Kënaqesia juaj në portalin tonë!
“Luftë” rreth koncertit të Shakirës në Prishtinë  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
“Luftë” rreth koncertit të Shakirës në Prishtinë  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Luftë” rreth koncertit të Shakirës në Prishtinë

 :: Te ndryshme :: V.I.P

Shko poshtë

“Luftë” rreth koncertit të Shakirës në Prishtinë  Empty “Luftë” rreth koncertit të Shakirës në Prishtinë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 15, 2011 11:27 am

Ende pa u bërë zyrtare ardhja e këngëtares kolumbiane Shakira, tashmë dy kompani të ndryshme kanë nisur të kenë mosmarrëveshje mes vete se kush do ta sjellë yllin e muzikës në Prishtinë. Lufta është duke u bërë në mes të gjermanit Rudolf Keller nga kompania “Power Concert Company” dhe kosovarit Kushtrim Demiri nga kompania “KD-events”. “Ajo çfarë pretendon ai person nuk është e mundur të ndodhë”, ka thënë Keller, i cili para dy javësh ka regjistruar kompaninë e tij në Kosovë. Ai tashmë ka kontraktuar grupin gjerman “Fools Garden”, të njohur me hitin “Lemon tree”, i cili grup të premten do të mbajë koncert në teatrin “Oda”. Shakira më parë ka qenë në shënjestër edhe të ish-presidentit Behxhet Pacolli. Dhe Keller, i cili vetë kishte pranuar se është mik i ngushtë i Pacollit, thotë se nuk do ta lërë me kaq telashin që i ka dalë me një tjetër kompani rreth koncertit të Shakirës, shkruan Koha Ditore. “Do të shkoj në polici dhe të paraqes këtë rast. Ai është duke bërë diçka të paligjshme. Ai është një gënjeshtar”, ka kritikuar Keller me nervozë rivalin e tij. Por Kushtrim Demirit nga “KD-Events” nuk i bën shumë përshtypje ajo që thotë Keller. “Unë di të them se ai nuk ka ndonjë datë të caktuar për koncertin e Shakirës. Unë e kam pasur datën 8 maj, mirëpo nuk më ka përkrahur shteti”, ka thënë Demiri. “Datat tjera që i kam në dispozicion janë 5 ose 6 qershori”. Sipas tij i gjithë koncerti i Shakirës në Prishtinë kap një kosto prej afro një milion euro. Ai thotë të jetë i informuar për iniciativën e Keller nga Gjermania, porse sipas tij ai nuk ka asgjë konkrete. E të dy këta, kanë trokitur edhe në dyert e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve. Genc Prelvukaj, këshilltar i ministrit Memli Krasniqi, ka qenë ai që i ka pritur ata.“Kemi diskutuar mirëpo definitivisht çdo mundësi që ne t’i ndihmojmë ka qenë jashtë kufijve të MKRS-së. Me Keller jemi takuar dhe kemi folur për kompaninë e tij dhe kam marrë informacione për të. Kërkesa e asaj kompanie ka qenë shumë e lartë”, ka thënë ai. “Kush është më i zoti e organizon koncertin. Ky është treg liberal që gjithkush mund të organizojë një koncert. Por Shakira është njëra ndër këngëtaret më të shtrenjta në botë, prandaj MKRS-ja nuk ka asnjë shans të sjellë në Prishtinë këtë këngëtare. E as ta sponsorizojë atë”, ka shtuar më tej ai Prelvukaj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Te ndryshme :: V.I.P

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi