Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Albumi i ri i Dafinës vjen këtë verë   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Albumi i ri i Dafinës vjen këtë verë   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albumi i ri i Dafinës vjen këtë verë

 :: Te ndryshme :: V.I.P

Shko poshtë

Albumi i ri i Dafinës vjen këtë verë   Empty Albumi i ri i Dafinës vjen këtë verë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Mar 11, 2011 7:30 pm

Dafina Zeqiri është shumë e angazhuar gjatë këtij muaji me koncerte, obligime familjare, teksa punon edhe në kompletimin e albumit, i cili me gjasë do të vijë paralel me ditët e nxehta të verës. “Këto ditë jam më shumë e angazhuar rreth koncerteve dhe mbrëmjeve të ndryshme, ndonëse të gjithë muajin mars nuk e kam të ngarkuar me koncerte, për shkak se mamin e kam pak sëmurë, dhe mua po më duhet të udhëtoj më shpesh drejt Suedisë. Por, prapë mund të them se angazhimet aktuale janë të shumta”, shprehet Zeqiri për “InfoPress”. “Gjithashtu kam edhe shumë angazhime tjera rreth krijimeve, të cilat pritet të lansohen bashkë me albumin tim. Jam duke përgatitur disa këngë të reja, të cilat prekin ritëm e balada. Deri tash i kam mbaruar vetëm tri këngë, e kjo për faktin se jam duke punuar me producentë të ndryshëm dhe po më duhet të lëvizi shpesh për të dëgjuar këngët e për të parë punën e tyre”, shton Dafina teksa rrëfen edhe rëndësinë e këtij albumi për të.

“Ky album është shumë i rëndësishëm për mua dhe dua ose të jetë gjithçka të jetë në rregull ose të mos dalë fare. Dua që gjithçka të jetë në vendin e duhur e të dalë mirë”.

Dhe ndonëse ende nuk e ka caktuar një datë të saktë se kur e gjithë puna e saj do të lansohet në treg, ajo shpreson se fansat e muzikës do të mund ta kenë në duar albumi i saj gjatë ditëve të nxehta verore.

“Do të mundohem që albumi të jetë i gatshëm për këtë verë, nuk mund të japë një datë saktë, pasi jo gjithçka varet nga unë. Do të jetë edhe një këngë me një klip të ri, që do t’i paraprijnë albumit”, ka përfunduar Dafina.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Te ndryshme :: V.I.P

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi