Zjarrfikësit në aksion për një birrë
Faqja 1 e 1
Zjarrfikësit në aksion për një birrë
Gjermani i dehur aktivizoi alarmin kundër zjarrit pasi birra iu “arratis” me tren.
Mendoni se zjarrfikësit pushojnë kur nuk ka zjarr? E keni gabim. Ky zotëri po shëtiste me tren së bashku me mikun e tij 28 vjeçar dhe rrugës u ndalën për tu flladitur me nga një birrë. Në stacionin në Kaiserslautern dolën ta ndiznin nga një cigare kur treni u nis pa ta. Dhe gjithçka do të kishte qenë në rregull, ata do ta prisnin trenin tjetër, sikur zotëriu të mos e kishte harruar në tren shishen e birrës. I shpejtë, ashtu siç duket se ishte, aktivizoi alarmin kundër zjarrit.
Por kjo nuk i ndihmoi edhe shumë. Zjarrfikësit nuk mbetën të kënaqur kur arritën, ndërsa zotëriu derisa po aktivizonte alarmin kishte prerë edhe dorën.
Similar topics
» Motorway [Aksion]
» Zjarrfikësit rrezikuan jetën për një mjellmë plastike
» Birrë homoseksualësh në Meksikë
» Birrë me Viagra për princin William
» Dëgjojeni “Fluturimin e Brumbullit” me shishe birre
» Zjarrfikësit rrezikuan jetën për një mjellmë plastike
» Birrë homoseksualësh në Meksikë
» Birrë me Viagra për princin William
» Dëgjojeni “Fluturimin e Brumbullit” me shishe birre
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi