Virozat e stinës, të shtohet kujdesi për fëmijët
:: Mjeksia :: Këshilla Mjeksore :: Këshilla per Femijë
Faqja 1 e 1

Gjatë ditëve të fundit janë shtuar komplikacionet shëndetësore te fëmijë për shkak të paqëndrueshmërisë së temperaturave.
Përgjithësisht komplikacionet e shfaqura janë ato të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes, laringitet, anginat, çrregullimet gastrointenisnale etj. Shfaqja klinike e këtyre virozave të stinës është e ndryshme nga njëri fëmijë te tjetri.
Por shenjat më të dukshme janë temperatura e lartë dhe nuk janë të pakta rastet e pacientëve që paraqiten me temperaturë të lartë në ditët e fundit. Gjithashtu te shumë fëmijë këto komplikacione shoqërohen edhe me të vjella dhe heqje barku. Simptoma të tjera janë dhimbjet e kyçeve dhe dobësia trupore që shfaqin.
Duhet të themi se shfaqja e këtyre simptomave është e ndryshme nga një individ tek tjetri, pasi mund të ndodhë që jo të gjitha të manifestohen tek i njëjti pacient. Kategoritë më të rriskuara janë fëmijët e moshave 2 deri 6 vjeç.
Menjëherë sapo të shfaqen simptomat e para të sëmundjes, qoftë edhe njëra prej tyre, është e këshillueshme që prindi ta çojë fëmijën për vizitë te mjeku specialist. Është kategorikisht e ndaluar marrja e ilaçeve qetësuese në barnatore pa u vizituar më parë fëmija. Kjo për faktin se duke përdorur këto ilaçe pa rekomandim ka ndodhur që te shumë fëmijë gjendja shëndetësore është përkeqësuar më tej, në vend që të përmirësohej.
Kjo për faktin se efektet e ilaçeve të marra kanë rënë në kundërshtim me reagimin që bën trupi i fëmijës. Prandaj është shumë e nevojshme që më parë të vizitohet fëmija te mjeku specialist dhe vetëm më pas të përdoren barnat. Megjithatë, duhet theksuar se trajtimi me barna i pacientëve të sëmurë është i ndryshëm sipas shkallës së problemeve të shfaqura.
Trajtimi i këtyre virozave ndryshon në varësi të veçorive individuale të pacientëve të vegjël. Megjithatë, prindërit duhet të tregojnë shumë kujdes në mosmbajtjen e fëmijëve në ambiente të mbyllura, sepse kështu rrezikojnë të përforcojnë sëmundjen më shumë.
Gjithashtu është e nevojshme që të konsumohen sa më shumë lëngje me përbërje vitaminash të ndryshme dhe marrja e sasive të shumta të lëngjeve të frutave.
Kujdes duhet treguar edhe në veshje. Kështu, nëse fëmija manifeston simptomat e mësipërme, nuk duhet të vishet trashë, sepse në atë formë kalojnë në rëndim tjetër të sëmundjes për shkak edhe të djersitjes së shumtë. Ambienti në të cilin qëndrojnë duhet të ajroset vazhdimisht.
Ndërsa këshillat e tjera më specifike jepen nga mjeku specialist, sepse simptomat e sëmundjes shfaqen në forma të ndryshme te pacientët.

Similar topics
» Pse gërhasin fëmijët?
» Autizmi dhe kujdesi për fëmijët e prekur
» Kujdesi per duart
» Alergjitë e stinës
» Probleme shëndetësore tek fëmijët
» Autizmi dhe kujdesi për fëmijët e prekur
» Kujdesi per duart
» Alergjitë e stinës
» Probleme shëndetësore tek fëmijët
:: Mjeksia :: Këshilla Mjeksore :: Këshilla per Femijë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi