Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Urinimi i pavullnetshëm te fëmijët dhe roli i psikoterapisë   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Urinimi i pavullnetshëm te fëmijët dhe roli i psikoterapisë   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Urinimi i pavullnetshëm te fëmijët dhe roli i psikoterapisë

Shko poshtë

Urinimi i pavullnetshëm te fëmijët dhe roli i psikoterapisë   Empty Urinimi i pavullnetshëm te fëmijët dhe roli i psikoterapisë

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 8:16 pm

Urinimi i pavullnetshëm te fëmijët dhe roli i psikoterapisë

Urinimi i pavullnetshëm apo si njihet në mjekësi enuresis, është një problem që paraqitet tek fëmijët zakonisht pas moshës katër vjeçare dhe karakterizohet me pamundësinë e kontrollimit të procesit të urinimit gjatë gjumit, zakonisht gjatë natës (enuresis nocturna).
Ass. Dr. Alije Keka – Sylaj
Ky çrregullim paraqitet gjatë një periudhe më të gjatë kohore (disa muaj), në periudha të rregullta (së paku dy herë në javë). Te ky çrregullim të gjitha organet e sistemit urogjenital janë pa veçori patologjike dhe funksionojnë normalisht.
Si reagojnë fëmijët në këtë çrregullim?
Ky çrregullim shkakton frustrim të përhershëm tek fëmijët dhe ndjenjën e turpit. Në këtë rast për ata më e rëndësishme është që moshataret e tyre të mos kuptojnë për këtë problem. Ata bëhen mjeshtër për të fshehur problemin e tyre nga moshatarët e tyre dhe në disa raste edhe nga vetë prindërit. Fëmijët më të vegjël shpesh bëjnë përpjekje për të fshehur të brendshmet e lagura me urinë. Kurse fëmijët me të rritur fshehurazi tentojnë t’i lajnë brekët e urinuara dhe pizhamet. Disa fëmijë janë indiferent për gjendjen e tyre, kurse, disa fëmijë të tjerë bëhen depresiv.
Cilët fëmijë vuajnë nga ky çrregullim?
Rreth 15% e fëmijëve urinojnë në shtrat pas vitit të tretë të jetës, urinimi gjatë natës është 1,5-2 herë më i shpeshtë tek djemtë sesa tek vajzat dhe zakonisht ndodh në familjet në të cilat të paktën një anëtar ka pasur simptoma të njëjta, kur ai ka qenë i vogël. Deri te urinimi i pavullnetshëm gjatë natës mund të vijë sidomos kur fëmija është i sëmurë. Gjithashtu edhe shpeshtësia e urinimit gjatë një nate është e ndryshme. Numri më i madh i fëmijëve lagen një herë në natë, por disa më shpesh.
Pse ndodh urinimi natën?
Shkaqet e enurezës mund të jenë: biologjik, emocional dhe social. Rreth 75% e fëmijëve me enurezë kanë së paku një familjar të rrethit të parë që ka pasur probleme të tilla. Në shumicën e rasteve, urinimi natën ndodh për shkak të zhvillimit të dobët të fshikëzës urinare të fëmijës. Po ashtu, janë të shumta rastet në të cilat urinimi i pavullnetshëm ndodh kur një fëmijë është i shqetësuar emocionalisht, posaçërisht te rastet e enurezës sekondare. Për shembull, kur një fëmijë i vogël fillon të laget në shtrat natën, ndonëse kanë kaluar muaj apo vite kur ai nuk ka urinuar natën do të thotë ka qenë "i terur", ndoshta kjo është një reflektim mbi frikën e përditshme dhe pasigurinë që ai e ndjenë. Fëmijët mund të ndihen të pasigurt ose të frikësuar për shumë arsye: për shkak të kalimit në shtëpi të re - ndërrimit të vendbanimit, për shkak të divorcit të prindërve, për shkak të humbjes së një anëtari të familjes ose një personi të dashur për të, për shkak të lindjes së vëllait apo motrës etj.

Kur paraqitet urinimi i pavullnetshëm?
Urinimi i pavullnetshëm është i ndarë në primar dhe sekondar. Në urinimin primar përfshihen ata fëmijë që urinojnë ditën dhe natën, e që këtë nuk e kanë ndalur që nga lindja, ndërsa, urinimin sekondar (apo i fituara), i cili është më i rrallë, ndodh më vonë pas një periudhe të "pastër"ose “të thatë”.
Shfaqja e kësaj sëmundje është më shpesh e lidhur me faktorët emocional dhe kushtet në një mjedis familjar, të cilat në një mënyrë ose në një tjetër ndikojnë në themelimin dhe organizimin e këtyre funksioneve.
Si të zgjidhet problemi i urinimit të pavullnetshëm gjatë natës?
Prindërit duhet ta kenë parasysh se fëmijët shumë rrallë apo pothuajse asnjëherë nuk urinojnë në shtrat natën me qëllim. Prandaj, në radhë të parë duhet të konsultoheni me mjekun për të përjashtuar patologjitë eventuale në të cilat urinimi mund të jetë një nga simptomat si anomalit e lindura të sistemit urogjenital, infeksionet traktit urinar, diabetit, etj.
Kur patologjitë eventuale janë përjashtuar rol shumë të rëndësishëm kanë prindërit. Në vend që të kritikojnë fëmijën, apo kërcënojnë e rrahin, ata duhet dhe është më mirë që ta inkurajojnë atë, duke i siguruar mbështetje pozitive dhe besim që ky problem së shpejti do të rregullohet. Është me rëndësi që prindërit e fëmijëve që urinojnë natën t’u përmbahen udhëzimeve të caktuara.
Posaçërisht duhet t'i kushtojnë kujdes konsumit të lëngjeve para gjumit, t’u shmangen pijeve që përmbajnë methylxantin - e cila e nxit urinimin si çaji, kafes, kolës, pastaj çokollatave, etj. Poashtu, për rritjen e kapacitetit te vezikës urinare mund të ndihmojë edhe ushtrimi i mbajtjes së urinës gjatë ditës për një kohë sa më gjatë që mundet, të urinoj fëmija para se të bie në shtrat, të inkurajohet fëmija duke e lavdëruar kur të zgjohet i terur në mëngjes, duke ju shmangur çdo lloj dënimi nëse ai është lagur gjatë natës, konsultohuni me mjekun dhe në qoftë se duhet t’i jepni terapi adekuate fëmijës tuaj.
Disa fëmijë nuk janë të motivuar sa duhet për të shëruar veten, bile nuk i pengon ajo që lagen natën. Për të qenë të motivuar për të bashkëpunuar dhe për ta ndihmuar veten, ju këshillohet prindërve për t'i detyruar ata që çdo mëngjes vetë ti ndërrojnë ndërresat e shtratit të tyre. Kjo nuk është dënim dhe nuk duhet të bëhet në formën e urdhrave për fëmijën, ajo duhet t’iu kërkohet në formë lutjeje dhe mirësjelljeje që ta bëjnë vetë këtë punë, dhe kur fëmija të jetë lodhur nga kjo, në mënyrë të pavetëdijshme mund të ndaloj urinimin gjatë natës, ose ta rrallojë atë. Duke u liruar nga kjo detyrë fëmija e përjeton atë si një shpërblim, e cila e rrit motivimin për vetëshërim. Raportimi në kohë te mjeku dhe psikologu mund të kontribuojnë për zgjidhjen e këtij problemi në shumë raste.
Prognoza e enurezës në periudhë të gjatë kohore është relativisht e mirë. Më e rëndësishmja është që t’u sqarohet prindërve shkaku joorganik dhe kalueshmëria e shfaqjes, me qasje të afërt dhe të durueshme dhe me raport përkrahës ndaj prindërve dhe fëmiut për tejkalimin e vështirësisë. Me këshillat e dhëna dhe mbajtjen e ditarit rreth 10% e enurezave menjëherë largohen, kurse 20% të tjera përmirësohen. Prej të tjerave një numër i madh gjatë muajve spontanisht zgjidhen. Metodat e kondicionimit dhe shërimit me imipramin ose dezmoprosim duhet ruajtur vetëm për rastet e vogla e të rënda tek të cilët ato metoda në masë të madhe do ta përmirësojnë ose ta largojnë në tërësi enurezën.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi