Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Çfarë duhet ngrënë në mesditë  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Çfarë duhet ngrënë në mesditë  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë duhet ngrënë në mesditë

2 posters

Shko poshtë

Çfarë duhet ngrënë në mesditë  Empty Çfarë duhet ngrënë në mesditë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 01, 2011 4:00 pm

Çfarë duhet ngrënë në mesditë  Eee10

Në një ditë të ngarkuar pune të gjithë ne nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur drekës. Por, mos harroni se rrezikoni shëndetin duke konsumuar produkte të yndyrshme dhe me shumë kalori siç janë fastfood-et.

Nëse tregoheni të kujdesshëm ndaj ushqimit të drekës, do të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme dhe do të qëndroni larg kileve të tepërta.

Sandviçët e shëndetshëm të përgatitur për pushimin e drekës dhe gjellët e mbetura nga një natë përpara janë një alternative e mirë për t'u ushqyer. Ja produktet nga të cilat duhet të qëndroni larg në pushimin e drekës sipas një lajmi në revistën “[b]Reader's Digest
”:

Përgatisni një sandviç të pasur me karbohidrate. Mund të zgjidhni bukë gruri ose bukë të zënë me majë të freskët. Madhësia e porcionit është çështja më delikate. Duke konsumuar feta më të vogla buke mund të pakësoni marrjen e kalorive dhe karbohidrateve. Nëse keni shumë feta buke, apo sandviçi është shumë i madh, atëherë paketoni gjysmën e tij, gjysmën tjetër ruajeni për ditën tjetër. Sandviçi duhet të jetë i mbushur me gjethe sallate dhe domate. Mund të përmbajë dhe uthull. Uthulla dhe kripa ndihmojnë në pakësimin e ngarkesës glikemike të ushqimit. Në vend të majonezës mund të përdorni mustardë (hardall).

Mund të hani sallata të ndryshme me bullgur, majdanoz të grirë, kastravecë, domate, vaj ulliri dhe limon. Për një zgjedhje të shpejtë dhe të mirë karbohidratesh mund të hani një fetë të hollë djathi ose një picë vegjetariane. Të gjitha këto kanë një indeks të ulët glikemik dhe djathi do t'ju mbajë të ngopur, shkruan Start.

Mund të hani gjellën që ju ka tepruar një natë më parë. Për të shijuar një drekë të shëndetshme rruga më e lehtë, më e shpejtë dhe më ngopëse janë ushqimet e një dite më parë. Ushqimet vegjetariane apo gjellët me mish pule mund t'i konsumoni në pushimin e drekës së ditës së nesërme.

Por, qëndroni larg lokaleve apo vendeve të punës të cilat e mbajnë të nxehtë gjellën me ndihmën e avullit. Nxehja për një kohë të gjatë pakëson vlerat ushqyese dhe ndikon në prishjen e fibrave dhe në këtë mënyrë gjella juaj do të bëhet shumë e butë. Për këtë arsye stomaku juaj do të lodhet më pak për t'i kthyer në glukozë ushqimet. Dhe niveli i sheqerit në gjak do të rritet shumë shpejt.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë duhet ngrënë në mesditë  Empty Re: Çfarë duhet ngrënë në mesditë

Mesazh nga Albi Fri Apr 01, 2011 4:29 pm

ushqim te let
Albi
Albi
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi