Fidel Kastro është serb!
Faqja 1 e 1
Fidel Kastro është serb!
Udhëheqësi kubanez Fidel Kastro ka prejardhje serbe, kështu të paktën thotë shkrimtarja serbe Dragoslava Koprivica, njoftuan mediat serbe.
Autorja e romanit “I pavdekshmi Kastro dhe prejardhja serbe” thotë se ka ndjekur rrënjët e trungut familjar të Fidel Kastros dhe ka mësuar se familja e tij ka prejardhjen nga rajoni spanjoll i Galicisë, i banuar me keltë.
“Të gjithë historianët profesionist dhe të paanshëm e dinë se Keltët kanë qenë Serbë. Nuk kam gjetur asnjë dëshmi se babai i tij Angel Kastro të mos e ketë pasur emrin Angjelko Kastratovic”, tha Koprivica për gazetën serbe “Alo”.
Sipas saj, emri Fidel vjen nga fjala “Fidelidad” që do të thotë besnik kështu që emri i Kastros në serbisht mund të përkthehet si Verko ose Veroljub.
Edhe pse nuk e ka takuar kurrë Kastron, Dragoslava Koprivica nëpërmjet ambasadores së Kubës në Beograd ia dërgoi një kopje të librit liderit komunist.
Similar topics
» Kolonizimi Serb i Kosovës
» Ku është Wally?
» Ç'është alergjia?
» A është ky zagari më i keq?
» Çka është Psikologjia?
» Ku është Wally?
» Ç'është alergjia?
» A është ky zagari më i keq?
» Çka është Psikologjia?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi