Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare

Shko poshtë

Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare  Empty Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare

Mesazh nga SerGio Sat Apr 02, 2011 7:06 am

Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij Shqiptare

Historiografia greke e hershme por dhe e tashme , sidomos pas clirimit
te Greqise nga Shqiptaret me 1821 dhe pas formulimit te projektit
famekeq antishqiptar te ' Megali Idhese ' me 1844 me autor Joanis
Kolettis , ka botuar mijra libra , revista dhe gazeta per ti imponuar
opinionit ballkanik dhe atij europian se Shqiptaret nuk jane vazhdues te
linjes Pellazgo-ilire se kapedanet ushtarake te lashtesise jane greke
dhe jo shqiptare , se kudo qe ka sinjale te kishes greke , pak histori
greke dhe ndonje varr grek aty eshte toke greke !
Hapur fare duke mohuar apo shtremberuar faktet historike , kohet e
fundit kur aerodromit te Shkupit ju vu emri i Aleksanderit te madh ,
'megafonet ' grekofone e grekofile , ngriten zerin ne kupen e qiellit se
Aleksanderi i Madh eshte grek . Urtesia popullore thote : ' po te mos
kishte genjeshtra shume kredi e shume myshterinj , askush nuk do te
genjente ' . Greket ne genjeshtrat e tyre kane patur mydhterinj jo vetem
ne hapesiren ballkanike por dhe ate europiane dhe me e cuditshme eshte
se keto genjeshtra gelltiten nga politikane e intelektuale shqiptare pse
jo dhe nga nje pjese e komunitetit shqiptar. Fakti qe greqizmi eshte
ulur kembekryq ne cdo fushe te aktivitetit shteteror e shoqeror shqiptar
por sidomos ne shkencat historike-gjuhesore , te pakten qe prej 150
vjetesh , verteton shqetesimin me vend te rilindasve tane ku nder te
tjera citojne :
' Fqinjet tane jane cmirezinj ndaj faktit qe ekzistojne , ata kerkojne
te na grabisin mendimin e ekzistences sone kombetare . Le te mendojme e
punojme per vete se jemi te gjithe shqiptare dhe duhet te formojme nje
shqiperi te madhe '. Cmenduria greke , historiane apo politikane qe
sipas Kushtetutes se tyre jane nje me kishen ortodokse , ka harritur te
kundershtoje jo vetem studjues nderkombetare te lashtesise por dhe te
kohes moderne si G.Kordhatis apo M.Saqellarios , se gjithcka shqiptare
qe nga lashtesia nuk eshte vecse greke . Per kete cmenduri po citojme
ish K/Ministrin grek te viteve 1980 Kostandin Karamanlis i cili eshte
shprehur : ' Greqia eshte nje azil i madh te cmendurish ' . Qe te mos
largohemi nga tema , greket vazhdojne te kerkojne privatizimin e
figurave si Aleksandri i Madh , Pirro i Epirit , GJ.K.Skenderbeun ,
ashtu sic nuk kane turp tu mesojne ne shkollat e tyre femijeve se kufiri
verior i Greqise eshte ne lumin Shkumbin ( kryqi i Cac Janullatosit ne
Krrabe ) , se Tirana eshte qytet Grek , se ne jug te Shqiperise banojne
greke qe paskan harruar greqishten !! , se gjuha shqipe nuk eshte gjuhe e
zotit etj . perralla si keto . Po cfare thone studjues te vendit dhe te
huaj per perkatesine shqiptare te Aleksandrit te Madh dhe lidhjet e
gjakut me Pirron e Epirit dhe GJ.K.Skenderbeun :
1) Vincenc Dross (1823-1888),rilindas arberesh,me 1847
shkruan se ' Te famshmit Ali P. Tepelena , Mehmet Aliu , Ibrahim Pasha ,
me gjak shqiptar , heronj klasike te luftrave te pasme te Turqise mund
te meritojne denjesisht nje vend prane te lashteve ............
Aleksandrit Pirros , Skenderbeut ... ' 2) Jeronim De Rada (1814-1903) ,
vigan i Rilindjes arberesh , me 1864
shkruan : ' Populli Epirot i Aleksanderit te Madh dhe i Pirros '
3) Petro Veshi (Boci) (1778-1821) enciklopedist dhe poet i thur nje
poeme A . P . Tepelenes ku e radhit pas Aleksandrit te Madh , Pirros ,
Admetit (sovranit molos te shek . V p.e.s
4) Lajosh Taloc (1834-1916) shkencetar hungarez shprehet : ' Nuk
egziston popull tjeter ne ballkan as si i Greqise se Re , qe te mund te
ndjeke historine e fisit te vet , ashtu me rend kronologjik , qysh prej
koheve me te lashta gjer ne ditet tona , sikurse populli shqiptar ' .
5) Rose Wilder Lane , shkrimtare e studjuese amerikane e njohur ne
gjithe boten ne vitin 1920 ka vizituar Shqiperine e veriut , ka shkruar
librin ' Majat e Shales ' perkthyer nga Avni Spahiu nder te tjera
shpjegon se : ' Aleksandri i Madh ishte nga Mati ( nga babai ) dhe kur u
rrit shkoi ne Maqedoni . Ne bisede e siper me nje malesor me
shkrimtaren Lane , per figuren e Aleksandrit te Madh , rendit brezat
paraardhes te tij : Karana , Cenua , Trimi , Perdika , Argua , Filipi ,
Ajeropi i cili u be dhe mbreti Dare i Maqedonise dhe kishte keto
pinjolle : Alqeti leka , Arminti , Perdika i dyte , Arqelloja i dyte ,
Oresti , Leka i dyte , Filipi i dyte dhe Leka i Madh ( i biri Filipit
dhe Olimbise )
qe njihet me emrin Aleksandri i Madh i Maqedonise ' .
[/b]
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare  Empty Re: Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare

Mesazh nga SerGio Sat Apr 02, 2011 7:07 am

Kur Ahmet Zogu ishte president i R.Shqiperise ( me 31 janar 1925
dhoma e deputeteve e zgjodhi ate presidentin e pare me nje mandat 7
vjecar ne moshen 32 vjecare ) monedhen shqiptare e quajti LEK per nder
te Aleksandrit te madh , ne faqet e lekut shqiptar pasqyrohej figura e
Aleksandrit , Pirros , Herkulit , dhe e stergjyshit te tyre Akilit qe
jetoi 900 vjet perpara tyre . Por ky materializim i linjes
pellazgo-ilire-shqiptare nga A.Zogu e pati jeten e shkurter sepse ne
vitin 1950 komunistet shqiptare me Hoxhen ne krye , me urdher te
fqinjeve greko-serb i hoqi nga qarkullimi keto monedha dhe sot e kesaj
dite nuk i shkon ndermend askujt ti riktheje ne monedhat tona figurat e
legjendareve te lashtesise si duket mos zemerohen dhe rrudhin turinjte
greket , per me teper kur ne krye te Akademise se Shkencave shqiptare ,
ish sekretari personal i ' fortlumturise ' guvernatorit grek te
Shqiperise dhe uzurpatori i KOAKSH Anastas Janullatos .
Greket thone se qyteterimi e kultura 5000 vjecare e Kretes eshte huazuar
nga Greqia se legjendari Akili eshte grek se deri ne paralelin 42 (mbi
qytetin e Pukes ) , eshte toke greke por per cudi brenda ketij
'territori grek' Kot nuk paska thene K.Karamanlis se Greqia eshte azil i
madh te cmendurish . Greket thone se kete vit do te kene gorrica shume ,
se na hahen neve .
6) Rafaele Volsterani (1434-1516) pohon per Skenderbeun : Ishte nje
burre i cili a pike dyshimi qe nje pasardhes i denje i Pirros
7) Jirzh Bartold Pontani (1550-1616) shprehet : ' I ati i Skenderbeut
Gjon Kastrioti , ka qene princ i shkelqyer i Epirit dhe i Arberit , e ka
zanafillen nga fisi bujar e mbreteror i Mbretit te Epirit Pirros dhe
eshte zot i shume qyteteve te Epirit dhe te krahinave te tjera '.
8) Jani Vreto (1822-1900) rilindas thekson : ' Admeti epiras dhe Pirro
kusheri i Aleksandrit te madh , trim i palodhur ' (1884) . Sepse nena e
Aleksandrit ishte Olimbia epirote ishte motra e Aleksander Molosit i
cili ishte babai i Pirros , pra Pirro dhe Aleksandri ishin kusherinj te
pare , djale halle dhe djale daje .
9) Pjerr Ronsar poeti me i madh francez i shek . XVI ka botuar Sonetin e
tij te famshem per Skenderbeun , e ka zbuluar Faik Konica , kur nder te
tjera thuhej per idhjen e gjakut te legjendarit Akil nga Tesalia e
Camerise , me sterniperit e tij Leka i Madh , Pirro i Epirit dhe
GJ.K.Skenderbeun shkruan : ' Epiri s'permendet vetem per kuajt e famshem
te fitimtareve ne garat e medha te Olimpit por eshte djepi i Heronjve ,
i kreshnikve pasardhes qe trashegojne gjakun trimeror te Akilit ' .
Keshtu vertetohet se dhe lojrat olimpike e kane zanafillen nga pellazget
, madje studjues amerikane shprehen se fillesa e lojrave Olimpike e ka
fillesen 1700 vjen p.e.s. dhe jo sic pretendojne Vokotopull (eshat)
greke qe edhe Shqiperia e Jugut u fanitet si 'Vorio Epir ' dhe se lojrat
Olimpike kane origjine greke , apo kur helenizojne kryeqendren pellazge
te parahenoreve Dodonen qe ndodhet ne zemer te tokes shqiptare te
Camerise . Dodona ishte nje qender pellazge parahelenike shume me e
vjeter se gjuha , perendite dhe mitologjia greke , si e tille ajo u njoh
ne gjithe boten e lashte dhe kete realitet objektiv e kane pranuar dhe
autoret helene me te mocem : Homeri (shek IX p.e.s pasi e cileson
Zotin:' Zeus i larte pellazg i Dodones ' dhe i quan pellazget ' Hyjnore '
, i ve ne goje keto fjale kryefatosit te luftes se Trojes , Akilit kur
ky lutet per Patroklin : ' O Zeus mbret i Dodones e pellazg qe banon
larg , qe kujdesesh per Dodonen dimerkeqe , kur perreth jane Selet ....'
Per Dodonen Pellazgjike flasin autoret : Hesiodi (shek.VIII p.e.s) ,
Tukididi (shek V p.e.s ) , Efori (shek IV p.e.s ) , Pseudo-Skymi (shek I
p.e.s ) Hygini (shek I p.e.s ) etj , te cilet gjithashtu pranojne se
themelimi i Dodones daton ne fillimet e tremijevjecarit p.e.s .
Mbare lashtesia greko-romake , sikunder faktohet prej nje lume autoresh
si : Diodori , Pluterku ,Aurel , Viktori etj c' faqnin bindje te plote
pa asnje hije dyshimi per lidhjen stergjyshore te Akilit legjendar me
Pirron , duke shkulur keshtu nga rrenjet te ashtequajturen ' grekeri '
te fatosit homerik ' ( Dhimiter Pilike , tek ' Pellazget ' Origjina jone
e mohuar , f 307 ) Po ketu perkatesine etnike epirote pellazge te
vendlindjes se Akilit Tesalise , e vertetojne ne menyre te
drejtperdrejte dhe pa ekuivok autoret e lashtesise : Homeri , Herodoti ,
Apolodori etj ( bazuar tek Eratosteni ) Filostrati deshmon se :
porosite mbi menyren e Zhvillimit te kremtimeve teselose ( vendlindja e
Akilit ) per nder te Akilit , niseshin posacerisht nga Dodona pellazge .
Eshte pranuar boterisht se Akili adhurohej si perendi dhe ne gjuhen e
vendit thirrej Aspet , qe e shqiperuar : a = asht dhe spet = i shpejte
dhe per kete Homeri i jep mbi 60 rreshta kreshnikut pellazg ( tek iliada
) . Kete binom Akil-Aspet ne Epir e perdornin dhe ne asnje vend tjeter ,
e dokumentojne dijetaret e lashtesise : Aristoteli , Pluterku ,
Ptolemeu etj . Per devotshmerine e Akilit ndaj zotit pellazg Dodonas .
na e sakteson me gojen e heroit vete Homeri : ' O Zeus Dodonas e pellazg
qe banon larg dhe kujdesesh per Dodonen dimerkeqe ....
Rreth 30 km ne jug-lindje te Apolonise , ngrihej qyteti Bylis i themeluar sipas Stefen Bizantinit , prej djalit te Akilit ,
Per lidhjen pellazgo-iliro-shqiptare flasin vargjet e poetit tone te
Rilindjes N.Frasheri :' Bote qe kur eshte zene Shqiperia gjalle ka qene
pellazg i thonin me pare, me se fundi shqipetare gjuha qe flisnin
perendite ate flisnin pellazgjite , ate kane shqiptaret se e kishin dhe
te paret' .
Mbi falsitetin e fakteve historike te grekeve per periudhen nga
lashtesia deri tani , vec autoreve te lashtesise , permendim dhe
shkencetarin italian G. Bakolini i cili shprehet : ' une kurre nuk kam
arritur te marr vesh perse italianet nuk kane arritur te kuptojne
kontributin e madh qe qyteterimi estrusk i ka dhene qyteterimit tone
perendimor . Ne vazhdojme te besojme ne mesimet se greket dhe romaket
jane popujt te cileve u detyrohet qyteterimi yne perendimor e gjithe kjo
eshte teper e ekzagjeruar dhe e bazuar ne falsifikime historike ' . Per
perkatesine e Pirros kusheririt te pare se Lekes se Madh , flasin
historianet e lashtesise dhe epokes sone si : Pompe Trogu Justini (shek I
p.e.s ) , Dion Kasi (shek I-II ) , Ciceroni (shek I p.e.s )
Edhe perkrenarja e Skenderbeut eshte pjelle besnike e helmetes se Pirros
, gjurmen e dokeve Dodinase parahelenase , eshte lakmuar nga aiakasi
Leka i Madh per te cilen flet nje monedhe maqedonase me profilin e
Aleksandrit , monedhe qe qarkulloi gjate sundimit te Lisinakut 326-281
p.e.s. Madje kete perkrenare e ka mbajtur edhe Filipi i V i Maqedonise
221-179 (Dh.Pilika tek 'Pellazget' f.99 ) Perkrenaren aiakese brez pas
brezi e ka perdorur dhe Zogu I dhe me te drejte ne vazhdim kete
perkrenare e perdorin dhe forcat ushtarake te Gardes Shteterore te
vendit tone
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare  Empty Re: Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare

Mesazh nga SerGio Sat Apr 02, 2011 7:07 am

10) Elena Gjika - Dora D'iatria (1829-1888)

dijetare e njohur europiane me origjine nga Parga e Camerise , kusherira e Gjon Kapodistrias K/Minister i pare i greqise
shprehet : ' Populli shqiptar ka nxjerre ushtare e luftetare qe kane cuditur boten me trimerite e tyre .
11) Naim Frasheri
ne 1894 shkruan : ' Vertet prindit tane kane pasur emer te madh ne
gjithe boten si : Teuta , Pirro , Mehmet Aliu , Kostandini i madh etj '
Pirrua ish nga shqiperia trim qe levdon historia , O fare e trimerise ti
femij e Aleksandrit e trimit te shqiptareve e Pirros e te parit .....
Lidhje gjaku per legjendaret shqiptare prezanton dhe kenga popullore e
fshatit Vuno , kenduar deri vone ' Kush ka qene trim nje here Aleksander
i madh me vlere , pirrua me shoke te tjere , por nga te gjithe me i
zoti ishte Gjergj Kastrioti .....'
Ne vazhden e ' privatizimeve ' te figurave historike greket figuren e
historianit te lashtesise Homerit e trajtojne si figure te paster greke
por , e vertete kjo ? Eshte trasheguar brez pas brezi e dhena se mesuesi
i Homerit ishte burri i dyte i nenes se tij , nga Itaka ku ruhej edhe
sot toponimi ' shkolle e Homerit ' prane disa rrenojash nga hijeroret
pellazge te Artemisit , Athinase , Heres si dhe gjurmesh etruske .
Antroponimi i shpeshte ne Itake ( sic e verteton vete homeri ) haset jo
rastesisht por aq shpesh ne Epir , sidomos tek ainisnet pellazge .
Homeri ka bere pershkrime te imta te jetes materiale dhe shpirterore
rreth bregdetit Epirot nga Zakynthi ne Korkyre dhe vecanerisht te Itakes
tek 'Odiseu ' ne vargjet e kengeve II 167 , IX 21 , XIII 132 , . Po te
ishte i huaj per Itaken Homeri nuk mund te bente pershkrime te tilla ,
gjithashtu Kios , Kolofoni , Argosi , Athina . nuk kane ndonje peshe ne
Iliade dhe ' Odise ' prandaj per keto dy arsye pranohet se Itaka eshte
vendlindja e Homerit . Nena e Homerit ishte Itakase , njerku dhe mesuesi
i tij Femi ishte pellazg ka bere vepra qe i kushtohen se pari botes
pellazge, kultures dhe heronjve te saj . Pra ne rrethana te tilla per
origjinen e Homerit mund te pranohet haptaz se ishte nje pinjoll pellazg
koke e kembe .
Kohet e fundit kane dale disa arkeologe te quajtur ' epirote '
sherbetore te ' Megali Idhese ' qe shpallen me katolike se Papa , dhe
rrahin tju japin athines mesime shovinizmi duke paraqitur Dodonen si jo
pellazgo-epirote . Keta ' dijetare' orvaten te paraqesin Dodonen si
kryeqender helene te kulluar , se bashku me bijte e saj Molose ,
Thesprote , Kaone ,te cilesuar me ' urdher te peshkut ' si greke te
paster . Nje shtremberim i Tille po helmon opinionin boteror me
falsifikime dhe genjeshtra , qe corodisin dhe studiues te virtyshmem dhe
me teper kur zeri i shkences shqiptare mungon krejt ne kete drejtim ,
kjo sepse akademia jone e shkencave nuk mbron interesat tona kombetare ,
por ato greke . Po te kishte qene Dodona vertet Helene , shteti e kisha
apo shovinizmi grek do ta kishin nxjerre ne drite , kur ne fakt ajo sot
dergjet nen dhe , duke deshmuar keshtu se nuk i perket qyteterimit
helen .
12) Sharl Pikar (1882-1965)
ne 1943 ngriti zerin e vet : Dodona e vetmja qender se ciles nuk i eshte kushtuar ende nje germim
13) Pier Kabahe
me 1976 shprehet : Ne te vertete mund te duket e cuditshme qe nje
Hierore kaq e nderuar ne lashtesi , te mbetet ende ne pritje te nje
germimi te madh sistematik ndonese mund ti sjelli c'do vit zbulime te
reja arkeologjike .
Qarqet shoviniste te Athines te bindura se zbulimi i plote i kryeqendres
pellazge nuk do ti sillte asnje perfimim , perkundrazi e braktisen
Dodonen ne fatin e vet , duke mbytur qe ne rrenje dhe sot e kesaj dite
cdo njoftim mbi jeten e saj gjate dymijevjecareve te fundit . periudhe
kur ajo s'kishte pushuar se rrezatuari hpur dhe vijueshem karakterin e
saj jo helen , shprehimisht ' barbar ' , pellazg , ilir , arberor ,
shqiptar .
Megjithate greket jane te detyruar te pranojne nepermjet historiografise
greke te perfaqesuar nga G.Kordhatos dhe M.Saqellarios se :
1- pellazget kane ekzistuar si popull historik qe para ardhjes se heleneve ne ballkan
2- keta nuk kane asnje lidhje gjenetike me helenet
Por Dodona pellazge vazhdon te rroje ne veprat e dijetareve dhe autoreve
te lashtesise qe jane mbi 80 : Aristofani , Ciceroni , Demosteni ,
Eskili , Filokseni , Homeri etj.
Sipas Homerit por dhe historianeve te tjere :
Epiri fillonte prej gjirit te Korintit ne Jug dhe shtrihej tutje matane
Dodone ne Veri (esimoti Helada nuk pipetinte fare ) dhe sipas Herodotit
dhe ataukididit ne shek V p.e.s Helada qe ' mekembur ' dhe perfshinte
trevat nga Termopilet e poshte ne Jug dhe kater shekuj me vone gjeografi
Helen Dionizi i Kalifontit e perjashton Epirin nga Helada
Pra per te gjithe periudhen midis viteve 1200 p.e.s deri ne 200 te eres tone , Epiri i Moloseve , thesproteve , kaoneve etj
jo vetem qe nuk pati qene ndonjehere helen , por aso kohe as qe behej fjale per ta ngaterruar sado pak autoktonine e tij
pra ishte shume e qarte ndarja midis trojeve epirote pellazge dhe atyre helene .
Vlen te theksohet se pa Dodone dhe pellazge nuk do te kishte patur
kurresesi as Zeus as Poseidon , as Artemise as Apolon keshtu me rradhe
hyjnite ' greke ' apo ' romake ' . Keshtu nuk eshte e veshtire te
kuptohet pse qyteterimi Europian ka preferuar edhe kur e ka kuptuar me
se miri te verteten qe te heshte mbi sa me siper . duke vazhduar te
beje sikur ju beson ende perrallave greke . Do te duhej te ndryshohej
krejt historine e qyteterimit te vet , ose te pakten pjesen mbi
gjenetiken e tij dhe kjo s'eshte e lehte , sidomos po te kemi parasysh
sa e vertete qendron ne anen e nje populli te vogel dhe te diskriminuar
mizorisht qe nga lashtesia deri me sot .
14) George Fred Williams
historianograf me 1914 shkruan : '' Po te kthehem ne parahistori para se
rapsodet homerike tu kendonin hyjnive dhe heronjve mitologjike , para
se te shkruhej gjuha greke jetonte jetonte nje popull me emrin pellazget
....
Shqiptaret jane te vetmit qe kane ardhur deri me sot nga kjo rrace e
fuqishme parahistorike . Vetem vitet e fundit eshte percaktuar se
pellazget kane qene iliret e lashte , keta ilire kaluan edhe ne itali me
emrin Toske sic quhen end ne Shqiperi , ndersa ne itali kane mbetur me
emrin si toske , toskane , etruske , Shqipja ka qene gjuha amtare e
Aleksandrit te pushtimeve te medha dhe e Pirros se Epirit , nje prej
gjeneraleve me te medhenj te historise , i cili qelloi te ishte sfida e
fundit e legjioneve te Romes . Eshte tragjedi tej cdo perfytyimi qe kjo
rrace e madhe dhe shume e lashte te katandiset ne kete gjendje , e cila
meriton te quhet skandali i qyteterimit europian . Nuk eshte per tu
cuditur
qe pushtuesi otoman ndalonte cfaredolloj germimesh ne token shqiptare qe
mund ti kujtonin popullit lavdine e tij te dikurshme . C'pasuri e madhe
dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare te hape thesaret e
historise se pellazgeve
Ne vend te epilogut : Ju kujtojme grekeve '' Kur kini borxh , mos
kerkoni kusur '' . Borxh na keni Camerine Dodonase epiqender e
pellazgeve parahenore , katragjyshet e shqiptareve te sotem .
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare  Empty Re: Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare

Mesazh nga SerGio Sat Apr 02, 2011 7:07 am

Aleksandri III, (356-323 p.e.s), mbreti i Maqedonisë, pas
pushtimit të Greqisë nga babai i tij, Filipi II, e shndërroi atë në
perandori duke u zgjeruar nga Ballkani në lumin Nil dhe në Himalaje,
duke gjunjëzuar me dhjetëra miliona njerëzish përgjatë rrugës. Ashtu si
Napoleoni, Aleksandri ishte disi i shkurtër, biond dhe një çehre të
kuqërremtë dhe sipas historianëve, ishte një sy të zi si nata dhe një
tjetër blu si qielli. 1. Është stërvitur në filozofi nga Aristoteli. Sa
prej liderëve të historisë pohojnë se kanë pasur tutor një prej
filozofëve më të mëdhenj? Prej të gjithë intelektualëve prestigjiozë të
Akademisë së Athinës, babai i Aleksandrit zgjodhi Aristotelin 384-322
para Krishtit si instruktorin e djalit 13-vjeçar. Aristotelit, i cili
kishte qenë student i Platonit, iu ofrua një shumë e mirë për të lëvizur
në qytetin e Miezas, thellë në Maqedoni. Në tempullin e Nimfit ai mësoi
gjeografi, zoologji, politikë dhe mjekësi.
2. I vuri emrin kalit Bucefalus. Filipi bleu një kalë me emrin Bucefalus
për 13 talenta (1 talent=27 kg ar), por kafsha e inatosur kishte frikë
dhe nga hija e vet. Aleksandri vuri bast me të atin se do të hipte mbi
kalin e rrezikshëm. Ai e ktheu Bucefalusin drejt diellit, në mënyrë që
hija t'i binte prapa dhe u ngjit mbi të. Atëherë babai i tha: "Biri im,
duhet të gjesh një mbretëri po aq të madhe sa ambiciet e tua. Maqedonia
është e vogël për ty". Kali i mbeti besnik deri në vdekje, në Pakistanin
e tanishëm.
3. E mori fronin e babait pa mëshirë. Babai i Aleksandrit u godit me
thikë nga truprojat në vitin 336 para Krishtit, në një banket dasme.
Disa mendojnë se Aleksandri fshihej pas vrasjes, madje detyroi Olimpian
të vrasë beben e Filipit nga gruaja e fundit. Aleksandri shiti si
skllevër 30 mijë banorë.
4. Perfeksionoi stilin ushtarak maqedonas, falangën. I zhvilluar nga
Filipi, falanga ishte një formacion i ngushtë ushtarësh, që me taktikën e
tyre ishin të pathyeshëm.
5. Kaloi ngushticën Hellespont. Pasi solidifikoi sundimin në Maqedoni
dhe Greqi, Aleksandri hodhi vështrimin nga Azia dhe Perandoria Perse, që
drejtohej nga Darius III. Me 60 anije, ai kali Hellespont-in, një
ngushticë që ndan Evropën me Azinë, që tani quhet Dadanelles, në vitin
334 para Krishtit. Kur zbriti në breg, nguli shpatën në rërë dhe i
deklaroi ato toka të tijat. Vizita e parë ishte për turizëm, në Trojë,
pasi mbante nën jastëk Iliadën e Homerit.
6. Zgjidhi nyjën Gordion. Sipas legjendës, Phrygian-ët, që jetonin në
Turqinë qendrore të sotme, ishin thënë nga orakulli të bënin mbret
njeriun e parë që do të shkonte në qytet me një qerre. Siç e donte fati,
ky burrë ishte Gordius, një fshatar i varfër. Pas kurorëzimit, Gordiusi
ia dedikoi qerren Zeusit dhe e lidhi në një shtyllë jashtë tempullit me
lëvore thane që forcohej me kohën. Thuhej që kushdo që zgjidhte nyjën
do të pushtonte Azinë. Aleksandrit nuk e la t'i shpëtonte një mundësi e
tillë, por në pamundësi ta zgjidhte, e preu me shpatë nga inati. Që prej
asaj dite, nyja Gordon është sinonim i një problemi të vështirë që
kërkon një zgjidhje origjinale.
7. Thjesht hyjnor, biri i deklaruar i perëndive. Pasi mundi persianët në
betejën e Isusit, Aleksandri vendosi të hyjë në Egjipt, që ishte nën
sundimin pers prej 200 vitesh. Egjiptianët i urrenin persianët për
taksat e rënda dhe jotelarancën fetare. Ata e vajosën me kënaqësi
Aleksandrin si faraon, duke nxitur një shkëmbim kulturor mes Greqisë dhe
Egjiptit që zgjati 3 qind vjet. Në tempullin e Zeusit në Egjipt,
priftërinjtë i thanë se ishte djali i Zeusit, gjë të cilën pavarësisht
në e besonte apo jo, e përdori për avantazhin e tij.
8. Themeloi Aleksandrinë. Përveç ngritjes së qyteteve, Aleksandri
themeloi 20 të reja, duke i vënë emrin e tij. Më jetëgjata është
Aleksandria në bregun e deltës së Nilit.
9. Mposhti persianët. Prej më pak se një viti në Egjipt, Aleksandri
vendosi të ndjekë perandorin pers, Darius III. Me një ushtri prej 47
mijë forcash përballë 200 mijë ushtarëve të Dariusit, Aleksandri ndau
forcat perse. Dariusi shpëtoi me kalë, por u vra më vonë nga një prej
burrave të tij.
10. E zgjeroi perandorinë në Indi. Vizioni i tij në Azi përfundoi në
pjesën tjetër të Indisë. Duke dashur të pushtojë kontinentin, ai i bindi
ushtarët të marshonin në lindje. Malet i lodhën burrat e tij. Shpejt e
kuptoi se Azia ishte më e madhe nga ç'e kish imagjinuar. Atëherë mblodhi
ushtrinë e tij dhe u kthye, por nga një tjetër rrugë dhe ky ishte
gabimi i Aleksandrit. 15 mijë burra vdiqën nga uria dhe nxehtësia në
shkretëtirën Gedrosan, më shumë nga ç'humbi në betejë. Udhëtimi bëri të
vetën dhe në shëndetin e Aleksandrit. Në një banket në Babiloni, ai piu
shumë dhe u sëmur, me siguri për shkak të malaries. Vdiq disa ditë më
vonë në moshën 33-vjeçare.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare  Empty Re: Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare

Mesazh nga SerGio Sat Apr 02, 2011 7:08 am

Frang Bardhi-"Vendlindja e Lekës është Petrela"

Figurat e shquara të historisë botërore,
Pirroja dhe Aleksandri i Madh i kanë frymëzuar
dhe inkurajuar ndjeshëm shqiptarët në luftërat e tyre
për liri e pavarësi. Duke filluar së paku nga
shek. XV, shqiptarët i kanë konsideruar ata
si paraardhës të denjë të tyre.
Arsyet përse këto figura u bënë kaq popullore dhe
hynë aq thëllë në ndërgjegjen e shqiptarëve
duhen kërkuar në lëvizjen humniste të rilindjes
italiane, në njohjen e historisë dhe kulturës
antike, në leximin nga elita intelektuale
shqiptare e kohës së trashëgimisë antike, të
veprave të autoreve të greko-romakë dhe të
gjithë letërsisë humaniste, me pikësynim njohjen
e rrënjëve të historinë së vendit, të së
kaluarës së tij etj.
Kështu, historiani i ynë i shquar, M. Barleti, që në
titullin e veprës së tij “Historia e
Skënderbeut” e njehson Skënderbeun si
epirotas: “Marin Barleti, shkodran, mbi jetën
dhe veprat e Skënderbeut, princit shumë të
ndritur të epirotasve”. Në dedikimin që Barleti i
bën nipit të Skënderbeut, kastriotasit don
Ferrante, autori shkruan: “Kur mendoj, o
princ i ndritur don Ferrante, gjendjen e
tanishme të Epirit dhe se si kjo gjenje ka qenë dikur,
nuk mund ta shkruaj historinë e saj”. Barleti
e vendos principatën e Kastriotëve në Epir.
“Gjatë kësaj kohe në Epir - shkruan ai -
shquhej ndërmjet mbretërve të vegjël dhe
princërve të tjerë emri fisnik i Gjon Kastiotit për
sundimin e tij si në qytete të tjera e në Krujë
veçanërisht”. Por njëherësh me Pirron Barleti
njeh si pararadhës të shqiptarëve edhe
Aleksandrin e Maqedonisë. Kjo shprehet sidomos
qartë në hyrjen e veprës, kur autori spjegon shkaqet
që e nxisin të shkruajë historinë e
Skënderbeut: “Përkundrazi, gjithë lumturia
dhe lavdia epirote u përplas përdhe nga kulmi
i saj me nam, pothuaj në një çast dhe liria u shemb
e u thërrmua aq sa të mos duket tanimë fare
asnjë gjurmë dhe asnjë shenjë e bujarisë së
stërlashtë. Prandaj sikur të ngjallej ai
Aleksandri i mjerë që i pari bëri të mbahej
në gojë emri i fisit dhe i skeptrit në zverk
të gjithë atyre popujve, sikur të kthehej në
këtë jetë ai mjeshtri i luftërave, Pirroja,
me siguri, nuk do ta njihnin Maqedoninë e tyre, nënën
e kryetrimave, do ta braktisnin vendin që e
patën vatër të lirisë dhe do ta përbuznin si
të zvetënuar.” (M. Barleti, Historia e
Skënderbeut, f. 50).
Barleti pra përdor dy koncepte për Shqipërinë e
kohës së tij, konceptin Epir dhe Maqedoni. Duke
bërë fjalë për rrethimin e dytë të Shkodrës
dhe pushtimin e saj nga turqit (1479) Barleti
shkruan këto fjalë për Maqedoninë. Sulltani
“menjëherë u hodh në Maqedoni që sot në
gjuhën popullore quhet Arbëri, sepse arbërorët
e atij vëndi thuajse të gjithë flasin gjuhën
arbërore”. Në këtë vepër pushtimin e
Shqipërisë Barleti e quan pushitm të
Maqedonisë nisur nga fakti se Shqipëria
kishtë qenë pjesë e saj në kohën e Aleksandrit
të Madh. ”Shkrodra - shkruan Barleti - është qendra
e bregut të Maqedonisë dhe e asaj pjese të
Dalmacisë që e ka afër…”, ndërsa më tej
shkruan se “Shkodra ishte qyteti më i
përmendur dhe kryeqendra e Shëqipërisë.”
Sulmet e para turke mbi tokat shqiptare
Barleti i quan sulme të ndërmarrra ndaj Maqedonisë.
Këtë emërtim për vendin përdor autori kur bën
fjalë për betejën që u zhvillua Savër (afër
Lushnjës) midis turqve dhe Balshës II (1385).
Por krahas emërtimit ”Maqedoni” Barleti
përdor edhe emërtimin “Epir”. “Epiri vdiq -
shkruan ai - bashkë me kryetrimin (Skënderbeun - LM).
(Barleti, vep. cit. f. 51).
Barleti, si të gjithë humanistët e kohës, bazohej
tek autorët e vjetër greko-latinë, si Homeri,
Straboni, Plini, Platoni, Lukani, Katoni,
Cezari. Pra, Barleti përdor për vendin e tij,
Shqipërinë, emërtime antike, të njohura prej
autorëve të vjetër të lartpërmëndur.
Sipas Strabonit, ilirët dhe epirotët ndaheshin me
grekët e vjetër në Akarnani. “Sipas Eforit, -
shkruan vetë Straboni në veprën e tij
“Gjeografia” (libri VII, paragrafi VI) -
fillimi i Greqisë në perëndim është
Akarnania”. Sipas Herodotit, Greqia e vjetër shkonte
deri në grykën e Teropileve. Duke bërë fjalë
për luftën në grykën e e Termopilave Herodoti
njofton se “grekët vunë mbretin Leonidha me
300 spartanë të mbronin grykën e Termopileve,
me qëllim që barabarëve (persëve - LM) t’u
ndalohej hyrja në Greqi. Pra, gryka e Termopileve
shënonte kufirin verior të Greqisë. Sipas
Hamondit, një studiues i shquar anglez,
Straboni ka bërë një dallim të plotë midis
fiseve ilire, fiseve epirote dhe fiseve greke. Vija
ndarëse në jug midis ilirëve dhe epirotëve
ishin malet Akrokeraune (malet e Vetëtimës -
LM), ndërsa vija ndarëse midis epirotëve dhe
grekëve ishtë gjiri i i Ambrakisë (sot gjiri
i Artës - LM ) Ndërsa vija ndarëse midis grekëve
dhe Tesalisë ishte lumi Peneus. Pra, Tesalia nuk
ishtë tokë greke.
Po kështu shkruan edhe Skylaksi, një tjetër autor i
vjetër. Sipas tij, Greqia fillonte nga qyteti
i Ambrakisë. Në veprën e tij ”Peripleus”, ai
shkruan se “pas Thesprotisë vijnë mollosët
dhe pas tyre Ambrakia, një qytet grek”.
Tuqididi dhe Straboni i quajnë fiset epirote jo
popullsi greke.
Historiani i shquar i antikitetit, Teodor
Momsen, i quan epirotët “shqiptarë të
antikitetit”. Në librin e tij “Storia di
Roma” (1903), duke bërë fjalë për Pirron dhe
marrjen e pushtetit nga ana e tij, Momsen shkruan se
”…të gjithë shtrënguan radhët rreth tij,
epirotët, trima, shqiptarët e antikitetit” (i
valorosi epiroti, gli albanesi
dell’antichitá). Nisur nga këta autorë Barleti
e quan Skënderbeun “epirotas” dhe Shqipërinë
herë Epir dhe herë Maqedoni. Madje, ai shkruan “Epiri
ose Maqedonia”, emra këta të përdorur nga
autorët e vjetër për trojet e shqiptarëve të
kohës së tij. “Epirotas” e quajnë Skënderbeun
edhe shumë historianë të tjerë humanistë të
shek. XV - XVI.
Antonius Sabelicus (1436 – 1506) në veprën e tij
“Historia e Venedikut” (Rerum Venetiarum),
duke folur për Skënderbeun e quan atë
“epirotas”, ndërsa zotërimet e tij Epir.
Edhe një autor tjetër, anonim, në një vepër
me karakter panegjerik, kushtuar perandorëve
të Bizantit, të shkruar rreth viteve 1427 -
1446 shkruan se “Epiri banohej nga shqiptarë.”
“Edhe tani - shkruan ky autor - gjithë ai vend (Epiri
- LM) banohet i veçuar, në grupe të vogla dhe
fshatra nga popullsi shqiptaro-ilire”.
Dhimitër Frangu, një bashkëkohës i
Skënderbeut, e quan Epirin pjesë të Shqipërisë.
“Skënderbeu, princi i Epirit -shkruan Frangu - ishte
djali i vogël i zotit Gjon Kastrioti që
zotëronte atë pjesë të Shqipërisë që quhet
Emathia (Mat) dhe Tumenisht” (Demetrio
Frango, Commentario delle cose dei turchi et del S.
Georgio Scanderbeg, principe di Epiro”
Venetia, 1539). Edhe Marin Beçikemi, një
shkrimtar humanist i shek. XV që ka lënë një
përshkrim të rrethimit të parë të Shkodrës
nga turqit (1474), pushtimin e Shqipërisë nga këta në
kohën e Gjon Kastiotit e quan pushtim të
“Epirit”.
Të dhëna interesante për Epirin jepen edhe në
letërkëmbimin midis Skënderbeut dhe sulltan
Mehmetit II, për të cilin bën fjalë Dhimitër
Frangu. Sipas tij, Mehmeti II në këmbim të
paqes pranonte ta quante Skënderbeun “princ
të epirotëve” (Prencipe delli Epirensi). Ndërsa
Skënderbeu në përgjigje të tij i bënte të
ditur se këtë titull e kishte marrë prej
kohësh “për hir të Zotit”. Skënderbeu i
shkruante Mehmetit II edhe për kurorëzimin që
priste ng Papa Piu II si “mbret i Epirit dhe i të
gjithë provincës së Shqipërisë” (Re
dell’Epiro et di tutta la provincia
d’Albania). Burimet historike të nxjerra nga
arkivat e kohës provojnë se edhe veten dhe shqiptarët
e quanin veten epirotas dhe pasardhës të
Pirros dhe të Aleksandrit të Madh të
Maqedonisë. Është e njohur një letër e tij
dërguar më 31 tetor 1460 një princi italian
të Tarentinit Johan Antonius de Ursinis.
“Në qoftë se kronikat tona nuk gënjejnë, ne
quhemi epirotë”. Skënderbeu përmend në letër
si paraardhës të shqiptarëve edhe Pirron e Epirit dhe
luftërat e tij fitimtare në Itali. Besimi se
shqiptarët rridhnin nga Pirroja ishte më se i
përgjithshëm edhe te turqit. Duke bërë fjalë
për qëndresën heroike të shkodranëve në 1478
- 1479, Barleti shkruan këto fjalë të thëna
nga një oficer i lartë turk: “… njeriu në
botë ndjek gjurmët e gjakut e të fisit të
vet, ky është ligj, pra edhe shqiptarët kanë shpirtin
dhe zjarrin e Pirros, sepse prej tij
rrjedhin.”
Kjo letër tregon se në vetëdijën e tyre shqiptarët
e njihnin veten si pasardhës të Pirros dhe
njëherësh të Aleksandrit të Madh të
Maqedonisë. Në “Shqipëri” e vendos Epirin
edhe një bashkëkohës tjetër i Skënderbeut,
Gjon Muzaka. Në kronikën e tij të shkruar në mërgim,
pas pushtimit të vendit, autori shkruan
“l’Epiro in Albania”. Po kështu, edhe
shkrimtari i ynë Frang Bardhi në kapitullin
tretë të fjalorit të tij, kur përshkruan fjalën
“Arbni” shkruan se “ky është emri i saktë i
disa kështellave që i përkasin asaj pjese të
Maqedonisë e cila quhet Epir ose Albani” (Hoc
est propria nomina nonnularum, atque
Castellorum ad eam partem Macedoniae spectantium, quae
Epirus sive Albania dicitur). Duke bërë fjalë
për Shkodrën, autori shkruan se ky qytet
ndodhet në Epir ose ndryshe Shqipëri (Scodra
- vrbs in Epiro, seu Albania).
Si sinonim të Shqipërisë e quan Epirin edhe gjeografi
i shquar i shek. XVI Gerardius Mecator (1512 -
1594). Në atlasin e tij, “Theatrum Orbis”,
autori shkruan: “Epiri, i quajtur ndryshe
Shqipëri” (L’Epiro detto l’Albania). Një
barazim të tillë të “Arbërisë” me Maqedoninë
bën edhe historiani humanist Gjergj Merula në
veprën e tij që bën fjalë për rrethimin e parë
të Shkodrës nga turqit më 1474. Sipas tij sulltani “…
vendosi të sulmonte atë pjesë të Maqedonisë
që gjendet buzë Adriatikut e që sot quhet
Arbëri”. Po ashtu, sipas tij, “Shkodra ishtë
mu në kufi me Dalmacinë dhe Maqedonië”. Më
tej, bazuar tek autorët e vjetër, Merula
shkruan se lumi i Lezhës “ndan Dalmacinë nga
Maqedonia”. Duke bërë fjalë për ardhjen e
ushtrisë së madhe turke, autori shkruan se
tmerri përfshiu jo vetëm krahinën e Shkodrës,
por të gjithë “banorët e bregut të Ilirisë
dhe të Maqedonisë”, pra tërë vendin. Frang
Bardhi e quan gjuhën epirote gjuhë shqipe, të
cilën turqit e quajnë “arnautçe”. (Epirote =
Iarbenesche, Turciche Arnautlar). Po kështu edhe Budi
e quan shqipen gjuhe epirote. Këtë autori e
shpreh qartë që në titullin e veprës “Pasqyrë
e të rrëfyemit” për të cilën thotë se e ka
përkthyer në gjuhën epirote (Speculum
Confessionis, In epiroticum linguam a Pietro
Budi... traslatum. Roma, 1621).
Por, siç u tha, krahas Pirros autorë të ndryshëm
bëjnë referenca të shqiptarëve edhe me Aleksandrin
e Madh. Arsyet duhen kërkuar në faktin se e
ëma e tij ishte Olimpia, një grua jo greke,
por epirote. Një nga statutet e Shkodrës, të
botuara kohët e fundit (Statuti di Scutari),
hapet me një privilegj dhënë Shkodrës nga Aleksandri
i Madh. Barleti e shpjegon emrin e Skënderbeut
nga Aleksandri i Madh i Maqedonisë, pikërisht
nisur nga fakti se shqiptarët e konsideronin
vetën pasardhës të tij.
Frang Bardhi shkruan se Shkodra ishte themeluar prej
Aleksandrit të Madh të Maqedonisë (Scodra
esse conditam ab Alexandro Magno). Bardhi
shkruan se këtë e besonin edhe vetë turqit dhe
pikërisht për këtë arsye edhe e quanin
Skënderia për ta dalluar nga qyteti i
Aleksandrisë në Egjipt, i themeluar nga
Aleksandri i Madh. Mendimi se Shkodra ishte theemluar
nga Aleksandri i Madh qarkullonte në fakt që
në kohë të Barletit. “Tashti pra, shkruan
Barleti - disa të huaj thonë se Shkodra paska
qënë themeluar nga Aleksandri i Madh.” Sipas Barletit,
këtë e besonin të gjithë “… edhe vetë
muhamedanët shkojnë me këtë arsyetim, sepse Shkodrën
në gjuhën e vet e quajnë Skanderi dhe ky
arsyetim, sipas shpjegimit të tyre, është një
me emrin Aleksandri. Barleti vetë nuk e
besonte këtë mendim. Sipas tij, Shkodra ishte
më e vjetër dhe themelimim e saj ai e lidh me të
dhëna të tjera. Pavarësisht nga kjo, edhe Barleti e
shpjegon emrin e Skënderbeut si një emër të
dhënë nga turqit në kujtim të Aleksandrit të
Madh që shqiptarët e konsideronin paraardhës
të fisit të tyre. Kështu, duke bërë fjalë për
ndryshimin e emrave të bijve të Gjon
Kastriotit nga turqit, Barleti shkruan: “Epirotëve,
pasi ua ndërruan emrat e parë, u vunë të tjerë,
të ndryshëm, sipas zakonit të asaj gjindjeje.
Gjergji, qoftë rastësisht, qoftë pse ishte më
i dalluari ndër të tjerët për natyrën e tij,
u quajt Skënder, që është baraz me (emrin)
tonë Aleksandër”. Barleti bën të qartë se
Skënderbeu e mbante Aleksandrin si paraardhës
të shqiptarëve. Kështu, në një rast, duke i
dhënë zemër ushtrarëve të tij, Skënderbeu u
përmend atyre thyerjen e Darit të Persisë “nga
Aleksandri ynë” (Barleti, vep. cit. f. 224). Duke
përshkruar gëzimin e madh të shqiptarëve për
fitoren kundër turqve në rrethimin e parë të
Krujës, Barleti shkruan: “Njerëzve, kur
shikonin atë rini luftarake dhe kur shikonin
atë lule burrash rreth Skënderbeut, nuk u dukej aq
çudi që fuqitë e Muratit ishin thyer prej
arbërve. Me të vërtetë, ishte kthyer përsëri
shkëlqimi i lashtë i Maqedonisë dhe dukej se
kishin ardhur prapë, tamam siç ishin dikur
kohët tanimë të harruara të Aleksandrit dhe
të Pirros.” (Barleti, vep. cit. f. 285). Si paraardhës
të shqiptarëve e njihnin Aleksandrin e Madh
edhe shtetet e tjera të kohës, si Republika
tregare e Raguzës (Dubrovniku). Kur
Skënderbeu me ushtrinë e tij u prit aty nga
autoritetet e vendit (gjatë kalimit të tij
për në mbretërinë e Napolit), në fjalimin e
rastit, të mbajtur nga shkrimtari David, duke
i uruar atij fitore, oratori tha midis të tjerave se
“I lumtur do të shkosh, o princ i pathyeshëm,
më i lumtur do të kthehesh. As Aleksandri yt
epirotas, as ai Pirroja, mbreti rrufe i
epirotasve dhe mjeshtri i luftërave, nuk u kthyen
fitimtarë nga Italia, ashtu siç do të kthehesh në
atdhe i lumtur e fitimtar ti, o mbret i
fuqishëm dhe bujar”. Vetë Skënderbeu, sipas
Barletit, në çastin e vdekjes përmend në
porositë që i lë të birit fjalët që Filipi II
i Maqedonisë i lë të birit të tij Aleksandrit
të Madh. Autorë të tjerë shqiptarë, si Frang
Bardhi, i cituar më lart besonin madje se Aleksandri
i Madh kishte lindur në Petrelë. Autorët e
vjetër njoftonin se Aleksandri kishte lindur
në Pella. Sipas Bardhit, “Pella” nuk ishte
tjetër veçse Petrela. Studiuesi i njohur J.
Falemerajer në veprën e tij “Elementi
shqiptar në Greqi” shkruan se “Maqedonasit e
vjetër, fitimtarët e Athinës e të Babilonisë,
kishin farefisni me shiptaro-epirotas-ilirianët”.
Edhe patrioti i shquar Mërkur Bua pretendonte se
rridhte nga Pirroja dhe maqedonasit. Dihet se
në fund të shek. të kaluar mercenarët
shqiptarë të mbretërisë së Napolit mbanin emrin
“regjimenti i maqedonasve” (reggimento dei macedoni).

Ah! Ktû, Shqyptarë, po, ktû; e m’vorr t’Kastrijotit
Per rreth Flamurit t’onë t’gjith t’bâhmi ‘i vllà,
Edhè t’apim shoshojt besen e Zotit
Se per Atdhé na kem’ m’u orvatë pa dá,
Tue shkrî per te të gjitha ditt e motit:
Se para t’ gjith në vorr na kem’ me u kjá,
Se e lâmë Shqypnín me e shkelë prap themra e huej.
Posë Zotit n’qiellë, s’do t’i sherbejm mâ kuej
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare  Empty Re: Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare

Mesazh nga SerGio Sat Apr 02, 2011 7:09 am

Aleksandri i Greqisë apo i Shqipëtarëve?!


Emri i Aleksandrit të madh ende vazhdon të krijojë trubullira politike
edhe sot këtu e dymijë e dyqind vjet nga vdekja e tij duke bërë që
politikat e vendeve të ndryshme të varen shpeshherë nga lavdia dhe emri i
tij për ta privatizuar.
A ishte grek Aleksandri? Çfarë e lidhte atë me shqiptarët dhe grekët mbretin e Maqedonisë Antike?
Disa pseudo historianë të sotëm të fqinjëve tanë të afërt dhe të largët
pretendojnë që Leka i Madh nuk ka prejardhje shqiptare. Por historianët e
lashtë kanë lënë shënime që tregojnë se Aleksandri i madh ishte i biri i
mbreti të Maqedonisë Filipit II dhe i Olimbisë, një princeshë Ilire e
bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I.
Shumë shkrues të historisë Antike ndër ta babai i historisë greke
Herodoti dhe Tukidi na lajmërojnë se Pellazgjët (shqiptarët) janë popull
para grekëve “proelinioi

FILIPI II

Filipi lindi në vitin 382 p.K., nga një baba maqedon dhe nënën e kishte
ilir e cila quhej Euridike dhe ishte nga fisi ilir i Lynkestisë.
Lynkestët ishin ilirë, këtë na e dëshmojnë studiuesit dhe historianët
antikë si: Livi, Plini, Straboini, Ptolemeu etj.
Ilirët Lynkestë banoni përreth liqenit ët Ohrit dhe kryeqytet kishin
Manastirin e sotëm. Pra, vetë Filipi ishte gjysmë maqedonas dhe gjysëm
ilir. Mbas vdekjes të babait Amynta, Euridikja e dërgon Filipin në Iliri
tek Lynkestët. Dhe më tej në Tebë. Mbas disa vitesh Filipi bëhet mbret i
Maqedonisë më 359 p. K.
Filipi u martua me iliren Olimbi dhe nga kjo martesë do të lindte
Kleopatra, Kynëna dhe Aleksandri, një burrë i fort, një legjendë
Biblike.
Filipi me të hipur në frontin e Maqedonasve nënshtroi fisin e nënës së
tij Lynkestët të cilët kishin udhëhequr politikën e maqedonasve. Më tej
Filipi i drejtoi synimet e tij për të spastruar territoret e Maqedonisë
nga kolonët grekë. Ai shtiri në dorë Selanikun, Thraqin, Skithinë etj.,
duke zhdukur mbi 200 koloni greke.
Demosdenin i cili ishte oratori më i madh grek i quajtur edhe mbrojtësi i
grekëve kundra maqedonasve ka thënë për Filipin mbasi pushtoi të tërë
Greqinë në ligjëratën e tij të titulluar “FILIPIKA e Tretë” thotë:
“Filipi, jo vetëm që nuk është grek, edhe asnjë lidhje nuk ka farefis me
grekërit, por ai është një murtajë e ndyrë e Maqedonisë...”. Ndërsa
Straboni shkruan: “Maqedonasit janë quajtur si paion”. Por nga historia
kemi mësuar se në të vërtetë paionët ishin ilirë.
Pasi Filipi e ndau Olimbinë ajo bashkë me Aleksandrin shkuan për disa
kohë të jetojnë mbretërinë e Lynkestëve. Atëherë Filipi i shpalli luftë
Lynkestëve, por gjatë betejës ai desh u vra. Më tej Filipi kërkoi që
Aleksandri të kthehej në Maqedoni, por Aleksandri këmbëngulës i vuri
kusht që të kthehej edhe nëna e tij Olimbia dhe të respektohej si
mbretëreshë. Fili e pranoi kushtin. Ai për tu afruar me fisin ilir të
Olimbisë kërkoi që vajza e tij Kleopatra të martohej me mbretin e Epirit
vëllanë e Olimbisë. Gjatë dasmës, Aleksandri në bashkëpunim me nënën e
tij dhanë urdhër që Filipi të vritej. Gjatë dasmës një ushtar maqedonas i
afrohej Filipit dhe i ngul thikën në zemër duke e lënë te vdekur në
vend atë. Me ngjitjen e Aleksandërit në frontin e Maqedonasve Olimbia e
vret gruan e re të Filipit bashkë me fëmijët e saj.

OLIMBIA

Gruaja e Filipi dhe nëna e Aleksandri të Madh Olimbia vinte nga visi i
Ilirëve të Epiriotëve. Olimbia ishte stërmbesë e mbretit të Mirmidonëve
Akilit i cili u vra në luftën Trojë. Pra Olimbia ishte e bija e mbretit
të Epirit Neoptolemi I, i cili rridhte nga fisi i Pirro Neoptolemi djali
i Akilit. Pirro Neoptolemi mbas luftës së Trojës u vendos në Toskëri
duke themeluar mbretërinë e Epirit. Pirro Neoptolemi është stërgjyshi i
Pirros së Madh që luftoi deri në Romë në shekullin III përpara Krishtit.
Olimbia dhe Pirrua janë kushurinjë të parë. Emri i vërtetë i Olimbisë
ishte Mirtal, pra edhe kjo një fjalë shqipe e përbërë nga MIR-DAL(në
gjuhën shqipe shpesh herë shkronja T ngatërrohet me D, sikurse S me Z,
etj.). Më vonë Mirtalia u quajt Olimbia. Edhe kjo fjalë rrjedh nga gjuha
shqipe të cilën do ta shpjegojë më poshtë. Olimbia ishte shumë bukur me
flokë të verdha me onde të gjata. Bukurisë së Olimbisë nuk i rezistoi
Filipi i cila la gruan e tij të parë që ishte ilire dhe quhej Audata.
Siç duket bukuria e veçantë, zgjuarsia e Mirtalisë ka bërë që më tej ajo
të thirrej me emrin madhështor Olimbi...
Olimbia është një emër shqiptar që përbëhet nga bashkimi i fjalëve
pellazgje OLI dhe MBI. OLI do të thotë i madh dhe MBI, sipër. Emri
OLIMBI është një emër që tregon madhështi. Lojërat më të mëdha në botë
quhen Lojrat OLIMBIKE, mali më i madh në Greqi quhet Mali i OLIMBIT.
Pra, emri Olimbi ka kuptimin e madhështisë “MBI TË GJITHË”. Dhe vërtetë a
nuk janë Lojrat Olimbike aktiviteti më i madh sportivë në botë?
Sot gjuhëtarët shqiptar e ngatërrojnë fjalën Olimbi me Olimpi. Fjala
OLIMBI në greqisht shkruhet OLIMPI dhe shqiptohet OLIMBI. Shkronja MP në
greqisht është B dhe në disa raste MB. Gjuhëtarët shqiptar kanë bërë
deri më sot transkriptim të fjalës greke OLIMBI, duke bërë që kjo fjalë
të humbi kuptimin e saj që rrjedh nga gjuha shqipe(pellazgjike)...
Gjuhëtarët tanë me dashje ose pa dashje kanë bërë shumë gabime në disa
fjalët shqipe duke i quajtur si fjalë të ardhura nga greqishtja,
sllavishtja, latinishtja etj. Por po të studiohet më thellë do kuptojmë
se kemi fjalë të gjuhës shqipe të përvetësuara nga gjuhët e tjera.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare  Empty Re: Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare

Mesazh nga SerGio Sat Apr 02, 2011 7:10 am

ALEKSANDRI I MADH

Plutarku shkruan për Aleksandrin e Madh se ai ishte biond, me një
përskuqje të lehtë në faqe dhe në gjoks. Dua të shtoj se edhe Pirrua i
ynë kishte një përskuqje në të tërë fytyrën e tij. Aleksandri pamjen e
jashtme i ngjante nënës së tij Olimbisë dhe dajallarëve të tij që ishin
nga fisi ilir i Epirit.
Filipi për të mësuar Aleksandrin në edukimin e tij mori dy mësues
Leonidhën që ishte kushëri me Olimbinë dhe Lisimakun që edhe ky ishte
nga krahina e Dodonës Pellazgjike. Pra siç del nga historia me edukimin e
Aleksandrit u morën dy mësues ilirë. Më vonë Filipi solli edhe
Aristotelin, një filozof i zoti nga Selaniku për të mësuar Aleksandri
gjuhën greke dhe letërsinë e tyre.
Në moshën 18 vjeçare Aleksandri në krye të 2000 kalosër mposhti ushtrinë
e Athinës. Mbas vrasjes së Filipi Aleksandri në moshën 20 vjeçare bëhet
mbret i Maqedonisë dhe i Greqisë në një moshë të re në verën e vitit
336 p.K. Në vjeshtën e vitit 335 p.K Aleksandri i Madh u kthye në Pellë
për të përgatitur planin e tij të madh për të pushtuar Azinë dhe të
shkatërronte perandorinë perse.
Aleksandri gjatë udhëtimit të tij për në Azi bëri edhe një ndalesë të
vogël në bregdetin e Trojës që tashmë ishte shkatërruar e tëra nga lufta
dhjetëvjeçare midis Trojanëve dhe Akejve. Kur mbërriti në Trojë
Aleksandri u mallëngjye. Ai, librin më të dashur kishte ILIADËN dhe
nëpërmjet Iliadës kishte mësuar për Trojën dhe luftën e saj. Gjatë
vizitës në Trojën e shkatërruar Aleksandri bëri fli në kujtim të mbretit
të pafat të Trojanëve Priamit të cilin e kishte vrarë djali i Akilit,
Pirroja. Por nga heronjtë e luftës së Trojës ai adhuronte Akilin mbretin
e Mirmidonëve që e kishte stërgjyshin e tij nga nëna.
Ishte mëngjesi i 3 qershorit ët vitit 323 p.K., kur Aleksandri ndjeu se
kishte zjarrmi të brëndëshme, pasi bëri një banjë ai ushtri përsëri në
gjumë. Kur u zgjua thirri të gjithë gjeneralët për planin e betejës, por
pa se vetë ai ishte i pamundur. Për disa ditë ai rënkoi në shtrat nga
temperatura e lartë dhe më 13 qershor vdiq në krevat i sëmurë. Kështu,
mbreti i Maqedonisë që kishte mposhtur në fillim Greqinë dhe i kishte
marrë emrin nuk mundi të realizonte ëndrrën e tij për të pushtuar tërë
botën. Ai për dhjet vjet pushtoi pjesën më të madhe të botës, ndërsa
stërgjyshi i tij Akili me aleatët e tij iu deshën dhjetë vite për të
mposhtur Trojanët me dredhi.
Aleksandri vdiq, por mbeti gjallë emri, legjenda e tij. Lavdia e tij
ndriçon e herë errëson dhe krijon probleme, dymijë e dyqind vjet pas
vdekjes së tij
Sipas disa studiuesve të huaj Aleksandri i madhe quhej Meryamun
Aleksandri, këtë mendim studiuesit e mbështesin në një mbishkrim që
është gjetur në Egjipt.
Ku thuhej në një citim “meryamun setepenra Aleksandros”. Kjo është një
dëshmi që tregon se emri Aleksandër është i mëvonshëm. Ose më mirë të
themi që është Llagap. Shpesh herë duhet të na punojë logjika e thjeshtë
për të mësuar shumë të fshehta të njerëzve në kohën antike. Po ta
ndajmë emrin ALEKSANDËR në tre pjesë do të lexojmë tre fjalë,
A-LEKS-ANDËR, që do të thotë: A është fjala e sotme shqipe ËSHTË, LEKS
q; është emri LEK dhe ANDRA është një fjalë e vjetër pellazgje që e
përdorin grekët sot, dhe do të thotë BURRË. Pra, emrin ALEKSANDËR do të
thotë LËKA ËSHTË BURRË. Dhe me të vërtetë Leka ishte burrë i madh që
mbeti në historinë e botës. Sot shqiptarët emrin Aleksandër e kanë në
disa variante si: LEK, ALEKS, SANDRI, LEKSANDËR. Shqiptarët që njihen ne
Itali me emrin arbëreshë dhe në Greqi me emrin arvanitas në vend të
emrit Aleksandër ata përdornin Leksandër. Duhet të dimë që në kohët e
lashta njerëzit shpeshherë e humbnin emrin e pagëzimit dhe thirreshin me
Llagapet e tyre. Më vonë Llagapet u bënë mbiemrat e familjeve. Një
variant tjetër mund të të jetë për zbërthimin e emrit Aleksandër dhe
A-LEKS-ANDËR. Mundet që fjala ANDËR të ketë kuptimin e fjalës ËNDËR.
Pra, LEKA ËSHTË NË ËNDËR. Ka mundësi që ketë Llagap ta ketë marrë nga
gjeneralët e tij kur Aleksandri deklaronte që do të pushtonte të tërë
botën. Dhe ata ndoshta mërmëritni se LEKA ËSHTË NË ËNDËR. Sot në Greqi
ndodhet një ishull me emrin ANDRA. Gjatë një studime që kam bërë në
vitin 2001 për këtë ishull kam zbuluar se ky ishull banohej që në
shekullin e XII nga shqiptarët. Edhe sot ishulli Andra (ËNDRA) banohet
nga 90% e popullsisë greke që flet në familje gjuhën shqipe, pra nga
shqiptarë që njihen me emrin arvanitasit. Ishulli ANDRA ka 27 fshatra
shqipfolës, toponime, dhe mbiemrat e familjeve janë të kuptimit të
gjuhës shqipe. Ndoshta Llagapi ALEKSANDËR mundet të rrjedhi nga fjalët
LEKA ASHT NË ANDËR.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare  Empty Re: Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare

Mesazh nga SerGio Sat Apr 02, 2011 7:10 am

ELEMENTËT QË TREGOJNË ORIGJINËN ILIRE TË ALEKSANDRIT TË MADH

1.-Më lartë kemi sjellë origjinat familjare të Filipi dhe Olimbisë që
vijnë nga fiset ilire. Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe
Olimbia nënën dhe babain e kishte ilir. Pra shkencërisht ALEKSANDRI I
MADH është Ilir, duke patur parasysh se logjika na shpie se nëna është
ajo që përcakton babain e fëmijës. Pra, Filipi ishte i sigurtë djali i
Eurodikes që vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Dhe për Aleksandrin kemi
të sigurtë që ishte djali i ilires Olimbisë që vinte nga fisi ilir i
Epiriotëve. Më lartë thamë që Olimbia akuzoheshe shpeshherë që
Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit...
2.-Nga pamja e jashtme dhe karakteri Aleksandri i ngjante Olimbisë,
kishin të përbashkët ngjyrën e flokëve, bukurinë e fytyrës, ambicien,
zgjuarsinë etj.
3.-Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që
zbërthehet në gjuhën shqipe të dialektit geg, MER-JAM-UN. Sot disa
fshatra shqiptar në Maqedoni ende thonë: MER JAM UN, që në gjuhës
standarde është MIR JAM UNË.
4.-Emri i njohur botërisht nga bëmat e Miriamun ishte Aleksandër që siç e
shpjegova më lartë ka kuptim vetëm në gjuhën shqipe në dy variante.
5.-Aleksandri ishte mbajtës i brirëve të Cjapit. Më vonë këtë shenjë do ta mbante Pirrua i Epirit dhe Skënderbeu ynë i madh.
6.-Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e
dialektit geg të Maqedonisë. Aleksandri greqishten e mësoi nga
Aristoteli.
7.-Në vitin 1925 Republika e Shqipërisë që drejtohej nga Ahmet Zogu
monedhës shtetërore e quajti me emrin LEK për nder të Aleksandrit të
madh. Dhe në faqet e monedhës shqiptare LEK pasqyrohesh nga figurat e
Aleksandrit, Herkulit, Akilit, Pirros etj. Kur shteti shqiptar kishte
këto elemente në monedhën e tij në vitin 1925 që vazhdoi deri në vitet
1950.

PËRFUNDIMI
Siç del nga ky studim Aleksandri dhe shumë heronj të kohës Antike ishin
pellazgj, ilir, pra shqiptar. Sot intelektualët, studiuesit dhe
politikanët shqiptar duhet të mbrojnë trashëgiminë e tyre të lashtë
pellazgjike-ilire nga mos privatizimi i kombeve të tjerë që nuk kanë
heronj trashëgimtarë të Historisë Antike të cilët sot këto kombe janë
futur në garë për të fituar privatizimin e tyre. Nga gjiri i Kombit
shqiptar kanë dalë burra që udhëhoqën shtetet si Francën, Rumaninë,
Greqinë, Turqinë, Italinë etj. Xhuzepe Garlibardi, Napoleon Bonoparti e
shumë burra të tjerë lindën nga prindër shqiptar.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare  Empty Re: Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare

Mesazh nga SerGio Sat Apr 02, 2011 7:11 am

Arben Lalla

Djal i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe priceshës Myrtale, që pas
martesës u quajt Olimpia, e bija e Neoptolemit të Epirit. Nga e ëma,
ishte shumë i bukur, ai kishte fituar karakter të fortë sundimtari kurse
nga Aristoteli, mësuesi i tij maqedonas, dijen dhe kulturën mbi
qyteterimet e vjetra. Ai e kaloj edhe një pjesë të fëmijërisë së tij, te
dajua në Epir. Aleksandri adhuronte jashtë mase Iliaden dhe Akilin.
Gjatë tërë jetës e ëma e drejtonte në rrugën e lavdisë së përjetshme.
Olimpia i thoshte shpesh: “Ti je si Akili, i dënuar nga madhështia
jote”. Jeta e tij u ndërlikua kur Filipi, i sapo ndarë nga Olimpia, bëri
një djalë tjetër me gruan e re, Euridiqen. Atëherë, kur froni për të
nuk ishte më aq i sigurtë, u largua bashkë me të ëmën në pallatin
mbretëror të Epirit ku festoi edhe martesën e dajës së tij, mbretin i
Epirit, të atin e Pirros (Epirit). Më pas shkoi në Iliri për të
organizuar një paraqitje të armatosur kundër të atit, që kishte ndër
mend t’ia linte pushtetin djali të tij të dytë. Pak kohë pas largimit
Filipi II vritet dhe Aleksandri u shpall mbret, sepse djali i dytë ishte
ende foshnje.
Në ato kushte Aleksandri vendosi të vinte në jetë planin e të atit, për
pushtimin e Azisë. Për këtë i hodhi sytë perandorisë më të madhe të
kohës, Persisë. Kaloi në Azi me ushtri të vogel, por më e stërvitura e
kohës. Pushtoi së pari qytet-shtetet e Azisë së Vogël, së bashku me
Egjiptin. Më pas u përball me Persinë, me mbretin Dari III në tre
përleshje. E parë u bë në vitin 331 para epokës sonë në Isos, kundër një
ushtrie dy herë më e madhe në numër. E dyta në Gaugamel në vitin 329,
pra dy vjet më vonë, ku ushtria perse kishte 250 mijë njerëz ndaj 40
mijë te trupave te tij. E fundit ishte në Granikë. Në të tre përleshjet
Aleksandri pati tre fitore të jashtëzakonshme! Perandoria më e madhe e
kohës u rrëzua nga një burrë i vetëm! Pas pushtimit të Persisë,
Aleksandri u drejtua edhe më në lindje, drejt Indisë, në kërkim të
fundit të botës. Një pjesë e ushtarëve mbetën në ato vise dhe
pasardhësit, ndonëse kanë kaluar 22 shekuj, krenohen me atdheun e tyre
të parë. Pushtoi edhe shumë vise në Indi dhe Azinë Qëndrore, por nuk
arriti të realizonte ëndrrën e tij dhe u detyrua të tërhiqet. Kjo për
arsye se ushtarët e tij u lodhën nga 8 vite lufte të pandërprerë. Për
t’i dënuar ushtarët, Aleksandri zgjodhi kthimin më të vështirë, ndaj një
pjesë vdiqën rrugës. Asnjë ushtri në botë nuk kishte vuajtur kaq shumë
gjatë tërheqjes, përveç asaj të Napoleonit, prej kthimit nga Rusia më
1812. Në kohën kur po përgatiste një ekspeditë të re për të pushtuar
tërë botën perëndimore, temperatura e lartë e shtriu në shtrat dhe pas
nëntë ditësh vdiq, në vitin 325 para erës sonë. Aleksandri i Madh ka
mbetur në kujtesë me rininë e përhershme, si Akili, idhulli i tij.
Burrat që kanë bërë historinë në vitet e mëvonshme si: Pirroja i Epirit,
Napoleoni e shumë të tjerë, e patën Aleksandrin shembull të tyre. Deri
më sot, vlerësohet si njeriu që ka patur pasurinë më të madhe të botës.
Ai shkeli tre kontinente dhe mbasi u kthye nga India, kishte një ëndërr
që të bashkonte Evropën, Azinë dhe pjesën veriore të Afrikës në një
Shtet të vetëm. Ai u martua me Roksanën (grua Afgane)dhe lindi një djalë
që i vuri po të njëjtin emër. Në të gjithë botën që ai shkeli ndërtoj
14 Aleksandri. Ishin qytete të mëdha për kohën, në të cilat ai la
qytetërimin grek në to.
Etimologjikisht emri Aleksandër rrjedh nga gjuha shqipe qe do te thotë
'Leka a ne ander' ose me sakte: Leka eshte ne enderr, per shkak se ai
kishte enderr pushtimin e botes. Leke eshte baza e emrit Aleksander,
ndersa Aleksander eshte mbiemer i formuar nga nje tog fjalesh shqipe. Me
vone, emri Aleksander eshte greqizuar. Por, kurrsesi nuk i eshte humbur
kuptimi qe ka ne gjuhen shqipe. Vlen te permendet se ne disa fshatra
arbereshe akoma ekziston toponimi Leksander qe i pergjigjet mjaft mire
etimologjise qe pershkruam me siper. Nje tjeter supozim per etimologjine
e emrit Aleksander eshte 'A le si ne anderr' per shkak se nene e tij
Myrtali shpeshehere kishte pare ne enderr se do te sillte ne kete bote
nje djale qe do ta ndryshonte epoken. (αλέξω=mbroj, άνδρας=burrë).

Nuk duhen ngatërruar vëndasit e asaj kohe me Maqedonsat e sotëm, megjithëse ai vend quhej Maqedoni
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare  Empty Re: Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare

Mesazh nga SerGio Sat Apr 02, 2011 7:11 am

Romani mesjetar "florimonte"esht nji alibi ose ,sikurse e titullon
vet M.Zeqo, nji grishje,grishja per te then diqka lidhur,krahas ,tutje
atij.Florimonte esht heroi i nji romani te hershum ne vargje me po kete
titull i nji poeti franqez, Aimon De Varannesi,roman tipik kalorsiak,me
aventura gjithfarshe,dyzime kohrash,begati peripecish nji hapsir
kontinentale qe zapton krahina,vende,shtete,qe nga Durrsi,Epiri,Greqia,e
gjeri ne Kartagjene dhe Egjipt.Ai esht pararoman,nga ata
zanafilloret,me nji fengjishte te vjeter, nje indentikit romanesk
kalorsiak,kur u poqen epet evropiane, kenget e zulmshme te heronjeve te
tipit te Rolandit,Sidit,Atiles, Sigridit,apo Uilenshpingelit.Florimonte
ishte biri legjitim i dukes se Durresit,u martua me vajzen e
Filipit,Ramadanoptan, dhe nga martesa e tyre lindi Filipi i II i
Maqidonis. Dhe pra,ai ishte gjyshi i Aleksandrit te Madh . Emri i tij
esht mirefilli shqip,emer perber e nga Lule dhe Mal, perdryshe lulja e
malit. Dihet se Shqiperia mesjetare del se pari ne librat e kroniste
bizantine si Mihail Ataliati dhe veqanarisht, te Ana komnena ne
shekullin e XI-XII ne formen Alvanoi, Alvania.Romani ne vargje"
Florimonte"na qon shum me perpara.Studjusi gjerman AlfonsHilke eka
studjuar me seriozitet shkencor romanin"Florimonte"duke mberitur ne
konkluzionin se Florimonte ishte pikirisht gjyshi njimendet Aleksandrit
te Madh,icili sikunderdihet,edhe nenee vet Olimbine,e kisht nga dera
iliro-epirote e Mollosve... Ne syrin eMoikom Zeqos, Florimonte isht me
teper nje Mesi i shpreses,luftatar i se mires,sepse ekeqja nuk zhduket
dhe buron papushimnga humnera,nga gjirizet e ujrave te zeza nga
katastrofa mendore dhe ekologjike.(f.22)Florimonte ishte nji lloj
Kamadeve, nji Vishna prej nga lindte Brahma,brumi ngjizes. Mar nga
Korrieri.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare  Empty Re: Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare

Mesazh nga SerGio Sat Apr 02, 2011 7:12 am

Miti i Aleksandrit të Madh



Aleksandri i Madh (në greqisht: Μέγας Αλέξανδρος) gjithashtu i njohur si
Aleksandri i III i Maqedonisë, ishte mbret i Maqedonasve dhe Grek i
lashtë. Epoka e Aleksandrit përbën gur themeli për mbretërit që vijuan
dhe shënon fundin e lashtësisë klasike. Aleksandri i Madh ishter një
ndër komandantët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, ku në moshën 32
vjeçare kishte pushtuar pjesën më të madhe të botës së atëherëshme (në
shek IV p.e.r). Aleksandri lindi në Pela të Maqedonisë në vitin 356
p.e.r. Prindërit e tij ishin mbreti i Maqedonisë Filipi II dhe nëna e
tij princesha e Epirit, Olimpia.
Pas vdekjes së Filipit II, i biri u ngjit në fron për të vazhduar
taditën mbretërore. Historia ka treguar se Filipi II, ishte një
komandant, diplomat dhe politikan shumë i zoti. Në përgjithësi ishte
njeri korrekt por jo rrallë herë shfaqte shenja dhune dhe pasione të
egra. Aleksandri përfundoi bashkimin e të gjithë qytet-shteteve greke të
kohës dhe pushtoi pjesën më të madhe të botës së atëherëshme (Azisë së
Vogël, Persisë, Egjiptit) duke arritur deri në Indi.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare  Empty Re: Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare

Mesazh nga SerGio Sat Apr 02, 2011 7:12 am

Vitet e fëmijërisë

Aleksandri lindi në Korrik të 356 p.e.r në Pela, kryeqyteti shtetit
Maqedonas. Gjeneologjia e tij përbëhej nga dy figurat më të shquara të
traditës së lashtë greke. Ajo e Hirakliut (njeriut me fuqi të
mbinatyrëshme dhe Neoptolemos, djalit të heroit Arqilea, që themeloi
shtëpinë mbretërore të Molosëve.
Origjina legjendare e Aleksandrit luajti rol të rëndësishëm në formimin e
karakterit, që në hapat e para të jetës së tij. Po aq e adhurueshme
ishte dhe mënyra e arsimimit, e ëma dhe i ati i tij u kujdesuan që pranë
Aleksandrit të qëndronin njërëz me nivel të lartë arsimor, njëri prej
tyre ishte dhe Aristoteli. Në 340 p.e.r Aleksandri ndërpreu studimet dhe
u kthye në Pela , ku mori pjesë në jetën aktive të Maqedonisë.

Në 337 p.e.r Filipi u nda me Olimpinë dhe u fejua me bukuroshen
Kleopatra. Që atëhere marrëdhëniet e Aleksandrit me të atin filluan të
zbeheshin, fakt që e detyroi Aleksandrin të largohet së bashku me të
ëmën në Epir. Pas një viti kontradiktat midis tyre filluan të
normalizoheshin. Ditën e martesës me Kleopatrën Filipi vritet.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare  Empty Re: Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare

Mesazh nga SerGio Sat Apr 02, 2011 7:13 am


Ngjitja në front

Pas vrasjes së Filipit, Aleksandri mori masa të rrepta duke eleminuar
çdo armik të mundshëm (te brendshem dhe te jashtem). Fillimisht luftoi
në pjesën veriore dhe jugore me qëllim sigurimin e kufijëve. Ndëra më
vonë pushtoi Persinë, Indinë e shumë vende të tjera. Gjatë kohës qe
luftonte Aleksandri njohu dhe u martua me dy gra, fillimisht me Roksanen
dhe më vonë me Stateiren (sipas historisë thuhet se pas vdekjes së
Aleksandrit ish bashkëshortja e tij Roksana, vrau Stateiren dhe motrën e
saj ndërkohë qe trupat e tyre u shndërruan në një gosti te shijshme për
kanibalët). Përveç ambicioz Aleksandri i Madh ishte dhe një luftëtar i
papërsëritshëm vështirë të mundej nga ndokush.
Në 2 – 3 Qershor 323 para lindjes së krishtit Aleksandri mori pjesë në
nje banket (gosti) te organizuar nga miqtë e tij, që mesa dukej do të
ishte dhe e fundit, pasi menjëherë shfaqi temperaturë të lartë, si
rezultat i se ciles u mberthye në shtrat për ditë me rradhë dhe
pikërisht për këtë arsye u detyrua të ndryshonte dhe datën e udhëtimit
që do të realizonte në Arabi. Pas një përmirësimi sipërfaqësor gjendja
shëndetësore e tij u përkeqësua duke humbur çdo mundësi komunikimi dhe
ecjeje. Lajmi i keq se Aleksandri i Madh kishte vdekur i detyroi të
gjithë oficerët të urdhëronin ushtarët të kalonin ne shenje nderimi nga
shtrati i tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Pas dy ditësh vdiq, në
13 Qershor 323 para lindjes së krishtit, ne Babiloni. Pak para se të
vdiste e pyetën se te kush do të linte fronin, përgjigja e tij ishte
absolute: tek “më i forti.”

Miti i Aleksandrit

Menjëherë pas vdekjes së tij Aleksandri u shndërrua në mit, që nga India
deri në Atllantik, duke ndjekur modele të ndryshme sipas popujve.
Persianët thonin se Aleksandri ishte i biri i Darios, ndërsa Egjiptianët
imagjinonin se ishte djali i mbretit të fundit të Egjiptit. Në traditën
Arabo-persiane Aleksandri quhet Sikander, në Persisht Iskadar dhe në
Arabisht Dhul-Qamayn, për shkak të paraqitjes së tij në monedha me brirë
dashi. Sipas kërkuesëve Aleksandri i Madh përmendet dhe në Kuran me
emrin DHIKEROS, si mbret i madh që ndërtoi piles, me qëllim që të
mbronte njerëzit e pafajshëm nga barbarët Gog dhe Magog.
Gjatë viteve Bizantine prania e figurës së Aleksandrit të Madh
ndërthuret me mjaft histori të famëshme, shumë e kishin fantazuar si
njeriun e shenjtë që përveç profecive të tij ndihmonte dhe në ndërtimin e
disa manastireve në shkretëtirë. Shumë tradita në Greqi u krijuan rreth
Aleksandrit, dhe disa shenja e rrënoja në ndërtesa të herëshme
indikojnë “praninë” e atëherëshme të tij. Shumë e përhapur është dhe
thënia ku sipas traditës Aleksandri i Madh ka qenë vëllai i sirenës së
detit e cila pyeste here pas here marinarët “nëse jeton mbreti
Aleksandër”, dhe e vetmja përgjigje që pranonte te merrte ishtë se
“jeton dhe mbretëron.”

Aleksandri në art

Figura e Aleksandrit qarkullonte në prerje të ndryshme monedhash si para
ashtu dhe pas vdekjes së tij. Në ato Aleksandri shfaqej i parruar dhe
me nje kokëluani mbi kokën e tij e cila deri diku simbolizonte origjinën
e gjeneratës së tij nga Hirakliu. Imazhi i tij u shndërrua në burim
inspirimi për shumë artista të cilët nuk hezituan ta gjallëronin
nëpërmjet punimeve të tyre si pikturave dhe busteve manhitëse. Por
jashtë ciklit përfshirës nuk qëndruan dhe produksjonet e mëdha të cilat e
sollën në ekranin e madh nëpërmjet filmave të ndryshëm me temë qëndrore
mitin e tij
- “Sikandar” (1941)
- “Alexander the Great”(1956)
- “Sikandar-e-Azam” (1965)
- “Alexander” (2004)
Përveç të lartëpërmendurave personaliteti i rrallë i Aleksandrit zgjoi
dhe interesin e shumë shkrimtarëve, të cilët pasqyruan denjësisht
karakterin dhe historinë e tij unike nëpërmjet librave që shkruan në
nderim të tij, njëri prej tyre është dhe shkrimtari Italian Valerio
Masimo Manfredi
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare  Empty Re: Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij shqipëtare

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi