Mihrijes i është vjedhur kënga “Turbulenca”
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1

Trendi i këngëtarëve ballkanikë të cilët huazojnë këngë nga këngëtarët shqiptarë nuk ka të ndalur. Këngëtarët fqinjë, e në veçanti ata serbë, pa fije turpi dhe pa e pyetur askënd, marrin pothuajse komplet këngët e këngëtarëve dhe kompozitorëve shqiptarë. Së fundmi është zbuluar se këngën “Turbulenca” të këngëtares Mihrije Braha, e ka huazuar një këngëtare e njohur serbe e cila e ka përshtatur versionin e gjuhës së saj, me titull “Neka gore dlanovi”. Për të dëshmuar se krijimi i Armend Rexhepagiqit dhe Aida Barakut e kënduar nga Mihrije Braha daton më herët, është fakti se këngëtarja dy vjet më parë me këtë këngë është prezantuar në festivalin muzikor në “Top Fest6” , të cilës këngë më vonë ia pati realizuar edhe videoklipin, ndërkohë këngëtarja serbe këtë këngë e ka lansuar para një viti- shkruan e përditshmja Zëri. Mihrije Braha thotë se për këtë huazim është informuar tri ditë më parë nga një fans i saj në “Facebook”, i cili ia kishte dërguar edhe dy versionet e këngës.
“Mua më ka njoftuar një fans i imi, Blerand Rexhepi, në “Facebook”, ku edhe më ka dërguar të dy versionet e këngës. Pasi i dëgjova këngët, arrita të kuptoj se 90 për qind e këngës është identike me këngën time, madje edhe videoklipi i saj ishte influencë nga videoklipi im që ia kam realizuar të njëjtës këngë”, ka thënë Mihrija, e cila pohon se huazimi i kësaj kënge nga një këngëtare serbe i ka krijuar asaj një ndjenjë të përzier.
“Të them të drejtën më ka krijuar emocione të përziera. Në njërën anë, përderisa e ka marrë këtë këngë ajo këngëtare dhe e ka përshtatur në versionin e saj, kjo do të thotë se i ka pëlqyer, bile përveç këngës edhe videoklipi ishte pothuajse kopje totale, e në anën tjetër më duket se nuk është e hijshme që të huazosh këngë dhe të bësh popullaritet me një këngë që e ka krijuar dikush tjetër”, ka thënë Braha.
Ndërsa sa i përket padisë këngëtarja ka thënë se ende nuk ka vendosur asgjë, sepse i duhet të konsultohet me autorët e këngës Armendin dhe Aidën.

Similar topics
» Vesa Luma kënga “Vetëm” nuk është erotike
» Kënga e re e Unikkatilit më 5 qershor
» Zv. Ambasadori i Zvicrës duke vjedhur!?
» Genta: Eurovizioni zviceran më ka vjedhur votat
» Seldi ‘tradhton’ Sinanin në “Kënga Magjike”
» Kënga e re e Unikkatilit më 5 qershor
» Zv. Ambasadori i Zvicrës duke vjedhur!?
» Genta: Eurovizioni zviceran më ka vjedhur votat
» Seldi ‘tradhton’ Sinanin në “Kënga Magjike”
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi