Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Ilirët (Me Gjersisht ) User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Ilirët (Me Gjersisht ) User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ilirët (Me Gjersisht )

Shko poshtë

Ilirët (Me Gjersisht ) Empty Ilirët (Me Gjersisht )

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 23, 2011 5:47 pm

Ilirët (Me Gjersisht )

Ilirët kanë qenë një popull i lashtë dhe paraardhësit të popullit shqiptar. Të dhënat historike dhe arkeologjike pohojnë se ilirët ishin trashgimtarët e vetëm të pellazgëve (populli i parë që banoi Ballkanin.)
Në lashtësi u krijuan marrdhënie mes fiseve ilire dhe grekëve. Në vitin 342 p.e.r. Demosteni u përpoq të bënte për vete ilirët në luftë kundër Maqedonasve. Në qindvjeçarin e II dhe III p.e.r. fisi ilir i ardianëve krijuan një mbretëri me qendër Shkodrën. Pas pushtimeve romake në fillim të qv.III mbretëria ilire u kufizua me gjysmën e saj veriore.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilirët (Me Gjersisht ) Empty Re: Ilirët (Me Gjersisht )

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 23, 2011 5:47 pm

Vendndodhja

Sipas Herodotit trojet e ilirëve shtriheshin në shek e 5 p.e.r nga Adriatiku në Morava në lindje dhe përkatësisht deri Etsch në perëndim.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilirët (Me Gjersisht ) Empty Re: Ilirët (Me Gjersisht )

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 23, 2011 5:47 pm

Fiset ilire

Albanët ARDEI në Itali:
Arbërit ATINTAN JAPIGI
Ardianët AUTARIAT KONI
Atintanët
Dalmatët ANDICIETI MESSAPI
Dardanët BREUCI PEUCE e DAUN
Dasaretët KARN KALABRI
Desidiatët
Dokleatët
Dorsejtë
Enkelejtë CERAUN
Eordejtë DAORS
Epiriotët DESIDIATI
Japigët
Japodët DITIONES
Kaonët DOKLEAT
Labeatët ILIRI
Istrët MAED
Liburnët MAEZAE
Mesapët NORIK
Molosët PLEREI
Paionët SEGESTAN
Partinët VARDI.
Pirustët
Penestët
Taulantët
Thesprotët
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilirët (Me Gjersisht ) Empty Re: Ilirët (Me Gjersisht )

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 23, 2011 5:47 pm

Riforcimi i Mbreterise Ilire (251-230 p.e.s)


Perkrenare Ilire, Shek VI P.E.S. Bronz i derdhur, Lartesia: 25.2cm, Gjeresia: 23.5cm
Ne mesin e shek. III p.e.s ne krye te mbreterise Ilire dolen Ardianet. Aristokracia skllavopronare ardiane, e cila kishte krijuar nje organizim te mire ushtarak, ne vitin 251 p.e.s mori ne dore pushtetin dhe perfaqesuesi i saj u be Pleurati. Keshtu, ne fuqi erdhi dinastia ardiane, qe sundoi për me tepër se 80 vjet, me kryeqytet Shkodren. Ne lufte me keltet, ardianet arriten t'i debonin ata pertej lumit Narona, kurse ne jug arriten te rrezonin mbreterite e vjetra te enkelejve e te taulanteve, duke e shtrire pushtetin e tyre ne tere Ilirine e Jugut.
Pas vdekjes se Peluratit ne vitin 250 p.e.s erdhi ne fron Agroni, i biri i tij, i cili sundoi për 20 vjet. Gjate sundimit te Agronit shteti ilir beri hapa te medhenj perpara ne fushen ekonomike, politike dhe ushtarake. U krijua nje ushtri e forte dhe nje flote e fuqishme, u forcua pushteti qendror ne dem te autonomise lokale: U rivendosen kufinjte e meparshem qe nga Vjosa deri ne Narona, me perjashtim te tri kolonive bregdetare: Dyrrahu, Apolonise dhe Ises. Mbreteria Ilire u be nje shtet i forte dhe nje fuqi detare. Lundrimi ne Adriatik u fut nen kontrollin e flotes Ilire.
Me vdekjen e Agronit ne krye te shteti erdhi gruaje e tij Teuta, e cila nuk ndryshoi politiken e jashtme te shteti ilir. Duke mbajtur aleancen me Maqedonine, Teuta ne vitin 230 para eres se re nisi kunder Epirit ushtrine dhe floten Ilire. Ekspedita perfundoi me sukses dhe Republika e Epirit hyri ne varesine e Mbreterise Ilire.
Ne vitin 229 para eres se re Teuta iu drejtua qyteteve bregdetare. Meqenese Dyrrahu dhe Isa rezistuan, flota ilire nen komanden e Dhimiter Farit iu drejtua Korkyre dhe pasi shpartalloi floten greke, e pushtoi ate. Keto fitore e bene Mbreterine Ilire nje nga fuqite me te medha te pellgut te Mesdheut
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilirët (Me Gjersisht ) Empty Re: Ilirët (Me Gjersisht )

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 23, 2011 5:48 pm

Lufta e Pare Iliro-Romake (229-228 p.e.s)


Lufterat Iliro-Romake ne Art: pikture murale ne muzeun e Krujes
Rritja e fuqizimi i Mbreterise Ilire vuri ne shqetesim jo vetem shtetet e Greqise por dhe Republiken e Romes, e cila synonte te sundonte ne detin Adriatik. Ne vjështë te vitit 229 para eres se re Roma filloi luften kunder Mbreterise Ilire.
Fati i luftes me Romen nuk u percaktua aq nga veprimet luftarake sesa nga dobesite e brendshme te shtetit Ilir. Qytetet e medha si Dyrrahu, Apolonia dhe Isa te cilat perbanin mbështëtjen kryesore te mbrojtjes u bashkuan me romaket. Njeri nga komandatet e Teutes Dhimiter Fari tradhetoi dhe ia dorezoi armikut floten Ilire dhe ishullin e Korkyres. Ne keto kushte Teuta u detyrua te nenshkruante paqen me Romen.
Kushtet e paqes se vitit 228 para eres se re qene te renda për Mbreterine Ilire. Teuta detyrohej t'u paguante romakeve nje takse, te hiqte dore nga pjesa me e madhe e Ilirise dhe te mos lundronte ne jug te Lisit me me shume se dy anije. Keshtu Mbreteria Ilire u reduktua ne nje shtet te vogel ne veri te Lisit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilirët (Me Gjersisht ) Empty Re: Ilirët (Me Gjersisht )

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 23, 2011 5:48 pm

Lufta e Dyte Iliro-Romake (219-219 p.e.s)
Pas nenshkrimit te paqes u duk sikur ne Iliri qe vendosur plotesisht sundimi Romak. Por ngjarjet tregojne se as iliret, as fqinjet e tyre maqedonet nuk u pajtuan me gjendjen e krijuar. Ne vitet qe pasuan, Dhimiter Fari u be mekembes i Mbreterise Ilire ne vend te Teutes e cila ishte larguar nga froni. Dhimiter Fari e shtriu pushtetin e tij mbi gjithe Mbreterine Ilire dhe ndermori nje politike te pavarur nga Roma; ai lidhi aleance me Maqedonine, mekembi ushtrine, ndertoi nje flote te fuqishme dhe u be nje kundershtar i ri për Romen.
Roma nuk mund ta lejonte kete fuqizim te ri te Mbreterise Ilire dhe me 219 para eres se re i shpalli lufte. Edhe kete radhe iliret vuanin nga perçarjet e brendshme. Nje pjese e aristokracise skllavopronare me ne krye Skerdilaidin, kaloi ne anen e romakeve. Me 218 para eres se re pas dy betejave shume te ashpra, njera ne Dimal (midis Fierit e Beratit) dhe te tjera ne ishullin e Farit (Dalmacine Jugore), Dhimiter Fari u mund dhe u largua për ne Maqedoni. Ne keto kushte Roma e cila kishte shqetesimet e saj te brendshme lidhi me te shpejte nje marreveshje me Skerdilaidin i cili u be sundimtar i shtetit Ilir dhe detyrohej ti paguante Romes disa taksa.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilirët (Me Gjersisht ) Empty Re: Ilirët (Me Gjersisht )

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 23, 2011 5:48 pm

Lufta e Trete Iliro Romake (170-167 p.e.s)


luftetare ilire sipas artit antik
Pas luftes qe perfundoi me fitoren e Romes, ndikimi i saj mbi shtetin Ilir erdhi duke u rritur. Kjo beri qe forcat antiromake ne Iliri te zgjeroheshin. Pleurati (i biri i Skerdilaidit), me gjithe perpjekjet qe beri, nuk qe ne gjendje te çlirohej nga vartesia e Romes.
Hipja ne fron e Gentit me 181 p.e.s shenon nje etape te re për shtetin Ilir. Ai u perpoq shume për forcimin ekonomik e politik te shtetit ilir. Ai synoi te vendoste nje sistem monetar te perbashket për gjithe mbreterine. Nder masat qe mori, perqendroi pushtetin ne duart e tij, forcoi ushtrine dhe floten, lidhi miqesi me shtetet fqinje dhe me Maqedonine, kundershtaren e re te Romes ne Ballkan. Me fillimin e luftes ndermjet Romes e Maqedonise ne vitin 171 para eres se re iliret u rreshtuan ne aleancen tripaleshe antiromake iliro-maqedono-epirote.
Flota Ilire filloi veprimet luftarake ne det po nuk arriti dot te pengonte romaket te cilet ne vitin 168 para eres se re zbarkuan me ushtri te shumta ne brigjet e Ilirise. Romaket i perqendruan ushtrite e tyre ne Genus (Shkumbin) e prej andej pushtuan qendrat e rendesishme gjate rruges dhe u gjenden para mureve te Shkodres. Ne vend qe forcat ilire te qendronin brenda mureve te qytetit, Genti e nxorri ushtrine e vet nga keshtjella dhe i sulmoi romaket ne fushe te hapur, pikerisht aty ku kerkonte armiku. Ndeshja perfundoi me thyerjen e plote te ushtrise ilire. Genti u dorezua rob me gjithe familjen dhe u dergua si rob ne Rome. (Varri i tij ndodhet ne Umbio, Gubio).


Mburoje dhe kallcike kembesh bronzi Ilire. Origjinali gjendet ne Muzeumin e Tiranes. Afersisht 50 cm ne diameter. Rreth vitit 400 P.E.S.
Pas fitores mbi Shkodren, romaket iu drejtuan Maqedonise e cila gjithashtu pesoi disfate. Nje vit me vone me 167 para eres se re romaket pushtuan dhe Epirin.
Pas mbarimit te Luftes se Trete Iliro-Romake, Iliria e Jugut u copetua dhe u shkaterrua ekonomikisht, qytetet dhe fshatrat u plackiten dhe u rrenuan. Për Iliret dhe Epirotet filloi nje periudhe e gjate e sundimit romak e cila vazhdoi dhe për me tepër se pese shekuj e gjysem.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilirët (Me Gjersisht ) Empty Re: Ilirët (Me Gjersisht )

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 23, 2011 5:48 pm

Gjendja ekonomike-shoqërore dhe administrimi i Ilirëve në shek. I-III
Shteti romak si gjatë luftërave, ashtu edhe pas mbarimit të tyre u mor me organizimin administrativ të viseve të pushtuara, të cilin e kreu në disa etapa dhe me ndryshime sipas koniunkturave që krijoheshin herë pas here dhe në pajtim me mundësitë që kishte vetë shteti romak. Qëllimi kryesor i organizimit administrativ të Ilirisë, ka qenë përforcimi i pushtetit romak, me anë të të cilit do të kalohej në një administrim e shfrytëzim më racional e sistematik të provincave ilire. Kjo ka ndodhur në periudhën e fundit të Republikës së Romës dhe në mënyrë të veçantë me krijimin e perandorisë. Këtij qëllimi i shërbyen masa të tilla si konfiskimi i tokave dhe ndryshimet në pronësinë tokësore, shndërrimi i disa qyteteve në koloni romake dhe ngulimet e një popullsie italike e orientale, zhvillimi i teknikës dhe i prodhimit, shfrytëzimi i minierave dhe ndërtimi e rindërtimi i rrugëve dhe në përgjithësi situata e rëndë që iu imponua ilirëve, veçanërisht duke filluar nga shek. I e.sonë.
Bashkë me këtë politikë Roma bëri përpjekje të mëdha për asimilimin, “romanizimin” e popullsisë ilire, por pa arritur rezultate të dukshme.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilirët (Me Gjersisht ) Empty Re: Ilirët (Me Gjersisht )

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 23, 2011 5:48 pm

Vendbanimet
Ilirët e kohës së hekurit jetonin në fshatra dhe në vendbanime të fortifikuara. Të parët nuk njihen dhe aq mirë për arsye se nuk janë gjurmuar në mënyrë të mjaftueshme. Në burimet e shkruara ato dokumentohen nga fundi i kësaj periudhe, në fiset më jugore ilire, nëpërmjet Pseudo-Skylaksit, i cili thotë se kaonët, thesprotët dhe molosët banonin në fshatra. Ky njoftim i shkurtër, që me sa duket i referohet një burimi më të hershëm, nuk ndihmon shumë për të krijuar një ide të qartë mbi karakterin e këtyre vendbanimeve.


Illyrian tribes (pre-Roman conquest).
Me sa mund të gjykohet nga të dhënat arkeologjike, vendbanimet fshatare ilire të kësaj kohe formoheshin nga grupe shtëpish të grumbulluara sipas njësive shoqërore që përfaqësonin, d.m.th. mbi bazën e një familjeje të madhe patriarkale ose të një grupi familjesh të tilla, që i përkisnin një vëllazërie. Një mendim të tillë e sugjerojnë, të paktën për vendbanimet respektive të tyre, nekropolet tumulare të Matit, të cilat përbëhen nga grupe të vogla tumash, të vendosura në tarraca, në luadhe e në toka buke gjatë luginës së lumit. Po kjo gjë përsëritet në tumat e Kukësit, ato të pellgut të Korçës, të luginës së Drinos e gjetkë. Edhe vendbanimet fshatare të gjurmuara në luginën e Vjosës japin të njëjtën tablo. Në të gjitha rastet ato paraqiten si vendbanime të vogla e të shpërndara pranë tokave bujqësore. Burimet e shek. V p.e.sonë dëshmojnë se vendbanimet e hapura fshatare të këtij lloji kanë qenë tipike jo vetëm për Ilirinë, por edhe për krahinat fqinje të Maqedonisë në lindje dhe të Akarnanisë e Etolisë në jug. Gjatë kohës së hekurit vazhdojnë të mbijetojnë edhe palafitet si vendbanime të trashëguara nga epokat e mëparshme. Herodoti në “Historitë” e tij përshkruan me shumë hollësi një vendbanim të tillë buzë liqenit Prasaida të Panonisë. Arkeologjikisht ato janë vërtetuar gjithashtu në fshatin Knetë të Kukësit dhe jashtë territorit shqiptar, në Donja-Dolina e Ripaç të Bosnjës dhe në Otok afër Sinjit në Dalmaci. Krahas vendbanimeve fshatare të pambrojtura në kohën e hekurit përhapen gjerësisht vendbanimet e fortifikuara me mure. Të njohura që nga koha e bronzit të vonë, ato evoluojnë dhe bëhen një nga elementet më karakteristike për epokën e hekurit. Në gjuhën e popullit këto vendbanime njihen me emrat qytezë, kala ose gradina. Për Ilirinë e Jugut janë karakteristike qytezat apo kalatë e fortifikuara me mure gurësh. Ato janë të ngritura mbi kodra të mbrojtura dhe me pozitë mbizotëruese e horizont të gjerë shikimi. Kufijtë e vendbanimit i përcaktonin muret rrethuese. Linja e murit ndjek relievin e terrenit duke shfrytëzuar aftësitë mbrojtëse të tij dhe ndërpritet aty ku mbrojtja nuk është e nevojshme. Muret ndërtoheshin me gurë të mëdhenj e mesatarë të palatuar, formuar nga dy këmisha anësore dhe bërthama e mesit që mbushej me gurë të vegjël. Trashësia e tyre luhatet nga 3,10-3,50 m. Mungojnë në këtë sistem të hershëm fortifikimi kullat, kurse portat janë në përgjithësi të vogla. Në ndonjë rast ato janë pajisur me një korridor që ndihmonte mbrojtjen. Lartësia e këtyre mureve, e ruajtur deri në ditët tona arrin 2,50-3 m, por trashësia e tyre tregon se kanë pasur një ngritje të madhe. Megjithatë duhet menduar se mbi këtë nivel, fortifikimi do të ketë qenë plotësuar me gardhe hunjsh. Madhësitë e këtyre vendbanimeve ndryshojnë nga një rast në tjetrin. Më të voglat kanë një shtrirje prej 1-2 ha, kurse të tjera si Gajtani arrinin deri 4-5 ha. Zgjerimet e mëvonshme kanë bërë që brenda mureve rrethuese të përfshihen sipërfaqe më të gjera, siç është rasti i kalasë së Trajanit (Korçë), i kalasë së Lleshanit (Elbasan), i kalasë së Karosit (Himarë), që zënë 15-20 ha. Në këto raste vendbanimet paraqiten me 2-3 e më shumë radhë muresh. Shumë të pakta janë dijet për ndërtimet e brendshme të këtyre vendbanimeve. Gjurmët e ruajtura në sipërfaqe dëshmojnë se për ndërtimin e banesave është përdorur gjerësisht sistemi i tarracave, që përcaktohej nga terreni i thyer i faqeve të kodrave mbi të cilat shtriheshin vendbanimet. Si lëndë për ndërtimin e banesave është përdorur kryesisht druri e shumë më pak guri. Ndryshe nga territori i Ilirisë Jugore, në krahinat lindore ilire ishin vendbanimet e mbrojtura me ledhe, të njohura me emrin “gradina”. Ato ndeshen me shumicë në tokat e banuara nga dardanët, si në rrafshin e Glasinacit e gjetkë. I vetmi vendbanim i këtij lloji në Shqipëri është ai i zbuluar në Shuec të Bilishtit. Gradinat janë të vendosura mbi kodra mbizotëruese. Ledhet mbrojtëse të tyre formoheshin nga masa dheu apo gurësh, që arrinin 7-15 m gjerësi. Sistemi i mbrojtjes plotësohej me sa duket nga një gardh hunjsh, që ngrihej mbi ledhin dhe në disa raste nga një hendek që rrethonte vendbanimin. Vendbanimet e fortifikuara i gjejmë të vendosura në një mjedis të pasur me toka buke e kullota, që formonin bazën e ekonomisë së tyre. Në disa raste, siç tregojnë të dhënat arkeologjike, në to zhvillohej edhe një veprimtari e kufizuar zejtare. Rreth tyre gjendeshin vendbanimet e hapura fshatare, me të cilat formonin së bashku njësi të caktuara ekonomiko-shoqërore. Vendbanimet e mbrojtura me ledhe, të krahinave të brendshme e veriore ilire, janë zakonisht më të vogla se vendbanimet e fortifikuara të Ilirisë Jugore. Në shumicën e rasteve ato gjenden në një mjedis kullotash alpine, si në Glasinac apo në tokat e brendshme dalmate dhe ishin qendra grupesh të vogla fisnore të një popullsie baritore. Në të dyja rastet lindën në këtë kohë edhe kryeqendra të këtyre vendbanimeve, që dallohen nga të tjerat prej madhësisë dhe pozitës gjeografiko-ekonomike qendrore. Si të tilla, me sa duket ato janë edhe qendra të një fisi të madh ose të një bashkimi të gjerë fisnor. Aty nga fundi i kohës së hekurit (shek.VII-V p.e.sonë), disa prej tyre marrin pamjen e qendrave protourbane.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilirët (Me Gjersisht ) Empty Re: Ilirët (Me Gjersisht )

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 23, 2011 5:49 pm

Zhvillimi i bujqësisë, i blegtorisë, i zejtarisë dhe i këmbimeve
Burimet e shkruara dhe ato arkeologjike dëshmojnë se, gjatë kësaj periudhe, ilirët merreshin si dhe më parë kryesisht me bujqësi dhe me blegtori. Bujqësia u zhvillua sidomos në zonat fushore dhe në përgjithësi në krahinat pjellore të vendit. Ilirët kultivonin në këtë kohë të gjitha llojet e drithërave. Jo rastësisht, krahina të veçanta ilire, si Paionia dhe Thesprotia, përmenden që në eposin homerik si vende frytdhënëse dhe pjellore, d.m.th. të përshtatshme për kulturat bujqësore. Hesiodi, shkrimtar grek i shek. VIII-VII p.e.sonë, do ta cilësojë gjithashtu si shumë pjellore fushën e Helopisë, ndërsa sipas historianit grek Hekateut (fundi i shek. VI-V p.e.sonë), në Iliri kishte krahina që prodhonin deri dy herë në vit. Më vonë Skymni, duke përsëritur në vargjet e tij Hekateun, shton se popullsia ilire që banonte në viset e brendshme merrej me lërimin e tokës. Krahas bujqësisë, në Iliri, veçanërisht në zonat bregdetare të saj dhe në krahinat e ulëta kodrinore me klimë të butë, qenë kultivuar dhe rrushi e ulliri. “I ngrohtë dhe frytdhënës ka qenë ky vend, shkruan historiani dhe gjeografi grek Straboni në veprën e tij “Gjeografia” (shek. I e.sonë); ai është plot me ullishta dhe vreshta”, vijon ky autor, përveç disa krahinave të pakta ku toka është fare e ashpër. Që ilirët merreshin me vreshtari, këtë e dëshmojnë farërat e rrushit të zbuluara në disa nga vendbanimet e kohës. Kushtet e përshtatshme tokësore dhe klimatike ndihmuan jo më pak edhe për kultivimin e perimeve, si të bishtajës, të bathës, të bizeles, etj., si dhe të kulturave frutore, si p.sh. të mollës, të dardhës, të qershisë etj., të gjitha këto janë të dëshmuara nga farërat e gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike. Ilirët shfrytëzonin në këtë periudhë edhe bletët, prej të cilave ata siguronin mjaltin dhe dyllin. Sipas Aristotelit, taulantët e përdornin mjaltin edhe për të bërë një lloj pijeje të ngjashme me atë të verës së ëmbël dhe të fortë. Tek ilirët ishte e zhvilluar edhe blegtoria, madje në krahinat e brendshme malore ajo përbënte bazën kryesore të ekonomisë së tyre. Hesiodi duke e cilësuar Helopinë si një fushë shumë pjellore dhe me livadhe të gjera, shton se ajo është e pasur me tufa delesh dhe me qé këmbëharkuar, ndërsa Pindari, do ta vlerësonte, në shek. V p.e.sonë, këtë krahinë si ushqyese të shkëlqyeshme të gjedhit. Hekateu gjithashtu bën fjalë për kullota të pasura të Adrias (krahinë bregdetare e Ilirisë), dhe për bagëtinë e saj me pjellshmëri të lartë. Si te ky autor i hershëm, ashtu dhe tek të tjerët, që përsërisnin më vonë këto njoftime, ato shpesh paraqiten të veshura me hollësira fantastike. Por duke lënë mënjanë teprimet e tyre, këto burime, sidoqoftë, flasin për një blegtori të zhvilluar tek ilirët. Kujdesi që tregonin ilirët për mbarështimin e bagëtisë vihet re edhe nga tregimi i Aristotelit për kriporet e autariatëve dhe ardianëve. Konfliktet e shpeshta midis këtyre dy fiseve për këtë kripore, shprehin shqetësimet e blegtorëve ilirë lidhur me këtë produkt shumë të vlefshëm për jetën e gjësë së gjallë. “Kripa, - thotë Aristoteli, - u duhet atyre për kafshët, të cilave ua japin dy herë në vit, përndryshe shumica u ngordh”. Midis kafshëve shtëpiake më të parapëlqyera ishin qetë, delet, derrat, qentë etj., për të cilat flasin si burimet historike, ashtu edhe vetë materiali kockor i zbuluar dendur në vendbanimet e ndryshme të kësaj periudhe. Ilirët shquheshin edhe si rritës të mirë të kuajve. Këta të fundit ishin të shpejtë në vrapime dhe të qëndrueshëm në punë, siç na thonë burimet e mëvonshme. Krahas blegtorisë, ilirët merreshin edhe me gjueti, megjithëse kjo veprimtari nuk luante ndonjë rol aq të rëndësishëm në jetën ekonomike të tyre. Të përmendur ishin në atë kohë qentë e gjahut të Mollosisë, por akoma më të shquar ata që ruanin kopetë e bagëtive. Këta të fundit sipas burimeve të shkruara, ua kalonin qenve të tjerë për trupin e tyre të lartë dhe guximin e madh në kacafytje me bisha të egra. Skenat e gjuetisë së ilirëve na janë pasqyruar edhe në artin figurativ ilir të kësaj kohe. Për t’u përmendur në këtë drejtim janë ato që zbukurojnë vazot me fund të ngushtë (situlat) prej bronzi të zbuluara në krahinat veriore të Ilirisë. Nga kafshët e egra më tepër çmoheshin derri, dreri etj. Ky i fundit u jepte gjahtarëve ilirë jo vetëm mishin dhe lëkurën, por edhe brirët prej të cilëve ata punonin vegla të ndryshme dhe zbukurime. Të tilla vegla ndeshen shpesh nëpër vendbanimet ilire të periudhës së hekurit. Deti, liqenet si dhe lumenjtë, që e përshkonin Ilirinë në drejtime të ndryshme, u dhanë mundësi banorëve pranë tyre të merreshin që herët edhe me peshkim. Këto burime ujore përmbanin sasi të shumta peshku. Kështu, p.sh. ilirët që jetonin pranë liqenit Prasiada të Peonisë, zinin, sipas Herodotit, shumë peshk. Përparime të dukshme vihen re edhe në metalurgji. Kjo duket si në intensifikimin e nxjerrjes së mineraleve, ashtu dhe në zgjerimin e madh të prodhimit të objekteve metalike. Nëpër vendbanimet dhe në varrezat ilire të kësaj kohe gjejmë sasira të konsiderueshme armësh dhe veglash prej hekuri dhe bronzi, orendi të ndryshme shtëpiake dhe një mori të madhe shumë të larmishme stolish, të cilat tregojnë pa dyshim për një konsum të madh të lëndës së parë minerare, sidomos të bakrit dhe të hekurit, me të cilët ishte i pasur territori i Ilirisë. Në shek. XI-IX p.e.sonë ilirët nuk e zotëronin ende mirë mjeshtërinë e përpunimit të hekurit dhe nuk është aspak e rastit që në varret e kësaj periudhe, objektet prej hekuri janë shfaqje tepër të rralla, ndërsa ato prej bronzi, të cilat në shumë pikëpamje zhvillojnë më tej traditën e kohës së bronzit, janë të shumta. Vetëm në shek. VIII-VII p.e.sonë prodhimi metalurgjik i hekurit arrin zhvillimin e tij të plotë tek ilirët. Ky metal e zëvendëson në një masë të ndjeshme bronzin, në prodhimin e armëve dhe të veglave të punës, të cilat tani bëhen më të forta dhe më me rendiment në punimet e ndryshme bujqësore dhe zejtare. Ky përmirësim i veglave të punës çoi për pasojë edhe në zgjerimin e mëtejshëm të prodhimit të shoqërisë ilire të kësaj kohe. Sendet metalike të kësaj faze të zhvilluar të epokës së hekurit, tregojnë se sa përpara kishte shkuar teknika e punimit të tij. Për këtë dëshmojnë format e bukura dhe nganjëherë shumë të përsosura të armëve dhe sidomos të stolive, të cilat nënkuptojnë dhe procese pune mjaft të ndërlikuara, si edhe vetë zbukurimi i pasur gjeometrik i këtyre objekteve të punuara me mjeshtëri dhe me një radhitje simetrike të motiveve. Kjo pasqyrohet më në fund edhe në vetë trajtimin plastik të figurave prej bronzi në trajta njerëzish, kafshësh e zogjsh. Përpunimi i metaleve ishte përqendruar kryesisht në qendrat metalurgjike të Ilirisë. Të tilla ishin në vendin tonë, p.sh. zona e Mirditës dhe e Matit, ku janë përcaktuar edhe vendet e shkrirjes së bakrit, si zona e Kukësit, ajo e Korçës, e njohur për punimin e metaleve që në kohën e bakrit dhe të bronzit etj. Prania e qendrave të ndryshme për punimin e metaleve në Iliri duket edhe në vetë karakterin e diferencuar tipologjik të prodhimeve të këtyre qendrave. Në to prodhohej jo vetëm për të plotësuar nevojat e brendshme të fisit ose të një krahine më të madhe, por edhe për t’u përdorur si mall këmbimi. Përparime të dukshme vihen re në këtë kohë edhe në poçeri, e cila qëndron nga pikëpamja e teknikës, e formave dhe e trajtimit të dekorit të saj, më lart se poçeria e epokës pararendëse të bronzit. Duke filluar nga shek.VI p.e.sonë, mbase edhe pak më parë, në krahinat jugore të Ilirisë, kalohet gradualisht nga punimi me dorë të lirë i enëve prej balte, në prodhimin e tyre me çark. Prodhimet e para i kemi nga vendbanimi i Trenit (shek.VII). Një pjesë e madhe e poçerisë vendore të kohës arkaike e zbuluar në varrezat tumulare të Kuçit të Zi të Korçës, del e punuar me çark. Një dukuri e tillë vihet re edhe në zonën e Matit e të Kukësit. Futja e teknikës së re në prodhimin e enëve, bëri që poçeria të shndërrohet në një degë të veçantë zejtarie, me të cilën merreshin mjeshtra të specializuar në këtë fushë të prodhimit. Zhvillimi i madh i degëve të ndryshme të prodhimit bujqësor dhe zejtar, bëri që të zgjeroheshin në këtë kohë edhe më tepër marrëdhëniet ekonomike ndërfisnore, si edhe midis popullsisë ilire dhe atyre të vendeve fqinje ose më të largëta. Në këtë drejtim ndihmoi shumë dhe pozita e favorshme gjeografike e territorit të Ilirisë, e ndodhur midis botës mesdhetare dhe Evropës Qendrore, si edhe rrugët e tij të hapura të komunikimit natyror, tokësor dhe detar. Këto marrëdhënie pasqyrohen qartë në prodhimet e ndryshme të zejtarisë greke apo në imitacionet lokale të modeleve të tyre, në stolitë e tipave italikë ose në qelibarin me prejardhje nga Baltiku. Nga ana tjetër, stolitë dhe armët tipike ilire që gjenden në Traki, Maqedoni, Itali ose në Greqi janë dëshmi tjetër e gjallë e këtyre lidhjeve reciproke tregtare që ekzistonin midis ilirëve dhe vendeve të tjera përreth. Një zhvillim të madh morën veçanërisht shkëmbimet tradicionale me Greqinë sidomos pas shek. VIII p.e.sonë, me themelimin e kolonive helene në brigjet e Ilirisë. Shtrirja e territorit të Ilirisë gjatë brigjeve të Adriatikut dhe të Jonit krijonte mundësinë për një hov të madh të lundrimit. Në fillim të epokës së hekurit ilirët përshkonin me anijet e tyre të shpejta ujërat e këtyre deteve duke kaluar deri në brigjet perëndimore të Greqisë dhe në ato jugore të Italisë. Disa prej fiseve ilire, si mesapët dhe japigët, u vendosën përgjithmonë në brigjet e Italisë së Jugut. Shumë aktivë në këtë veprimtari të hershme lundruese u treguan sidomos liburnët, të cilët themeluan edhe vendbanime të veçanta në ishullin e Korkyrës, si dhe në brigjet e Gadishullit Apenin.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilirët (Me Gjersisht ) Empty Re: Ilirët (Me Gjersisht )

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 23, 2011 5:49 pm

Lindja e pronës private dhe diferencimi shoqëror
Përparimet që u bënë në degët e ndryshme të ekonomisë gjatë epokës së hekurit sollën ndryshime edhe në vetë strukturën e shoqërisë ilire. Baza e këtyre ndryshimeve u bë prona private, e cila filloi të shfaqet tek fiset ekonomikisht më të zhvilluara, në fillim në blegtori e zejtari e më pas edhe mbi tokën. Hesiodi, duke folur për kopetë e mëdha në Helopi, shënon se ato ishin pronë e njerëzve të veçantë. Karakteri dhe shkalla e zhvillimit të zejtarisë dëshmon gjithashtu për praninë në këtë fushë të pronësisë private. Dukurinë e pronësisë për tokën e kemi të dëshmuar më vonë dhe duket se ajo ndjek një rrugë më të ngadaltë. Zakoni i ndarjes së tokës çdo tetë vjet, që na kumtohet nga Straboni për dalmatët, është një dëshmi që tregon se zotërimi periodik i saj ishte një hallkë e ndërmjetme në procesin e formimit të pronës private. Forcat kryesore të prodhimit të shoqërisë ilire në këtë kohë ishin bujqit dhe blegtorët e lirë, anëtarë të thjeshtë të fisit. Këtyre u shtohet edhe një shtresë e re, më e kufizuar, ajo e zejtarëve. Nga ana tjetër, nga masa e gjerë e popullsisë, fillon të veçohet si një shtresë më vete aristokracia fisnore, e cila, duke u shkëputur nga prodhimi dhe nëpërmjet përvetësimit të pasurisë së përbashkët, vihet në një pozitë të privilegjuar derisa bëhet dalëngadalë zotëruese e pronave të mëdha tokësore dhe blegtorale. Ajo gradualisht mënjanon organet demokratike të fisit dhe uzurpon pushtetin. Nga burimet e shkruara më të hershme, siç është eposi homerik, shihet se në disa nga fiset ilire ekzistonte, tanimë, diferencimi shoqëror, të paktën në shekujt VIII-VII p.e.re kur u krijuan “Iliada” e “Odisea”. Duke folur për pjesëmarrjen e ilirëve paionë në luftën e Trojës kundër ahejve, Homeri i barazon prijësit e tyre ushtarakë, që vinin nga “Paionia pjellore” me prijësit e ahejve dhe të trojanëve. Kjo pa dyshim flet për një gjendje sociale pak a shumë të ngjashme me atë të fiseve fqinje të Greqisë. Në një vend të poemës “Odisea” flitet për Feidonin, prijësin me origjinë fisnike të thesprotëve, i cili pasi strehoi dhe mirëpriti në pallatin e vet Odisenë, gjatë kthimit për në atdhe, përgatiti një nga anijet e tij të shpejta për ta dërguar atë në Itakë. Sipas këtij tregimi mitik, Feidoni përfaqëson këtu njërin nga krerët që jetonte në një nga pallatet më të pasura të thesprotëve. Këta kishin anijet e veta e njerëz që u shërbenin. Shumë kuptimplotë në këtë drejtim është dhe një tregim i Herodotit, sipas të cilit, Klistheni, kur ftoi në Sikione (rreth vitit 570 p.e.sonë) të gjithë burrat që do ta ndienin veten të denjë për të pasur për grua të bijën e tij Agaristën, midis atyre që u paraqitën tek tirani qe edhe një farë Alkoni nga Molosia. Sipas këtij tregimi, ky molosas duhet të ketë qenë nga një familje princore ose shumë e pasur, që të pretendonte për të lidhur krushqi me një skllavopronar të madh të Greqisë së asaj kohe, siç ishte Klistheni. Të dhënat arkeologjike nga varrezat tumulare të luginës së Drinos, pellgut të Korçës dhe Ohrit (Trebenisht), zonës qendrore ilire të Glasinacit etj., dëshmojnë gjithashtu se në shek. VIII-V p.e.sonë, diferencimi shoqëror në gjirin e shoqërisë ilire ishte bërë mjaft i theksuar dhe kishte prekur edhe krahinat e thella të Ilirisë Qendrore e Veriore. Në këto varreza ndeshen, krahas varreve me inventar të varfër, edhe varre ku të vdekurin e shoqëronin armë të kushtueshme, sende luksi prej ari e argjendi dhe objekte të tjera të importuara nga viset përreth, që i takonin shtresës së pasur të aristokracisë fisnore.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilirët (Me Gjersisht ) Empty Re: Ilirët (Me Gjersisht )

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 23, 2011 5:49 pm

Federatat fisnore
Zhvillimi i pronës private, që çoi në thellimin e diferencimit social, u bë burim konfliktesh në shoqërinë ilire të shek. VIII-V p.e.sonë. Në këtë kohë morën përpjesëtime të mëdha luftërat ndërfisnore dhe inkursionet plaçkitëse për det e tokë, që arrinin deri në Greqi dhe në brigjet e përtejme të Adriatikut. Të tillë kanë qenë inkursioni i enkelejve për plaçkitjen e thesarit të Delfit ose ato të detarëve liburnë, të cilët me anijet e tyre të lehta dhe të shpejta zotëruan për një kohë brigjet e Adriatikut, që nga Korfuzi deri në brigjet italike. Gjendja e krijuar nga këto luftëra dhe inkursione, që i sillnin aristokracisë fisnore ilire të ardhura të mëdha, gjen shprehjen e vet në veprimtarinë e gjerë të ndërtimit të vendbanimeve të fortifikuara dhe në zhvillimin e armatimeve, sidomos të armëve të reja, siç ishin shpatat, hanxharët dhe heshtat prej hekuri që janë gjetje të rëndomta në varret e luftëtarëve ilirë dhe të mburojave të paionëve, të përkrenareve e frerëve të kuajve që përbënin pajisjet e veçanta të aristokracisë luftarake. Në procesin e këtyre konflikteve, fiset e vogla ilire filluan të lidhen dhe të formojnë gjatë veprimeve të tyre të përbashkëta në luftërat agresive ose mbrojtëse, aty nga fundi i shek.VII p.e.sonë, federatat e para. Një federatë e tillë ishte ajo e taulantëve, që nën mbretin Galaur dhe më pas, gjatë shek. VII-VI p.e.sonë invadoi disa herë Maqedoninë duke i shkaktuar asaj dëme të rënda dhe sakrifica të mëdha në njerëz. Gjatë shek. VI-V p.e.sonë federata të tilla formuan edhe disa fise të tjera, si molosët, thesprotët, kaonët, parauejtë, orestët, lynkestët, paionët, dardanët etj. Në krye të federatës qëndronte mbreti, i cili në burimet quhet basileus. Në disa raste si tek kaonët e thesprotët vendin e tij e zinte një njeri i zgjedhur çdo vit nga gjiri i fisit sundues të federatës. Në burimet e fundit të shek.V vihet re se funksioni i basileut nuk i takonte më prijësit më të aftë ushtarak, por ishte bërë i trashëgueshëm dhe pushteti e autoriteti i tij ishte rritur mjaft si brenda fisit e lidhjes fisnore, ashtu dhe jashtë tij. Në bazë të këtij fuqizimi të prijësve ushtarakë dhe të basilejve qëndronte gjithnjë pasuria që vinte duke u shtuar përherë e më shumë në sajë të luftërave. Ata vinin nga shtresa e pasuruar e shoqërisë fisnore ilire, e cila dallohej nga pjesa tjetër e popullsisë së thjeshtë. Ajo e konsideronte si një gjë të turpshme të merrej me punimin e tokës, me mbarështimin e bagëtisë, me prodhimin zejtar etj. Në këto punë ishin të angazhuar vetëm prodhuesit e vegjël, masa e gjerë e fshatarëve të lirë ose gjysmë të lirë. Zanati më i nderuar për ta ishin lufta, gjuetia, garat sportive etj., skenat e të cilave na janë transmetuar përmes gjuhës së gjallë artistike në objektet e bronzta të zbuluara në krahinat veriore ilire apo në kallcat e Glasinacit. Në gjysmën e dytë të shek. V p.e.sonë disa nga federatat ilire kishin arritur një stad mjaft të përparuar në zhvillimin e tyre politik. Taulantët, fiset ilire, fqinje të Maqedonisë dhe ato më jugore: kaonët, thesprotët e molosët merrnin pjesë në ngjarje të tilla politike të historisë së botës së Mesdheut siç ishte lufta e Peloponezit. Taulantët ndërhyjnë me këtë rast në luftën civile që shpërtheu në Epidamn në vitin 436 p.e.sonë. Në këtë luftë ata morën nën mbrojtje oligarkët e dëbuar nga demosi i qytetit dhe qenë një nga ato forca që në aleancë me Athinën, kundër lidhjes së Peloponezit, ndihmuan aristokracinë epidamnase të rikthehet në pushtet. Kjo ngjarje shënoi një kthesë të rëndësishme në historinë e kësaj kolonie greke, sepse fatet e saj do të lidhen paskësaj gjithnjë e më shumë me botën ilire. Dy njoftime të tjera kanë të bëjnë me ngjarjet e vitit 423. I pari bën fjalë për kaonët, thesprotët, molosët dhe disa fise të tjera më të vogla fqinje të molosëve, që marrin pjesë nga ana e lakedemonëve në fushatën për të nënshtruar Akarnaninë dhe për ta shkëputur atë nga aleanca me Athinën, fushatë që përfundoi pa sukses. Njoftimi i dytë lidhet me luftën që zhvilluan ilirët e krahinave juglindore kundër maqedonëve. Fisi ilir i lynkestëve ishte prej kohësh në konflikt me sundimtarët maqedonë, të cilët synonin ta nënshtronin. Gjatë luftës greko-persiane mbreti maqedon i ndihmuar nga persët kishte mundur t’u impononte lynkestëve sovranitetin e tij. Në kushtet e reja të luftës së Peloponezit, kur shteti maqedon ishte ende i pakonsoliduar dhe sundimtari i tij Perdika II përplasej sa në njërën anë në tjetrën, duke u lidhur herë me Athinën e herë me Spartën, mbreti i lynkestëve, Arrabeu, shfrytëzoi këtë situatë për t’u shkëputur nga varësia maqedone. Në përpjekjet e tij për të rivendosur gjendjen e mëparshme, Perdika kërkoi ndihmën e aleatit të vet, komandantit të forcave lakedemone, Brasidës, të cilit i kishte besuar luftën kundër Athinës në teatrin halkidik të veprimeve ushtarake. Një ekspeditë e fuqishme e përbërë nga forcat e Perdikës dhe të Brasidës provoi të thyente Arrabeun me anën e bisedimeve dhe të bëhej aleat i lakedemonëve. Por përpjekjet dështuan dhe bashkë me to dështoi edhe ekspedita kundër lynkestëve. Në kundërshtim me vullnetin e Perdikës, Brasida nuk guxoi të sulmonte dhe vendosi t’i tërhiqte forcat. Pak kohë më vonë Perdika e bindi përsëri Brasidën për një fushatë të re kundër lynkestëve; forcat maqedone e ato lakedemone të përbëra prej 3 000 hoplitësh, 1 000 kalorësish dhe një numër barbarësh sulmuan Arrabeun. Por këtë radhë lynkestët kishin siguruar ndihmën e vëllezërve të tyre ilirë. Forcat e bashkuara të ilirëve dhe lynkestëve e shpartalluan veçmas mbretin maqedon dhe e detyruan të largohej në pështjellim të plotë, duke braktisur aleatin e tij. Kështu Brasida u gjend i rrethuar keq dhe vetëm me përpjekje të mëdha mundi t’i shpëtojë forcat e veta nga asgjësimi i plotë. Kjo luftë ndryshoi krejt drejtimin që kishin marrë ngjarjet në frontin halkidik. “I detyruar nga rrethanat e rënda,- shkruan Tukididi, - Perdika u përpoq të hynte sa më parë në marrëveshje me athinasit dhe t’i hiqte qafe peloponezasit”. Duke i përshkruar këto ngjarje të shek. V, Tukididi na ka lënë edhe një shënim me mjaft interes për vlerësimin e jetës social-politike të ilirëve. Prej fjalimit, që sipas tij Brasida u mbajti ushtarëve të tij para tërheqjes, ne mësojmë se shoqëria ilire ruan ende në fundin e shek.V mbeturina të theksuara të rendit fisnor. Por midis njoftimeve të autorëve që bëjnë fjalë vetëm për inkursionet e ilirëve dhe atyre të Tukididit, që i përmend ata si një forcë aktive, pjesëmarrëse në ngjarjet më të rëndësishme të kohës, ku luajti ndonjëherë një rol jo pa rëndësi, ka një ndryshim të dukshëm. E re në njoftimet e Tukididit është se lufta e federatave ilire si në rastin e ndërhyrjes në luftën civile të Epidamnit, ashtu dhe në luftën kundër maqedonëve dhe aleatëve të tyre peloponezas, nuk kishte më karakterin e një inkursioni grabitqar, por synime politike të caktuara dhe kjo nënkupton një stad mjaft të avancuar të organizimit të tyre politik qoftë edhe në kuadrin e një federate fisnore. I gjithë ky zhvillim social-politik, që vihet re, veçanërisht tek fiset ilire të jugut në fund të shek.V p.e.sonë, pasqyron qartë një shoqëri, që jetonte etapën e fundit të organizimit fisnor, atë kalimtare për në rendin skllavopronar. Mbi bazën e kësaj shoqërie do të lindin në fundin e shek. V - fillimin e shek. IV p.e.sonë formacionet e para shtetërore ilire.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilirët (Me Gjersisht ) Empty Re: Ilirët (Me Gjersisht )

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 23, 2011 5:49 pm

Kultura ilire

Njësia dhe veçantitë kulturore lokale
Kultura ilire u formua me tiparet e saj karakteristike që e dallojnë nga kulturat e popujve fqinjë në periudhën e zhvilluar të epokës së hekurit. Ajo ishte një kulturë autoktone që u krijua në truallin historik të ilirëve, në procesin e formimit të vetë etnosit ilir, mbi bazën e zhvillimit të brendshëm social-ekonomik të shoqërisë ilire dhe pa dyshim edhe të marrëdhënieve me popujt fqinjë. Tiparet themelore të saj janë shprehur në arritjet më të rëndësishme të ilirëve në fushën e zhvillimit të tyre ekonomik e shoqëror, në mënyrën e të jetuarit dhe të kuptuarit të botës që i rrethonte, në mënyrën e të pasqyruarit të kësaj bote në artin e botëkuptimin e tyre. Krahas tipareve themelore të përbashkëta të kësaj kulture, që janë karakteristike për gjithë truallin ilir, vihen re edhe veçanti lokale. Në kushtet e një territori të gjerë, me larmi të theksuara fiziko-gjeografike, siç ishte pjesa perëndimore e Gadishullit të Ballkanit, me lidhje fqinjësie e marrëdhënie me krahina që i karakterizonte një zhvillim i ndryshëm social-kulturor, sidomos i theksuar midis veriut të prapambetur qendërevropian dhe jugut më të përparuar egjeo-mesdhetar, këto ndryshime lokale në kulturë janë po aq të kuptueshme sa edhe zhvillimi jo i njëjtë social-ekonomik që njohën ilirët e kësaj kohe. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë për ndryshime lokale edhe në aspekte të veçanta të jetës dhe të krijimtarisë së ilirëve, ndryshime të cilat janë thjesht të karakterit etnografik. Sipas të dhënave arkeologjike, në truallin ilir dallohen në epokën e hekurit disa grupe kulturore: grupi jonik ose epirot, që përfshin krahinën e banuar nga kaonët, thesprotët, molosët dhe fiset e tjera më të vogla të viseve më jugore; grupi adriatik-jugor ose taulanto-ardian, që shtrihet në gjithë ultësirën bregdetare nga Vjosa në Naretva dhe që banohej nga këto dy fise të mëdha si dhe fise të tjera më të vogla rreth tyre; grupi devollit ose dasaret në krahinën juglindore të Shqipërisë me qendër pellgun e Korçës; grupi pelagon në Maqedoninë Perëndimore dhe ai paion në atë lindore, grupi i Matit ose pirust, që përfshin krahinat e brendshme të Shqipërisë Verilindore (Mat, Dibër Kukës) dhe ai dardan në Kosovë; grupi i Glasinacit me qendër rrafshnaltën me të njëjtin emër në lindje të Sarajevës dhe rreth saj, që i përgjigjet krahinës së banuar nga autariatët; grupi dalmatin, që përfshin krahinën midis lumenjve Naretva e Krka; grupi japod në territorin e sotëm të Likës dhe grupi verior-adriatik ose liburn, që shtrihej në territorin midis lumenjve Krka e Zrmanje. Çdo njeri nga këto grupe kulturore i përgjigjet kryesisht territoreve të banuara nga fiset ose bashkimet e mëdha fisnore ilire. Sa më të afërta gjeografikisht ishin këto grupe, aq më të mëdha ishin ngjashmëritë kulturore midis tyre. Kështu, p.sh., grupi japod paraqet mjaft paralele me atë fqinjë liburn. Në Ilirinë Qendrore grupi i Matit lidhet aq ngushtë me atë të Glasinacit dhe atë dardan saqë inkuadrohen me një kompleks të gjerë kulturor Mat-Glasinac; ndërsa në Ilirinë e Jugut grupi devollit afron në shumë aspekte me atë pelagon dhe epirot. Këto ndryshime dhe ngjashmëri lokale, që burojnë nga baza e përbashkët etnike, kushtet herë të përafërta e herë të ndryshme të zhvillimit social-ekonomik dhe marrëdhëniet ndërkrahinore, shkrihen në tërësinë e bashkësisë kulturore ilire, të cilën e vërejmë si në gjuhë, ashtu dhe në kulturën materiale (vendbanimet, veglat e punës, armët, qeramikën, stolitë etj.) e atë shpirtërore (artin e botëkuptimin) të saj, pa kërkuar një unitet të plotë për këtë shkallë të zhvillimit të ilirëve. Veçoritë lokale etnografike në kulturë, ashtu sikurse dhe ato dialektore në gjuhë, nuk cenojnë unitetin e kulturës ilire dhe të bartësve të saj, ato janë shprehje e larmisë dhe e ndryshimeve brenda së njëjtës kulturë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilirët (Me Gjersisht ) Empty Re: Ilirët (Me Gjersisht )

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 23, 2011 5:50 pm

Gjuha
Ilirët flisnin një gjuhë që dallohej nga gjuhët e popujve të tjerë të kohës së lashtë të Ballkanit. Ajo ishte një gjuhë e veçantë indoevropiane, që kishte lidhje afërie ku më të largët e ku më të afërt me gjuhë të tjera të gadishullit dhe jashtë tij. Janë konstatuar elemente të përbashkëta sidomos me trakishten. Lidhur me vendin e ilirishtes në mes të gjuhëve indoevropiane është diskutuar mjaft dhe janë dhënë mendime të ndryshme. Një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore për origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Sintezën më të plotë, të shoqëruar me vështrimin kritik të mendimeve për origjinën e gjuhës shqipe, e ka dhënë gjuhëtari i shquar prof. Eqrem Çabej, i cili ka sjellë dhe argumentet e tij shkencore, në mbështetje të tezës ilire. Disa nga argumentet e parashtruara prej tij janë këto: Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar popullsi ilire; nga ana tjetër, në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera në trojet e sotme; një pjesë e elementeve gjuhësore: emra vendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato janë zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, d.m.th. kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse; marrëdhëniet e shqipes me greqishten e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe është zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit; të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm. Nga të gjitha këto argumente, del si përfundim se teza e origjinës ilire të gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore. Nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nuk është gjetur gjë e shkruar dhe është menduar se nuk ka qenë e shkruar. Dëshmohet e shkruar mesapishtja e Italisë Jugore, që është mbajtur e mbahet përgjithësisht si një degë e ilirishtes, në njëfarë mase si një dialekt i saj i zhvilluar më tej në kushtet e një veçimi prej disa shekujsh nga trungu i saj gjuhësor kryesor. Prej saj kemi rreth 2 000 mbishkrime të shkruara në një alfabet grek (dorik) me disa ndryshime për të riprodhuar disa tinguj të posaçëm të gjuhës së tyre. Një mbishkrim i Kalasë së Dalmaces afër Pukës, që për dekada të tëra qe mbajtur si i vetmi mbishkrim ilir, u provua nga gjuhësia e re shqiptare se nuk ishte tjetër veçse një mbishkrim greqisht i shek. VI-VII. Nëse do të kurorëzohen me sukses përpjekjet që po bëhen për leximin e një mbishkrimi të Muzeut të Shkodrës me prejardhje nga Dobraçi, shkruar me një alfabet të panjohur dhe të një mbishkrimi të gjetur në Bugojë të Bosnjës Perëndimore, mund të sillen të dhëna të reja e të hapen perspektiva. Zbulimet e mëtejshme arkeologjike mund të japin ndonjë tekst ilir të shkruar me alfabet të veçantë ose me alfabet grek a latin. Gjuhët greke dhe latine që hynë më parë në Iliri si gjuhë kulture, tregtare ose si gjuhë zyrtare administrative, nuk u bënë kurrë gjuhë të të gjithë popullit, i cili vazhdoi të ruajë në jetën e tij të përditshme të folmen amtare. Njoftimi i historianit grek të shek. II p.e.sonë, Polibit, për bisedimet e mbretit Gent me delegatët maqedonas përmes përkthyesit që njihte ilirishten, dëshmon se kjo gjuhë u praktikua edhe si gjuhë zyrtare deri në fund të jetës së pavarur politike të ilirëve. Nga gjuha e ilirëve kanë mbetur disa materiale, por që nuk janë të mjaftueshme: elemente leksikore shumë të pakta të së folmes së përditshme përbërë nga disa glosa ilire, dhe sidomos një numër i madh (rreth 1 000) emrash të përveçëm, emra personash, perëndish, fisesh, vendesh dhe disa emra lumenjsh e malesh. Fjalët ilire i kemi në formën që na janë dhënë prej autorëve grekë e latinë, jo në formën autentike të tyre. Ndër ato fjalë mund të përmenden rhinos = mjegull, sabaia = birrë meli etj. Emrat e përveçëm ilirë që na janë transmetuar në burimet e shkruara antike (autorë grekë e latinë, mbishkrime greke e latine, monedha të territorit ilir) përbëjnë materialin kryesor që kemi prej ilirishtes së Ballkanit. Ato lejojnë që të nxirren disa elemente të fjalëformimit emëror të ilirishtes e ndonjë tipar fonetik i saj, ndonjë element i leksikut të saj dhe material krahasimi me gjuhët e tjera indoevropiane, po nuk japin mundësi të njihen gramatika dhe leksiku i saj. Studiues të ndryshëm kanë përcaktuar si ilire edhe një numër fjalësh të ndeshura në gjuhët e tjera të lashta ose në gjuhët e sotme të Evropës, duke i marrë ato si huazime nga ilirishtja ose si të trashëguara prej saj. Shumica e tyre janë të diskutueshme, po disa kanë gjasa vërtetësie. Ndër to përmendim: lat. mannus = kalë i vogël, krhs. shqipen maz/mëz; gr. balios = i bardhë, me pulla të bardha, krhs. shqipen balë; gr. kalibe = kasollë; disa fjalë pararomane etj. Material më të pasur jep mesapishtja e Italisë Jugore. Prej saj kanë ardhur një numër mbishkrimesh zakonisht të shkurtra e shpesh fragmentare të shek. VI-I p.e.sonë, që japin edhe fjalë, trajta e ndonjë frazë, përveç emrave të përveçëm që përmenden në to, por që janë kuptuar dhe shpjeguar deri më sot në një masë të vogël. Kemi disa glosa si brendon = bri, bilia = bilë, bijë etj., dhe shumë emra të përveçëm njerëzish, fisesh e vendesh. Janë vënë re gjithashtu edhe bashkëpërkime të rëndësishme midis mesapishtes dhe shqipes në sistemin fonetik dhe gramatikor, si p.sh. reflektimi i |o|-së së shkurtër indoevropiane në |a|, evolucioni ?|-m|>|-n| i mbaresës së rasës kallëzore njëjës të emrave në të dyja këto gjuhë etj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilirët (Me Gjersisht ) Empty Re: Ilirët (Me Gjersisht )

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 23, 2011 5:50 pm

Arti dhe botëkuptimi
Arti ilir në periudhën e hershme të hekurit karakterizohet me stilin e tij dekorativ të theksuar të epokës së bronzit, por lulëzimin e arrin në fillim të epokës së plotë të hekurit, d.m.th. rreth shek. VIII-VII p.e.sonë në kushtet e zhvillimit të mëtejshëm ekonomiko-shoqëror të ilirëve. Kjo vihet re qartë sidomos në grupin e kulturës së Devollit, në atë të Mat-Glasinacit etj. Ky stil zbukurimi, i aplikuar jo vetëm në objektet e veçanta metalike, kryesisht prej bronzi dhe në qeramikë, por edhe në materialet që nuk i rezistuan kohës si në dru, kockë etj., përfaqësohet nga një gamë e pasur figurash gjeometrike, si rrathë të veçantë e bashkëqendrorë, rombe e trekëndësha me fusha të zbrazura ose të mbushura me vija paralele etj., të kompozuara me një fantazi të zhvilluar dhe në një sistem rigorozisht simetrik. Ky stil do të jetojë në të gjitha periudhat e veçanta të zhvillimit dhe të dobësimit të tij, deri në fund të periudhës së hershme të hekurit, duke përbërë kështu bazën kryesore dhe më të qëndrueshme të koncepteve estetike të ilirëve në përgjithësi. Arti figurativ në Iliri u zhvillua më vonë; atë e shohim të përfaqësuar në figura njerëzish dhe kafshësh të trajtuara skematikisht ose në mënyrë të stilizuar si dhe në objekte të tjera, si art dekorativ i ndërthurur me motive gjeometrike. Nga shek.VI p.e.sonë tek fiset e Ilirisë së Veriut nën ndikimin e fuqishëm të kulturave mesdhetare dhe në kornizën e lidhjeve të shumëfishta të popullsive përreth Adriatikut Verior, lindi një art i pasur figurativ, shprehjen më të lartë të të cilit e gjejmë tek situlat liburne e tek urnat japode. Në një stil të pjekur arkaik të kohës janë paraqitur në këto monumente pamje nga jeta e përditshme e ilirëve, në mënyrë të veçantë e shtresave të pasura të shoqërisë së tyre, midis të cilave skena argëtimesh, siç është rasti i një valleje grash lidhur dorë për dore, apo i një procesioni funeral, ku përcjellja është dhënë nëpërmjet një vargu të gjatë kurorash luftarake dhe kalorësish që marrin pjesë në ceremoninë solemne. Në raste të tjera paraqiten skena luftimesh, gjuetie, mundjeje etj. Këto manifestime artistike, megjithëse të ndikuara nga pikëpamja e stilit dhe e karakterit tregimtar të ornamentit prej artit arkaik grek dhe ai etniko-italik përsa i përket paraqitjes së figurave, motiveve reale dhe përmbajtjes së tregimit, kanë mjaft elemente vendëse, që tregojnë për natyrën vendore të prodhimit të shumë prej tyre. Në këtë drejtim përveç vlerave artistike, këto monumente përbëjnë edhe një burim historik të dorës së parë për njohjen e jetës dhe të koncepteve të shoqërisë ilire në shek. VI-V p.e.sonë. Përsa u përket besimeve të ilirëve të epokës së hekurit, ato nuk ndryshonin prej atyre të epokës së bronzit. Një rol të madh vazhdon të luajë kulti i tokës mëmë i lidhur me pjellorinë e saj dhe me zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi. Shumë e përhapur tek ilirët ishte heliolatria (adhurimi i diellit). Gjurmët e shumta të saj shprehen përmes motiveve të ndryshme, që zbukuronin objektet e veçanta dhe që në mënyrë grafike simbolizonin diellin. Të tilla ishin, p.sh.: rrathët bashkëqendrorë, svastikat, spiralja etj. Ky kult diellor tek ilirët shprehej dhe përmes varëseve të ndryshme në formë kali, kaprolli, zogu etj. Një kult tjetër shumë i zhvilluar tek ilirët, sidomos tek ata të krahinave jugore, ishte dhe gjarpri si simbol i pjellorisë si totem, si qenie mbrojtëse nga syri i keq (apotropeike) etj. Vendosja e varreve në tuma përreth një varri më të hershëm të pasur dhe qendror, si dhe shoqërimi i të vdekurit në varr me objekte të ndryshme, tregon se tek ilirët e periudhës së hershme të hekurit ishte i zhvilluar dhe kulti i të parëve, si edhe besimi mbi jetën e përtej varrit. Ilirët besonin edhe në ekzistencën e fuqive mistike, që rronin midis tyre dhe u shkaktonin njerëzve sëmundjet dhe fatkeqësitë e tjera shoqërore. Për t’i larguar këto të këqija, ilirët sajuan forma të ndryshme varësesh (amuleta), me karakter apotropeik etj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilirët (Me Gjersisht ) Empty Re: Ilirët (Me Gjersisht )

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi