Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Sëmundjet që shkakton gjendja emocionale   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Sëmundjet që shkakton gjendja emocionale   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sëmundjet që shkakton gjendja emocionale

Shko poshtë

Sëmundjet që shkakton gjendja emocionale   Empty Sëmundjet që shkakton gjendja emocionale

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Mar 11, 2011 7:14 pm

Sëmundjet që shkakton gjendja emocionale

Mendohet se stresi ka një ndikim të rëndësishëm në shumë sëmundje. Këto quhen ndryshe sëmundje psikosomatike, kanë natyrë fizike, shkaktohen nga faktorë psikologjikë, si dhe nga faktorë që kanë natyrë emocionale.
Shpesh i ndodhur nën stres, njeriu provon dhimbje në kokë, gjoks, stomak e gjetkë pa ndonjë shkak fizik. Përllogaritet që rreth 90 përqind e vizitave tek mjeku kryhen për shkak të problemeve të ndikuara pjesërisht nga stresi, prandaj sëmundjet psikozomatike janë më të shpeshta sesa mendohet.
Gjithashtu, ekzistojnë mjaft shembuj kur personi "paralizohet" nga frika ose kur mendon se është i sëmurë, sëmuret me të vërtetë. Por ka ndodhur edhe e kundërta; kur personi i sëmurë fizikisht, e ka bindur veten se nuk është i tillë, dhe "mrekullisht" është shëruar plotësisht.
Sëmundjet a vështirësitë fizike që shkaktohen nga mungesa e vitaminave ose lëndime të trurit mund të sjellin simptoma të rënda psikologjike. Një faktor ndërlikues është se psikosomatika apo gjendja emocionale a psikike ndikon në zhvillimin e shumë sëmundjeve si ato në zemër ose në stomak, përfshi ulcerën e llojit peptik që shpesh krijohet në zorrën dymbëdhjetëgishtore.
Në rastet kur nga stresi a ankthi shfaqen shenja si dhimbje në kokë, stomak, gjoks, ose kur pjesë të trupit mbulohen nga njolla të kuqe në lëkurë pa ndonjë shkak fizik, ekspertët thonë se mënyrat qetësuese si meditimi, ushtrime fizike a teknika të tjera çlodhëse, dhe gjumi i mjaftueshëm, shpesh herë japin rezultate të mira.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi