Birrë homoseksualësh në Meksikë
Faqja 1 e 1
Birrë homoseksualësh në Meksikë
Një birrari e vogël meksikane Minerva prodhoi birrën e parë në botë për homoseksualë. Birra ka shijen e mjaltit, ndërsa ka filluar të shitet në Meksikë, Kolumbi dhe Japoni.
Në birrari thonë se birra me siguri do tu pëlqejë të gjithë adhuruesve të kësaj pije alkoolike e jo vetëm homoseksualëve, shkruan gazeta britanike Telegraph.
“Kemi vendosur të ofrojmë në treg birrë për persona gay, pasi mendojmë se birraritë e mëdha gjithmonë kanë injoruar ata edhe pse bëhet fjalë për myshterinj shumë serioz”, tha drejtori i shitjes së Minervas, Rodriguez Wyler.
Etiketa në shishet e birrave është dizajnuar në atë mënyrë që të mund të hiqet dhe të ngjitet si “Simbol i krenarisë”. E njëjta birrë shitet në dy lloje ambalazhi dhe mban dy emra – Purple Hand dhe Salamandra. Për shitjen e “gay birrave” janë të interesuara edhe SHBA-të, Argjentina, Kili dhe Ekuadori.
Similar topics
» “Shpic” këpucët hit në Meksikë
» Zjarrfikësit në aksion për një birrë
» Birrë me Viagra për princin William
» Dëgjojeni “Fluturimin e Brumbullit” me shishe birre
» Zjarrfikësit në aksion për një birrë
» Birrë me Viagra për princin William
» Dëgjojeni “Fluturimin e Brumbullit” me shishe birre
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi