Fjalimi i Presidentit të Kosovës para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Faqja 1 e 1

"I nderuari z. President, kam kënaqësinë që të paraqitem para Këshillit të Sigurimit për të diskutuar për situatën në vendin tim, Republikën e Kosovës. Në katër muajt e fundit, Këshilli i Sigurimit ka mbajtur takime të rregullta dhe të shpeshta për të diskutuar mbi Kosovën, madje në kohën kur rajone të tjera të botës kërkojnë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare. Unë e di se mbajtja e këtij takimi tregon rëndësinë e madhe që Këshilli i Sigurimit i jep paqes dhe stabilitetit në Evropën Juglindore.
Siç e dini, z. President, kanë ndodhur shumë gjëra në vendin tim që nga fillimi i këtij viti. Pavarësia e Kosovës, e shpallur në përputhshmëri me rekomandimet e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara z. Marti Ahtisari, është njohur tanimë nga dyzet e tre (43) vende anëtare të Kombeve të Bashkuara. Numri i shteteve që njohin Kosovën po shtohet për çdo muaj. Si shtet që aspiron integrimin në komunitetin euro-atlantik, Kosova është mirënjohëse që mbi dy të tretat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s e kanë njohur statusin tonë të ri.
Kosova poashtu ka arritur përparime të dukshme në terren. Siç e kemi theksuar në Deklaratën tonë të Pavarësisë, korniza udhërrëfyese e përpjekjeve tona është Plani i Ahtisarit. Ky dokument, i përkrahur me shumicë dërmuese nga Kuvendi i Kosovës, vazhdon të gëzojë përkrahje të gjerë nga populli ynë. Në përputhshmëri me obligimet që Kosova ka marrë me atë Plan, Kuvendi i Kosovës ka miratuar deri tani mbi 40 ligje në fusha të qenësishme si decentralizimi i pushtetit vendor, mbrojtja e minoriteteve dhe ruajtja e trashëgimisë së pasur kulturore të Kosovës. Më 15 qershor, ka hyrë në fuqi Kushtetuta e re e Kosovës që përmban shumë dispozita të Planit të Ahtisarit dhe pasqyron standardet më të larta për të drejta njerëzore. Edhe pse ka pasur sfida të dhunshme në Kosovë, duke përfshirë edhe sulme që patën për pasojë vdekjen tragjike të një oficeri të policisë të OKB-së, në përgjithësi në Kosovë ka mbretëruar qetësi dhe rend. Thënë përmbeldhtas, tranzicioni tek statusi ynë i ri ka shkuar mirë.
Sot, ndërkaq, Këshilli është mbledhur për të diskutuar të ardhmen e pranisë së OKB-së në Kosovë. Siç na kujtohet mirë të gjithëve, para nëntë vitesh, në këtë muaj, Këshilli i Sigurimit ka ndërmarrë hapin e jashtëzakonshëm për të ndërprerë qeverisjen e Kosovës nga ana e Beogradit, duke e vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të OKB-së. Në atë kohë, në atë vit të rëndë 1999, me qindra mijëra bashkëqytetarë të mi qenë zhvendosur si rezultat i spastrimit etnik nga Beogradi. Shtypja e Millosheviqit na kishte lënë pa asnjë institucion funksional.
Ishim, prandaj, mirënjohës kur erdhën Kombet e Bashkuara në Kosovë për të na ndihmuar që ta rindërtojmë shoqërinë tonë të shkatërruar. Me ndihmën e OKB-së, ndërtuam institucionet tona demokratike të vetëqeverisjes dhe kemi zgjedhur udhëheqës në cikle të shumta të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kombet e Bashkuara kanë mbikëqyrur vendosjen e një sistemi të tërë të qeverisjes: komunat tona, ministritë tona, Kuvendin tonë, gjyqësorin tonë dhe policinë tonë.
Gjatë viteve të fundit, OKB-ja ka transferuar në vazhdimësi përgjegjësi qeverisëse tek institucionet e reja të Kosovës. Që nga viti 1999, Misioni i Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë, UNMIK, ka zvogëluar praninë e vet fizike dhe personelin, teksa është përmirësuar situata në Kosovë. Gjatë gjithë këtij procesi, OKB-ja vazhdimisht ka marrë parasysh rrethanat brenda Kosovës dhe ka përshtatur praninë e vet krahas me zhvillimin e kapacitetit të Kosovës për ta qeverisur veten.
Siç e ka vënë në dukje Sekretari i Përgjithshëm në raportin e tij të fundit, pavarësia e Kosovës dhe hyrja në fuqi e Kushtetutës sonë kanë krijuar sheshazi një situatë dramatikisht të re, të cilës duhet t'i përshtatet OKB-ja edhe një herë. Populli i Kosovës, prandaj, e vlerëson iniciativën e Sekretarit të Përgjithshëm për ta rikonfiguruar praninë e OKB-së në vendin tonë. Ne marrim në dije se Sekretari i Përgjithshëm ka propozuar një numër detyrash të mbetura për praninë e OKB-së në Kosovë; ne e kuptojmë poashtu se OKB-ja do të vazhdojë të kryejë, për një kohëzgjatje të kufizuar, funksione të zbatimit të ligjit në pajtim me Rezolutën 1244 të OKB-së deri në kohën kur Bashkimi Evropian të jetë në gjendje ta kryejë plotësisht rolin e vet operacional. Do të doja ta siguroj Sekretarin e Përgjithshëm se ai do të ketë mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Kosovës teksa e çon përpara iniciativë e vet. E kam bërë të ditur këtë mbështetje në një letër që ia kam dërguar Sekretarit të Përgjithshëm në fillim të kësaj jave.
Sekretari i Përgjithshëm ka propozuar gjithashtu dialog për të diskutuar aranzhmane të mundshme praktike për të adresuar kërcënimet ndaj stabilitetit. Ne jemi të hapur për këtë dialog. Ne e marrim seriozisht zotimin e Sekretarit të Përgjithshëm që të konsultohet me ne, mbasi që asnjë aranzhman nuk mund të jetë i mundshëm pa pjesëmarrjen dhe miratimin e Qeverisë së Kosovës.
Në lidhje me këto kërcënime ndaj stabilitetit, ne e kuptojmë se adresimi i gjendjes së komuniteteve tona minoritare është elementi më thelbësor për ta ruajtur paqen. Si President, unë vazhdimisht kam shkuar në mesin e minoriteteve etnike dhe u jam drejtuar atyre, sidomos serbëve të Kosovës, për t'i siguruar se Kosova është shtëpi e tyre. Qeveria aktuale e Kosovës, që përfshin grupe etnike minoritare, po kërkon vazhdimisht mënyra të reja të ndërtimit të shtetit të drejtë që përfshin të gjithë në gjirin e vet.
Jam posaçërisht i shqetësuar, ndërkaq, që fqiu ynë Serbia ka promovuar një politikë që udhëheqësit e saj e quajnë "ndarje funksionale" të serbëve etnikë nga shqiptarët etnikë në Kosovë. Siç e ka vënë në dukje Sekretari i Përgjithshëm në raportin e vet, Serbia ka organizuar zgjedhje gjatë kësaj pranvere për qeveritë ilegale paralele të komunave në territorin tonë. Serbia poashtu ka dekurajuar serbët etnikë nga pjesëmarrja në qeverinë e Kosovës apo nga raportimi përmes një zingjiri komandues mutlietnik të policisë.
Populli i Kosovës me të drejtë është i shqetësuar për këtë kërcënim ndaj sovranitetit tonë. Ne jemi poaq të shqetësuar edhe me mesazhin që politikat e tilla ua përçojnë serbëve në Kosovë. Politikat e ndarjes minojnë qeverisjen multietnike që e kanë promovuar Kombet e Bashkuara në Kosovë që nga viti 1999. Këto politika nuk sjellin paqe apo stabilitet afatgjatë, por veçse zemërim dhe keqkuptim. Përkujtoj me keqardhje të madhe se si politikat e tilla i kanë sjellë rajonit tim vuajtje dhe tragjedi në vitet e nëntëdhjeta (1990-ta).
Z. President, Republika e Kosovës është shteti i shtatë i pavarur që ka dalë nga shpërbërja jokonsensuale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Shumica e këtyre vendeve kanë fituar shtetësinë e vet në rrethana që kanë qenë të kontestueshme, kundërthënëse dhe të sfiduara.
Ndonëse kjo histori është e errët, besoj se të gjitha shtatë shtetet e ish-Jugosllavisë, duke përfshirë Serbinë, kanë një të ardhme të ndritshme dhe prosperuese. Roli i OKB-së për ta sjellë këtë të ardhme ka qenë thelbësor. Teksa tani po i vjen fundi periudhës së administrimit të OKB-së në Kosovë, dua ta përsëris edhe një herë mirënjohjen time për burrat dhe gratë e OKB-së për punën që kanë bërë për t'i ndihmuar vendit tim që të rimëkëmëbet nga lufta. Populli i Kosovës beson se mënyra më e mirë për ta nderuar këtë trashëgimi është ndërtimi i një shteti paqedashës që aspiron qëllimet dhe parimet më të larta të Kombeve të Bashkuara. Ju falemnderit! "

Similar topics
» Atmosferë festash në familjen e Presidentit Topi
» Kushtetuta e Kosovës/Preambula
» Gjeografia e Kosoves
» Deklarata e Pavarësisë së Kosovës
» Kolonizimi Serb i Kosovës
» Kushtetuta e Kosovës/Preambula
» Gjeografia e Kosoves
» Deklarata e Pavarësisë së Kosovës
» Kolonizimi Serb i Kosovës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi