Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Lëndimet nga Kafshimi dhe Thumbimi User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Lëndimet nga Kafshimi dhe Thumbimi User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lëndimet nga Kafshimi dhe Thumbimi

Shko poshtë

Lëndimet nga Kafshimi dhe Thumbimi Empty Lëndimet nga Kafshimi dhe Thumbimi

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 2:53 pm

Lëndimet nga Kafshimi dhe Thumbimi

Kafshimi nga gjarpëri

Në vendin tonë rreziku kanoset prej dy lloje gjapinjësh – astriti dhe nepërka . Kafshimi nga gjarpëri zakonisht ndodh prej muajit mars deri në tetor . Rreziku nga kafshimi më i madh është në regjionin e fytyrës , qafës dhe duarve në krahasim me pjesët e poshtme të trupit ( këmbët ) pasi këto pjesë janë kryesisht të zbuluara . Helmi i gjarpërit në vendin e kafshimit ka veprim lokal nekrotizues . Në vendin e kafshimit nga gjarpëri helmi resorbohet , në shumicën e rasteve me rrugë limfatike dhe ka veprim të përgjithshëm hematotoksik . Në vendin e kafshimit nga gjarpëri vërehen , dy vrima të vogla prej disa milimetrash nga dhëmbët e gjarpërit . Shpejt krijohet edema dhe njolla të mavijosura në vendin e kafshimit .Shpejt lajmërohet përgjumësia dhe dhembje e fortë .
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lëndimet nga Kafshimi dhe Thumbimi Empty Re: Lëndimet nga Kafshimi dhe Thumbimi

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 2:53 pm

Veprimi i përgjithshëm i helmit të gjarpërit

• Përafërsisht një orë pas kafshimit të gjarpërit lajmërohet : kokëdhembja , mundimi , etja , djersitja , tahipnea , tahikardia , hipotensioni , shenjat e hemolizës ( ikterusi dhe hemoglobinuria) ,
• KID ( koagulimi intravaskular i diseminuar ) e përcjellur me koagulopati ( gjakderdhja nga lëkura dhe mukozat , hematuria , hematemeza , melena dhe hemoptizia ) ,
• Deliriumi , konvulzionet , lajmërohet gjakderdhja intrakraniale e cila është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes .
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lëndimet nga Kafshimi dhe Thumbimi Empty Re: Lëndimet nga Kafshimi dhe Thumbimi

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 2:53 pm

Ndihma e parë

• Mbi vendin e kafshimit të shtrëngohet lidhësja aq shumë sa të pengohet qarkullimi I limfës ( përafërsisht përderisa të lajmërohet staza venoze ) ,
• Përgjatë plagëve të shkaktuara nga kafshimi I gjarpërit të bëhen incizione të gjata 1cm dhe të thella 0.5cm dhe nëpërmjet gojës të bëhet thithja e lëngut intersticial dhe ajo përmbajtje e thithur të nxirret jashtë , në këtë mënyrë mund të thithet gjysma e përmbajtjes së helmit të injektuar nga kafshimi I gjarpërit ,
• Të bëhet imobilizimi I pjesës së kafshuar të trupit ku në këtë mënyrë zvogëlohet qarkullimi I limfës dhe resorbimi I helmit ,
• Në vendin e kafshimit të vendoset gaza me alkool dhe të ftohet me akull ,
• Kundër dhembjeve të jepen analgjetikët ( oral , intramuskular ose intravenoz) ,
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lëndimet nga Kafshimi dhe Thumbimi Empty Re: Lëndimet nga Kafshimi dhe Thumbimi

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 2:54 pm

Mjekimi

• Sa më herët të jepet serum antiviperinum ( intravenoz apo intramuskular ) ,
• Duhet të mirret strisho nga plaga për hulumtime mikrobiologjike ,
• Në të gjitha rastet duhet të aplikohet edhe mbrojtja antitetanike MAT , dhe antibiotikë të cilat I mbulojnë bakteriet gram-negative dhe florën anaerobe cila dominon tek goja e gjarpërit ,
• Kundër dhembjeve jepen analgjetikët ,
• Tek hemoliza e shprehur duhet të jepet transfuzioni I koncentruar I eritrociteve ndërsa tek KID plazmën ,
• Duhet të mbahet diureza dhe të pengohet paraqitja e shokut ,
• Mjekimi kirurgjikal është I nevojshëm kur të paraqitet nekroza e indeve ,

Thumbimi nga bletët dhe grerëzat

Helmi I bletëve dhe grerëzave ka veprim të forte lokal irritativ dhe veprim të përgjithshëm toksik .
Helmi I këtyre insekteve përbëhet nga polipeptidet , aminet biogjene dhe enzimeve .
Në vendin e thumbimit krijohet :

• Dhembje intenzive , edema ,papula dhe kruarje . Veçanërisht është I rrezikshëm thumbimi në brendi të gojës dhe orofarings me edemë të madhe duke shkaktuar opstrukcionin e rrugëve të frymëmarrjes .
• Tek personat e ndieshëm është I mundur zhvillimi I shokut anafilaktik ,

Ndihma e parë

• Lokalisht të vendoset akulli I mbështjellur me gazë dhe të përdoret kremi kortikosteroid ,
• Oralisht mund të jepet ndonjë antihistaminik ,
• Shoku anafillaktik kërkon ndërhyrje të shpejtë ku aplikohet antishok terapia .

Thumbimi nga merimangat

• Më e rëndësishmja prej tyre është vejusha e zezë ,
• Vendet e preferuara malet , bodrumet dhe vendet tropikale ,
• Përmban një neurotoksinën e cila vepron në SNQ dhe sistemin nervor periferik duke përfshirë edhe pjesën vegjetative ,
• Pasi që vendi I thumbimit nuk është I dukshëm vështirë vërehet vënia e diagnoses është shumë e vështirë sidomos te fëmijët e vegjël që nuk dijnë të tregojnë se çka ka ndodhur ,
• Zakonisht në diagnozë diferenciale së pari mendohet për abdomen akut apo intoksikim ,
• Ne momentin e thumbimit paraqitet dhembje e forte ,
• Pas 15-20 min. fillojnë dhembjet në formë gërçesh të cilat përhapen nga vendi I thumbimit dhe mund të përfshijnë tërë trupin . Dhembjet vijnë në formë valësh ,
• Abdomeni mund të jetë I fortë ,
• Ekziston poashtu edhe mundimi ,vjellja , djersitja ,kokëdhembja , tremor , parestezioni , hipertensioni , vështirsi në frymëmarrje .
Pas disa orëve:
• dhembjet qetësohen mirëpo mund të kthehen pas disa ditësh ,

Ndihma e parë ,

• Lehtësime mund të sjellin banjot me ujë të nxehtë ,
• Dhe injekcioni I ngadalshëm intravenoz I Calciheptit 10 % , 5-10ml ngadalë intravenoz duke e përcjellur punën e zemrës në rast të ngadalsimit të punës së zemrës të ndërprehet dhenia e saj ,
• Analgjetikët jepen sipas nevojës ,

Mjekimi definitiv :

• Jepet antiserumi specifik 2.5ml i.m. I cili mund të përsëritet disa here .


Kafshimi nga rriqërat


• Pas kafshimit nga rriqërat mbetet herë herë papula e kuqe cila kruhet dhe zhduket pas disa ditëve ,
• Nëse në lëkurë mbeten pjesë të rriqërës atëherë krijohet granuloma ,
Rriqërat e bartin shkaktarin nëpërmjet zingjirit të zoonozave .
• Meningoencefaliti viral rriqëror ,
• Coxiella burneti ,
• Rickettsia conort ,
• Rickettsia rickettsi ,
• Borrelia recurrentis ,
• Fruncisella iniarensis ,
Rriqërat janë më aktive gjatë stinës së pranverës dhe vjeshtës ndërsa vendet e preferuara të tyre janë bari dhe shkurret . Kafshimet nga rriqërat bartin me vete rrezik të lartë të bartjes së sëmundjes . Llogaritet se 1 në 10 000 rriqëra është e infektuar .

Profilaksa

• Profilaksa preekspozive dhe postekspozive deri katër ditë pas kafshimit mund të bëhet me imunoglobulinën humane specifike ( FSME-Bulin ) .
• Tek personat të cilët janë në mënyrë të përhershme të ekspozuar aplikohet imunizimi aktiv me tri doza të vakcinës së inaktivuar ( FSME-Immun ).
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lëndimet nga Kafshimi dhe Thumbimi Empty Re: Lëndimet nga Kafshimi dhe Thumbimi

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 2:54 pm

Ndihma e parë

• Rriqërën duhet larguar sa më parë nga lëkura , duke u kujdesur që të mos mbesin pjesë të saj . Kjo mund të arrihet me anë të zbutjes së rriqërës me vaj , benzin apo me laqe të thonjëve duke tërhequr rriqërën ngadal .


Kafshimet nga sisorët


Më së shpeshti ndodhin kafshimet nga : qentë , macet , minjtë dhe njeriu .

• Kafshimi nga qeni shkakton plagë shqyese dhe ndrydhje të indeve ,
• Dhëmbët e maces janë të hollë dhe të mprehtë dhe mund të depërtojnë gjer tek periosti duke shkaktuar osteomielitin ,
• Kafshimi nga minjtë është i rrallë , të cilat shkaktojnë infeksionin lokal qelbëzues ,
• Kafshimet nga njeriu ndodhin zakonisht ndërmjet fëmijëve gjatë lozjes apo gjatë përleshjeve , pastaj nëpërmjet vetëkafshimit të buzëve dhe gjuhës si dhe gjatë goditjes së dorës për dhëmbë ,

Ndihma e parë , plaga menjëherë duhet të shpërlahet ,


• Sapun ,
• Asepsol 0.5% apo
• Mjete të tjera dezinfektuese apo
• Të shpërlahet nën ujë të rrjedhshëm ,


Mjekimi ,


1. Terapia antibiotike – plagët kafshuese primarisht janë të kontaminuara dhe kërkojnë teraqpi me antibiotikë .

• Tek kafshimi nga kafshët ndodhen kryesisht bakteriet anaerobe ,
• Tek njeriu edhe Staphylococcus aureus .

Preferohet dhënia e amoksicilinës dhe acidit klavulonik 40 mg /kg të ndara në tri doza në ditë gjatë 5 deri 7 ditëve .

• Tek kafshimi nga macja preferohet dhënia e penicilinave ngase tek këto plagë dominon Pasteurella multocida .

• Plaga duhet të përpunohet kirurgjikisht
• Duhet të aplikohet MAT ,
• Mbrojtja nga tërbimi- në rast të kafshimit nga sisorët duke përfshirë edhe kafshimet nga lakuriqi të sëmurin duhet dërguar tek epidemiologu për të kërkuar ndihmën e tij në lidhje me mbrojtjen kundër tërbimit .
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lëndimet nga Kafshimi dhe Thumbimi Empty Re: Lëndimet nga Kafshimi dhe Thumbimi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi