16 ditë grevë urie për një ftesë në dasmën mbretërore
Faqja 1 e 1
16 ditë grevë urie për një ftesë në dasmën mbretërore
Meksikanja 19 vjeçare Estibalis Chavez arriti ta realizojë ëndërrën e saj, edhe pse për ta arritur qëllimin iu desht shumë mund. Kjo vajzë për 16 ditë qëndroi në grevë urie dhe më në fund e përfundoi grevën me një ftesë për dasmën e princit britanik William dhe nuses së tij të ardhshme Kate Middleton.
Chavez më 29 prill do të udhëtojë në Londër falë një donatori anonim, shkruan gazeta meksikane “Milenio”.
Kjo vajzë në shkurt ngriti tendën para amabsadës britanike në Mexico City, duke refuzuar të hante, edhe pse zyrtarët e amabsadës i thanë se kot po bënte grevë urie.
Humbi tetë kilogramë, ndërsa portretin e saj i Williamit dhe Kateit, që ajo vetë e pikturoi, ambasada refuzoi t’ia dërgonte qiftit mbretërorë në Britaninë e Madhe. “Kam qenë adhuruese e princeshës Diana që kur kam qenë e vogël, mu si nëna ime”, tha Estibalis. “I kam premtuar vetes se do të shkoja në dasmën mbretërore”.
Similar topics
» Jehona po mbledh paratë për dasmen
» Dhe fitues është... Dasma Mbretërore!
» Ditë zie për adhuruesit e verës
» 32-vjecarja vrapon për 238 ditë
» Cifti qe martohet cdo 2 dite
» Dhe fitues është... Dasma Mbretërore!
» Ditë zie për adhuruesit e verës
» 32-vjecarja vrapon për 238 ditë
» Cifti qe martohet cdo 2 dite
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi