Letersia Shqiptare e Rilindjes Kombetare
Faqja 1 e 1

Rilindja Kombetare Shqiptare eshte nje levizje e gjere dhe e fuqishme clirimtare ,qe u zhvillua ne te gjithe vendin dhe ne kolonite e ngulimet shqiptare e arbereshe jashte atdheut,qe nga vitet 30 te shekullit te kaluar gjer me 1912,kur u shpall shteti i pavarur kombetar.Kjo levizje,me tipare perhere e me te dukshme patriotike e demokratike,qe i pati rrenjet ne te kaluaren luftarake liridashese kunder pushtuesve te huaj e dhunes feudale,vazhdoi edhe pas shpalljes se Pavarsise.
Ne krye te kesaj levizjeje u vune udheheqes te guximshem e te vendosur,patriote,iluministe demokrate,qe mbi interesat e atdheut nuk vinin tjeter.Ata diten te orientohen me zgjuarsi ne situatat e nderlikuara te gjendjes nderkombetare.Per realizimin e programit te clirimit kombetare dhe te venies se vendit ne rrugen e perparimit e te demokracise,rilindesit,pa i rreshtur perpjekjet dhe iniciativat per bashkeveprim me popujt fqinje,e mbeshteten shpresen dhe besimin e tyre ne forcat e mbrendshme ,ne radhe te pare ne masat popullore te fshatit e te qytetit.Ata i dhane levizjes kombetare nje strategji dhe taktike te pershtatshme e te afte per realizimin e programit te tyre te gjitheanshem.Ne te u perfshine lufta politike e ideologjike,veprimtaria kulturore e arsimore ,iniciativat diplomatike etj.Ne kuadrin e pergjithshem te kesaj levizjeje revolucionare u zhvillua edhe ajo letersi e madhe qe njihet me emrin letersia e Rilindjes.
KUSHTET HISTORIKE-Levizja e Rilindjes Kombetare ,si ne te gjitha fushat e tjera edhe ne ate te kultures,te letersise e te arteve ,eshte e lidhur me traditat e meparshme patriotike dhe demokratike te popullit,vecanerisht me kryengritjet dhe lufterat e panderprera, qe mbushin historine e Shqiperise ,qe nga epoka e lavdishme e Skenderbeut deri ne fillim te shek.XIX.Kjo mbeshtetje,te cilen e gjejme te dokumentuar edhe ne veprat e shkrimtareve tane te shek.XVI-XVIII,ishte per veprimtaret e Rilindjes jo vetem nje truall historik i forte,por edhe nje elemet me rendesi i vetedijes kombetare ,nje force qe zgjonte njeheresh krenarine e te qenit shqiptare,besimin ne forcat e veta, iniciativen per te ndermarre aksione te permasave te gjera e vendimtare.Historizmi ,qe karakterizon ideologjine dhe letersine artistike te Rilindjes, nuk eshte faktore erudicioni dhe largimi nga problemet e kohes,po nje faktor aktiv frymezues e revolucionarizues.
Me drejteperdrejte,ne aspirata dhe ne kohe,levizja jone e Rilindjes lidhet me ngjarjet e medha historike te pjeses se dyte te shek. XVIII e te fillimeve te shek. XIX,me krijimin dhe qendresen shumevjecare e te pashalleqeve te medha autonome te Bushatllinjve ne Veri dhe te Ali pashe Tepelenes ne Jug.
Keto shtete shqiptare,qe iu kundervune politikes centralizuese te Portes se Larte ,edhe pse u shkaterruan nga osmanet me 1822 dhe me 1831,i paraprine nje levizjeje te fuqishme masive te fshatit ne vitet 1830-50.Levizja tronditi themelet e sundimit osman.Ajo pati si tipar te ri pozitiv shkrirjen ne nje te aspiratave klasore te fshatarsise me idealet patriotike dhe me perpjekjet e vetedijshme per organizime ne shkalle krahinore e nderkrahinore.Ne krye te saj ishin kryesisht udheheqes te dale nga vete gjiti i fshatarsise,si Tafil Buzi , Rrapo Hekali,Zenel Gjoleka etj.Masat kryengritese,te revoltuara nga perpjekjet e pushtuesve per zbatimin e Tanzimanit(1839),sic e deshmojne kenget popullore,shprehen njeheresh edhe idealet e reja te bashkimit e te clirimit kombetare,sadoqe pa nje program te percaktuar mire.Kryengritja perfshiu gjithe tokat shqiptare dhe , ne rastet me te perparuara,si ne ato kur udhehiqte Tafil Buzi ,u shprehen edhe deshira per thuarjen e zgjedhes osmane.Te kesaj kohe jane kuvende e beselidhje te ndryshme,me nje synim me te qarte kerkesash ekonomike e politike.Qe nga viti 1828,me Beselidhjen e krahinave te Toskerise,njihen kuvende e beselidhje te njepasnjeshme ne Diber e Elbasan,ne Mat ,Kosove e Shkoder;kuvendi krahinor i Mesaplikut te Vlores i dha drejtim politik kryengritjes se vitit 1847 ne Jug.
Kjo levizje shume e gjere e fshataresise qe drejtohej kunder administrates se huaj e pergjithesisht kunder "halldupit"kunder rendimit te shfrytezimit ekonomik,taksave dhe dytyrimeve te reja,perfshiu edhe shtresat qytetare te zanatcinjve,dhe tregtareve,inteligjencen patriotike gjer edhe nje pjese te klases feudale te prekur nga reformat.
Te kesaj periudhe jane programet e para ideologjike , politike e kulturore te Rilindjes Kombetare.Ato nisen me veprat e Naum Veqilharxhit e te Jeronim de Rades dhe u pasuan nga nje veprimtari e gjere dhe e dendur shkrimtaresh ,ideologesh e vepruesish te shquar te levizjes kulturore ku nder me perfaqsuesit shquajne Zef Jubani, Vincenc Dorsa,Pashko Vasa e Sami Frasheri.Ishin pikerisht kryengritjet popullore te viteve 1830-50 qe sherbyen si pergatitje e levizjes politike dhe ideologjike te Rilindjes.
Nga pikepamja politike , levizja kombetare,ne kete periudhe perfshinte si kerkesen e autonomise ashtu edhe ate te mbrojtjes se vendit mbi bazen e njesise se gjuhes te tradites historike,dokeve dhe zakoneve te perbashketa njesise se kultures materiale e shpirterore.Veprimtaret politike dhe ideologet e Rilindjes i kuptuan me se miri rreziqet qe i kanoseshin atdheut me zgjidhjet qe donin t´i jepnin fuqite imperialiste krizes lindore ne Traktatin e Sh.Stefanit ,Kongresin e Berlinit dhe marreveshje te tjera te fshehta.Ne keto kushte ,patriotet shtruan njeheresh ,ne nje program te guximshem e te menduar holle, tri ceshtje themelore:shpalljen e autonomise ,ose-po ta lejonte rasti,-te pavarsise shqiptare,nga perendoria otomane,qe po shnderrohej ne germadha;mbrojtja e tokave shqiptare;krijimin e nje shteti kombetare sipas modeleve te perparuara te kohes .Situatat e krijuara dhe perfundimi i perpjekjeve diplomatike qe ndermoren,patrioteve ua bene te qarte,se rruga e vetme per realizimin e atyre qellimeve ishte bashkimi kombetar ne luften popullore.Lidhja e Prizrenit, ne vitet 1878-81,zhvilloi nje veprimtari te dendur dhe shume te frytshme,qe ,po te mos kishin ndikuar faktoret e jashtem teresisht negative, do te kishte cuar te pakten ne sigurimin e autonomise se vendit , si nje hap drejt shtetit te pavarur kombetare.Lidhja beri shume ne te gjitha drejtimet politike ,ushtarake, diplomatike ,organizative-administrative etj.Veprimtaria e saj e ngriti ne nje shkalle cilesisht te re karakterin dhe shtrirjen e levizjes per clirim,ndikoi me te madhe ne forcimin e metejshem te ndergjegjes kombetare te masave.
Vitet qe pasuan Lidhjen Shqiptare perbejne periudhen me te larte te lulezimit te letersise se Rilindjes.U organizuan shoqeri kulturore te shumta,u celen shkollat e para ne gjuhen shqipe,u botua nje numer i konsiderueshem gazetash e revistash.Veprimtaria politike e kulturore mori permasa te medha e forma me te organizuara nder dhe tek arbereshet e Italise e te Greqise.
Programi i Lidhjes se Prizrenit ,idealte qe e udhehoqen ate,u vune ne themelet e gjithe veprimtarise ideologjike e kulturore te periudhes qe pasoi,kurse pervoja e saj e cmuar,si forme e organizimit politik te levizjes kumbetare,u perteri ne levizjet e fuqishme te viteve 1896-99.ne Lidhjen Shqiptare te Pejes,ne kryengritjet e viteve 1910-12 dhe ne Kuvendin historik te Greces,qe shpune ne shpalljen e pavarsise kombetare me 28 nentore 1912.
Idete dhe idealet e levizjes kombetare,patriotizmi i flakte fryma popullore ,demokratizmi,iluminizmi revolucionar,pershkuan gjithe veprimtarine kulturore,letrare e artistike te Rilindjes sone,per gjuhen traditat ,kulturen kombetare.Kjo veprimtari u shnderrua ne flamur betejash e fitoresh ne lufterat kunder pushtuesve osmane,kunder shovinisteve dhe fuqive imperialiste , kunder percarjeve fetare , qe nxisnin Patrikana greke,Vatikani dhe otomanet.
Me gjithe vecorite qe pati ne etapat e ndryshme te zhvillimit,Rilindja kombetare ishte tere nje sfide e guximshme kunder te gjitha forcave antishqiptare.Ajo celi udhen neper te cilen do te ecnin edhe me pas ata qe luftuan per nje vend te pavarur ,demokratik dhe te perparuar.Ne permasat e ne drejtimin qe mori levizja e Rilindjes ne teresi dhe ne etapa te caktuara,ndihet qarte ndikimi i faktoreve frenues e regresive te marredhenieve feudale.Nga ana tjeter ,ne te ndihet presioni ne rritje i fshtaresise,qe luftonte per toke e per t´u cliruar nga taksat e detyrimet perandorake ,po ashtu edhe presioni i borgjezise se re shqiptare,qe ishte e interesuar per zhvillimin e jetes ekonomike,te tregut kombetare,komunikacioneve etj.Nga gjiri i ketyre klasave dolen ideologe,politikane ,shkrimtare e veprimtare te levizjes kulturore ,prijsa dhe heronj te kryengritjeve e te lufterave clirimtare e mbrojtese.Me kete levizje,jo pa lekundje e medyshje,u bashkua, sic u permend me lart,edhe nje pjese e feudaleve,sidomos kur shtrohej problemi i cenimit te privilegjeve te tyre nga reformat e Tanzimatit dhe rrezikimi i pronave te tyre nga copetimi midis shteteve te tjera.Keshtu u krijua bashkimi kombetare i klasave dhe i shtresave te ndryshme shoqerore,qe vazhdoi deri ne fillim te shekullit tone,kur ne gjirin e levizjes kombetare nisen te dallohen dy vija te kunderta :njera e patriotizmit dhe e demokratizimit konsekuent ,tjetra,- e perfaqsuar nga feudalet e borgjezia e pasur,-e kompromisit me xhonturqit("turqit e rinj"),e konservatorizmit dhe e nenshtrimit ndaj forcave imperialiste .Kjo gjendje u pasqyrua mire ne publicistike e ne letersine artistike,ku u shprehen skepticizmi ,mosbesimi,gjer edhe meria ndaj perfaqsuesve regresive te klasave shfrytzuese dhe klerit antikombetar

aLbinna.- Anëtarë i ri
Similar topics
» Letërsia e vjetër shqiptare
» HASAN PRISHTINA - Truri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare
» Gossip mbi VIP-at shqiptarë
» Mitologjia shqiptare
» Amazonat Shqiptare te 1787

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi