U përpoq ta dërgonte këlyshin e gjallë me postë
Faqja 1 e 1
U përpoq ta dërgonte këlyshin e gjallë me postë
Amerikania Stacey Champion (39 vjeçare) është akuzuar për keqtrajtim të kafshëve pasi që kishte mbyllur në kuti një këlysh të gjallë dhe ishte përpjekur ta dërgonte me postë në një adresë në largësinë prej më shumë se 1.770 kilometra.
Stacey Champion u përpoq ta dërgonte qenin me postë ajrore nga Minneapolisi në Atlanta për t’ia dhuruar një fëmije, i cili është anëtar i familjes së saj. Kjo përpjekje dështoi kur punëtorët e postës zbuluan qëllimin e saj johuman, pasi këlyshi filloi të lehte dhe angullinte, shkruan gazeta “Star Tribune”.
Pas kësaj pakoja është hapur, ndërsa këlyshi katër muajsh Guess u shpëtua. Zyrtarja e policisë Angela Dodge tha se duheshin dy ditë që pakoja të arrinte në destinacion. Guess momentalisht gjendet në qendrën për mbrojtjen e kafshëve, ndërsa nëse Champion dënohet nga gjykata, qeni mund t’i jepet dikujt tjetër për kujdes.
Similar topics
» Vetevarroset i gjalle
» U përpoq të arratisej duke u hedhur nga dritarja e makinës së policisë
» Brazilianen për pak nuk e varrosën të gjallë
» Tentoi ta trafikojë ariun e gjallë në bagazh të makinës
» U përpoq të arratisej duke u hedhur nga dritarja e makinës së policisë
» Brazilianen për pak nuk e varrosën të gjallë
» Tentoi ta trafikojë ariun e gjallë në bagazh të makinës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi