Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Problemet psikike dhe psikiatri i fëmijëve  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Problemet psikike dhe psikiatri i fëmijëve  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Problemet psikike dhe psikiatri i fëmijëve

Shko poshtë

Problemet psikike dhe psikiatri i fëmijëve  Empty Problemet psikike dhe psikiatri i fëmijëve

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 12:45 pm

Është e natyrshme që prindërit shqetësohen për shëndetin mendor dhe trupor, dhe dëshirojnë që fëmija i tyre të jetë në gjendje të shëndoshë.Shumica e prindërve në mënyrë korrekte dhe fleksibile i konsiderojnë fëmijët e tyre në kufij të normales. Mirëpo, disa prindër janë më të shqetësuar nëse foshnja e tyre ose fëmija më i rritur, mund të ketë ndonjë problem psikik. Këto shqetësime mund të jenë të lidhura me disa pyetje tjera. P.sh.:
- Nëse fëmija zhvillohet në mënyrë normale në raport me madhësinë e pritur.
- Nëse fëmija është i kënaqur emocionalisht.
- Nëse ajo të cilën fëmija e flet, e mendon.
dhe e ndjen është në suaza normale dhe adekuate.
- Nëse sjellja e fëmijës është normale, p.sh. sa i përket çështjes së të ushqyerit, gjumit, sjelljes në shkollë, përshtatja me prindërit dhe shoqërinë, mposhtjen e stresit dhe kontrollimin e zemërimit.

Problemet psikike dhe psikiatri i fëmijëve  Foto-1prob

Në sqarimin e këtyre dilemave mund të ndihmojnë psikiatrit e fëmijëve dhe adoleshentëve. Ata zakonisht flasin me fëmijën dhe i pyesin prindërit për shëndetin e mëparshëm të fëmijës dhe për sjelljen e tij. Ata po ashtu shumë shpesh pyesin se si përshtaten anëtarët e familjes dhe si ndikon ndonjë problem tek ata, dhe si ndikojnë ata te problemi.
Përgjigja më e përgjithësuar është se fëmija dhe tinejxheri janë psikikisht normalë atëherë kur (varësisht nga mosha) ata përfshinë dhe kënaqen me:
- Mësimin e aftësive të reja shkollore, shkuarjen në shkollë /ose në punë
- Sjelljet në familje
- Sjelljet me moshatarët dhe miqtë
- Lojën.
Shumica e prindërve për shqetësimet e tyre në lidhje me fëmijë, fillimisht flasin me ndonjë anëtar të familjes, miqtë apo mjekun, këshilltarin e shkollës, përfaqësuesin fetar, po edhe nganjëherë me ndonjë punonjës të zakonshëm.
Të gjithë këto persona mund t’u ndihmojnë prindërve, sidomos nëse i drejtojnë prindërit kah psikiatri i fëmijëve, i cili në mënyrë të kujdesshme do t’i dëgjojë prindërit për shqetësimet e tyre në lidhje me sjelljet e fëmijës dhe do t’i ndihmojë ata të shikojnë:

- Faktorët kronikë të cilët mund të sjellin deri te problemet në zhvillimin e fëmijës.- Faktorët kohëshkurtër të cilët aktivizojnë ose mund të aktivizojnë problemet e fëmijës
- Faktorët të cilët ndihmojë që problemi të qëndrojë.
- Ndikimi i gjendjeve tjera mjekësore të cilat mund të ndikojnë në zhvillimin e problemit
- Lidhjen zhvillimit intelektual, social dhe emotiv me aftësitë e fëmijës, kërkesat shkollore, rrethin familjar dhe social.

Problemet psikike dhe psikiatri i fëmijëve  Foto-2prob

Duke u bazuar në vlerësimet e tij, psikiatri i fëmijëve dhe adoleshentëve mund të:
- Njohë mënyrën se si prindërit mund të ndikojnë në zhvillimin normal të fëmijës dhe të jenë më efektiv si prindër.
- Sugjerojë programe aktive dhe edukuese për fëmijën ose prindërit, që do të përmbajnë procese të zhvillimit normal të fëmijës dhe familjes
- Ose të zhvillojë një këshillim të shkurtë që t’i ndihmojë fëmijës dhe prindërve të cilët kanë më pak probleme zhvillimore, që t’i përballojnë situatat stresuese jetësore ose vështirësitë të cilat janë si pasojë e temperamentit të fëmijës
- Rekomandojë trajtim specifik psikiatrik nëse gjatë ekzaminimit vëren se ekziston çrregullim psikiatrik
- Rekomandojë program specifik psikoterapik dhe socioterapik nëse me anë të ekzaminimeve vërteton lidhjen e simptomave me mosfunksionimin prindëror ose sjelljen e tyre të gabueshme në raport me fëmijën
Prindërit më mirë se kushdo tjetër e njohin fëmijën e tyre dhe e dinë se cila është sjellja e zakonshme e tij. Në rast se prindi dyshon se fëmija i tij ka një problem, atëherë është e nevojshme që të kërkohet ndihmë profesionale. Nganjëherë është shumë i rëndësishëm ky hap fillestar në zbulimin e problemit dhe në luftimin e tij. /
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi