Hajnia nuk njeh moshë as gjini, aktive edhe me 85 vjet
Faqja 1 e 1
Hajnia nuk njeh moshë as gjini, aktive edhe me 85 vjet
“Gizi fluturuese”, hajnesha e famshme hungareze emri i vërtetë i së cilës është Gizella Bodnar, ende nuk është gati për pension.
Edhe pse në moshën 85 vjeçare, Gizella edhe më tutje punon me elan të plotë. Policia hungareze njoftoi se ajo është arrestuar sërish të hënën, pasi kishte vjedhur në një shtëpi të qytetit Bicske rreth 15.000 forinta (rreth 100 euro). Ajo vodhi paratë nga kuleta të cilën e kishte gjetur në dhomën e ndejës. Policia e arrestoi plakën në stacionin e trenit.
Bodnar filloi të merrej me zanatin e hajnisë që në fëmijëri, ndërsa deri më tash është dënuar për më shumë se 20 vepra penale. Edhe pse ka qenë e dënuar gjithsej me 40 vjet burg, ajo ka kaluar pak më shumë se 16 vjet e gjysmë prapa grillave. Më 2007 botoi memoaret e saj “Gizi Fluturues – mbretëresha e hajnave”, ndërsa për herë të fundit policia e arrestoi atë për plaçkitje më 2009.
Pseudonimin “Gizi fluturues” e mori për faktin se në vitet e 50-ta shfrytëzonte fluturimet e lira ndërshtetërore për të udhëtuar nga qyteti në qytet. Policia në atë kohë nuk besonte se dikush mund të udhëtojë nga një qytet në tjetrin për ta kryer një plaçkitje. Sot ajo ka ndërruar aeroplanët me trenat, pasi në Hungari pensionistët mund të udhëtojnë falas.
Similar topics
» Barti margaritarin në vesh mbi 40 vjet
» Dështimi i çiftit në moshë për tu fotografuar (Video)
» Kina njeh Kosovën?
» Përdoruesja më e moshuar e Facebookut ka 103 vjet
» Aelita me katër vjet hapi ekspozitë personale
» Dështimi i çiftit në moshë për tu fotografuar (Video)
» Kina njeh Kosovën?
» Përdoruesja më e moshuar e Facebookut ka 103 vjet
» Aelita me katër vjet hapi ekspozitë personale
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi