Brazilianen për pak nuk e varrosën të gjallë
Faqja 1 e 1
Brazilianen për pak nuk e varrosën të gjallë
Braziliania Maria das Dores (88 vjeçe) nga fshati Ipating, në afërsi të qytetit Belo Horizonte në Brazil, më 22 dhjetor ishte shpallur e vdekur.
Trupi i saj ishte bërë gati për ceremoninë e varrimit dhe vetëm disa orë e ndanin që ajo të varrosej e gjallë.
Mjekët e shpallën Doresin të vdekur pasi që konstatuan se nuk po jepte kurrfarë shenje jete, ndërsa trupin e saj e dërguan në morg, ku duhej të përgatitej për varrim.
Megjithatë, njëri prej punëtorëve rastësisht vërejti se gruaja 88 vjeçe po merrte frymë dhe po lëvizte. Menjëherë është kthyer në spital, ndërsa policia ka filluar hetimet.
Ishte vërtetuar se Maria das Dores vuante nga sëmundja e Alzhmeirit, arteriet e bllokuara, ndërsa ishte e palëvizshme.
“Jemi të lumtur që mami im është gjallë, por jemi të zhgënjyer me sjelljen e mjekëve. Ndoshta do të padisim personelin dhe spitalin”, tha vajza e brazilianes Custodia Amancio, shkruan Daily Telegraph.
Similar topics
» Vetevarroset i gjalle
» U përpoq ta dërgonte këlyshin e gjallë me postë
» Tentoi ta trafikojë ariun e gjallë në bagazh të makinës
» U përpoq ta dërgonte këlyshin e gjallë me postë
» Tentoi ta trafikojë ariun e gjallë në bagazh të makinës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi