Iliria (Ilirët)
Faqja 1 e 1
Iliria (Ilirët)
Ilirët kanë qenë një popull i lashtë dhe paraardhësit të popullit
shqiptar. Të dhënat historike dhe arkeologjike pohojnë se ilirët ishin
trashgimtarët e vetëm të pellazgëve (populli i parë që banoi Ballkanin.)
Në lashtësi u krijuan marrdhënie mes fiseve ilire dhe grekëve. Në vitin
342 p.e.r. Demosteni u përpoq të bënte për vete ilirët në luftë kundër
Maqedonasve. Në qindvjeçarin e II dhe III p.e.r. fisi ilir i ardianëve
krijuan një mbretëri me qendër Shkodrën. Pas pushtimeve romake në fillim
të qv.III mbretëria ilire u kufizua me gjysmën e saj veriore
Sipas Herodotit trojet e ilirëve shtriheshin në shek e 5 p.e.r nga
Adriatiku në Morava në lindje dhe përkatësisht deri Etsch në perëndim.
Albanët ARDEI në Itali:
Arbërit ATINTAN JAPIGI
Ardianët AUTARIAT KONI
Atintanët
Dalmatët ANDICIETI MESSAPI
Dardanët BREUCI PEUCE e DAUN
Dasaretët KARN KALABRI
Desidiatët
Dokleatët
Dorsejtë
Enkelejtë CERAUN
Eordejtë DAORS
Epiriotët DESIDIATI
Japigët
Japodët DITIONES
Kaonët DOKLEAT
Labeatët ILIRI
Istrët MAED
Liburnët MAEZAE
Mesapët NORIK
Molosët PLEREI
Paionët SEGESTAN
Partinët VARDI.
Pirustët
Penestët
Taulantët
Thesprotët

SerGio- Anëtarë i ri
Re: Iliria (Ilirët)
Banorët e tejlashtë të vendit tonë dhe mënyra e tyre e jetesës
Trualli i banuar sot nga shqiptarët filloi të popullohej shumë herët, që
në epokën e paleolitit (gurit të vjtër), mbi 100 000 vjet më parë. Në
fillim u banuan to zona që ishin në kushte gjeiografike më të
përshtatshme. Në Shqipëri, banimet më të hershme janë vërtetuar në
shpellën e Gajtanit (Shkodër), në Konipsol, në malin e Dajtit dhe në
vendbanimin e Xarës (Sarandë). Njerëzit primitive jetonin në grupe të
veçuara, kryesisht nëpër shpella të thata,, pa lagështirë dhe të
mbrojtura nga erërat. Veglat e punës i punonin më gurë stralli dhe më
rrallë prej kocke. Prejkëtyre gurëve me anë të ashkëlzimit nxirrnin
pjesë më të vogla e më të mprehta guri për t'i përdorur si gërryese,
shpuese etj. Si vende për të përpunuar gurin shfrytëzoheshin hyrjet e
shpellave dhe terrenet pranë lumenjeve. Sidoqoftë, veglat e asaj epoke
ishin ende të thjeshta dhe të krijuara kryesisht prej guri. Njerëzit
primitivë ushqeheshin me produkte të mbledhura në natyrë dhe me gjah
kafshësh të egra. Për shkak të kushteve të vështira në të cilat jetonin,
njerëzit e paleolitit kanë pasur një mesatare jete shumë të shkurtër,
rreth 21-30 vjeç, me një vdekshmëri më të madhe te fëmijët. Lufta e
përbashkët për të përballuar jetën çoi në forcimin e lidhjeve të
pjestarëve të çdo grupi, në ndryshimin e organizimit të njerëzve
primitivë, të cilët nga fundi i paleolitit kaluan në grupime me lidhje
gjaku, në martesën me grupe, ku prejardhja e fëmijës përcaktohej vetëm
nga nëna. Filloi kështu organizimi i shoqërisë matriarkale, e cila mori
formë të plotë në periudha të mëvonshme, 6000-3000 vjet më parë, në
epokën e neolitit (guri i ri). Popullimi i krahinave të banuaras sot nga
shqiptarët u rrit shumë në periudhën neolitike. Njerëzit filluan të
braktisin shpellat dhe të përqendroheshin në vende të hapura. Banorët
neolitike përqenin më shumë të ndërtonin kasollet e tyre në fusha dhe në
tarraca lumore. Janë të njohura një numër i madh vendbanimesh të tilla
në Shqipëri, në Kosovë, në Malë të Zi e në Maqedoni. BBanorët e hershëm,
nga jeta endacake e epokës paleolitike, kaluan në vendbnime shpeshherë
të qëndruehme, me ekonomi kryesisht bujqësore. Ata njihnin dhe përdornin
drithërat kryesore, si elbin, melin, grurin etj. Kjo u shoqërua edhe me
lulëzimin e sistemit matriarkal, ku rolin drejtues të ekonomisë e të
jetesës e kishte gruaja. Në këtë epokë u kalua në një formë të re
martese, në martesën me çifte.
SerGio- Anëtarë i ri
Re: Iliria (Ilirët)
Zbulimet e hershme teknike
Ndër shpikjet më të rëndësishme të epokës së paleolitit është zbulimi i
zjrrit, i cili i ndihmoi shume banorët e lashtë për të përmirësuar
ushqimin dhe për t'u ngrohur. Pjekja dhe zierja e ushqimit me anën e
zjarrit solli ndryshime cilësore në organet tretëse të njeriut.
Ndryshimet në ekonomi dhe në organizimin shoqëror të epokës së neolitit
ndikuan për zbulime të tjera teknike, të mëdha për lashtësinë. Njerëzit
mësuan të punonin enët prej balte, të cilat shpeshherë i zbukuronin me
një shije të vërtetë artistike, mësuan të thirrnin dhe thurnin pëlhura
që i përdornin për veshje, shtroje e mbulesë, filluan të ndërtonin
kasollet e para që kishin dysheme të shtruara me argjil dhe ishin të
rrethuara me thupra e kallama të lyera me baltë nga jashtë për t'u
mbrojtur nga era e të ftohtët. Në epokën neolitike, veglat e punës,
veçanërisht ato prej stralli, u përsosën shumë, në krahasim me epokën e
mëparshme. U shpikën vegla të reja pune. Për buarjen e drithit u shpikën
gurët e blojës, për punimin e tokës filloi të përdorejk shatii i
përgaditur prej brirëve të drerit. Me këta brirë bënin edhe çekanë.
Gjuetia e pshkut u rrit dhe u përmirësua me krijimin e rrjetave dhe të
grepave për zënien e tij. Po kështu u përgaditën edhe mjete të reja për
gjuetinë e kafshëve të egra. Ekonomia në epokën neolitike u gjallërua më
tej me zbutjen e kafshëve të egr e kthimin e tyre në kafshë shtëpiake.
Ndonëse primitive, gjuetia i ndihmoi njerëzit e kësaj epoke të zbutnin
delen, dhinë, kalin, qenin. Të gjitha këto arritje forcuan lidhjet e
grupeve gjinore të njerëzve primitivë, përmirësuan lidhjet me grupet e
banorëve të tjerë dhe nsitën marrdhëniet e këmbimit në mes tyre, deri
edhe në krahina të largëta. Në epokën pasardhëse, në atë eneolitike (të
bakrit) 3000-2100 vjet para Krishtit (p.K.) u bënë nryshime të reja.
Ukrijua ndarja e ekonomisë blegtorale nga ajo bujqësore. Disa grupe
banorësh merreshin kryesisht me kujqësi dhe grupe të tjera merreshin me
blegtori. Blegtorët qenë më shumë banorë endacakë. Këta filluan të
popullonin përsëri shpellat. U krijuan vendbanime të reja edhe në qendra
të hapura malore. Buzë lumenjeve u krijuan vendbanime të tipiut
palafit, ku dyshemetë e shtëpive viheshin mbi trarë të ngulur në fundin e
lumit. Popullimi i krahinave u rrit edhe më shumë. Risi teknike e madhe
e kësaj kohe ishte fillimi i punimit të veglave të punës prej bakri.
SHoqëria njerëzore hyri kështu në një epokë të re, në atë të punimit të
metaleve. Po kështu toka filloi të punohet me parmendë, duke përdorur
kafshët tërheqëse,kalin dhe qetë. Ekonomia blegtore i dha përparësi
punës së burrave. Filloi të dobësohej sistemi matriarkal dhe rolin e
drejtimit në ekonomi dhe në grupet shoqërore filluan ta merrnin burrat.
Lindi kështu në epokën eneolitike sistemi patriarkal, i cili u forcua më
shumë në epokën e bronzit (2100-1100 p.K.) dhe në atë të hekurit
(mijëvjeçari i fundit p.K.).

Pellazgët Epoka eneolitike karakterzohet edhe nga ndryshime demografike.
Në mesin e mijëvjeçarit të tretë p.K. dhe në fillimet e mijëvjeçarit të
dytë p.K. erdhën nga stepat e Lihjes grupe të reja popullatash blegtore.
Këto u përzien me banorët vendës dhe kështu u krijua bashkësia e re
kulturore e popullatës indioevropiane në të gjithë Gadishullin e
Ballaknit. Kjo popullsi mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge,
për të cilën kanë shkruar shumë autorë të vjetër si Homeri, Herodoti,
Tukididi etj. Pellazgët njihen si banorët më të lashtë parailirë e
paragrekë, që jetonin në Gadishullin e Ballkanit e në pellgun e Rgjeut.
Në fillimet e shfaqjes së tyre, pellazgët kishin organizim shoqëror
matriarkal. Për karakterin etnik të tyre janë dhënë mendime të ndryshme,
ndonjëherë dhe kontradiktore. Që në shek. XVII, veçanërisht në
periudhën e Rilindjes Shqiptare, të studiuesit shqiptarë dhe të huaj
zotëroi teoria e lidhjes së pellazgjishtes me shqipen. Përkrahës i
flaktë i kësaj teorie ka qenë gjuhëtari austriak Han (Hahn). Studiues të
tjerë e kundërshtojnë këtë. Gjatë epokës së bronzit filoi procesi i
diferencimit etnik të popullatave të Ballkanit Perëndimor. Herodoti,
historiani i lashtë grek i shek. V.p.K., jep disa të dhëna për pellazgët
që vazhdonin të jetonin në Greqi. Sipas tij, gjuha e pëllazgëve ishte e
ndryshme nga gjuha greke. Ata merreshin me bujqësi e detari. Ishin edhe
mjeshtër të mirë ndërtimi. Pellazgët ngritën murin që rrethonte
Akropolin e Athinës dhe për këtë athinasit u dhanë atyre si shpërblim
disa toka në Atikë, të cilat, edhe pse ishin të pavlefshme, ata i kthyen
në toka të mira bujqësore.

Ilirët
Origjina e Ilirëve
Popujt që u bënë më të njohur në hisatorinë e lashtë të Ballkanit janë
grekët, ilirët dhe trakët. Ilirët, si trashëgimtarë të pellazgëve, janë
ndër banorët më të lashtë të Gadishulit Ballkanik. Ata janë autoktonë.
Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropogjike ilirët i formuan në vendin e
tyre, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, aty ku
shkrimtarët antikë i përmendin në veprat e tyre. Trevat e shtrirjes së
popullsisë ilire janë mjaftë të gjera; ato përfshijnë të gjithë pjesën
perëndimore të Gadishullit, në veri, e diri te gjiri i Ambrakisë
(Prevezë), në jug, kurse në lindje deri te tokat përreth liqenit Lyhind
(liqeni i Ohrit). Grupe të veçanta ilirësh u vendosën edhe në Italinë e
Jugut. Këto janë fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet në
veprat antike që në shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire
fillojnë e përmendës që në shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit
të etnosit ilir është shumë e lashtë. Fillimet e origjinës ilire janë
që në mesin e mijëvjeçarit të dytë p.K., që nga periudha e bronzit të
mesëm, kur fillojnë të formohen tiparet etnike ilire. Në epokën e
hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.) ilirët u formuan plotësisht, duke
trashëguar nga epokat më të hershme eneolitike dhe të bronzit tipare
kulturore gjuhësore e antropologjike etnike. Teoria e vjetër që i bën
ilirët të ardhur nga Evropa Qendrore, në shekujt XII-XI p.K., është
rrëzuar nga studimet e kryera pas Luftës së Dytë Botërore. Vetë fakti që
varrimet me urna, karakteristike për popujt e Evropër Qendrore, nuk
janë tipike për trevat e shtrirjes së ilirëve, por ndeshen vetëm në zona
të kufizuara, të rralla, dëshmon kundër teorisë së ardhjes së ilirëve
në Ballkan nga veriu. Gjurmët e kulturave të Evropës Qendrore, që
ndeshen në Iliri, janë rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e të
lëvizjes së artizanëve të punimit të metaleve.

Similar topics
» Ilirët (Me Gjersisht )
» Zhvillimi i bujqësisë, i blegtorisë, i zejtarisë dhe i këmbimeve Tek Ilirët
» Historia e shqiptarëve, nga ilirët e lashtë, në epokën e islamit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi