Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Medikamente të ndryshme shëruese User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Medikamente të ndryshme shëruese User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Medikamente të ndryshme shëruese

Shko poshtë

Medikamente të ndryshme shëruese Empty Medikamente të ndryshme shëruese

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:15 pm

Aspirina kundër kancerit të zorrës së trashë

Një studimi i ri amerikan tregoi se, marrja e përditëshme e një doze të vogël aspirine redukton probabilitetin që dikush të vdes nga kanceri i zorrës së trashë. Specialistët e Spitalit të Përgjithshëm të Masakushetis në bashkëpunim me ata të Fakultetit Mjekësor të Harvard në Boston studjuan kartelat shëndetësore të 1. 279 burrave dhe grave me kancer në zorrën e trashë, të cilët ndodheshin në stade të ndryshme të sëmundjes.

Disa prej tyre merrnin doza të vogla dhe të shpeshta aspirine ndërsa ca të tjerë jo. Pas 12 vjetësh shkencëtarët konstatuan se 74% e pacientëve që merrnin aspirina jetonin akoma në krahasim me 69% të të tjerëve që nuk vepronin njëlloj. Zbulimet e reja vërtetojnë se sekreti i aktit mbrojtës të ilaçit fshihet te aftësia e tij të bllokojë enizëmën COX2 që përforcon krijimin e plazmatimeve dhe shumëfishimin e qelizave.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Medikamente të ndryshme shëruese Empty Re: Medikamente të ndryshme shëruese

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:15 pm

Ginsengu ndihmon për gjendjen e mirë fizike



Ginseng është rrënja e thatë e bimës Panax Ginseng, e cila përbëhet nga tetë lloje të ndryshme. Përdoret si përbërës i ilaçeve kuruese, këtu e qindra vjetë në Kinë, Japoni dhe Kore. Ajo ç’ka duhet të dini është se nuk ka veti kuruese ndaj sëmundjeve, por ndihmon në vitalitetin e përgjithshëm. Më poshtë listohen dhjetë arsyet se pse Ginseng duhet të përfshihet në menunë tuaj të përditshme.

Ginseng ndihmon në:

1. Përmirësimin e rezistencës

2. Ç’lirimin nga lodhja dhe pagjumësia

3. Ç’lirimin nga dhembjet e kokës

4. Përmirësimin e kujtesës

5. Përmirësimin e libido

6. Parandalimin e sëmundjes së diabetit

7. Parandalimin e shenjave të plakjes së parakohëshme

8. Stabilizimin e tensionit të gjakut

9. Forcimin e sistemit të imunitetit

10. Uljen e rrezikut për shfaqjen e kancerit
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Medikamente të ndryshme shëruese Empty Re: Medikamente të ndryshme shëruese

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:15 pm

Kamera mikroskopike në tabletë lokalizon tumore

Kamera mikroskopike e trupëzuar në një tabletë që quhet PillCam Colon mund të zbulojë tumore mallinjë në zorrë të trashë dhe anus. Në kërkim morën pjesë 320 persona vullnetarisht të cilët kishin probleme të trashëguara në zorrën e trashë ose kishin probabilitete të mëdha të shfaqnin probleme në të ardhmen.

Vullnetarëve i’u dha tableta PillCam Colon, ndërsa më vonë i’u nënshtruan kolonoskopisë që të bënin krahasimin e rezultateve. Sipas konkluzioneve mjekësore, tableta me kamerën e trupëzuar mund të lokalizojë me sukses tumoret, megjithatë kolonoskopia mbetet një ndër metodat me rezultatet më të sigurta. Sipas përfundimeve të kërkimit shkencor tableta e shoqëruar me kamer arriti të zbulonte vetëm 14 tumore mallinjë nga 19 gjithësej që u zbuluan me metodën e kolonoskopisë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Medikamente të ndryshme shëruese Empty Re: Medikamente të ndryshme shëruese

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:15 pm

Parfumi “dehës” shtroi shumë persona në spital


Më shumë se 34 persona në Teksas të SHBA u shtruan në spital, pasi ndjenë marje mendsh për shkak të parfumit të një gruaje në bankën lokale. Fillimisht, dy punonjësit u ankuan se kishin dhembje të forta në gjoks dhe dhembje koke.
Në vazhdim banka anonçoi se cilido që ndihej i sëmurë duhej të largohej nga ndërtesa, duke dhënë me këtë mënyrë leje tek më shumë se 140 persona.
12 persona u transportuan në spital me ambulancë për shkak të vështirësive që shaqën në sistemin e frymëmarrjes. Kërkuesit specialistë pohojnë se e gjithë kjo rrjedhoi si rezultat i spërkatjes së një parfumi të rrezikshëm, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Medikamente të ndryshme shëruese Empty Re: Medikamente të ndryshme shëruese

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:15 pm

METABOLIZMI


Gjatë viteve të fundit mjekësia dhe kryesisht biologjia ka shënuar përparime të mëdha, duke na lejuar diagnozimin dhe kurimin më të mirë, akoma dhe parashikimin e shumë sëmundjeve, duke ndihmuar me këtë mënyrë në përmirësimin e saktë dhe promovimin e shëndetit. Atje ku dietologët kënaqen nëpërmjet thjeshtëzimit të problemit në luftën kundra obezitetit, duke reduktuar sasinë e përditëshme të ushqimit, kryesisht të yndyrnave, metoda konkrete riprek temën e kalorive të ulta, duke u përqëndruar në lidhjen e vërtetë natyrale që ekziston midis ushqimeve të ndryshme dhe reagimeve biologjike që shkaktojnë në trup, pas marrjes së tyre.

Për të kuptuar sa më mirë problemin e obezitetit të sotëm, do të ishte e rëndësishme të diskutonim atë vend që mori dimensione epidemie, SHBA. Atje 68% e banorëve janë mbipeshë (kundrejt 32% të banorëve në Europën Perëndimore) dhe 22% janë obezë (kundrejt 8% të banorëve në Europën Perëndimore). Nëse pyesni një nga specialistët e shumtë arsyen se pse natyra na fali obezitetin, pasi më parë keni konstatuar se edhe pse nuk hani vazhdoni të vuani nga mbipesha. Atëhere sekreti duhet të fshihet diku në mes, mos ndoshta arsyeja është trashëgimia?

Është e vërtetë që përsa i përket temës së obezitetit, trashëgimia përbën një predispozitë të fortë/serioze, edhe pse nganjëherë përdoret thjesht si justifikim. Trashëgimia nuk është në asnjë mënyrë aq fatale dhe përfundimtare sa disa dëshirojnë ta prezantojne.

Para 100 vjetësh në Amerikë nuk ekzistonin persona obezë, ose të paktën jo më shumë se në kontinentet e tjera. Tani është e pamundur që të besojmë se miliona obezët e 1998 janë pasardhës të disa obeziteteve të rralla, që ekzistonin gjatë shekullit të 18-të dhe se ata e trashëguan obezitetin nga paraardhësit e tyre.

Pjesa dërrmuese e obezëve në Amerikë janë ata me ngjyrë. Dhe si mund të themi që rezultojnë nga trashëgimia kur të gjithë e dimë shumë mirë se kushërinjtë e tyre afrikane klasifikohen në kategorinë e njerëzve më të dobët të botës?!

Kështu që diçka tjetër ndodh e cila nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me trashëgiminë, madje është e rëndësishme të themi se problemi i mbipeshës në Amerikë është shfaqur gjatë dekadave te fundit.

Shumë lehtë mund të supozojmë se shkaku i mbipeshës fshihet në menunë tonë.

Po të shikoni me kujdes rreth jush do të konstatoni stilin e përbashkët të të gjithë obezëve, të ulur para TV, duke konsumuar popcorn, coca cola, chips, gjellëra me yndyrëna me në krye picën speciale.

Të gjitha këto pra jo vetëm ju shtojnë peshë, por mbirëndojnë dhe shëndetin tuaj, duke rritur nivelet e kolisterolit, duke shkaktuar probleme kardiovaskulare, çrregullime në aparatin tretës, gur në veshka etj etj

Jetojmë në epokën ku dobësia KUSHTON!!!

Mënyra e jetesës që kemi adoptuar jo vetëm ka ndikuar negativisht në përditshmërinë tonë, por na ka shkatërruar tërësisht…

Në kohët e mëparëshme njerëzit punonin por dhe ecnin me shumë. Nuk kishin ashensora dhe makina as mjete ngrohëse të mjaftueshme. Para 50 – 60 vjetësh njerëzit shkonin në qytet me këmbë dhe nuk prisnin ferrarët jashtë porte.

Akoma dhe në dritë bënin ekonomi, visheshin më shumë, akoma dhe në muajt e verës numëri i rrobave që vishnin ishte impresionues. Transparenca në veshje është adoptim modern…

Metabolizmin e mirë e ndihmon përzgjedhja e ushqimeve, kaloritë e mjaftueshme, vitaminat përkatëse dhe mbi të gjitha USHTRIMI FIZIK…

KONSUMONI më pak yndyrna dhe MË SHUMË FRUTA/ZARZAVATE…
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Medikamente të ndryshme shëruese Empty Re: Medikamente të ndryshme shëruese

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:15 pm

Sigurohet terapia kundër HIV/AIDS-it

Departamenti Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë ka shpërndarë të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës sasi të ilaçit Efavirenze, i cili përdoret tek të sëmurët nga HIV/AIDS-i.
Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se këto ilaçe të cilat do të jenë në QKUK, janë në sasi për një vit, ndërsa gjatë kohës sa ato kanë munguar, MSh, kishte siguruar një donacion prej UNFPA-së në sasi prej 300 tabletave të Efavirenzës

Ndërkohë, të premten në Deponë e Ministrisë së Shëndetësisë kanë arritur sasitë e nevojshme edhe të ilaçit tjetër, Combivir, i cili të hënën në mëngjes do të dërgohet në Barnatoren Qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përmes së cilës do t’i shpërndahet njësisë kërkuese, gjegjësisht Klinikës Infektive, ku trajtohen disa pacientë të sëmurë nga HIV/AIDS-i.

Ndonëse antiretroviralët si Efavirenze dhe Combivir, nuk janë në Listën Esenciale të barnave, të cilën Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse që ta përmbush, kjo ministri – siç theksohet në komunikatë, duke e kuptuar nevojën e pacientëve të infektuar nga HIV/AIDS-i, vazhdimisht ka kërkuar forma të ndryshme që të sigurojë terapi për këta pacientë dhe sigurimi i Efavirenzës dhe Combivirit është bërë përmes tenderit që kishte shpallur për antiretroviralë Ministria.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Medikamente të ndryshme shëruese Empty Re: Medikamente të ndryshme shëruese

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:15 pm

AIDS dhe hepatiti: Sëmundje të transmetueshme seksualisht


Mëso dhe mbrohu, tashmë AIDS dhe hepatitet B, C përbëjnë sëmundjet më të rrezikshme të transmetueshme seksualisht. Informimi, mbrojtja por dhe diagnozimi i menjëherëshëm, janë vetem disa nga pikat të cilat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në shkallën e zhvillimit të sëmundjeve në fjalë.

AIDS

Shkaktohet nga virusi AIDS/HIV, i cili qëndron në organizëm përgjatë gjithë jetës së njeriut. HIV dëmton sistemin e imunitetit të njeriut, i cili është i përgjegjshëm për mbrojtjen e organizmit ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve të tjera. Virusi HIV mori formën e epidemisë në fillim të viteve 80-të dhe u përhap në çdo kënd të planetit me ritëm të paparë, kryesisht për shkak të rrethanave bashkëkohore të mënyrës së jetesës.

Serioziteti i sëmundjes së AIDS-it na intereson të gjithëve. Dhe kjo ndodh sepse të gjithë kemi një qëllim të përbashkët, pra shijimin e jetës, dashurisë dhe seksit me siguri absolute. Veçanërisht në verë, ku partnerët erotikë janë më të shpeshtë/ndryshëm, nevojitet të tregojmë vëmendje më të madhe…

Si transmetohet virusi HIV?

Transmetohet kryesisht me marrëdhëniet seksuale pa përdorimin e prezervativëve. Infektimi nuk përkufizohet vetëm në kontaktin vaginal por dhe atë anal dhe oral.

Gjithëashtu me përdorimin e përbashkët të shiringave të përdorura nga narkomanët dhe jo vetëm…

Por dhe nëpërmjet nënës, nëse gjatë shtatzënisë ajo infektohet atëhere dhe fëmija do të lind i sëmurë.

Për të gjithë ju të cilët veproni si më lartë, është i nevojshëm një kontroll mjekësor në qendrat perkatese spitalore.

Sipas Qendrës së Kontrollit dhe Prevencionit të Sëmundjeve, HIV-i prek më shpesh moshat e reja. Të dhënat e fundit tregojnë se mbartësit e virusit në fjalë i përkasin kryesisht moshës nga 25 – 44 vjeç.

Marrëdhëniet seksuale të pambrojtura përbëjnë mënyrën kryesore në transmetimin e virusit HIV. 41.6% e rasteve të infektuara i përkiste gjinisë mashkullore, të cilët deklaruan se u infektuan si rezultat i marrëdhënieve seksuale me meshkuj të tjerë ( pra nëpermjet kontaktit homoseksual). 23% ishin meshkuj dhe femra, të cilët deklaruan se u infektuan nëpërmjet marrëdhënieve heteroseksuale.

2005 ishte “viti i zi” i infektimeve, sepse u raportua një rritje e konsiderueshme infektimi tek moshat e reja, duke arritur në 25% në krahasim me vitin 2004. Analoge ishte dhe rritja në vitin 2006, pjesa dërrmuese e të cilëve i përket gjinisë mashkullore.

Fatkeqsisht, shoqëria na ka harruar dhe nuk i trembet një infeksioni të mundshëm. Shumë njerëz dhe kryesisht moshat e reja nuk marrin as masat bazë, ndërsa për sa i përket nënshtrimit të testit për ata ngjan me një plan të largët për të mos thënë të parealizueshm… Me këtë qëndrim indiferent vendosin në rrezik jetën e tyre por dhe të të tjerëve. Sa më i shpejtë të jetë diagnozimi aq më rezultative do të jetë dhe terapia. Problem tjetër serioz është dhe injorimi i infektimit, i cili mund të drejtoj në infektime të njëpasnjëshme.

MBRONI partnerin tuaj erotik fëmijët dhe të gjithë njerëzimin…

Hepatitet B dhe C

Shkaktohen nga virusët të cilët mund të qëndrojnë në organizëm, si rezultat i kësaj sëmundja kalon në një fazë të përherëshme (sëmundje kronike), e cila është tepër e rrezikshme dhe shpeshherë shkakton dëmtime serioze dhe të pariparueshme në mëlçi (cirozë, kancer etj) të cilat mund t’ju drejtojnë akoma dhe në vdekje. Rëndësia e diagnozimit në kohë është e padiskutueshme, ndërkohë që përkufizon transmetimin, parandalon dhe shumë komplikacione të sëmundjes. Transmetimi realizohet nëpërmjet gjakut, kryesisht me marrëdhënie seksuale, virusi i hepatitit B është 100 herë më i infektueshëm nga ai i AIDS-it.

Sipas Organizmit Ndërkombëtar Shëndetësor, llogaritet se pas vitit 2010 numri i vdekjeve nga virusi i hepatitit C do të jetë më i madh se ai i AIDS-it

Për të gjitha arsyet e lartëpërmendura

Mbroni me përgjegjësi veten tuaj, por dhe partnerin/en që keni pranë, duke kërkuar përdorimin e prezervativit në çdo marrëdhënie seksuale. JETA ËSHTË E BUKUR DHE IA VLEN TA JETOJMË!!!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Medikamente të ndryshme shëruese Empty Re: Medikamente të ndryshme shëruese

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:15 pm

ZHURMA shkakton probleme në zemër



Sipas një kërkimi shkencor, zhurma bën keq për zemrën. Njerëzit që jetojnë në zona me nivele të larta zhurme nga qarkullimi i automjeteve, mesa duket pësojnë më shumë episode kardiake në krahasim me njerëzit që jetojnë në lagje relativisht të qeta. Kërkimi i Institutit Karolniska të Stokholmit (Suedi), nën udhëheqjen e Goran Pesagenit studioi 1571 raste personash që jetonin në kryeqytetin Suedez (Stokhlm) dhe pësuan infarkt, në krahasim me një grup tjetër personash të të njëjtës zonë që nuk kishin problem analog.
Në çdo rast u analizua niveli i zhurmës së zonës në të cilën jetonte çdo person, ndërkohë dhe të gjithë faktorët e tjerë që kontribojnë në problemet kardiake, si për shembull ndotja e ajrit. Rreziku ishte rreth 40% më i lartë për personat që jetonin në zona të ekspozuara në zhurmë të trafikut (kur zhurma tejkalon 50 desibel, konsiderohet nivel relativisht mesatar, por ka raste që mund të arrij deri në 80-90 desibel).
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Medikamente të ndryshme shëruese Empty Re: Medikamente të ndryshme shëruese

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:16 pm

Me termin “euthanazi” kuptojmë vdekjen e lehtë.



Por gjithëashtu ka dhe kuptimin e vdekjes së mirë e të vullnetshme. Termi “euthanazi” u krijua nga filozofi Anglez Francis Bacon, i cili shkroi se “qëllimi i mjekësisë është rikthimi i mëparëshëm i gjendjes shëndetësore edhe çlirimi nga dhimbjet, dhe jo vetëm kur ky çlirim mund të të drejtoj në kurim, por akoma dhe kur mund të të siguroj një vdekje të lehtë dhe paqësore”.
Rreth çështjes së vdekjes së vullnetshme janë shtruar pyetje dhe diskutime nga më të ndryshmet. Sipas biblës, kjo mënyrë vdekjeje konsiderohet e gabuar, e pafalshme dhe e ndaluar, pasi zoti është ai që i solli njerëzit në jetë, dhe vetëm ai mund të vendos për të kundërtën.

Megjithatë vitet e fundit, janë kryer përpjekje të ndryshme për legalizimin e vdekjes së vullnetshme, me justifikim mëshirën përballë njeriut që vuan. Por prapë lind pyetja, nëse njeriu qoftë specialist apo jo ka të drejtë t’i jap fund jetës së dikujt tjetër akoma dhe kur vetë pacienti e dëshiron një gjë të tillë?!

Edhe pse vitet e fundit shohim se realizohen shumë vdekje të tilla, për shembull kur një pacient vuan nga një sëmundje e pakurueshme, ndodh që vullnetarisht t’i kërkoj mjekut të vet personal euthanazi, mjekët duke ndjerë obligimin moral, veprojnë në bazë të kërkesave dhe dëshirave të pacientëve të tyre, duke realizuar këtë akt “kriminal”. Personalisht, jam kundër vdekjes së vullnetshme, deri diku mundohem të kuptoj situatën e vështirë psiko-fizike që mund vijojnë këta persona, por akoma dhe në këtë rast mendoj se është ekstreme të ndërpresësh vazhdimësinë e jetës tënde.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Medikamente të ndryshme shëruese Empty Re: Medikamente të ndryshme shëruese

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi