Bashkëpunim Turqi - Rusi apo Turqi - Uashington?
Faqja 1 e 1

Ankaraja, Moska dhe Uashingtoni në llogarinë e tubacionit euraziatik
Të paktën qysh nga koha e Luftës së Krimesë e 1853, Turqia ka luajtur një rol strategjik në zhvillimet euraziatike dhe europiane. Në vitet 1850, Turqia osmane u bë shënjestër e ambicjeve perandorake prej fuqie të madhe, ndërsa Britania dhe Franca kërkuan që të përfitonin nga tensionet midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane me qëllim që të dobësonin dhe në fund të kapnin pjesë jetike të kësaj perandorie të dobësuar. Fuqitë e mëdha të asaj kohe, perandoritë e Britanisë, Francës, Rusisë dhe Austrisë filluan të komplotojnë shpërbërjen e Perandorisë së gjerë Osmane. Borxhi qe instrumenti i tyre i preferuar. Situata e borxhit të jashtëm në Turqinë osmane ishte bërë aq ekstrem, saqë Sulltan Abdyl Hamidi II u detyrua nga kreditorët e tij francezë dhe britanikë që t'i vinte të gjitha financat e perandorisë nën kontrollin e një agjencie në vitin 1881, të quajtur Ottoman Public Debt Administration (OPDA), e kontrolluar nga dy kreditorët më të mëdhenj - Franca dhe Britania. Nga fundi i viteve 1880, një lojtar i ri në kontinent që nuk qe pjesë e këtij kontrolli borxhi, Rajhu gjerman, e kapi ekonomikisht Perandorinë Osmane. Kjo gjë e sfidoi strategjikisht projektin jetik perandorak të perandorisë më të fuqishme të kohës, Britanisë. Pasi Britania u zhyt në një Depresion të Madh pas vitit 1873, kolosi industrial, Gjermanis, u shfaq si fuqia me zhvillim ekonomik më të shpejtë në planet me përjashtimin e mundshëm të të sapolindurve Shtete të Bashkuara. Fati politik dhe ekonomik i Gjermanisë dhe i Turqisë osmane qe lidhur pas vitit 1899 kur me vendimin nga ana e industrisë gjermane Deutsche Bank të ndërtonte një hekurudhë që lidhte Berlinin me Perandorinë Osmane thellë deri në Bagdad në Mesopotaminë e atëhershme. Ajo ishte një tokë urë për tregti midis Perandorisë Osmane dhe Gjermanisë së pavarur nga kontrolli britanik i deteve.

SerGio- Anëtarë i ri
Re: Bashkëpunim Turqi - Rusi apo Turqi - Uashington?
Pak gjëra themelore gjeopolitike euraziatike
Industria gjermane kish filluar të shikonte përtej detit si për burime lëndësh të para, ashtu dhe për tregje potenciale për mallrat gjermane. Në vitin 1894, Kancelari gjerman Fon Kaprivi tha në Rajhshtag: "Azia e Vogël është e rëndësishme për ne si një treg për industrinë gjermane, një vend për investimin e kapitalit gjerman dhe një burim furnizimi, në gjendje për ekspansion të konsiderueshëm, e mallrave të tilla të rëndësishme që tani i blejmë nga vende nga të cilat herët a vonë mund të jetë fare mirë në interesin tonë për t'i bërë vetë të pavarura". Kaprivi mbështetej nga industria gjermane, veçanërisht nga baronët e çelikut dhe nga bankat e mëdha si puna e Deutsche Bank. Hekurudha Berlin - Bagdad që lidhte fatin e Turqisë osmane me atë të Gjermanisë qe nga pikëpamja gjeopolitike një faktor strategjik në ngjarjet që e çuan Britaninë në Luftën e Parë Botërore në një bast të dështuar për të ruajtur hegjemoninë globale të saj. Atëhere ashtu si sot, Turqia shikohej nga Fuqitë e Mëdha si një shtet "qendror". Sigurisht, rreziku në të qenurit një shtet qendror është problemi se kush i ka duart i tij në të, kush e lëviz qendrën për qëllimet e veta gjeopolitike. Në vitin 1904, një profesor gjeografie britanik, Sër Halford Mekinder, mbajti një leksion përpara Royal Geographical Society të titulluar The Geographical Pivot of History, i cili do të modelonte një histori të dy luftërave botërore dhe luftëra e marrëdhënie fuqie të mëpasme. Mekinder, babai i gjeopolitikës - marrëdhënia e gjeografisë, ekonomisë politike dhe fuqisë - zhvilloi aksiomën sistematike të fuqisë perandorake britanike. Ajo qe e thjeshtë sa qe dhe fatale:
Kush sundon Europën Lindore komandon qendrën e Eurazisë:
Kush sundon qendrën e Eurazisë komandon Eurafrazinë:
Kush sundon Eurafrazinë komandon botën.

Për Mekinderin, Europa Lindore ishte Europa kontinentale nga Gjermania tek Polonia, Franca dhe Austria. Kur Shtetet e Bashkuara u shfaqën për të zëvendësuar Perandorinë Britanike në çështjet botërore pas vitit 1945, ato gjithashtu kishin parasysh mësimet e gjeopolitikës së Maekinderit. Strategët kryesorë të politikës së jashtme të pasluftës, përfshi Henri Kisingerin, qenë trajnuar në idetë e Mekinderit. Një tjetër dishepull i Mekinderit, Zbigniev Brzezhinski, e citoi aksiomën gjeopolitike të Mekinderit në një ese të vitit 1997 në revistën "Foreign Affairs", ku përkufizonte prioritetet strategjike amerikane në epokën passovjetike: Eurazia është vend i shumicës së shteteve politikisht agresive dhe dinamike të botës... Aspiruesit për hegjemoni rajonale më të populluar të botës, Kina dhe India, gjenden në Eurazi, ashtu siç janë të gjithë sfiduesit potencialë politikë apo ekonomikë të primatit amerikan. Pas Shteteve të Bashkuara, 6 ekonomitë e mëdha dhe shpenzuesit ushtarakë të tjera gjenden atje … Eurazia ka 75 përqind të popullsisë së botës, 60 përqind të PPK-së së saj dhe 75 përqind të resurseve energjetike të saj. Kolektivisht, fuqia potenciale e Eurazisë e tejkalon edhe atë të Amerikës.
Eurazia është superkontinenti aksial i botës. Një fuqi që e dominon Eurazinë do të ushtronte influencë vendimtare mbi dy prej tri rajoneve ekonomikisht më produktive të votës, Europën Perëndimore dhe Azinë Lindore. Një vështrim në hartë sugjeron gjithashtu se një vend dominues në Eurazi pothuajse automatikisht do të kontrollonte Lindjen e Mesme dhe Afrikën. Me Eurazinë që shërben tani si fusha e shahut vendimtare gjeopolitike… shpërndarja e fuqisë mbi masën tokësore euraziatike do të jetë me rëndësi vendimtare për primatin global të Amerikës.
Kjo ka përkufizuar në pjesën më të madhe marrëdhëniet e politikës së jashtme dhe ushtarake me Turqinë dhe ish-republikat sovjetike të sapokrijuara të Eurazisë qysh nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Fatkeqësisht për Turqinë dhe republikat e rajonit euraziatik, këto marrëdhënie shumë shpesh janë përcaktuar nga kushtëzimet e FMN-së dhe nga aleancat ushtarake e aksionet që i shëmbëllenin Luftës së Ftohtë më shumë sesa një epoke paqeje të vërtetë dhe respekti për sovranitetin kombëtar. Deri më tani marrëdhëniet Lindje - Perëndim passovjetike në pjesën më të madhe janë bazuar në një koncept të gabuar. Të dy deklarimet gjeopolitike - e para nga Mekinderi në vitin 1919 gjatë bisedimeve të Versajës për të ndarë Europën pas Luftës së Parë Botërore, e dyta nga Brzezhinski në vitin 1997 në fundin e një Lufte të Ftohtë të hidhur - kanë përcaktuar marrëdhëniet themelore të Turqisë dhe pjesës tjetër të Eurazisë me botën për më shumë se një shekull.

Mundësia e Eurazisë sot
Çfarë do të rezervojë e ardhmja për vendet e ndryshme të Eurazisë, veçanërisht Turqinë, dy dekada nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe strukturat e Luftës së Ftohtë të Traktatit të Varshavës?
Përgjigjja kërkon disa sqarime në çështjet themelore. E para dhe më e rëndësishmja është sesi Turqia dhe vendet e tjera euraziatike i përkufizojnë marrëdhëniet e tyre bilaterale dhe rajonale. Së dyti, si i përkufizojnë marrëdhëniet e tyre me Aleancën Atlantike, sistemin e marrëdhënieve politike, ushtarake dhe ekonomike të ngritur pas vitit 1945 rreth dominimit të Shteteve të Bashkuara. Ajo çka e përkufizon situatën sot është kuptimi në rritje gjatë gjithë Eurazisë, nga Pekini në Moskë, nga Alma Ata në Ankara, se shtylla e rendit të pasluftës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë bërë një partner dhe një forcë gjithnjë e më shumë jo e parashikueshme në botën e çështjeve ekonomike dhe politike. Bile disa brenda Shteteve të Bashkuara flasin për një rënie terminale të influencës amerikane gjatë dekadave të ardhshme, me terma të tilla si "tejzgjerim perandorak". Është e rëndësishme të kuptohet shtrirja dhe natyra e krizës aktuale ekonomike dhe financiare e sistemit të dollarit nëqoftëse do të duhet të bëjmë ndonjë kalkulim serioz për të ardhmen. Kriza që shpërtheu në gusht të 2007 si një krizë në sektorin e sub-prime apo e segmentit me rrezik të lartë e kreditimit banesor amerikan qe në fakt një manifestim i parë i një procesi shkatërrues borxhi që po i fut Shtetet e Bashkuara në një Depresion të Madh të ri, që do të zgjasë të paktën një dekadë, ndoshta disa. Në rreptësinë e tij ai do të jetë shumë më i keq se ai viteve 1930. Sot Shtetet e Bashkuara janë debitori më i madh ekonomik i botës. Në vitin 1929, ato qenë kreditori më i madh. Sot borxhi publik i Amerikës është mbi 11 trilion, duke u rritur me përqindjen më të shpejtë në histori. Deficiti federal këtë vit vlerësohet që të kalojë 1.8 trilionët teksa Thesari hedh para në një sistem bankar të falimentuar në përpjekje për të shpëtuar sistemin e dollarit në kolaps. Në vitin 1929, deficiti publik ishte i papërfillshëm. Qysh kur Uashingtoni braktisi konvertueshmërinë e Standardit të Shkëmbimit të Arit të Breton Udsit në gusht të vitit 1971, ka qenë urtësi e pranuar në Uashington, siç e tha Dik Çenei, se "deficitet nuk kanë rëndësi". Kështu që për sa kohë dollari qe rezerva valutore botërore dhe Shtetet e Bashkuara qenë fuqia më e madhe ushtarake, bota do ta mbështeste dollarin. Kjo epokë duket se ka përfunduar. Ekonomitë me suficit tregtar të Azisë, mbi të gjitha Kina, po bëhen gjithnjë e më shumë të preokupuara se vlerësimet e investimeve të tyre në dollarë në Shtetet e Bashkuara do të binin në vlerë, ndërsa vëllimi i borxhit të kërkuar do të vazhdojë të rritet vertikalisht. Në muajt e fundit Kina ka filluar që të eksplorojë rrugë investimesh alternative për t'i zëvendësuar investimet e saj në dollarë. Rusia dhe Brazili, duke kërkuar që ta reduktojnë varësinë e tyre ndaj dollarit, planifikojnë që të blejnë 20 miliardë obligacione SDR (Special Drawing Right) nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe të diversifikojnë rezervat në valutë të huaj. Banka Qendrore e Rusisë thotë se mund t'i shkurtojë investimet në Thesarin amerikan, aktualisht të vlerësuara në 240 miliardë dollarë dhe Kina thotë se mund ta reduktojë varësinë në dollarin dhe obligacionet amerikane. Sot Kina është kreditori i huaj më i madh i Amerikës. Ky nuk është një impuls afatshkurtër për të lënë dollarët apo një taktikë presioni nga vendet e Eurazisë. Është fillimi i një ndryshimi tektonik global nga një qendër e vetme financiare në shumë qendra rajonale apo "multipolare" gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm. Siç e kanë demonstruar ndihmat triliona dollarëshe të taksapaguesve amerikane, të përpiqen sa të duan, sistemi i dollarit nuk mund të vihet në rregull sërish, ashtu siç qe vetëm tri vjet më parë. Politika ekonomike të gabuara, vendime të marra më shumë se katër dekada më parë në Uashington dhe Uoll Strit, i kanë arritur limitet e tyre relative. Bota është në atë çka Xhozef Çumpeter dikur e quante "shkatërrim krijues". Pasojat për të ardhmen e Eurazisë janë të mëdha. Me shtyllën e sistemit të dollarit të mbështetur tek Shtetet e Bashkuara që me ngadalë po shembet, zgjedhjet për Eurazinë po fillojnë ta përkufizojnë veten, në këtë pikë ato mund të shkojnë në njërën prej dy rrugëve: të vazhdojnë statuskuonë dhe t'ua nënshtrojnë vendimet kombëtare ekonomike mbështetjes së sistemit të dollarit. Kjo nënkupton duke iu përmbajtur rregullave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore. Kjo nënkupton që t'u përmbahen rregullave tregtare të Organizatës Botërore të Tregtisë të dominuar nga G7, edhe në çështje të tilla si farërave gjenetikisht të modifikuara të cilat shkojnë kundër sigurisë shëndetësore kombëtare. Kjo nënkupton që t'ia nënshtrosh NATO-s interesat e sigurisë kombëtare, një institucion i krijuar në atmosferën e Luftës së Ftohtë të Doktrinës Truman në vitin 1948. Kjo, pavarësisht faktit se ndodhemi në një kohë kur qëllimi fillestar për NATO-n, mbrojtja ndaj kërcënimit ushtarak sovjetik apo agresioni i Traktatit të Varshavës prej kohësh është bërë një relikë e historisë së kaluar. Këto katër institucione janë në zemrën e sistemit të dollarit të Breton Udsit të vitit 1944. Problemi kryesor për vendet emergjente euraziatike me vazhdimin e kësaj statukuoje atlantike, nganjëherë i përmendur nga Uashingtoni si "globalizim", është se tani nënkupton të mbytesh me Titanikun dollar në periudhë afatgjatë.

Hapësira ekonomike emergjente euraziatike
Nga ana tjetër, është perspektiva e dytë ekonomike dinamike, akoma bruto dhe e paformuar, por një perspektivë që përmban gjithçka të nevojshme për të ndërtuar një zonë të madhe prosperiteti ekonomik, një treg i ri i madh. Përvoja katastrofike ushtarake amerikane në Irak dhe në Pakistan e Afganistan qysh nga viti 2001 ka çuar në shumë rimendim nëpër Eurazi. Fakti që deri më tani Administrata e re Obama, teksa po bën gjeste retorike për ndryshim, ka bërë shumë pak substancë për ta ndryshuar politikën themelore ekonomike dhe ushtarake amerikane, duke sugjeruar se opsionet reale për ruajtjen e Shekullit Amerikan në këtë pikë janë të pakta. Kjo është e qartë nga fakti që lojtarët kyç në politikën ekonomike Obama, qenë të njëjtit njerëz përgjegjës në radhë të parë për krijimin e kushteve të katastrofës ekonomike. Politikat ushtarake në Administratën e re përfaqësohen nga të njëjtit persona përgjegjës për katastrofat e kaluara ushtarake. Ata po përfaqësojnë një paradigëm të dalëmode që është në rënie fatale. Në këtë situatë të rënies së influencës ekonomike të Shteteve të Bashkuara, vendet e ndryshme të Eurazisë në mënyrë të qartë po fillojnë të shikojnë në sistemime të reja rajonale që mund të sigurojnë tregje eksporti, në fakt për të ndërtuar tregje të reja. Në treg është në fund të fundit një vendim politik. Në kundërshtim me çka mësonte Milton Fridman, tregjet nuk ekzistojnë të lirë në natyrë. Ata krijohen. Nuk ka asnjë "treg botëror" abstrakt. Tregjet rajonale apo lokale mund të jenë dhe janë krijuar paqësisht. Gjatë viteve të kaluara hapat për të ndërtuar tregje të reja janë bërë të dukshëm anembanë Eurazisë. E njohur është Shanghai Cooperation Organization (SCO). Sipas ekonomistëve rusë dhe kinezë, SCO-ja shikohet si një strukturë evoluese për të ndërtuar një hapësirë të re ekonomike euraziatike. Është shumë fillestare, por një strukturë e rëndësishme për t'i ndërlidhur ekonomikisht në një bashkëpunim më të ngushtë Kinën, Rusinë dhe Azinë Qendrore. Nga perspektiva e gjeopolitikës, SCO-ja është një konvergjencë ekonomike e natyrshme interesash reciproke e republikave të Azisë Qendrore. Anëtarët themelues të SCO-së përfshijnë Kazakistanin, Kinën, Rusinë, Taxhikistanin dhe Yzbekistanin. Mongolia, Pakistani dhe Irani janë vëzhgues. Ato përfunduan një taklim vjetor në Jekaterinburg të Rusisë ku diskutuan një bashkëpunim më të thellë ekonomik, të sigurimit dhe social. Bekgraundi i krizës së tashme thelluese të dollarit i modeloi bisedimet. Edhe qeveritë e Brazilit dhe Indisë u bashkuan më pas me Rusinë dhe Kinën për të diskutuar interesat reciproke ekonomike, përfshi bashkëpunimin energjetik.

Kalkulimi energjetik euraziatik
E ardhmja e çdo bashkëpunimi ekonomik midis shteteve të Eurazisë, përfshi Turqinë, qëndron në zgjidhjen e çështjeve jetike të furnizimit energjetik. Këtu Eurazia është me fat të qëndrojë mbi disa prej rajoneve më të pasura energjetikisht në planetin tonë, në Rusi, ashti si dhe në shtetin e Basenit Kaspikas të Kazakistanit dhe rajonit ngjitur të Gjirit të Lindjes së Mesme. Duke ndjekur vendimin budalla të G7-ës në qershor të vitit 1990 për ta vendosur riorganizimin ekonomik të ish-ekonomive të Traktatit të Varshavës, përfshi Rusinë, nën mandatin e kushteve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, një rol për të cilin kjo e fundit nuk ishte konceptuar kurrë, Rusia sot për lufton që të rifitojë një bazë ekonomike të qëndrueshme. Ka shumë rrugë për të bërë, por Rusia sjell në tryezë avantazhe pozitive resursesh në termat e pasurisë së saj të rezervave të naftës e gazit dhe teknologjisë energjetike që asnjë vend perëndimor nuk i posedon. Duke pasur parasysh ekspansionin e shpejtë industrial të Kinës qysh nga fillimi i dekadës, po shfaqet një partneritet i natyrshëm që lidh gjithnjë e më shumë Rusinë, Kazakistanin dhe Kinën rreth energjisë. Roli i gjeopolitikave të tubacioneve në të ardhmen ekonomike të Turqisë dhe Eurazisë përgjithësisht është qendror. Sot e ardhmja e gazsjellësve konkurrues është në zemrën e kalkulimit ekonomik euraziatik. Këtu Turqia është në një pozicion të tillë që mund të luajë një rol qendror duke pasur parasysh rolin e saj gjeografik dhe historik si një urë midis Lindjes dhe Perëndimit, Veriut dhe Jugut - Europës dhe Eurazisë. Një lidhje kyçe nëpër Turqi ka qenë gaz dhe naftësjellësi nga Azerbajxhani në portin e Cejhanit nëpërmjet Gjeorgjisë. Naftësjellësi Baku - Tbilisi - Cejhan (BTC) dhe gazsjellësi Baku - Tbilisi - Erzurum përmenden si pjesë e strategjisë së politikës së jashtme të Turqisë për t'u bërë një kanal energjie. BTC-ja ka qenë gjithashtu një objektiv me prioritet të lartë i politikës së jashtme amerikane për të dobësuar influencën ruse ndaj korridoreve kaspikas të energjisë. E vetme, BTC-ja ka efekt strategjik të kufizuar ndaj balancës gjeopolitike rajonale. Sikur të çiftëzohej me një projkekt të dytë, të shumëpërfolurin projekt Nabucco, impakti përfundimisht do të ishte një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj rolit energjetik të Rusisë. Bashkimi Europian e di këtë mirë dhe kjo është arsyeja se pse mjaft shtete anëtare kanë qenë më pak se të etur për të investuar shuma serioze tek Nabucco.
Zhvillime të fundit në zbulimin dhe zhvillimin e rezervave të reja të gazit natyror në Azerbajxhan dhe, më së fundmi, në Turkmenistan në vendburimet e gazit në South Yolotan-Osman dhe Yashlar, të ndodhura në pjesën lindore të basenit të lumit Amudarja, i shtojnë resurse të reja të konsiderueshme energjetike kalkulimit energjetik të hapësirës ekonomike emergjente euraziatike

Bashkëpunim Turqi - Rusi apo bashkëpunim Turqi - Uashington?
Lidhjet ekonomike turko - ruse janë zgjeruar ndjeshëm gjatë dekadës së kaluar, me vëllimin tregtar që arrin 32 miliardë dollarë në vitin 2008, duke e bërë Rusinë partnerin numër një të Turqisë. Importet e gazit dhe të naftës përbëjnë shumicën e vëllimit tregtar. Turqia dhe Rusia janë tashmë të lidhur nga tubacionet e dyfishta të gazit natyror Blue Stream nëpër fundin e Detit të Zi. Moska dhe Ankaraja po flasin për rritje të satirave nëpër rrjet, që në vitin 2008 transportoi 10 miliardë metra kub gaz rus drejt Turqisë. Më e rëndësishmja, duke pasuar një takim në muajin mars në Ankara midis ministrit turk të Energjisë dhe shefit të Gazprom-it, Aleksei Miller, diskutimet janë në zhvillim rreth një projekti Blue Stream-2. Ky do të jetë një gazsjellës paralel me Blue Stream, në shtojcë të ndërtimit të një sistemi transportimi gazi në Turqi nëpërmjet zgjerimit të Blue Stream për t'u bashkuar me linjën e propozuar Samsun - Cejhan, me një degëzim nën Detin Mesdhe drejt Ashkelonit në Izrael. Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë gjithashtu se po llogariste mbështetjen e Izraelit në nëndërtimin e një naftësjellësi të ri nëpërmjet Turqisë dhe Izraelit. Kjo linjë do të lidhej me naftësjellësin Samsun - Cejhan, për t'u ndërtuar nëpër Detin e Kuq dhe Detin Mesdhe për Turqinë, e cila aktualisht importon 90 përqind të energjisë së saj, projektet do të siguronin siguri energjetike të madhe dhe, në rastin e linjës Samsun - Cejhan - Ashkelon, të gjenerojë të ardhura transiti të konsiderueshme. Diskutimet janë gjithashtu në zhvillim e sipërlidhur me një zgjerim të mundshëm të linjave të gazit të Turqisë nëpër territorin trakian të saj për të furnizuar vendet fqinje ballkanike si Bullgaria, Serbia, Kroacia dhe Hungaria. Në një rast të tillë, Moska do të kishte arritur një objektiv parësor të zvogëlimit të varësisë së saj nga rrjeti i tubacioneve ukrainase për transit. Gjithashtu, Rusia fitoi kohët e fundit një tender për ndërtimin e centralit të parë bërthamor të Turqisë, megjithëse rezoluta finale është e paqartë për momentin. Tregu i Rusisë luan gjithashtu një rol të madh për investimet dhe eksportet e përtej detit të Rusisë. Rusia është një prej klientëve kryesorë për firmat e ndërtimit turke dhe një destinacion i madh për eksportet turke. Në mënyrë të ngjashme, milionët e turistëve rusë sjellin të ardhura të konsiderueshme çdo vit për Turqinë. Më e rëndësishmja, Turqia dhe Rusia mund të fillojnë të përdorin lirën turke dhe rublën ruse në tregtinë e jashtme, e cila do t'i rriste eksportet turke në Rusi. Në muajt e fundit Turqia dhe Rusia kanë ndërmarrë të dyja hapa për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe politik. Bashkëpunimi midis Rusisë dhe Turqisë shikohet tani nga të dyja si thelbësor për paqen dhe stabilitetin rajonal. Në diskutimin e "Lojës së Madhe" të ringjallur në Eurazi gjatë viteve '90 dukej se Turqia po bëhej edhe njëherë akoma rivali gjeopolitik i Rusisë si në shekullin XIX. Kuazi - aleanca e Turqisë me Ukrainën, Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë e bëri Moskën që deri kohët e fundit ta shikonte Turqinë si një rival frikësues. Kjo gjë po ndryshon në mënyrë të konsiderueshme.
Presidenti rus Dmitri Medvedev i lavdëroi veprimet e Turqisë gjatë luftës ruso - gjeorgjiane të verës së kaluar dhe propozimin pasues të Turqisë për ngritjen e një Caucasus Stability and Cooperation Platform (CSCP). Presidenti rus tha se kriza gjeorgjiane kish treguar aftësinë e tyre për t'u përballur me probleme të tilla vetë pa përfshirjen e fuqive të jashtme. Synimi rus dukshëm është që të përdorë resurset ekonomike për të kundërshtuar atë që ajo e percepton si një rrethim në rritje të NATO-s, për të bërë dramatik nga vendimi i Uashingtonit për të vendosur baza raketore dhe radarë në Poloni dhe në Republikën çeke të synuara, siç i shikojnë ata, ndaj Moskës. Deri më tani, Administrata Obama ka treguar se do ta vazhdojë politikën e "mbrojtjes raketore" të Bush, gjithashtu, Uashingtoni ra dakord që të vendosë raketa Patriot në Poloni, dukshëm jo të drejtuara ndaj Gjermanisë. Nëqoftëse Ankaraja lëviz drejt bashkëpunimit më të ngushtë me Rusinë, pozicioni i Gjeorgjisë është i paqëndrueshëm dhe linja e gazit natyror të Azerbajxhanit drejt Europës, gazsjellësi Nabucco, është i bllokuar. Nëqoftëse ajo bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara dhe ia del të arrijë një traktat të qëndrueshëm me Armeninë nën këshillat amerikane, pozicioni rus në Kaukas dobësohet. Strategjia për Uashingtonin që ta fusë Gjermaninë në bashkëpunim më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, dobësohet nga varësia gjermane ndaj flukseve energjetike ruse. Më vizitën e kohëve të fundit të Obamës në Ankara, Uashingtoni në mënyrë të dukshme po kërkon që të fitojë mbështetjen turke për gazsjellësin e saj të trazuar alternativ Nabucco nëpër Turqi nga Azerbajxhani që potencialisht do të zvogëlonte varësinë e Bashkimit Europian ndaj gazit rus. Turqia është një prej atyre rrugëve të energjisë që nga burimet e reja mund të vijë në Europë nga Lindja e Mesme, Azia Qendrore apo Kaukazi. Nëqoftëse Turqia vendos të bashkëpunojë me Rusinë, atëhere kjo e fundit e ruan iniciativën. Qysh kur u bë e qartë në Moskë se strategjia amerikane për ta zgjeruar NATO-n në pragun e derës së Rusisë nëpërmjet Ukrainës dhe Gjeorgjisë, Rusia ka lëvizur që të përdorë "kulaçin" ekonomik të saj, rezervat e saj të mëdha të gazit natyror, më së paku për të neutralizuar Europën Perëndimore, veçanërisht Gjermaninë, drejt Rusisë.

Një Lojë e Madhe e Uashingtonit?
Megjithatë, çështja e marrëdhënieve turko - BE është e lidhur me çështjen e anëtarësimit turk në Bashkimin Europian, një lëvizje e kundërshtuar me tërbim nga Franca, në mënyrë më pak të hapur nga Gjermania dhe fuqimisht e mbështetur nga Uashingtoni. Në mënyrë të dukshme, Uashingtoni po luan atë çka disa e quajnë "një lojë më e thellë". Mbështetja e Obamës për aplikimin e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Europian vjen me një çmim të kripur. Përderisa Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare të Bashkimit Europian, kjo qe një përpjekje për të fituar favor me qeverinë Erdogan. Qysh nga vizita e prillit e Obamës, Ankaraja ka filluar të diskutojë një marrëveshje me Armeninë, përfshi marrëdhëniet diplomatike. Një marrëveshje turke me Armeninë do ta ndryshonte balancën e fuqisë në të gjithë rajonin. Qysh nga konflikti gjeorgjiano - rus i gushtit 2008, Kaukazi, një zonë jetike strategjikisht, ka qenë i paqëndrueshëm. Trupat ruse qëndrojnë në Oshecinë e Jugut. Gjithashtu, Rusia ka trupa në Armeni, gjë që nënkupton se Rusia e ka rrethuar Gjeorgjinë. Turqia është lidhja kyçe në këtë lojë komplekse të balancës gjeopolitike të forcës midis Uashingtonit dhe Moskës. Marsin e kaluar u nënshkrua një memorandum midis kompanisë shtetërore azerbajxhanase SOCAR dhe Gazpromit të Rusisë për sasira më të mëdha gazi natyror azerbajxhanas drejt Rusisë nga janari i vitit 2010. Azerbajxhani është shteti i vetëm me përjashtim të Iranit që me sa duket do të furnizojë me gaz linjën e planifikuar nga Bashkimi Europian Nabucco nga Azerbajxhani nëpër Turqi drejt Europës Juglindore. Rusia ka propozuar South Stream si një alternativë ndaj projektit Nabucco, gjithashtu në nevojë për gazin azerbajxhanas, kështu që praktikisht Rusia zvogëlon shanset e realizimit të Nabucco. Në këtë linjë euraziatike dhe diplomacie ekonomike, është e qartë se Turqia dhe vendet e tjera euraziatike po dalin me masa ekonomike të reja të mundshme, që do të kenë impakt të thellë në të ardhmen e ekonomisë botërore. Bashkimi Europian si trupë për momentin është i ngrirë në dinamikën e rendit të vjetër për Breton Udsit të vitit 1945. Iniciativa nuk ka gjasa të vijë nga Brukseli për një rritje ekonomike dinamike në Turqi apo Eurazi përgjithësisht. Në mënyrë interesante, Eurazia po bëhet lokomotiva e rritjes për Bashkimin Europian. Shumë europianë e gjejnë këtë një gjë të vështirë për ta përtypur. Megjithatë, ky është realiteti dhe një mundësi magjepsëse si për vendet e Eurazisë, ashtu dhe për ekonomitë e Bashkimit Europian. Së fundmi, një hapësirë e gjallë ekonomike në rritje euraziatike do të ishte në interesin afatgjatë të Shteteve të Bashkuara në një botë multipolare.

Similar topics
» Po “piqen” në Turqi
» Miu gjigant po i tmerron macet në Rusi
» Rusi grumbulloi 5 milionë monedha
» Adelina operon sytë në Turqi
» Bertani fillon karrierën si këngëtar në Turqi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi