Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Llojet e varrimit në Iliri User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Llojet e varrimit në Iliri User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Llojet e varrimit në Iliri

Shko poshtë

Llojet e varrimit në Iliri Empty Llojet e varrimit në Iliri

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 23, 2011 5:46 pm

Llojet e varrimit në Iliri

Do të përshkruajmë këtu shkurtimisht edhe tipet më të rëndomta të varrezave regjistruar në truallin ilir. Varrimi më i shpeshtë është varrimi nën tuma (grumbull, tumulus). Ngritja e tumës mbi varrin e të ndjerit është zakon në të gjitha viset qysh në epokën e bronzit, ndërsa në epokën e hekurit kjo shndërrohet më pas në një rregullore të zakonshme, pavarësisht se nuk ishte e vetmja mënyrë varrosjeje në Istri, në Dalmaci, në Mal të Zi, në Shqipëri e sidomos në Gllasinc të Bosnjës. Tuma ngrihej zakonisht mbi një varr. Pas një farë kohe, afër varrit të parë, pra atij qendror, ritet e kërkonin që të varroseshin edhe të tjerë persona, me kusht që të ishin rëndom pjesëtarët e gjinisë së tij. Ajo çka e përbën më interesante këtë zakon në periudhën Ilire është se varret e personave të vdekur kishin përmasa dhe forma të ndryshme në varësi të nivelit social në jetën e përkohshme. I ndjeri, sa më të lartë ta kishte pozitën shoqërore në jetë, gjithashtu edhe tumula do të merrte përmasa më të mëdha në varrin e tij. Veç kësaj, edhe i vdekur me të tillë status duhej të dallohej nga kufoma të tjera edhe nga fakti se atë e shoqëronin shumë asortimente të tjera të nevojave të përditshmërisë si: armë, veshmbathje, enë argjile me ushqim, objekte dekorative e të tjera, të cilat i kishte pasur kur ishte gjallë. Më së miri janë hulumtuar tumat në Gllasinc, në këtë nekropol të madh në të cilën janë varrosur pjesëtarët e fisit të Desidiatëve. Tumulat ishin të ngritura nga dheu dhe gurët mbi të vdekurin, i cili ishte shtrirë drejtpërdrejt në tokë. Ndërkohë që në rastin kur i vdekuri ishe djegur, atëherë në varr është vënë edhe hiri i tij. Analizat e kujdesshme të tumave bën të mundur të mendohet rreth mënyrës së punimit të atyre tumave, si dhe ceremonitë e komplikuara lidhur me varrimin e të vdekurve në atë nekropol. Afër vendit ku ngrihej tumula ndizeshin turra me dru ku digjej trupi i pajetë. Kur digjej kufoma, mbeturinat, hiri dhe eshtrat, mblidheshin dhe viheshin në varr, mbi të cilin më pas sipas zakonit hidhej dheu dhe gurët. Gjatë ngritjes së tumave bëhej thyerja rituale e enëve të baltës, e kjo vazhdonte edhe atëherë kur tuma ishte e gatshme. Pjesë përbërëse e ceremonisë mortore ishin edhe vallëzimet. Në artin ilir ky zakon shfaqet aty nga shek. V para e. re. (në një urnë guri të Japodëve nga Ribiçi) deri në periudhën romake. Mbi varr pjesëmarrësit hanin e pinin dhe kështu krijonin lidhjen me të ndjerin, i cili edhe si i vdekur nuk do të pushojë kurrë së qeni pjesë e gjinisë. Megjithatë, për të do të kujdesen më tej anëtarët e gjinisë dhe do ta ndihmojnë në rastet e vështirësive. Në viset e karsit (prej Istrisë deri në Shqipëri) shpeshherë varri nën tumë ishte i bërë nga pesë pllaka guri, katër nga të cilat (dy më të gjata dhe dy më të shkurtra, nga secila anë nga një) ishin vendosur vertikalisht, duke bërë kështu gropën e varrit, ndërsa e pesta pllakë e mbyllte atë nga sipër. Varreza të këtilla hasen edhe në të ashtuquajturat nekropole të “sheshta”, ku varrezat nuk ishin nën tuma, por në nekropole të hapura, si për shembull në nekropolin e liburnëve në Nin. Tumat kanë përgjithësisht dimensione të mëdha, siç është ajo në Jalzhabet të Varazhdinit 12 metër e lartë me diametër 100 m. Me përmasa të ngjashme ishte edhe tumuli në Martijanc. Këto tuma bëjnë pjesë në mesin e tumave më të mëdha të Evropës. Tumat me dimensione kanë qenë ngritur vetëm për anëtarët më të rëndësishëm të fiseve, prandaj për këtë arsye, si dhe për shkak të pasurisë së objekteve të gjendura në to, arkeologët i quajnë “princorë”.
Të tillë “princër” janë zbuluar pothuajse në të gjitha zonat ku jetuan ilirët, mirëpo ato nuk janë gjithkund njësoj. Po ashtu as objektet e vëna në varre nuk janë të njëjta për nga rëndësia e vlerës.
Varre princërish janë zbuluar edhe në Gllasinc (tuma e Ararit) dhe në viset jugore ilire. Më të njohurat janë ato të cilat u zbuluan gjatë Luftës së Parë Botërore në Trebenisht, në afërsi të Ohrit në Maqedoni, ku gjenden tek preheshin pjesëtarët e aristokracisë lokale të shek. V. para e. re. Në truallin ilir hasen edhe lloje të tjera varresh: madje edhe në të njëjtat nekropole përzihen mënyra të ndryshme të varrimit. Në vendbanimin e njohur të lakustrave në Donja Dolina, për shembull, gjejmë në të njëjtën kohë tri lloje varrezash. Në vetë vendbanimin, nën dyshemetë e shtëpive janë varrosur të vdekurit në arka druri. Varrimi nën shtëpi kishte domethënie të thellë. Anëtari i vdekur i klanit do të mbetej sërish në gjirin familjar, për t’i mbrojtur anëtarëve e shtëpisë. Të vdekurit e tjerë varroseshin jashtë vendbanimit në nekropol. Kështu disa prej tyre vendoseshin drejtpërdrejt në tokë duke u mbuluar më pas me dhe, ose disa digjeshin, ndërkohë që hiri i tyre vihej në urna. Sipas mendimit të Erio Truhelkës lidhur me kultin e të vdekurve në Donja Dolina edhe vatrat, janë zbuluar në disa shtëpi. Fjala është për vatrat e punuara mjaft mirë, me formë të rrumbullakëta nga dheu i pjekur, të stolisura nga ana e jashtme me meandra dhe svastika. Në pjesën e poshtme përfundojnë me një vrimë në formë hinke nëpër të cilën ka rënë, siç është theksuar, hiri nën dysheme, mirëpo sipas mendimit të Turhelkës nëpër këtë vrimë banorët u kanë dërguar ushqim dhe pije të ndjerëve të varrosur nën shtëpi. Këto vatra kanë shërbyer jo vetëm për qëllime praktike, por kanë pasur edhe funksionin e sakrificës ës shtëpisë. Duke u nisur nga shpjegimet e vatrave të shtëpive në Donja Dolina, turhelka kultin e te ndjerit në këtë vendbanim, por në përgjithësi tek ilirët e solli në lidhje me një kult shumë të zhvilluar të larëve, pra të kryetarëve të klaneve dhe mbrojtësve të shtëpive e të familjeve në truallin ilir në periudhën romake. Sipas Truhelkës, kulti i kësaj hyjnie të shtëpisë, që si shpirt i të ndjerit paraqitet edhe në religjionin romak, është me origjinë nga viset ilire, kështu që edhe latinët në Itali e kanë marrë prej tyre. Truhelka kujton rrëfimin të cilin na e sjell Virgjili në “Eneidën” e tij, se kultin e lrëve, në Itali e solli trimi Trojan Eneu, i cili ishte Dardan, pra pjesëtar i fisit të Azisë së Vogël, i cili ishte në një fare mënyre i lidhur me fisin ilir me të njëjtin emër në Ballkan. Me romakët ky kult kthehet në Ballkan, ku dhe gjen truall të frytshëm, prandaj është edhe aq i popullarizuar në mesin e fiseve ilire në kohën romake. Mbeturinat e atij kulti Truhelka i sheh me të drejtë në festën e shtëpisë së popujve të sotëm të Ballkanit, që paraqitet vetëm në ato vise të Ballkanit, në të cilat kanë jetuar ilirët është një dëshmi më tepër se kulti i larëve ka në të vërtetë origjinë ilire.

Djegia e trupi: Riti i djegies (incineracionit) vërehet si zakon në shumë vise krahas me ritin e varrosjes me trup (inhumacionit), e cili është shumë e vështirë të vërtetohet ndonjë ligjshmëri në ndryshimet e këtij riti, veçanërisht të jepet ndonjë shpjegim i arsyeshëm për këto ndryshime. Për epokën më të vjetër mund të thuhet se në viset veriore dominon incineracioni, ndërsa për ato jugore inhumacioni, mirëpo as në ato kohë, e sidomos më vonë, nuk është e mundur të hiqet ndonjë kufi i përpiktë kohor ose hapësinor midis këtyre dy riteve. Doke tradicionale lidhur me varrosjen ilirët i ruajtën edhe në periudhën romake. Aq më tepër ato doke i përvetësuan edhe të ardhurit nga viset e tjera të Perandorisë, të cilët u vendosën përgjithmonë në këtë anë. Mënyra e lashtë e djegies së të vdekurve dhe vendosja e eshtrave e të hirit drejtpërdrejt në varr e jo nëpër urna, është ruajtur nëpër viset ilire deri në shek. e III-të e.r. pra deri kur romanizimi kishte përfshirë shumë vise ilire.Në periudhën romake, në territorin e liburnëve zhvillohet kulti karakteristik i varrezave në formë cilindrike me mbyllje konike në pjesën e sipërme (cippus). Me të drejtë mendohet se ky tip varri riprodhon formën e stërlashtë të shtëpisë ilire të gurit. Reminishenca është në shtëpitë e gurit parahistorike dhe tipi i cippus-it me bazë katrore e me pjesën e sipërme konike, që në shumë ekzemplarë janë zbuluar në rrethinën e Kotorit në Mal të Zi.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi