Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Instalon kamer ne koke User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Instalon kamer ne koke User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Instalon kamer ne koke

Shko poshtë

Instalon kamer ne koke Empty Instalon kamer ne koke

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Dec 04, 2010 10:09 am

Instalon kamer ne koke Kamera-300x172

Nje profesor i arteve ne nje universitet te New Yorkut nuk ka sy ne pjesen e prapme te kokes se tij, por i eshte afruar shume kesaj.

Wafaa Bilal, i njohur per veprat e tij kontroverse, ka futur nje kamere te vogel digjitale ne pjesen e prapme te kokes. Kete thote se e ka bere ne emer te artit. Bilal ka thene te marten se ai ka ndermarre kete procedure per nje projekt arti qe eshte porositur nga nje muze i ri ne Doha te Katarit.

I titulluar “The 3rd I”, vepra eshte nje nga njezet e tri punimet bashkekohore te porositura per hapjen e muzeut arab te artit modern “Mathaf” me 30 dhjetor. Titulli i ekspozites eshte “Told/Untold/Retold” (“E thene, e pathene, e rithene”).

Une jam duke vazhduar jeten time te perditshme njejte si para procedures”, ka thene artisti irakian. Bilal, ligjerues “Tisch School of the Arts” te New Yorkut, do ta mbaje kameren per nje vit. Ajo eshte pese centimetra ne diameter dhe rreth 2 centimetra e gjere.

Projekti do te ngreje pyetje te rendesishme sociale, estetike, politike, teknologjike dhe artistike”, ka thene ai. Ka mohuar te tregoje se kur eshte futur kamera ne koken e tij apo detaje te metejshme te instalimit duke thene se kjo do te zbulohet si pjese e hapjes se muzeut.

Ai ka vendosur kameren ne pjesen e pasme te kokes si nje deklarate alegorike per gjerat te cilat nuk i shohim dhe i leme prapa. Kamera do te kape aktivitetet e tij te perditshme me intervale nje minutash per njezet e kater ore ne dite. Pamjet do te transmetohen ne monitore te muzeut, kane thene kuratoret Sam Bardaouil dhe Till Fellrath.

Ai nuk ka nevoje te ndryshoje stilin e jetes se tij apo gjerat qe ben. Ne princip ai vazhdon jeten e tij”, ka thene Bardaouil per “Associated Press” ne Doha. Projekti ka zgjuar pyetje sfiduese nga Universiteti i New Yorkut, shkolla private me e madhe shteterore me rreth 44 mije studente.

Si nje shkolle e artit, nje shkolle qe ka mision te edukoje artistet, ne vleresojme shume te drejten e tij per t’u shprehur lirshem ne punen kreative si artist”, thuhet ne nje deklarate te universitetit ku artisti ligjeron. “Ne gjithashtu marrim seriozisht punet e privatesise qe ngre ky projekt, ndikimin e tij tek studentet tane, dhe rendesine e ruajtjes se besimit ne marredhenien pedagogjike ne mes te anetareve te fakultetit dhe studenteve”.

Por nje numer studentesh kane thene se nuk jane shume te brengosur per shkeljen e privatesise se tyre.
“Nuk e di se nga kush deshironi t’i mbroni studentet, cfare mund te ndodhe ne nje klase qe nuk mund te ndahet me te tjeret”, ka thene 22- vjecari Erin Wahet, i cili ka diplomuar ne drejtimin e fotografise.

Shume pune te meparshme nga Bilal kane zgjuar debate. Ne nje projekt gjate vitit 2007, “Domestic Tencion” studentet kane qene te lire te gjuajne profesorin e tyre me pushke me ngjyre 24 ore ne dite. “The Chicago Tribune” e quajti ate nje nga punimet me te mprehta te artit politik qe eshte pare prej shume vjeteve, dhe e shpallen ate artist te vitit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi