Kinezi jetoi katër vjet me thikë në kokë
Faqja 1 e 1
Kinezi jetoi katër vjet me thikë në kokë
Kinezi i cili shkoi te mjeku pas dhimbjes së padurueshme të kokës mbeti i shokuar kur e kuptoi se prej katër vitesh mbante një thikë 10 centimetra të gjatë në tru.
Li Fu nga provinca Yunnan ishte lënduar gjatë një plaçkitjeje më 2006 por mjekët se kishin vërejtur thikën e cila i kishte mbetur në kokë.
E pabesueshme, por thika mbeti e pavërejtur derisa Li nuk shkoi muajin e kaluar tek mjeku për shkak të dhimbjes së kokës. Atëherë mjekët zbuluan thikën gjatë një kontrolli rutinor me rëntgen.
Li dhe familja e tij mbetën të shokuar dhe kërkuan mendimin e mjekëve tjerë para operacionit. Ai më pas është operuar, thika i është hequr nga koka, ndërsa gjendja e tij është stabile. Kirurgu Luo Zhiwei tha se nuk kishte përjetuar diç më bizare në karrierën e tij.
“Është e pabesueshme se si Li i kishte mbijetuar therjes me thikë, si dhe për faktin se si ka mundur të jetojë më shumë se katër vjet me thikë në kokë. Kjo është një mrekulli mjekësore, thika ishte e plotë para se ta nxirrnim nga koka e pacientit”, tha ai, shkruan Daily Mail.
Similar topics
» Aelita me katër vjet hapi ekspozitë personale
» Pa kulm në kokë por trashëgoi alamet pasuri
» Slloveni jetoi për dy muaj, me nga 1 euro në ditë
» Instalon kamer ne koke
» Shëtitje me macen në kokë nëpër New York
» Pa kulm në kokë por trashëgoi alamet pasuri
» Slloveni jetoi për dy muaj, me nga 1 euro në ditë
» Instalon kamer ne koke
» Shëtitje me macen në kokë nëpër New York
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi