Ledina bëhet nënë, sjell në jetë djalin Erlis
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Ledina bëhet nënë, sjell në jetë djalin Erlis
Ledina Çelo ka përjetuar pak ditë më parë një gëzim të pamasë, atë të kënaqësisë së sjelljes në jetë të një foshnje, të cilën e ka mbajtur në krahë më 17 prill. Mësohet se bebi është një djalë i shëndetshëm, i cili është pagëzuar nga prindërit e tij me emrin Erlis. Të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore. Këngëtarja 34-vjeçare, për të cilën ju kemi informuar më parë se priste një fëmijë, ka kryer lindjen në Gjermani, ku edhe jeton prej disa kohësh me bashkëshortin e saj, ish-kampionin e kik-boksit, Naim Kabashi. Çifti që është gëzuar me fëmijën e parë, ka marrë pa fund urime nga të afërm, miq e kolegë, shumë prej së cilëve, për shkak të largësisë, kanë preferuar t’i dërgojnë përshëndetjet e tyre përmes Facebook-ut. Këngëtarja u ishte larguar prej disa kohësh angazhimeve muzikore, gjë që është e natyrshme në gjendjen e një femre shtatzënë, por është shprehur se do t’i rikthehet shumë shpejt muzikës dhe planeve që ka lënë përgjysmë për shkak të realizimit të saj si femër dhe nënë. Familja që është plotësuar me ardhjen e vogëlushit Erlis, me siguri do të banojë në Gjermani, ku Naim Kabashi ka një kompani sigurimi, që angazhohet kryesisht sigurimin e yjeve botërore që performojnë nëpër diskotekat e mëdha gjermane dhe shqiptare që operojnë në territorin e Gjermanisë.
Similar topics
» Elsa Lila bëhet nënë
» Armela bëhet nënë për herë të dytë
» Xhemi Shehu bëhet nënë
» Alketa nënë për herë të dytë, vjen në jetë Lioneli
» Gold AG sjell “Realitet”-in
» Armela bëhet nënë për herë të dytë
» Xhemi Shehu bëhet nënë
» Alketa nënë për herë të dytë, vjen në jetë Lioneli
» Gold AG sjell “Realitet”-in
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi