Qeni më i shtrenjtë në botë shitet për një milion euro
Faqja 1 e 1
Qeni më i shtrenjtë në botë shitet për një milion euro
Qeni i racës mastif tibetian me qime të kuqe është qeni më i shtrenjtë në botë pasi u shit për një milion euro, shkruan Telegraph.
Mastifët tibetian janë qenë të mëdhenj të cilët janë posesiv ndaj pronarëve të tyre. Në të kaluarën ata kanë ruajtur kampet nomade dhe manastiret në Tibet. Vlerësohet se këta qenë janë njëra ndër racat më të vjetra në botë, ndërsa legjenda thotë se Ghenghis Khan dhe Buda kishin nga një qen të tillë.
Besohet se këta janë racë e pastër “kineze” e cila është shumë e rrallë jashtë Tibetit, e që dallon prej qenve tjerë. Çmimet e këtyre qenve vitet e fundit janë rritur nga 500 në qindra mijëra euro.
Sipas fjalëve të pronarit Lu Liang, qeni Hong Kong i vjetër vetëm 11 muaj, është i gjatë 90 centimetra dhe i rëndë më shumë se 80 kilogramë. Duke mos zbuluar detaje tjera, Lu tha se njërin prej këtyre qenve e shiti për një milion euro një multimilioner nga Kina veriore i cili është pronar i një miniere qymyri.
Similar topics
» MSH investon mbi një milion euro në QKUK
» Plaka sllovene ia fali një të huaji 500 euro, ndërsa ai “ia ktheu” një milion
» Shitet revolveri i Al Capones
» Peshku që shitet për 396 mijë dollarë
» Tenxherja më e shtrenjtë në botë
» Plaka sllovene ia fali një të huaji 500 euro, ndërsa ai “ia ktheu” një milion
» Shitet revolveri i Al Capones
» Peshku që shitet për 396 mijë dollarë
» Tenxherja më e shtrenjtë në botë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi