Rozana Radi ‘sherr’ me Rovena Stefën?
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Rozana Radi ‘sherr’ me Rovena Stefën?
Nuk marrin fund zënkat mes artistëve. ‘Lufta’ Rozana – Rezarta tash është shndërruar në Rozana – Rovena. Debatet për profesionalizimin apo xhelozinë e njërës apo tjetrës vijojnë pafund edhe pse nuk merret vesh se kush ka qenë iniciatore e kësaj zënke. Ndërkaq, ditë më parë në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, e ftuar për klipin e saj më të ri, Rovena është pyetur nga moderatori nëse do ta mallkonte apo jo Rozanën, që t’i çahej silikoni që ajo ka vendosur në gjoks pak muaj më parë. “Unë nuk mallkoj njeri”, – është shprehur si për të ruajtur ekuilibrin Rovena, duke shtuar se ajo nuk ka pasur asnjëherë gjë me Rozin, por ka qenë kjo e fundit, që ka folur lart e poshtë për të si këngëtare, mesa duket nga “dashuria e madhe”. Ndërsa Rozana Radi pa kaluar as 5 minuta, përmes një mesazhi i është përgjigjur Rovenës. “Çani, unë nuk zihem me njeri. Kam katër profesione, poete, flautiste, aktore dhe këngëtare, ndaj i thuaj asaj këngëtares që ke në studio, të flasë për atë që ka ardhur aty e jo për mua, që më marrin nëpër gojë edhe kur unë e bëj pushim. Duan të zënë faqet e para të gazetave me emrin tim”, – është shprehur Rozi, ndërsa nga ana e saj, Rovena i ka dërguar një puthje përmes ekranit.
Similar topics
» Rozana Radi do një mashkull të mirë në krah
» Rozana Radi bëhet sërish bionde
» Rozana Radi: Në 2011 pres të fitoj gjyqin me Rezarta Shkurten
» Gjeneral Rovena!
» Rovena favorite e “VIP shpija”
» Rozana Radi bëhet sërish bionde
» Rozana Radi: Në 2011 pres të fitoj gjyqin me Rezarta Shkurten
» Gjeneral Rovena!
» Rovena favorite e “VIP shpija”
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi