Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Probleme shëndetësore tek fëmijët User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Probleme shëndetësore tek fëmijët User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Probleme shëndetësore tek fëmijët

Shko poshtë

 Probleme shëndetësore tek fëmijët Empty Probleme shëndetësore tek fëmijët

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Dec 31, 2010 5:35 pm

Probleme shëndetësore më të zakonshme te fëmijët e moshës 0 deri në 14 vjeç

Kur duhet të lajmërojmë mjekun pediatër ?

Prindër, këto faqe janë për ju.
Broshura
është një udhëzues për të shmangur panikun që ju krijohet në rastet kur
fëmija juaj nuk është mirë, sëmuret ose ka ndonjë vështirësi të lidhur
me rritjen. Me ndihmën e mjekëve pediatër, të psikologëve etj., janë
veçuar gjendjet që shqetësojnë më shumë mëmat dhe baballarët. Që nga
ethet e deri te frakturat (thyerjet e kockave), ju themi se çfarë mund
të bëni vetë dhe kur është e domosdoshme ndërhyrja e shpejtë e mjekut.
Kur
fëmija është i vogël, sëmuret shpesh, pasi organizmi i tij ende nuk ka
arritur mbrojtje të mjaftueshme për të luftuar mikrobet. Duke luajtur në
shtëpi ose në kopsht, nganjëherë fëmija sëmuret. Për këtë është e
rëndësishme që prindërit të mësojnë të përballojnë çrregullimet dhe
emergjencat më të zakonshme: nga kolla te astma, nga kolikat te rrjedhja
e gjakut prej hunde. E, që të mos i zërë paniku, duhet të mbajnë në
shtëpi medikamente (barna) të sakta, për t’i dhënë ndihmën e parë
fëmijës.
Shkaqet për secilin problem dhe masat që duhet të marrin prindërit, përshkruhen më poshtë:
1. Ka dhembje koke.
Shkaqet
mund të jenë disa, p.sh.: temperaturë e lartë, ftohje ose ndonjë
sinusit. Shkak tjetër mund të jetë një tension emotiv: në këtë rast
muskujt e qafës e të shpatullave jafië të ngrirë (ngurosur). Veç këtyre,
shkaqe për dhembje koke mund të jenë probleme që lidhen me shikimin
(sytë). Duhet menduar edhe për migrenën e kokës. Më në fund duhet të
dimë se ka dhe fëmijë që simulojnë dhembjen e kokës, shtiren për të
tërhequr vëmendjen tek ata.
Çfare duhet bërë? Në përgjithësi pak
pushim në shtrat për të kaluar dhembja. Nëse kjo nuk ikën, jepen disa
pika të Takipirinës (Paracetamolit). Në qoftë se dhembjet e kokës
përsëriten, bisedoni me pediatrin.
2. Ka astmë
Shenjat: Kur fëmija
merr frymë, i dëgjohet një fishkëllimë, ka kollë, nganjëherë është i
djersitur, zemra rreh më shpesh dhe ritmi i frymëmarrjes rritet. Ky
është ataku (goditja) klasik i astmës.
Ç’farë duhet bërë? Mbajeni
trupin e fëmijës drejt për ta qetësuar dhe afrojeni pranë dritares së
hapur, për ajër të pastër. Nëse për një çerek ore ataku nuk kalon dhe
ritmi i frymëmarrjes vazhdon të jetë i ngritur (mbi 40 frymëmarrje në 1
minutë), thirrni pediatrin ose dërgojeni fëmijën në spital. Përpara se
tfi jepni medikamente bronkodilatatore (që zgjerojnë bronket), p.sh.
Salbutamol, këshillohuni me mjekun. Si të ketë kaluar ataku, vizitoni
fëmijën në një pneumolog (mjek i specializuar për sëmundjet e
mushkërive) ose në një klinikë kurimi të alergjive. Për këtë të fundit,
me këshillë të mjekut, mund të mbani në shtëpi Incidal ose Prometazinë.
3. Është kaps
Kapsllëku,
vetëm në shumë pak raste, mund të jetë shenjë e një sëmundjeje. Zorrët e
ngathëta (përtace), përgjithësisht, i detyrohen (janë njedhojë) një të
ushqyeri të varfër në fibra (fijëza), aktivitetit fizik të pamjaftueshëm
ose vëmendjes së jashtëzakonshme që prindërit i kushtojnë ritmit të
zbrazjes të zorrëve të fëmijës.
Çfarë duhet bërë? Këmbeni dietën,
duke vendosur një menu (ushqime) të pasura me fruta dhe perime të
freskëta. Stimuloni (nxitni) lëvizjen, duke dërguar fëmijën në det, në
pishinë ose në ndonjë palestër. Vetëm në raste të jashtëzakonshme
përdorni laksativë (barna për të dalurit jashtë), duke zgjedhur ato që
nuk acarojnë cipat (muret) e zorrëve, preparate me bazë miell lini.
4. Ka diarre.

të dytin ose në të tretin shkarkim (jashtëqitje) nga diarreja, duhet
dyshuar që fëmija ka një gastroenterit ose një’ infeksion të zorrëve.
Çfarë
duhet bërë? Mënjanoni qumështin dhe, për 12-24 orë, i jepni fëmijës
vetëm lëngje, si çaj, kamomil, ujë me shumë sheqer, lëng perimesh. Po
kështu mund ti jepet Trisol. Sipas rastit, mund tfi jepet edhe pak llapa
orizi me kos ose kisel (niseshte me mollë të grira). Në rast se pas një
dite zorrët (diarreja) nuk janë qetësuar, bisedoni me pediatrin, që
mund t’ju këshillojë të bëni analizën e feçeve (jashtëqitjeve) për të
kuptuar nëse ka infeksion. Kur mjeku ju këshillon ta dërgoni fëmijën në
spitalin pediatrik, për të marrë serum, mos kundërshtoni. Te fëmijët me
moshë më pak se dy vjeç, shkaktar i diarresë, shpeshherë, është
rotavirus, një germ (mikrob) që shkatërron mbulesën e zorrëve.
5. Ka kolike (dhembje të barkut).
Një
ndër katër fëmijë latantë (në gji) vuan nga koliket “gazoze”,
veçanërisht në pasditën e vonë dhe në mbrëmje. Për të kuptuar shenjat e
kolikut është e lehtë: fëmija ka një të qarë të dëshpëruar dhe tërheq
(mbledh) këmbët drejt barkut. Shkaqet e çrregullimit mund të jenë të
ndryshme: prania e ajrit në stomak, mospranimi nga aparati i tretjes i
proteinave të qumështit të lopës, probleme psikologjike, si: vështirësia
e përshtatjes me botën e jashtme ose ankth i transmetuar nga prindërit.
Çfarë
duhet bërë? Thirrni pediatrin. Për të lehtësuar nxjerrjen e ajrit
(gazrave) mund të përdoren barna me bazë të simetikonit, si Milikon. Për
fëmijët latantë nxjerrja e gazrave mund të realizohet edhe me fërkim
rrotullues të barkut, duke i ngritur këmbët mbi stomak e duke e mbajtur
vertikalisht. Për qetësi i vini edhe një copë të leshtë mbi bark. Në
qoftë se fëmija është ushqyer me gji, nëna mënjanon nga dieta ushqime që
mund të shkaktojnë çrregullime, si qumështi. Nëse fëmija është ushqyer
artificialisht, mjeku specialist mund t’ju këshillojë një tip tjetër
qumështi që i jepet fëmijës.Sipas grupmoshave 0-6 muajsh dhe 6-12
muajsh, shiten kuti qumështi të firmave të ndryshme, nga të cilat
zgjidhni më të përshtatshmin për fëmijën tuaj.
6. Ka ujët e hollë të kuq.
Nëse në ujët e hollë të fëmijës suaj diktoni gjurma gjaku, është shumë e mundshme që të kemi të bëjmë me një çistit.
Çfarë
duhet bërë? Mos u frikësoni. Kjo sëmundje, provokuar nga një virus,
shërohet vetvetiu. Por nganjëherë nuk është ai (virusi) shkaktar i
gjurmëve të gjakut që gjenden në urinën e fëmijës. Ujët e hollë i kuq
mund të jetë shenjë edhe e një guri ose e një infeksioni në veshka. Për
këtë, bymërohet pediatri, që, përgjithësisht, propozon të bëhen anaUza
specifike, sidomos një urokulturë. Nërkohë, fëmija duhet të jetë i
qetësuar në shtrat.
7. Ka ethe të larta.
Ethet janë reaksioni (kundërveprimi) me të cilin organizmi mbrohet nga ataku (prekja) i viruseve dhe baktereve.
Çfarë
duhet bërë? Takipirina (Paracetamoli) dhe Aspirina, të cilat janë barna
antipirotike (kundër etheve), mund të përdoren vetëm kur temperatura
kalon 38°C. Këto shërbejnë për të parandaluar konvulsionet (përpëhtjet).
Nga dy barnat e mësipërme është mirë të zgjidhni të parin, pasi
Aspirina, megjithëse në raste shumë të rralla, mund të ketë efekte
anësore të rënda. Për të mënjanuar ngritjen lart të temperaturës,
zhvisheni fëmijën dhe i bëni një banjë të pjeshme (gjymtyrëve dhe baUit)
me ujë të freskët. Por më me efekt është banja e plotë me ujë të vakët
në govatë, duke shtuar gradualisht (në anë të
govatës) ujë të ftohtë,
që temperatura të jetë rreth 37°C. Ky proces të zgjatë 5-10 minuta.
Borsa me akull shërben mbi të gjitha për të pakësuar dhembjen e kokës,
që shoqëron temperaturat e larta. Çdo 4 orë matet (kontrollohet)
temperatura e fëmijës. Në qoftë se gjatë një dite temperatura nuk ulet,
thënisni pediatrin, ndërkohë jepini fëmijës për të pirë lëngje frutash
etj. me shumicë.
8. Ka konvulsione (përpëlitje)
Konvulsionet vijnë
si rrjedhojë e etheve të larta që godasin 5% të fëmijëve, midis moshës 6
muajsh deri në 6 vjeç. Si rregull, konvulsionet shfaqen kur ethet
rriten me shpejtësi: brenda 30-40 minutave temperatura e fëmijës arrin
37-39 gradë. Shpejtësia e rritjes së temperaturës zakonisht çrregullon
funksionimin normal të qelizave të sistemit nervor, e për rrjedhojë,
muskujt marrin impulse të gabuara. I vogli, papritmas, humb ndërgjegjen,
merr frymë me vështirësi, e ka muskulaturën të lëshuar, zgurdullon
sytë. Këto shenja zgjatin përgjithësisht pak minuta dhe frikësojnë mjaft
prindërit, por nuk janë të rënda. Kur temperatura rritet 37-40 gradë,
por brenda një dite, përgjithësisht nuk ka rrezik për konvulsione.
Çfarë
duhet bërë? Nëse fëmija e ka gojën të mbledhur (rrudhur), vendosni një
shami midis dhëmbëve, që të mos kafshojë gjuhën. Nuk keni se ç’të bëni
gjë tjetër, vetëm të kërkoni asistencën e mjekut. Lajmëroni pediatrin
tuaj, që mund t’ju këshillojë një kurë për të parandaluar atake
(goditje) të reja. I bëni fëmijës një vizitë te neurologu dhe një
encefalogramë, për të përjashtuar dëmtime të mundshme të trurit.
9. Ka qelb në vesh.
Nxjerrja
e materialit likuid (të lëngshëm) ose seroz (të trashë me qelb) nga
veshi është quajtur otorrea. Është një çrregullim mjaft i përhapur i
lidhur me otitet, sëmundje që prekin një ndër 4 fëmijë.
Çfarë duhet
bërë? Lajmëroni mjekun pediatër. Ndërkohë mos e mbani fëmijën shtrirë,
sepse ky pozicion, duke rritur presionin në brendësi të veshit, mund ta
shtojë dhembjen. Për të lehtësuar dhembjen, përdorni Takipirinën
(Paracetamolin). Për fëmijët latantë duhet treguar kujdes që të mos u
futet ujë në veshin e sëmurë, kur u bëjmë banjë. Veç kësaj, vëzhgoni dhe
këshilloni fëmijën ose kujdesuni që ky të mënjanojë futjen e gishtave
në veshë.
10. Ka frymë (erë) si aceton.
Kur metabolizmi (shkëmbimi
i lëndëve në organizëm) shfrytëzon për prodhim të energjisë yndyrna në
vend të sheqernave, çlirohen substanca (lëndë) kimike të veçanta, që
prodhojnë (japin) acetoneminë. Kjo mund të jetë shkak ose rrjedhojë e
vjelljes. Acetonemia vërtetohet me Ketotest, një stricë reaktive, që
vihet në kontakt me ujët e hollë. Gjendet në farmaci.
Çfarë duhet
bërë? Jepini fëmijës pak ujë të sheqerosur ose përsëritni suposte të
Bioketazit. Nëse pas 24 orësh fryma përsëri bie erë aceton, lajmëroni
pediatrin.
11. Ka dhembje stomaku.
Nëntë herë ndër dhjetë, nuk
njihen shkaqet e dhembjes së stomakut. Shpesh fëmijët e shfrytëzojnë si
shkak për të mos shkuar në shkollë, për të mos ngrënë ose për të
tërhequr vëmendjen e prindërve.
Çfarë duhet bërë? Nëse nuk është e
shoqëruar me simptoma (shenja) të tjera, si: zbehje e fytyrës dhe
djersitje, kuptohet se fëmija shtiret ( bëhet sikur ka dhembje). Por,
nëse shfaqen ethe, qoftë edhe të ulëta, vjellje, lajmëroni pediatrin,
pasi mund të trajtohet si një infeksion në zorrë. Nëse më pas dhembja
shfaqet papritur, e zgjat mbi 6 orë ose fëmija qëndron ulur me duar mbi
stomak, çojeni në urgjencë (spital), ku mund të trajtohet për apendicit.
Në çdo rast, mos përdorni kurrë borsë (trastë) me ujë të nxehtë, pasi
rëndoni infeksionin në zhvillim.

KUJDES! Këto janë vetëm këshilla dhe nuk e zëvendësojnë rolin e mjekut!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Probleme shëndetësore tek fëmijët Empty Re: Probleme shëndetësore tek fëmijët

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Dec 31, 2010 5:35 pm

12. Eshtë i mbushur me njolla në lëkurë.
Shfaqja e njollave në lëkurë
është, shpeshherë, shenjë e një sëmundjeje infektive. Në qoftë se
njollat janë pak a shumë të mëdha, me ngjyrë që shkon nga trëndafili në
të kuqe të errët, tenttojnë të bashkohen dhe fëmija i ka sytë e skuqur,
kemi të bëjmë me fruth. Nëse janë shumë pika të dallueshme, të ndara
midis tyre, dhe kur gjuha është skuqur shumë, bërë si manaferrë, duhet
trajtuar si skarlatinë; ndërsa, kur kanë pamje fshikëzash (qeskash) të
vogla, mund të jetë variçela. Por njollat mund të jenë edhe shenjë e një
dermatiti. Në këtë rast lëkura është e skuqur, e thatë dhe si e
zhveshur. Në fund, njollat mund të trajtohen edhe si urtikarie: duken të
fryra, me ngjyrë bardhoshe ose trëndafili, rrethuar me një brerore të
kuqe.
Çfarë duhet bërë? Shkoni vizitoni shpejt fëmijën te pediatri.
Por, paraprakisht, izoloni fëmijën në një dhomë më vete ose kujdesuni të
mos ketë kontakt me fëmijët e tjerë. Për ta mbrojtur fëmijën nga
fruthi, kujdesuni t’i bëni një vaksinë në konsultore. Te ne është
arritur që të vaksinohen kundër fruthit mbi 97% e fëmijëve.
13. Ka gjëndrat të zmadhuara.
Kur
gjëndrat limfatike zmadhohen e bëhen të dukshme, do të thotë që kemi të
bëjmë me një infeksion në zhviilim. Linfonodulet (gjëndrat) janë
“kazermat” nga të cilat nisen antikorpet (ose trupat mbrojtës) për të
goditur mikrobet që kanë infektuar organizmin. Gjëndrat në anë të qafës
dhe prapa veshëve fryhen në raste të një infeksioni të rrugëve të
sipërme të frymëmanjes. Gjëndrat inguinale (ato midis kofshëve e në
bark), përkundrazi, zmadhohen më rrallë dhe tregojnë një infeksion të
rrugëve urinare ose të organeve gjinore.
Çfarë duhet bërë? Nuk duhet
të shqetësohemi. Në rastet e infeksioneve, rritja (zmadhimi) i gjëndrave
është një reaksion absolutisht normal. Nëse fryrja e gjëndrave nuk ulet
edhe pas shërimit të fëmijës ose paraqitet pa shenja të tjera, është
mirë të lajmëroni pediatrin.
14. Sëmuret lehtësisht.
Dhembje fyti,
ftohje e kollë fëmija ka shumë shpesh. Infeksionet e rrugëve të
frymëmarrjes janë sëmundjet më të zakonshme ndër fëmijët. Këto janë
shkaku më i shpeshtë që ju drejton te pediatri.
Çfarë duhet bërë? Mos
mendoni që fëmija juaj është më i dobët (shëndetlig) se të tjerët. Të
sëmuresh, që do të thotë të bësh njohjen me viruse e baktere, është e
vetmja mënyrë që ka fëmija për të krijuar pak e nga pak mbrojtjen
vetjake (imunitetin). Natyrisht, sa më i vogël është fëmija, aq më pak
antikorpe (trupa mbrojtës) ka, ndaj preket më lehtë nga një kollë ose
një ftohje. Për këtë arsye pediatrët konsiderojnë normal jo fëmijën që
nuk është sëmurë asnjëherë, por atë që nuk tejkalon një numër të caktuar
të sëmundjeve dhe konkretisht:
• 6 infeksione të frymëmarrjes nga 0-1 vjeç
• 5 ose 6 infeksione të frymëmarrjes nga 1-2 vjeç
• 4 ose 5 infeksione të frymëmanjes nga 3-4 vjeç
• 3 ose 4 infeksione të frymëmarrjes nga 5-10 yjeç.
15. Vjell shpesh.
Ka
fëmijë që vjellin me lehtësi të madhe. Ndonjëherë mjafton një goditje
te ftohti, një shëtitje me makinë ose një emocion i fortë, për ta vënë
stomakun e të voglit në gatishmëri për vjellje.
Te fëmijët latantë shkak për vjellje është edhe pirja e qumështit me shumë rrëmbim, pasi bashkë me atë thithin edhe ajër.
Çfarë
duhet bërë? Fëmijën latant ngrijeni mbi shpatullat tuaja dhe goditeni
disa herë në kurriz, derisa të gromësijë, që të nxjerrë ajrin që ka
gëlltitur me qumështin.
Nëse pas 24 orësh femija ha normalisht, mos u
alarmoni. Ndërsa, kur vjelljet përsëriten herë pas here pas pak orësh,
drejtohuni te mjeku: mund të trajtohet si apendicit, si një mospranim i
llojit të ushqimit; mund të ketë edhe një ngushtim në hyrje të stomakut e
ka nevojë për radioskopi.
16. Ka gjithnjë kollë.
Disa fëmijë kanë
kollë për javë ose muaj të tërë, pa qenë të sëmurë. Për këta është
krijuar një term mjekësor, quhen “fëmijë kataralë”. Nga këta, sipas
moshave e në raport me fëmijët e tjerë gjenden:
• një fëmijë ndër 5 të moshës 0-6 vjeç
• një fëmijë ndër 10 të moshës 7-12 vjeç.
Por
ka edhe raste që kolla të jetë shenjë e një sëmundjeje të rrugëve të
frymëmarrjes, p.sh. një bronkit, një alergji ose pertus (kollë e mirë).
Në këtë të fundit kolla është shumë e fuqishme dhe shfaqet më shumë
natën dhe në mëngjes herët.
Çfarë duhet berë? Mos pini duhan në
dhomën e fëmijës, mbajeni mjedisin jo me ajër të thatë, duke e siguruar
këtë nëpërmjet avujve të një tenxhereje, që do ta vini të vlojë me lule
bliri. Hapni dritaret dhe mos i jepni barna me nismën tuaj. Nëse pas
disa ditësh nuk ka kaluar kolla, thërrisni pediatrin.
Për të
imunizuar (mbrojtur) fëmijën kundër kollës së mirë, vaksinojeni (3 doza)
fëmijën. Për këtë, drejtohuni në konsultore. Me këtë vaksinë, të
bashkuar edhe me atë të difterisë e të tetanosit, janë vaksinuar 96% e
fëmijëve në vendin tonë.
17. Kur lëviz, djersin shumë.
Djersitja është një ndër shqetësimet kryesore të mëmave. Por
djersitja është absolutisht normale, është sistemi me të dlin organizmi mban të pandryshueshme temperaturën e vet.
Çfarë
duhet bërë? Që fëmija të mos sëmuret, ndihmojeni atë të djersijë më
pak, p. sh. duke e lejuar të heqë fanellën e trashë prej leshi, kur bën
shumë lëvizje fizike. Nëse pastaj fanella tjetër laget njëlloj, pa
mbaruar lojërat, ndërrojani atë dhe i vini në kurriz diçka për ta tharë,
si: garzë ose peshqir.
18. Ka këmbët të shtrembra.
Deri në katër-pesë vjeç, shumë fëmijë i kanë këmbët të shtrembra. Nëse defekti është i theksuar, duhet kuptuar shkaku.
Çfarë
duhet bërë? Fëmija të dërgohet për vizitë tek ortopedi. Në disa raste,
mbi të gjitha kur këmbët janë si hark, kemi të bëjmë me mangësi të
vitaminës D. Por gati gjithnjë shkaku duhet kërkuar në një zhvillim
joharmonik të muskujve të gjymtyrëve të poshtme dhe të kurrizit. Kura
mund të kufizohet në fizioterapi. Nga ana tjetër, është mirë të
mënjanohen këpucët e drejta (ortopedike) që mund të krijojnë turbulhme
në kërdokëlK eshtrat anësore të legenit) ose në kurriz.
19. Është pa oreks.
Mjafton që fëmija të mos pranojë dy herë rresht për të ngrënë, që
prindërit të mendojnë shpejt se diçka nuk shkon.
Çfarë
duhet bërë? Për të kuptuar nëse fëmija ha mjaftueshëm, ballafaqoni
peshën dhe lartësinë e trupit të tij me të dhënat e tabelave të
mëposhtme. Këto tabela shërbejnë për të vlerësuar peshën dhe lartësinë e
fëmijës në raport me mesataren e bashkëmoshatarëve. Nëse fëmija është
pak nën peshë, mos i jepni barna për të rritur oreksin dhe mos e
detyroni të hajë nga frika.
Përkundrazi, mendohuni të ndryshoni të
ushqyerit me ushqime që nxitin më shumë oreksin në krahasim me ato që
vendosni zakonisht. Po kështu, përdoren edhe vitamina të ndryshme sipas
këshillave të mjekut.
20. Është shumë i dhjamur.
Përpara se të
bindeni nëse fëmija është i dhjamur, duhet të keni dijeni cila është
pesha e tij ideale. Për ta gjetur, shfrytëzoni tabelat e posaçme.
Ballafaqoni me këto (tabelat) peshën e fëmijës suaj: Nëse pesha e tij
reale është më e madhe se 5% nga ajo ideale, fëmija është mbi peshë,
ndërsa, kur ajo është 20% më e lartë, atëherë fëmija është obez (i
dhjamur).
Çfarë duhet bërë? Nëse fëmija është pak i dhjamur, kufizoni
dhe pakësoni racionin e ushqimit, mënjanoni nga dieta “zemrën”
(ngrënien pasdite) dhe ushqimet që nxitin oreksin. Ndër të tjera,
nxiteni fëmijën për të bërë më shumë veprimtari fizike. Nëse,
përkundrazi, fëmija juaj është obez, për ta dobësuar drejtojuni një
dietologu. Të ndihmosh fëmijën që të humbasë kilogramët e peshës së
tepërt, është e rëndësishme për të mënjanuar rrezikun që, kur të rritet,
të vuajë nga diabeti dhe çrregullimet e zemrës.
21.I ka shputat e këmbëve të sheshta.
Çfarë
duhet bërë? Deri në dy vjeç, është normale që shputat e këmbëve të
fëmijës të duken pak të sheshta, pasi është topolak. Nëse më pas shputat
vazhdojnë të mbeten të sheshta, mos e detyroni fëmijën të veshë këpucë
korrigjuese ose ortopedike, por vëzhgojeni në disa drejtime: nëse i
konsumon këpucët në mënyrë homogjene ( njëlloj në të gjitha krahët),
nëse i deformon më shumë në thembër dhe nëse mbështet peshën e trupit më
tepër në pjesën e brendshme të këmbëve etj. Këto tregojani të gjitha
një mjeku ortoped, nga i cili do të merrni këshillat e nevojshme
22. Ka kurriz.
Për
të kuptuar që një fëmijë ka kurriz, mjafton t’ia vendosësh duart mbi
shpatullat e tij e t’ia përkulësh trupin përpara: nëse bien në sy gungat
ose nëse shtylla kurrizore nuk është e drejtë, fëmija është me kurriz.
Në rast se jo, kemi të bëjmë me qëndrimet kurrizore: fëmija mban
kurrizin e ndrydhur, por kolona vertebrale është në vend.
Çfarë duhet
bërë? Vizitojeni fëmijën te një mjek ortoped. Nëse do të trajtohet si
qëndrim kurrizor, mjaftojnë masazhet dhe një veprimtari sportive e
drejtuar, si: volejboll ose basketboll. Nëse është me kurriz, përpara se
ti vendoset një bust(allçi), provoni me masazhe dhe me riedukim
neuromotorik.

KUJDES! Këto janë vetëm këshilla dhe nuk e zëvendësojnë rolin e mjekut!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Probleme shëndetësore tek fëmijët Empty Re: Probleme shëndetësore tek fëmijët

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Dec 31, 2010 5:35 pm

23. Humbet gjak nga hundët.
Epistasi, d.m.th. humbja e gjakut nga
hunda, është i shpeshtë te fëmijët, sidomos te moshat 2 deri në 10 vjeç.
Kjo mund të jetë rrjedhojë e një brishtësie të kapilarëve, e vesit të
futjes së gishtave në vrimat e hundës, e ndonjë goditjeje ose e një
ftohjeje të fortë.
Çfarë duhet bërë? Filhmisht mbajeni fëmijën me
kokë të anuar përpara, bëjeni që të shfryjë hundët për të nxjerrë
koagulat (mpiksjet) e mundshme të gjakut, pastaj futini në vrimat e
hundës një garzë sterile të rumbullakosur, që bllokon hemorragjinë. Kur
nuk keni garzë, mos përdorni pambuk, por shtrëngoni hundën e fëmijës me
gishtin e madh dhe atë tregues për 10 minuta. Nëse pas një çerek ore
gjaku nuk ndalon, shkoni në urgjencë ose në spital.
24. Nuk rritet (nuk hedh shtat).
Duhet
të shqetësoheni dhe t’i bëni analizat vetëm kur trupi i fëmijës shton
(zgjatet) më pak se 4 cm në vit. Por një pamjaftueshmëri e hormonit të
rritjes, që është themelor për zhvillimin e kockave dhe të muskujve,
ndodh shumë rrallë.
Çfarë duhet bërë? Për të kuptuar nëse fëmija
rritet normalisht, shfrytëzoni tabelat që keni më sipër. Dhe përpara se
të alarmoheni, mos harroni që shtatlartësia e fëmijës ka ndikimin e
trashëgimisë, pra varet nga ajo e prindërve. Nëse doni të dini sa i
lartë mund të bëhet fëmija juaj, kur të rritet, provoni të zbatoni këtë
formulë:
Shumën që del nga mbledhja e lartësive (në cm) të mëmës dhe
të babait pjesëtojeni për 2. Nga shifra që del, zbritni 6.25 cm, po të
jetë vajzë, dhe shtoni 6.25 cm, po të jetë djalë, p.sh.:
• Lartësia e mëmës 160 cm
• Lartësia e babait 180 cm
Shuma: 340 cm
• mesatarja e lartësive 340 : 2 = 170cm. Atëherë, lartësia e fëmijës do tëjetë:
• po të jetë vajzë, 163,75 cm (170-6.25);
• po të jetë djalë, 176,25cm ( 170+6.25).
25. Është pickuar nga një insekt.
Çfarë
duhet bërë? Kimikati më i efektshëm për të pakësuar dhembjen, fryrjen
dhe të skuqurit është amonjaku. Përdoreni menjëherë pas pickimit. Veç
këtij, mund të përdorni një pomadë, si p. sh. Fengel,Fargon, Fenistil
ose Polaramin. Dhembja dhe fryrja duhet të pakësohen për pak kohë. Nëse
pas disa orëve nuk shihni ndonjë përmirësim ose, në të kundërt, gjendja
rëndohet dhe fryrja është mjaft e theksuar, lajmëroni pediatrin ose
çojeni fëmijën në urgjencë.
26. Ka prerë gishtin.
Çfarë duhet
bërë? Prerjet dhe plagët gjithnjë duhen të pastrohen me ujë e sapun dhe
të dezinfektohen me kujdes, për të mënjanuar rrezikun e infeksionit. Për
këtë përdoren substanca që nuk djegin, p.sh. Citrosii, ujë të
oksigjenuar dhe garzë sterile. Për të bllokuar rrjedhjen e gjakut, mbani
të shtypur plagën për disa minuta. Nëse prerja është e thellë,
dërgojeni fëmijën në urgjencë, për ta qepur plagën në një ose dy pika.
Kështu lehtësoni mbylljen e plagës dhe mënjanoni formimin e një
cikatriçeje (shenje) të madhe, kur të shërohet.
27. Ka një lyth (mish të huaj) poshtë shputës së këmbës.
Lythat,
që janë të shpeshtë te fëmijët që shkojnë në pishina, palestra,
provokohen (nxiten) nga një virus. Mund të paraqiten si të dala
mishtake, të forta në prekje ose si fijëza të murrme në formë gjembi.
Çfarë
duhet bërë? Kur janë të vogla, mund t’i zhdukni duke përdorur lëngje
specifike kundër lythave, p.sh. ata me bazë të acidit salicilik, që
shiten në farmaci.Por duhet treguar shumë kujdes që të mënjanohen sasi
të tepërta të kimikatit, për të mos djegur lëkurën. Përgjithësisht,
mjafton të vendoset një pikë lëngu, dy ose tri herë në ditë,
drejtpërdrejt mbi lythin, deri në zhdukjen e plotë të tij. Mjekimi më i
shpejtë dhe pa dhembje është lazëri, që zhduk lythat, duke mos prekur
indet që i rrethojnë ata. Ndërhyrja kryhet në mënyrë ambulatore, duke
mos pasur nevojë për anestezi.
28.I është futur një kokrrizë në sy.
Ndodh
shpeshherë që fëmijës t’i futet në sy një insekt i vogël, një kokrrizë
pluhuri ose diçka tjetër. Incidenti, zakonisht, shoqërohet me bollëk
lotësh dhe me dhembje të forta. Ka raste që fëmija nuk lejon as t’ia
mbash palpebrën (qepallën) të hapur.
Çfarë duhet bërë? Pastroni mirë
duart dhe hapni me kujdes syrin. e fëmijës, për të parë ku ndodhet trupi
i huaj. Mundohuni ta hiqni, duke shfrytëzuar këndin e një garze
sterile. Por mos përdorni kurrë një shami ose ndonjë shufër prej
pambuku, pasi mund të shkaktoni infeksione. Pas nxjerrjes së trupit të
huaj, shpëlani syrin me ujë të bollshëm, të freskët, për të pakësuar në
këtë mënyrë acarimin. Mos përdorni as kolir (ilaç i lëngët), as pomadë.
29. Ka pirë shampo.
Helmimi me shampo ose me detergjent është më i shpeshtë ndër fëmijët, pasi këta i tërheq ngjyra dhe forma e shishes.
Çfarë
duhet bërë? Në të gjitha rastet e helmimeve, që në dukje janë pak të
rrezikshme, mos kërkoni që ta bëni fëmijën të vjellë dhe mos i jepni një
gotë me qumësht, pasi mund ta rëndoni gjendjen. Për të mësuar se çfarë
të bëni, i telefononi menjëherë urgjencës, duke mos harruar të merrni me
vete dhe bajtësin (shishen) e substancës që ka pirë fëmija.
30.I është dëmtuar gjuri.
Çfarë
duhet bërë? Mjeti më i mirë për të pakësuar dhembjen dhe fryrjen, është
borsa me akull, që mbahet në pjesën e dëmtuar, të paktën 1 orë.
Përkundrazi, është i padobishëm dhe pa efekt përdorimi i pomadave. Në
rastet e goditjeve të forta në këmbë ose në krah, tregoni kujdes në
sjelljen (qëndrimin) e fëmijës: nëse e mban gjymtyrën krejtësisht pa e
lëvizur, ndoshta mund të ketë një frakturë (thyerje të kockës).Në këtë
rast, dërgoni fëmijën në urgjencë për t’i bërë një radiografi.
31. Është kafshuar nga qeni.
Çfarë
duhet bërë? Pastroni plagën me ujë të rrjedhshëm, dezinfektojeni me ujë
të oksigjenuar ose me ndonjë dezinfektant tjetër dhe pastaj mbulojeni
me një garzë sterile. Verifikoni nëse fëmija është vaksinuar kundër
tetanosit: në rast se jo, është e domosdoshme ta dërgoni në urgjencë për
imunizim (për të bërë vaksinën). Kur kafshimi është bërë nga një qen
rrugaç, dërgojeni fëmijën në spital: mund të jetë e nevojshme të bëhet
një vaksinim kundër tërbimit. Po të jeni të sigurt që qeni nuk ka asnjë
sëmundje, kufizohuni me mbajtjen pastër të plagës e kontrollin e saj, që
të mos infektohet. Kur formohet qelb, plagën duhet ta mjekojë mjeku.
32. Ka zënë morra.
Morri është një parazit i trupit, që prek flokët ose rrobat dhe thith gjakun, duke shkaktuar kruarje të forta.
Çfarë
duhet bërë? Mos u turpëroni, pasi, edhe po ta lash kokën çdo ditë, mund
të zësh morra. Në këtë rast higjiena s’ka të bëjë. Edhe prerja e
flokëve të fëmijëve është e padobishme. Këto fjalë, përshtaten për
familjet ku higjiena është në lartësinë e duhur, ndërsa, në të kundërt,
në familjet ku higjiena është “përtokë”, ato që thamë më sipër duhet të
zbatohen një për një. Për kurën drejtohuni te farmacisti. Në treg ka
tipa të ndryshëm shamposh kundër morrave, me të cilat mund të lani dhe
krehrat. Gjatë trajtimit, ndërroni çdo ditë këllëfët e jastëkëve dhe
veshjet, si: këmishët, fanellat, kapelat d.m.th të gjitha ato sende që
vijnë në kontakt me kokën.
33. Ka goditur kokën.
Goditjet e kokës,
mjaft të zakonshme ndër fëmijët, janë ato që shqetësojnë më tepër
prindërit. Është gjithnjë rreziku, megjithëse jo shumë herë, që këto
(goditjet) të provokojnë një hemorragji cerebrale( rrjedhje gjaku në
tru).
Çfarë duhet bërë? Mbi të gjitha, mos e dramatizoni gjendjen, që
të mos e frikësoni fëmijën. Nëse pas goditjes vazhdon të sillet si
përherë, nuk është e nevojshme ta dërgoni në urgjencë. Por mbajeni nën
kontroll për 24 orë dhe vini në dijeni pediatrin. Kur fëmija është keq:
vjell, ka dremitje dhe thotë që i dhemb koka, çojeni shpejt në spital.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Probleme shëndetësore tek fëmijët Empty Re: Probleme shëndetësore tek fëmijët

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi