Aeroplani i “pensionuar” shndërrohet në restorant
Faqja 1 e 1
Aeroplani i “pensionuar” shndërrohet në restorant
Ekzistojnë shumë restorante origjinale në botë, por me siguri nuk keni menduar ndonjëherë se mund të drekoni në një restorant të krijuar brenda aeroplanit.
Ky restorant i pazakontë, i pari i këtij lloji në Britaninë e Madhe, është hapur brenda aeroplanit Douglas DC6, e për të tëra meritor është 35 vjeçari Tony Caunce. Ai së bashku me Mike Collins, i cili dikur kishte fluturuar me këtë aeroplan, vendosën të hapin restorantin në aeroportin e Coventryt.
Vizitorët mund të kënaqen me ofertën e shumëllojshme të ushqimit dhe pijeve, ndërsa pronarët mund të mburren me çmimet e arsyeshme. Restoranti është hapur para dy javësh dhe ka kapacitet për 40 mysafirë. Kamerierët mund të ftohen duke prekur vetëm një pullë, mu si për shërbimin e stjuardesave, shkruan Daily Mail.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi