Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Bajame Hoxha Çeliku User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajame Hoxha Çeliku

Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:47 pm

Bajame Hoxha - Çeliku
Bajame Hoxha - Çeliku, u rrit nëpër kampet e intërnimit me punë të detyruar. Pas viteve '90 doli nga kampet e përqëndrimit dhe vazhdoi studimet. Ndërkohë iu dha e drejta për të botuar të gjitha ato që sistemi i kalbur i E.H. ia mohoi. Ajo tani jaton bashkë me familjen e saj, burrin e tre fëmijët në Bruksel (Belgjikë), ku fitoi Azilin politik.

Bajame hoxha-çeliku është Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë që nga viti 1998.

Ka botuar pas demokracisë nëntë libra dhe pesë libra i ka në shtëpi botuese ku së shpejti do të dalin në qarkullim.

Ajo shkruan në prozë, në poezi, për të rritur dhe për fëmijë.

Librat që ka shkruar:

"PERTEJ DHIMBJES" - Roman
"NATA E NJE MARTESE" - Roman
"VAJET E PRANVERES" - Roman
"DIKU ATY" - Poezi
"GJYSMA IME" - Poezi
"PUTHME" - Poezi
"ANA DHE KLAJDI" - Poezi për fëmijë
"MIU MIY KACAMIU" - Poemë për fëmijë
"TOMI DHE ZHERRI" - Poezi për fëmijë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:47 pm

PUTHMË

Nata e pikoi vesën në pllajë,
kur rrinim të shtrirë të dy.
kujtoj agimin e parë
që e ndezëm unë edhe ti.

Mëngjesi solli drithërimat,
pendimin ma futi në shpirt,
Ta dish - më folën gjëmimet,
dhe pse thosh të dua zëri yt.

-Puthmë më the një jetë,
-të dua, më the pa mbarim,
E di që më çmon vërtet,
dhe unë të dua pa kthim.

Puthmë!me mua ti puthu,
se shpirti s'më bie në gjumë,
kur vesa t'na lagë, ti ngutu
të gjesh detin e thellë tek unë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:47 pm

PER HIR TE ZOTIT

Duam, për hir të zotit
të bëjmë paqe,
Jo farsë;
për të dashuruarit ,
ka vend më shumë në parajsë!

S'e hap

çdo mesnatë
ti troket në derën time.
Unë s'e hap,
sepse ti
në zemrën time
nuk troket me dashuri...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:47 pm

ENDET VETMIA

Në dashurinë tënde të shtirur
endet vetmia
si merimangë helmuese
që nxinë,
dhe ti se ndjen,fatkeqësisht
që ajo të helmon dashurinë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:47 pm

PER TY KURËË S'JAM PENDUAR

Më kujtohet kur vjen e ikën deti
dhe si ai shtrihem mbi breg,
sot jam shumë larg atij mëngjesi
dhe ndjej shumë mall për ty, vërtet.

Në qoftë se ti s'do më dashuroje,
s'do t'kishte qenë kurrë ai mëngjes,
ata krahë që fort më shtrëngonin,
ai afsh që ndjeva poshtë dekoltesë.

Dhe tani shtrihem si uji mbi këtë breg,
ta dish për ty kurrë s'jam pendur,
atë fllad, ato ngjyra të atij mëngjesi,
me gishtat e mi përherë kam shkruar.

Oh, sa jam larg atij mëngjesi vere
dhe jam në çaste melankolie, e di,
ti rron larg meje ,larg atij mëngjesi
pa atë mëngjes s'do të isha asgjë tani.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:48 pm

KEQARDHJE

Oh,
sa keq më vjen
që jetës s'ia thitha dot
aromën që më pëlqeu,
siç thith lulja
vlagën
nga dheu...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:48 pm

BIJÊ E KETIJ DHEU

Nga avioni po sodisja ,
çizmen pas kur unë e lashë,
oh,sa ëmbël që nga larg,
pash Atdheun tim të lashtë.

Një ngashërim fort më mbërtheu,
teksa pashë bregdetin shtrirë,
mall, o mall, bijë e këtij dheu,
malli shpirtit tim të dlirë.

Dy fëmijë që qenë pranë meje,
më pyetën, thanë:"Moj teta çke?"
Hop i ngrita sytë mes lotit,
shihni Shqipërinë ,atje...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:48 pm

NJE PUTHJE

Një puthje
deri në lot
më përfshiu,
një shtrëngim yti,
ma theu ma këputi belin
puthja jote më bëri
që buzët gonxhe të më çelin.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:48 pm

PSHERETIME

"Ndërsa ti e shpreh dashurinë në vargje
dhe ndjen ngushëllim,
një zemër tjetër
diku,
psherëtinë..."
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:48 pm

MOHIMI

Mohove diellin që zbehu nata,
pastërtinë e Shën Mërisë;
psherëtin
zemra e saj e ngratë,
vetëm yjet ju panë,
vetëm yjet ndrinë për ju atë natë...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:48 pm

PREJ KTHTRAVE PRUSH

Si kafshë e zbutur
zbrite nga pylli,
kurse unë
si shqerkë e njomë,
u takuam në fush,
si rrebesh shiu erdhi zhgënjimi,
mezi shpëtova prej kthetrave prush...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:48 pm

NÊ MUZG

Në muzg
tretur mbaj vështrimin,
po zëri yt më çel buzën,
siç çel flladi gonxhen, trëndafilin.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:49 pm

PO

Po,
më zunë të dridhurat,
pata ftohtë,
vetëm e vetëm
se më erdhi në mend,emri yt sot.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:49 pm

NESÊR

Nesër,
nesër,
nesër,
nuk duroj dot më,
të dua të tërën,
eja,
derën hapur për ty po e lë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:49 pm

TI S'VJEN

Nesër ti s'vjen,
as psnesër,
asnjëherë nuk do të vish më,
ti gjithmon këtu je,
megjithatë...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:49 pm

DJALOSHI

Djaloshi me dashje ia ciku gjinjtë,
me zjarr deshi t'ia përkëdhelë,
kofshët poshtë fustanit të florinjtë,
t'u hidhte sytë,t'i prekte një herë.

Një vit të tërë i rrihte zemra,
po bëhej një gjyq në ndërgjegjen e tij,
nuk qe e mundur nga një yll aty brënda,
mos të gjente prehje në shpirtin e tij.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:49 pm

GOZHDA

Me gozhd hiqet gozhda!-
kështu kisha dëgjuar,
ja, dhe mua gozhda
ka për t'më shëruar?

Pa mend, një gozhdë tjetër
e ngula unë më fort,
por kurrë gozhdë e vjetër
nuk po më del dot...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:50 pm

FRIKA

Ti më doje si f¨mijë
po unë s'i besoja askujt.
Frika na brente në sy-
Mbajta frikën të humba ty.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:50 pm

DY SY

Dy sy të fshehur në errësirë
i ndjej dhe pse s'i shoh.

Dy sy të tjerë në lëndinë
i shoh por nuk i ndjej...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:51 pm

DASHURIA MBETET NJE

Dy edhe dy nuk bëjnë kurrë dy,
Dashuri mbi dashuri
nuk ka dashuri...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:51 pm

YLLI IM

Sonte s'dal
edhe pse qielli nga yjet ndrin
asnjeri s'ma ndriçon shpirtin
gjersa s'ka dalë ylli im.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:51 pm

DIKU ATY

Kur të shtrihesh
në shtrat
zgjat dorën,
aty më gjen
dhe kur ecën rrugës
dorën fut nëpër kujtime
diku aty do të jem.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:51 pm

KURKUSH

Jo...
kurkush s'ka thënë që dashuri s'ka më
dhe që lulet do të lindin të pikëlluara
Dhe që puthjet do të humbasin në jetën lakuriqe.
jo...
Kurkush s'ka thënë që shpirti gëzimi s'do të ketë më vend
se kraharorët s'do të kenë nevojë
për xhugulitjet e gjokseve të mermerta të vashave.
jo...
Kurkush s'e ka thënë
që do të mbillet vetmia, mjerimi e braktisja
Dhe s'do lindë dielli të shtunave?
jo...
Kurkush s'e ka thënë...!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:51 pm

MË BËJ C'TË DUASH TI

Më bëj ç'të duash ti
se jam lulja jote,
më mblidh, më mbaj në gji,
ose më hidh përtokë...

Më bëj ç'të duash ti
dhe unë të bëj ç'të dua,
Me zemrën që të rreh në gji,
Ajo rreh veç për mua?

Më bëj ç'të duash ti ,
më shkri këtë prush të ndezur,
me afsh më puth me dashuri
pastaj kam për të heshtur...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Nov 27, 2010 4:51 pm

I SHKUNDI

I shkundi bajamet era
dhe jeta rinin time,
ç'të bëj tani e mjera,
a rrohet dot vetëm me kujtime?!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bajame Hoxha Çeliku Empty Re: Bajame Hoxha Çeliku

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi