te lidhe qytetet e medha. Por, cfare do ta ndeze luften e trete boterore? Nga nje lufte civile qe do te plase ne SHBA mes viteve 2004 dhe 2005… dhe ketu nis pjesa e profecise se Titorit, qe nuk i permbahet provave dhe fakteve.
Origjina e halleve
Sipas atyre qe ka thene Titor, ne SHBA do te shtohet kontrolli shteteror ne drejtim te te drejtave civile te banoreve. Per t’i shpetuar kesaj zgjedhe policeske, shume amerikane do te transferohen ne fshatra, duke formuar nje milici civile spontane qe do t’i kundervihet qeverise duke shkaktuar nje konflikt me qytetet. Sipas Titorit, viti 2008 do te jete viti kur qyteterimi keshtu sic e njohim ne sot, do te pushoje se ekzistuari.
Ne mars te vitit 2015 Federata Ruse, duke perfituar nga rremuja e pergjithshme, do te nise nje sulm nuklear ne metropolet kryesore amerikane. SHBA do te reagoje, pa meshiruar Evropen, per te cilen Titor nuk jep detaje, ndersa limitohet ta pershkruaje situaten si nje “katastrofe”. Nderkohe, Kina do te pushtoje Taivanin, Korene dhe Japonine: do te ndalet vec nga Australia. Per fat, lufta civile e parashikuar nga Titor nuk u realizua. Dy vjet nga nisja e rremujes se hipotezuar, Amerika nuk shfaqet aspak drejt nje konflikti te brendshem, edhe pse shume e cilesojne “Aktin Patriotik” (Patriot Act) te vitit 2003, ligji qe redukton te drejtat civile te amerikaneve per t’i bere balle terrorizmit, si fillimin e tendences se sinjalizuar nga Titor.
Pertej skeptikeve, ndonje parashikim Titor e ka goditur. Per shembull parashikoi luften ne Irak dhe mos gjetjen e armeve te shkaterrimit ne mase. Ka thene gjithashtu se brenda vitit 2002 Cern do te hidhte bazat per udhetimet ne kohe: Ne fakt, ne fund te vitit 2001, laboratori i famshem nderkombetar i fizikes ka komunikuar se ne te ardhmen mund te krijohen “vrima te zeza” ne permasa mikroskopike: nje prej kushteve te nevojshme per te bere te funksionoje nje makine te hipotetizuar kohe.
Por ka edhe me shume: Titor jep alarmin edhe per lopen e cmendur qe ne te ardhmen do te marre mijera jete njerezish; le te kuptohet se presidenti i ardhshem i SHBA do te jete nje grua, ndersa zbulon se ne epoken e tij ne do te konsiderohemi “nje tufe delesh injorante, dembele dhe egocentrike”.
Kthimi ne te ardhmen
Xhon Titor u kthye ne vitin 2036, ne 24 marsin e vitit 2001. Pa lene asnje gjurme: Askush deri me sot nuk ka rremuar mbi “Xhon Titorin” banues ne Florida dhe qe sot duhet te jete 8 vjec. Dhe debati mbi arsyeshmerine e kesaj historie eshte ne vazhdim.
C’te themi? Fotot e makines se tij te kohes nuk jane shume te qarta per t’u studiuar. Ilustrimet teknike te makines (dhe bazat shkencore) jane dhene ne menyre te vagullt, edhe duke iu referuar teorive te konsoliduara mbi vrimat e zeza. Qe mund te profetizojne gjithcka (ose te kunderten e gjithckaje) mbi te ardhmet e mundshme.

All Day All Year eshte nje trajtim i ri per fytyren nga Sisley, qe e mbron lekuren nga plakja. Permban filtra diellore qe kthejne mbrapsht 80 per qind te rrezeve Uv dhe substanca antioksiduese kunder demeve te provokuara nga stresi apo edhe ndryshimet e temperatures. Per me teper, rinderton filmin hidrolipik, per te parandaluar humbjen e ujit permes siperfaqes se lekures, nje nga arsyet kryesore per shfaqjen e rrudhave.
Starka- Ylli i forumit
Re: Gjera te cuditshme...
Nomofobia – frika nga mbetja pa celular
Nëse mund të gjykohet nga trendi, çdo ditë në rritje, i varësisë nga pajisjet telekomunikuese, veç sa nuk është shfaqur edhe një frikë - në radhën e shumë tjerave - nga të cilat vuajnë një numër i caktuar i personave.
Njësia e Telekomit të Zyrës postare britanike ka kryer hulumtimin më të ri mbi shfrytëzimin e celularëve, i cili ka dëshmuar se një numër i konsiderueshëm i të anketuarve thjesht janë të varur nga pajisjet e tyre telekomunikuese. Mu për këtë kanë vendosur të emërojnë një fobi të re, e cila është lidhur ngushtë me telekomunikacionet.
Nomofobia sipas pohimeve të ekspertëve është frika nga humbja apo mospasja qasje në celular. Supozohet se prej saj janë të prekur 53 për qind e pronarëve të celularëve, ndërsa në Britani të Madhe nga kjo fobi vuajnë rreth 13 milionë britanikë.
Sa u përket gjinive të goditura nga nomofobia, nga ajo vuajnë 48 për qind e femrave dhe diç mbi 58 për qind të meshkujve. Nocioni nomofobi është i përbërë prej fjalëve angleze “no mobile phobia”.

Një burrë gjerman është duke paditur spitalin pasi një palë gërshërë, prej 38 centimetrash, janë harruar brenda barkut të tij gjatë një operimi të rëndomtë.
Personeli mjekësor i kanë treguar zotëriut Pogl për “gafën” e tyre pas pesë operacioneve të kryera, raporton Daily Telegraph.
Norbert Pohl duhej të kalonte nëpër një procedurë relativisht të lehtë për të pastruar zorrën e tij të bllokuar, por përfundoi me dhimbje torturuese.
61-vjeçari ka thënë se ai kishte shkuar tek doktori i tij i cili e kishte udhëzuar të bënte një rrezatim që shfaqi qartazi gërshërët e ngulitura për murin e barkut të tij.
Zotëriu Pohl ka thënë se përkundër pamjes tmerruese, Qendra klinike katolike në Duisburg nuk i kishte treguar se kishte gërshërë brenda tij, “sigurisht sepse ishin duke kërkuar një mënyrë zgjidhjeje për të mbuluar gafën e tyre".
"Unë kalova nga një operacion në tjetrin pa ndonjë ndryshim sepse vazhdoja të kisha dhimbje", ka thënë Pohl. "Ka qenë vetëm pas procedurës së pestë të operacionit kur ata më treguan për gërshërët”.
"Tani më duhet të mbaj një korse kirurgjike për të mbajtur zorrët brenda, sepse muri i barkut është shkatërruar”.
Avokati i zotëriut Pohl ka kërkuar 125.000 euro dëmshpërblim nga personeli mjekësor i cili e ka kryer operacion.
Avokati, i cili ka refuzuar ofertën prej 12.500 nga spitali duke e cilësuar atë si “të mjerë”, ka thënë se është një mrekulli që klienti i tij ende është gjallë.
Spitali ende nuk ka komentuar rastin.

Gjuha angleze do të zhduket për 100 vjet, ndërsa në vend të saj, një numër i madh i njerëzve do të shërbehet me një gjuhë të re me emrin "panglish", pohojnë ekspertët, transmeton "Daily Telegraph".
"Në gjuhën angleze do të krijohen fjalë të reja, ndërsa të vjetrat do të ndryshojnë në mënyrë dramatike apo do ‘vdesin’ për 100 vjet. Krejt kjo do të ndodhë për shkakun se një numër i madh i njerëzve, të cilët e kanë si gjuhë të dytë, çdo ditë, në vazhdimësi bëjnë ndryshime në gjuhën angleze", ka deklaruar Edwin Duncan, historian nga universiteti Toson në Maryland të SHBA-ve.
Sipas revistës “Neë Scientist” qysh tani janë të qarta ndryshimet të cilat ndodhin në gjuhën angleze, sepse ajo flitet ndryshe në mbarë botën, varësisht nga dialekti lokal të cilin e formojnë njerëzit, që vijnë nga vende të ndryshme të të folurit.
Deri në vitin 2020, dy miliardë njerëz do të shërbehen me gjuhën angleze, nga të cilët vetëm 300 milionë do të mund të thonë se e kanë gjuhë amtare. Gjithashtu, në vitin 2020, anglishtja, spanjishtja, hinduja dhe gjuhët arabe do të janë gjuhë amtare për numër të njëjtë të njerëzve.
Doktoresha Suzette Haden Elgin, gjuhëtare e pensionuar, përndryshe profesoreshë e dikurshme e Universitetin San Diego në Kaliforni vlerëson se, megjithatë, nuk mundemi me plot siguri të themi se si do të jetë e ardhmja e gjuhës angleze. "Ndoshta do të shndërrohet në panglish, ndoshta në anglishte që do të ketë shumë dialekte apo do të shpërbëhet në dhjetëra gjuhë të reja", vlerëson profesoresha Elgin.

Një gjykatës belg ka dënuar personin e vdekur me tetë muaj burgim dhe një gjobë prej 550 eurosh.
Joey Van den Broeck, 21-vjeçar, ishte akuzuar me keqtrajtim të së dashurës dhe kundërshtim të arrestimit.
Por më pas ai vdiq në një spital në Antwerp, gjatë një aksidenti të trafikut në Merksem.
Një zëdhënëse e gjykatës së Antwerpit ka thënë: "Fatkeqësisht, nga ai ishte kërkuar të paraqitej në gjykatë menjëherë pasi që e kishte rrahur të dashurën e tij.
"Kur ai nuk u paraqit, rasti ka vazhduar pa të. Ne nuk kemi qenë në dijeni për vdekjen e tij sepse rasti do të mbyllej".

Similar topics
» 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë
» Lufterat me te cuditshme te botes
» 10 konspiracionet me te çuditshme ne bote
» Nje krijese e cuditshme, gjysme luan e gjysme gazele

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi