Mihrija së shpejti me projekte të reja muzikore
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Mihrija së shpejti me projekte të reja muzikore
Përveç angazhimeve dhe ndihmës që është duke i ofruar bashkëshortit në spektaklin tashmë të përjavshëm të RTK-së, “Odeon”, këngëtarja Mihrije Braha bën me dije se tashmë ka përfunduar edhe këngën më të re, të cilën shpreson ta realizoj brenda një muaji. “Aktualisht jam shumë e fokusuar rreth punës dhe angazhimit tim në shou programin tashmë të përjavshëm të Naimit, ‘Odeon’, i cili po transmetohet çdo të shtunë. Kemi shumë angazhime rreth këtij spektakli, por që rëndësi e veçantë është fakti se gjithçka është duke shkuar sipas planeve tona. Kemi arritur një sukses, sepse realizimi po bëhet maksimalisht mirë, dhe në bazë të kërkesave tona”, ka thënë Mihrija për “InfoPress”. “Sa i përket pjesës profesionale dhe individuale, jam e angazhuar edhe në këtë drejtim. Kam përgatitur një këngë të re, të cilën do ta plotësoj edhe me klip. Krejt kjo do të ndodh brenda një muaji. Besoj që për një muaj do ta realizoj dhe do ta lansoj klipin”, ka thënë Braha. Ndërsa bën me dije se kënga në fjalë do të vijë me shumë ritëm dhe ndryshe nga këngët e saj të mëhershme. “Këngën e kam përfunduar është një këngë e bukur me një tekst shumë të mirë. Kënga është e përfunduar vetëm se aktualisht jam duke punuar rreth pamjes vizuale dhe ideve se ku do të filmohen pjesët e klipit. Do të jetë një këngë me ritëm. Po shpresoj se do të jetë diçka e bukur dhe ndryshe prej klipeve të mia. Ju e dini se gjithmonë garën e bëj me vetveten, tejkaloj çdo projekt timin dhe mundohem të mos jem e përsëritur”, ka përfunduar Mihrija.
Similar topics
» Yllka Kuqi së shpejti me projekte të reja
» Mihrija së shpejti me një këngë të re
» Dafina së shpejti me album dhe dy klipe të reja
» Premtimi, këngëtar i ri në skenën muzikore (video)
» Mihrija operon duart
» Mihrija së shpejti me një këngë të re
» Dafina së shpejti me album dhe dy klipe të reja
» Premtimi, këngëtar i ri në skenën muzikore (video)
» Mihrija operon duart
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi