Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Mekanika klasike  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Mekanika klasike  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mekanika klasike

Shko poshtë

Mekanika klasike  Empty Mekanika klasike

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 07, 2011 4:17 pm

Mekanika klasike

Mekanika klasike është një model fizik i forcave që veprojnë mbi trupat. Zakonisht ajo rreferohet si "mekanika Njutoniane" sipas Isak Njutonit dhe ligjeve të Njutonit. Mekanika ndahet ne statikë, e cila modelon trupat në prehje, kinematikë, e cila modelon trupat në lëvizje, dhe dinamika, e cila modelon trupat mbi të cilët aplikohen forca të ndryshme. Mekanika klasike e trupave të vazhduar dhe të deformueshëm njihet si mekanika e vazhduar, e cila vetë ndahet në mekanikën e ngurtë dhe mekanikën fluide sipas gjëndjes së lëndës që studiohet. Kjo e fundit, mekanika e lëngjeve dhe gazeve, përfshin hidrostatikën, hidrodinamikën, pneumatikën, aerodinamikën, dhe fusha të tjera. Mekanika statike merret me objekte që janë në prehje. Mekanika kinematike merret me objekte në lëvizje. Mekanika dinamike merret me lëvizjen e shkaktuar nga forcat që veprojnë mbi trupat.
Mekanika klasike jep rezultate të sakta në fushën e saj të aplikimit, e cila është eksperienca e përditshme. Ajo zëvendësohet nga mekanika relativiste për sisteme që lëvizin me shpejtësi të krahasueshme me atë të dritës, nga mekanika kuantike për sisteme në shkallë të vogël, dhe nga teoria kuantike relativiste e fushës për sisteme që kanë të dyja veçantitë e mësipërme. Megjithatë, mekanika klasike është akoma e dobishme, sepse ajo është shumë më e thjeshtë për tu aplikuar në krahasim me teoritë e tjera si dhe ka një fushë të gjerë aplikimi. Mekanika klasike mund të përdoret për të përshkruar lëvizjen e objekteve me përmasa të konsiderueshme (si topat ose makina), objekte astronomike (si planetet apo galaksitë), dhe disa objekte të caktuara mikroskopike (molekula organike).
Nje koncept i rëndësishëm në mekanikë është identifikimi i madhësive të konservuara si energjia dhe momenti, të cilat çojnë tek mekanika Lagranzhiane dhe ajo Hamiltoniane të cilat janë riformulime të ligjeve të Njutonit duke përdorur knoceptin e energjisë dhe vrullit (impulsit). Teori si mekanika e fluideve si dhe teoria kinetike e gazeve janë rezultate të aplikimit të mekanikës klasike tek sistemet mikroskopike. Rezultate të kohëve të fundit në studimin e sistemeve dinamike jolineare i kanë dhënë lindje teorisë së kaosit, studimi i sistemeve ku ndyshime të vogla shkaktojnë efekte të mbëdha. Ligji gravitacional i Njutonit, i formuluar në mekanikën klasike,shpjegoi ligjet e Keplerit mbi lëvizjen planetare si dhe ndihmoi në transformimin e mekanikës klasike në një element të rëndësishëm të revolucionit shkencor.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi