Njeriu më i vjetër në botë është 114 vjeç
Faqja 1 e 1
Njeriu më i vjetër në botë është 114 vjeç
Besse Cooper, e vjetër 114 vjeç e gjashtë muaj, është pranuar si personi më i vjetër në botë. Cooper është lindur më 26 gusht 1896 në Tennessi, ndërsa tash jeton në Georgia.
Në ceremoninë e regjistrimit në librin e rekordeve Guinness, Cooper në shtëpinë e pleqve ku jeton, në shoqërinë e familjes së saj mori një pllakat.
Në pyetjen se cili është sekreti i jetëgjatësisë, Cooper pasi festoi ditëlindjen e 113 kishte thënë shkurt: “I shikoj punët e mia dhe nuk ha ushqim të keq”.
Cooper, e cila është martuar në vitin 1924, është e vejë gati më shumë se gjysmë shekulli. Me bashkëshortin e ndjerë ka katër fëmijë, 11 nipër e mbesa dhe 15 stërnipër e stërmbesa dhe një stër-stërnip.
Jetoi e vetme deri në moshën 105 vjeçare, ndërsa më pas djali i saj vendosi ta dërgojë në një shtëpi pleqsh pasi shëndeti i saj filloi të përkeqësohej.
Gjatë jetës së Besse Cooper 21 presidentë janë ndërruar në SHBA, ndërsa ka përjetuar edhe dy lufta botërore.
Para Besse Cooper, personi më i vjetër në botë ka qenë Junis Sanborn nga Teksasi, e cila vdiq muajin e kaluar.
Similar topics
» Qeni më i vjetër në botë 23 vjeç
» A është ky njeriu më trim në botë?(Video)
» Prostituta më e vjetër në botë është 96 vjeçare dhe ende ofron shërbime
» Ushqimi i fëmijëve të moshës 3-6 vjeç
» Keni 50 vjeç ende i dashuruar në Barbien
» A është ky njeriu më trim në botë?(Video)
» Prostituta më e vjetër në botë është 96 vjeçare dhe ende ofron shërbime
» Ushqimi i fëmijëve të moshës 3-6 vjeç
» Keni 50 vjeç ende i dashuruar në Barbien
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi