Kënaqesia juaj në portalin tonë!
60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 10:20 pm

38. Urinim i pavullnetshëm natën
(Enuresis nocturna)
Me termin “urinim natën”, emërtohet urinimi i pavullnetshëm gjatë të fjeturit. Duhet të dallohet nga urinimi ditën, kur urinimi i pavullnetshëm ndodh gjatë ditës. Urinimi natën haset shpesh tek fëmijët. Llogaritet si problem, nëse paraqitet te fëmijë meshkuj më të mëdhenj se 6 vjet dhe te vajza më të mëdha se 5 vjet. Urinimi i pavullnetshëm natën është frustruese edhe për fëmijën edhe për prindërit, duke shkaktuar ndjenjë të nënçmimit te fëmija. Asnjëherë nuk duhet të hidhërohemi e as të dënojmë fëmijë që urinon natën, pasi që ai këtë nuk e bën me vullnet. Sipas një teorie është prezent çrregullim i gjumit dhe i qendrës për zgjim në trurin e madh. Këta fëmijë flenë shumë fortë dhe nuk zgjohen kur do të fitojnë shtytje për urinim.
Sipas një teorie tjetër bëhet fjalë për çrregullim / mungesë e hormonit të hipofizës, i cili normal tajitet gjatë natës dhe shpie deri tek krijimi i një sasie më të vogël të urinës gjatë natës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 10:20 pm

39. Verdhëza
Verdhëza karakterizohet me ngjyrosje të verdhë të lëkurës dhe të syve. Shpesh haset te të porsalindurit (te 6 nga 10 të porsalinur shfaqet verdhëza, e shkallës së ndryshme), te foshnjat e lindura para kohe ajo është më e shpeshtë. Verdhëza është e shkaktuar nga teprica e substancës kimike e quajtur bilirubinë, e cila normal eliminohet përmes mëlçisë. Mëlçia e të porsalinurit është e pazhvilluar mjaftueshëm, por më shpesh për disa ditë ajo aftësohet që ta procesojë bilirubinën. Nëse bëhet fjalë për foshnjë të lindur në kohë, verdhëza e shprehur lehtë nuk është diçka që duhet t'ju brengos, ajo do të tërhiqet përafërsisht për një javë. Prapë se prapë, nëse foshnja ka lindur para kohe ose është e sëmurë, apo niveli i bilirubinës në gjak është shumë i lartë, e nevojshme është një ndjekje e kujdesshme dhe tretman mjekësor. Verdhëza mund të jetë e shkaktuar dhe nga shkaqe tjera, si prania e kundërtrupthave ndaj grupeve të gjakut (Rezus faktor ose ABO inkompatibili), anemia hemolitike, hepatiti dhe galaktozemia.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 10:20 pm

40. Veshkat
Normalisht ekzistojnë dy veshka, të vendosura në regjionin e mesit nga të dy anët e shtyllës së kurrizit, nën anën e poshtme të brinjëve. Përmes veshkave nga organizmi juaj nxirren tepricat e ujit dhe produktet e fundit të metabolizmit. Funksioni kryesor i veshkave është që nga gjaku të mënjanohen produktet e fundit të metabolizmit, e gjaku i pastruar të kthehet në trup. Çdo minutë, përmes arterieve të veshkave, në veshka hyn rreth një litër gjak (një e pesta e tërë gjakut që pompohet nga zemra). Pasi të pastrohet, gjaku kthehet prapa, përmes venave të veshkave. Veshkat posedojnë sistem të komplikuar për filtrim. Në çdo veshkë ekzistojnë rreth një milion njësi, të quajtura nefrone. Çdo nefron përmban një filtër të vogël të quajtur glomerul, i cili është i lidhur me kanalthet. Teprica e ujit së bashku me produktet hedhëse ndahet nga gjaku me një proces të quajtur filtrim dhe shkon në kanalthe. Pjesa më e madhe e ujit dhe e materieve tjera të cilat janë të rëndësishme për organizmin kthehen prapë në gjak përmes kanaltheve. Në këtë mënyrë produktet hedhëse koncentrohen në urinë. Nga kanalthet urina mbartet në kanalin të quajtur legeni i veshkës, e pastaj përmes ureterëve në fshikëzën e urinës, dhe më në fund përmes uretrës jashtë. Normalisht, veshkat krijojnë rreth 1-2 litra urinë çdo ditë, në varësi nga sasia e ujit të pirë. Veshka normale ka aftësi të lejojë një mbingarkim. Nëse humbet njëra veshkë, tjetra veshkë zmadhohet që ta kompensojë funksionin e veshkës tjetër.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 10:20 pm

41. Vjellja
Infeksionet akute të zorrëve, të shkaktuara nga bakteret dhe viruset gjithashtu shkaktojnë vjellje dhe diarre, të cilat transmetohen lehtë nga fëmija në fëmijë. Në raste të tilla është e rëndësishme të izolohen të sëmurët. Vjellje dhe diarre mund të paraqitet si fenomen shoqërues gjatë infeksionit të veshit, infeksion urinar ose gjatë problemeve tjera. Vjellje karakteristike haset te stenoza e pilorit (anomali e lindur, te e cila është prezent ngushtim te dalja nga lukthi). Paraqitet më shpesh te foshnjat meshkuj diku pas ditës së 15-20 pas lindjes. Vjellja ndodh menjëherë pas pirjes gji, dhe ka karakterin e “shadervanit”, nga dita në ditë përforcohet ndërsa fëmija mbetet i uritur dhe humb në peshë. Jashtëqitjet janë të pakta dhe të errta. Kjo sëmundje sot përcaktohet me ekzanimim ultrasonografik dhe shërohet me operacion. Duhet të bëhet dallim mes vjelljes së vërtetë dhe gromësirës që shfaqet te foshnjat pas pirjes gji. Kjo mund të jetë e shoqëruar me vjelljen e sasisë së vogël të qumështit. Kjo është dukuri normale. Ndonjëherë mund të jenë ngjitëse, në varshmëri nga sëmundja që i ka shkaktuar.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 10:21 pm

42. Diarreja
Vjellja dhe diarreja janë simptoma të shpeshta të cilat mund të shfaqen në suaza të më shumë sëmundjeve. Shkaku më i shpeshtë janë gabimet kualitative dhe kuantitative në ushqim. Zvjerdhja e hershme ose kalimi ne ushqim të përzier mund të jetë shkaku për vjellje dhe diarre. Në disa raste vjellja është si rezultat i alergjisë ndaj qumështit të lopës. Dhënia e ushqimit që nuk përgjigjet për moshën, ushqim i yndyrshëm ose i infektuar gjithashtu mund të jetë shkak për vjellje e ndjekur me diarre. Kjo ndodh më shpesh gjatë muajve të verës. Nëse fëmija ka diarre, menjëherë duhet filluar me dhënien e lëngjeve. Për këtë sëmundje, më e rëndësishme është sa do të pijë, se sa do të ha. Më së miri është t’i jepet tretje orale elektrolite (siç është Neliti), i cili është special i formuluar për foshnja dhe fëmijë të vegjël. Nuk duhet të jepen lëngje frutash ose pije të ëmbla, sidomos jo foshnjave të vogla. Fëmijëve më të mëdhenj që pranojnë ushqim solid u jepen banane, oriz pilaf, drithëra të ziera, molla dhe mish të zier. Duhet të vazhdohet me dhënien gji ose me qumështin nga formula (nëse është në ushqim artificial), me përjashtim nëse e ndalon mjeku. Mes ushqimeve duhet të jepen lëngje të kthjella.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 10:21 pm

43. Ftohja
Kjo është sëmundja më e shpeshtë për shkak të cilës fëmijët dërgohen në mjek. Mesatarisht gjatë vitit fëmijët ftohen mes 6-8 herë. Numri më i madh i ftohjeve janë të shkaktuara nga viruset të quajtura rinoviruse (në greqisht rino do të thotë hundë). Ekzistojnë më shumë se 100 lloje të rinoviruseve me afinitet ndaj mukozës së hundës, të cilët mund të inicojnë reakcion imunologjik që manifestohet si dhembje fyti, kokëdhembje dhe pengesë në frymëmarrjen përmes hundës. Si momente predisponuese janë ajri i thatë dhe duhani (pirja aktive dhe pasive e duhanit). Përkundrejt besimeve të përhapura se do të ftoheni nëse nuk visheni mirë, nëse fleni apo rrini në rrymë ere ose dilni jashtë me flokë të lagura, kjo nuk është e vërtetuar. Së pari shfaqet ndjenjë gërvishtjeje në fyt dhe rrjedhje hundësh ose hundë të zëna dhe teshtitje. Përveç asaj fëmijët mund të ankohen në dhembje fyti, kollitje, kokëdhembje, temperaturë mesatarisht të lartë, plogështi, dhembje muskujsh dhe humbje oreksi. Sekreti nga hundët fillimisht është si ujë, pastaj trashet dhe bëhet i verdhë ose i gjelbërt. Ftohja është ngjitëse në 2-4 ditët e para pasi që shfaqen simptomat. Fëmija juaj mund të sëmuret ashtu që do të thith pjesëza të virusit që përhapen në ajër përmes teshtitjes dhe kollitjes të fëmijëve tjerë ose me kontakt direkt. Fëmija juaj do të sëmuret nëse e prek gojën ose hundën, pasi që paraprakisht ka prekur ndonjë sipërfaqe të kontaminuar me rinoviruse.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 10:21 pm

44. Gjiardiazë (Lambliazë)
Gjiardiaza lamblia është parazit i cili te fëmijët dhe tek të rriturit shpesh shkakton infektim të zorrëve. Transmetohet përmes jashtëqitjeve ose përmes ujit të kontaminuar dhe ushqimit. Përveç kësaj, parazitët e gjiardiazës mund të kalojnë te njerëzit nga kafshët e infektuara (p.sh. qentë). Në institucionet me qëndrime ditore infektimi mund të përhapet përmes duarve të ndotura (fëmijët ose edukatoret), lodra të ndotura, mobilje dhe shtrojeve. Ndonjëherë infektimi me gjiardiazë është pa simptoma. Në raste tjera shkakton diare (mund të ndërrohet me kaps). Fëmijët e infektuar mund të ankohen në gazra, fryerje të barkut, humbje të oreksit dhe humbje në peshë. Te fëmijët e vegjël paraqitet vjellje. Periudha e inkubacionit është nga 1-4 javë. Fëmijët janë ngjitës (të aftë ta përhapin infeksionin) deri sa kanë cista të gjiardiazës në jashtëqitjet e tyre. Fëmijët e infektuar ose personeli që tregojnë simptoma të gjiardiazës, duhet të largohen deri sa trajtohen dhe jo më gjatë se sa kanë diare. Individët e infektuar që nuk kanë simptoma paraqesin rrezik të vogël për përhapjen e simptomave dhe zakonisht nuk duhet edhe të trajtohen e as të largohen.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 10:21 pm

45. Verdhëza (Hepatiti A)
Hepatiti A paraqet infeksion viral i mëlçisë. Transmetohet në mënyrë oro-fekale domethënë me duar të papastëra pas kontaktit paraprak të duarve me jashtëqitjet e personit të infektuar. Mund të transmetohet edhe përmes ujit dhe ushqimit të kontaminuar. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël shpesh nuk kanë asnjë simptomë. Gjasat e verdhësimit të lëkurës dhe syve (verdhësia) rriten me moshën (shumica e fëmijëve të vegjël nuk kanë verdhësi, shumica e të rriturve kanë). Simptoma tjerë që mund të paraqiten janë humbje oreksi, lodhje, përzierje, vjellje, dhembje muskujsh, temperaturë, urinë të errët dhe jashtëqitje të zbehta pa ngjyrë.Periudha e inkubacionit: zakonisht 15-50 ditë.
Periudha ngjitëse zgjat rreth 2 javë para fillimit të simptomave dhe rreth 1 javë pas fillimit të verdhësisë. Fëmijët duhet të largohen nga qëndrimi ditor deri 1 javë nga fillimi i simptomave dhe derisa verdhësia nuk zhduket.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 10:21 pm

47. AIDS
AIDS paraqet sindrom i imunodeficiencës së fituar kur HIV gjatë kohë ka luftuar me sistemin e imunitetit dhe ai është harxhuar dhe fillon paraqitja e infeksioneve dhe sëmundjeve tjera (pneumonitë dhe llojet e ndryshme të kancerit) me pasoja të rënda për organizmin dhe më në fund me vdekje. Zakonisht kalojnë shumë vite para se të ndodh kjo fazë. Me aplikimin e trajtimit adekuat kjo periudhë mund të vazhdohet. Emocionet dhe reakcionet kur personat kuptojnë se janë HIV pozitiv lëvizin prej ndjenjës së hutisë, hidhërimit, shqetësimit, frikës, panikës, dëshpërimit, depresionit, mendimeve për vetëvrasje, mosbesimit, ndjenjës që nuk është e drejtë ajo që u ndodh. Me kalimin e kohës, shumica e personave bëhen të aftë ta pranojnë sëmundjen dhe të mësojnë të jetojnë me të, duke u bërë më të fortë shpirtërisht dhe emotivisht, duke e kuptuar se ç’është e rëndësishme në fakt, dhe e jetojnë jetën në tërësi. Njerëzit të cilët janë HIV pozitiv ballafaqohen me atë se si tu tregojnë familjarëve, shoqërisë dhe të dashurve. Ata shumë shpesh ballafaqohen me diskriminimin përmes injorimit gjë që është pasojë e mungesës së edukatës
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 10:21 pm

48. Infeksioni i lëkurës (impetigo)

Me impetigo nënkuptohet infeksion i lëkurës, i cili shfaqet shpesh te fëmijët më të vegjël. Shkaktarë janë bakteret që më shpesh e atakojnë lëkurën që paraprakisht është e lënduar nga shkaqe të ndryshme (plagë, gërvishtje, djegie). Më shpesh janë të kapura duart dhe fytyra sidomos pjesa rreth hundës dhe gojës. Infeksioni më lehtë paraqitet te fëmijë të cilët tërë kohën kanë rrjedhje hunde, fëmijë që i kafshojnë buzët, e thithin gishtin ose e kruajnë vendin e pickimit nga insektet dhe me atë shkaktojnë gërryerje në lëkurë. Impetigo është sëmundje ngjitëse që transmetohet përmes duarve ose me kontakt direkt me lezionet-edhe atë në pjesë tjera të trupit ose te fëmijë tjerë. Infeksioni mund të transmetohet edhe përmes teshave të kontaminuara ose riza që kanë qenë në kontakt me plagë të hapura. Së pari në lëkurë paraqiten puçrra të kuqe, të cilat pastaj mbushen me lëng (të a.q flluska-blister). Blisterët lehtë plasin ndërsa lëngu derdhet duke formuar korriçkë, me ngjyrë mjalti. Ndonjëherë blisterët nuk plasin, ose plasin duke mos u formuar korriçka dhe në vendin e tyre formohet regjion me ngjyrë rozë në të kuqe. Impetigo-ja nuk shkakton temperaturë të lartë. Periudha e inkubacionit është nga 4-10 ditë. Periudha ngjitëse gjatë të cilës fëmijët duhet të largohen nga institucionet me qëndrim ditor zgjat 24 orë pas fillimit së terapisë me antibiotikë. Pas kësaj periudhe llogaritet që ndryshimet nuk janë më ngjitëse.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 10:21 pm

49. Infeksionet me Hemophillus Influenzae
Bakteri Hemofillus Influenca tipi B gjendet mes shkaktarëve më të shpeshtë të meningjitit, te fëmijë më të vegjël se 5 vjet. Fëmijët e infektuar me këtë bakter mund ta zhvillojnë njërën nga sëmundjet që vijojnë: Meningjit - infeksion i cipave që e mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore. Shenjat: temperaturë e lartë, shqetësim, përgjumësi, plogështi, humbje oreksi, kokëdhembje dhe shtangie të qafës. Bakteremi - infeksion i gjakut. Shenjat: fëmija duket keq, temperaturë e lartë, plogështi, shqetësim. Epiglotit – infeksion i epiglotisit dhe i strukturave tjera në pjesën e pasme të fytit; ënjtja i bllokon rrugët e frymëmarrjes dhe mund të shkaktojë vdekje, nëse nuk aplikohet tretman mjekësor emergjent. Shenja: fëmija është i frikësuar dhe manifeston frymëmarrje të vështirësuar, lëshon tinguj fishkëllor si këndim gjeli dhe merr një pozitë të përkulur që ta lehtësojë frymëmarrjen. Celulit – infeksion i lëkurës. Shenjat: regjioni i përfshirë (zakonisht rreth syve dhe mollëzat) ënjtet, e ënjtura është e ngrohtë, me dhembje dhe e kuqe ose rozë; temperaturë e lartë, pamje e keqe e fëmijës. Pneumoni- infeksion i mushkërive. Shenjat: kollë dhe frymëmarrje e vështirësuar. Artriti septik - infeksion i nyjes (shpesh kërdhokulli). Shenjat : temperaturë dhe çalim.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 10:21 pm

50. Kolla e bardhë (Pertusis)
Kolla e bardhë është sëmundje ngjitëse serioze që shfaqet te foshnjat gjithashtu edhe tek fëmija më i madh. Mund të sjellë gjer te komplikimet si inflamacioni i mushkërive, ngërçet, koma dhe vdekja, zakonisht te fëmijë më të vegjël se 1 vit. Shkaktar është bakteri Bordetella pertussis, ndërsa transmetohet përmes sekreteve të rrugëve të frymëmarrjes. Në fillim paraqitet teshtitje, rrjedhje hundësh dhe kollë. Zakonisht fëmija nuk ka temperaturë ose ka temperaturë të ulët. Pas një deri dy javë, fëmija fillon të fitojë sulme (paroksizma) të kollës, të shoqëruara me tingull fishkëllues ose si këndimi i gjelit. Sulmet e kollës janë të shoqëruara me vjellje të mukusit. Zakonisht, mes sulmeve fëmija duket mirë. Periudha e inkubacionit zgjat nga 6-20 ditë. Fëmijët janë ngjitës 3 javë pas fillimit të kollës paroksizmale, ose 5 ditë pas fillimit të tretmanit me antibiotik specifik sipas rekomandimit të mjekut.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 10:23 pm

51. Konjunktiviti
Me termin konjunktivit nënkuptohet inflamacion (iritim) i syve. Kjo mund të jetë si rezultat i infeksioneve virale dhe bakteriale. Mund të jetë e shkaktuar prej alergjisë nga materieve kimike (medikamentet, gazra të ndryshme, klori nga pishinat dhe ngjashëm). Konjunktiviti infektiv (viral ose bakterial) është ngjitës. Përhapet nga një person te tjetri me kontakt direkt dhe përmes sekretit nga sytë.
Konjunktiviti i qelbëzuar është i shkaktuar nga infeksioni bakterial. Pjesa e bardhë e syrit, brenda nën kapakun bëhet e kuqe ndërsa fëmija ankohet në kruarje dhe dhembje. Prezent është një sekret i dendur i bardhë, i verdhë ose i gjelbërt, ndërsa kapakët e syve si zakonisht në mëngjes pas zgjimit, janë të ngjitura. Ndonjëherë, fëmijët me konjunktivit të qelbëzuar zhvillojnë edhe infeksion të veshit. Shenjat që vijojnë sugjerojnë në komplikim të tillë: temperaturë e lartë, ngacmueshmëri, gjumë të keq, humbje oreksi, ose nëse fëmija i tërheq apo i qëllon veshët. Periudha e inkubacionit zakonisht zgjat 2-7 ditë. Periudha infektive gjatë të cilës është e nevojshme fëmija të largohet nga qëndrimi ditor zgjat 24 orë pas fillimit të terapisë me antibiotikë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 10:23 pm

52. Meningjiti
Meningjiti paraqet inflamacion i cipave të trurit, që e mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore. Mund të jetë i shkaktuar nga viruset ose nga bakteret. Meningjiti viral zakonisht është më i lehtë, ndërsa meningjiti bakterial paraqet infeksion serioz që mund të mbarojë me vdekje nëse nuk jepet shpejtë terapi antibiotike. Nëse fëmija juaj ka qenë në kontakt më fëmijë që ka meningjit, lexojeni me kujdes informacionin që vijon. Mund të paraqitet temperaturë e lartë, kokëdhembje e fortë, shtangim i qafës, përgjumësi e shprehur ose shqetësim, refuzim i ushqimit, pamundësi që tu përgjigjet pyetjeve të parashtruara, nëse bëhet fjalë për foshnjë , ajo nuk qetësohet kur e merrni në dorë. Që të diagnostikohet meningjiti mjeku duhet të bëjë punkcion lumbal: me gjilpërë hyn në shtyllën kurrizore dhe merr pakëz lëng. Lëngu ekzaminohet nën mikroskop, për prezencën e qelbit dhe baktereve dhe bëhet kulturë, që të shihet a ka prezent bakter dhe të caktohet lloji i bakterit. Trajtimi bëhet në kushte spitalore dhe përfshin dhënien e antibiotikëve dhe terapi tjetër suportive
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 10:23 pm

53. Fruthi (Morbilli)
Fruthi-morbili paraqet sëmundje serioze virale në fëmijëri. Transmetohet përmes sekreteve nga hunda dhe goja e të sëmurëve të hedhura në ajër. Simptomat zakonisht paraqiten 10-12 ditë pas ekspozimit ndaj virusit. Ato përfshijnë temperaturë të lartë, simptoma që i ngjajnë ftohjes, konjunktivit (inflamacion i syve) dhe shpërthim i kuq i imët në lëkurë në formë të pikave që fillon nga fytyra dhe qafa dhe përhapet gradualisht teposhtë duke e mbuluar tërë trupin. Komplikime të mundshme përfshijnë infeksione të veshit, pneumoni dhe inflamacion i rrallë i trurit. Periudha e inkubacionit zgjat 10-12 ditë. Fëmijët zakonisht janë ngjitës nga 1-2 ditë para fillimit të simptomave, ose 3-5 ditë para zhvillimit të shpërthimit në lëkurë, deri ditën e katërt pas shfaqjes së shpërthimit. Largimi nga çerdheja/qëndrimi ditor/shkolla: fëmijët nuk duhet të vijnë deri në ditën e gjashtë pas fillimit të shpërthimit në lëkurë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 10:24 pm

54. Pedikuloza (morrat)
Morrat janë parazitë që ngjasojnë me insektet pa krahë, jetojnë në leshrat e trupit. Morrat janë të shpeshtë në shkollat, në qendrat me qëndrim ditor dhe sipërfaqet tjera, të cilat janë të mbingarkuara dhe ku fëmijët janë në kontakt të afërt mes tyre. Nëse fëmija juaj ka qenë në kontakt me fëmijë tjetër që ka morra, lexojeni me vëmendje këtë informacion. Morrat nuk mund as të kërcejnë e as të fluturojnë. Transmetohen me kontakt direkt ose në mënyrë indirekte, me përdorim të përbashkët të kapelave, kësulave dhe krehrave. Femrat i deponojnë vezët në flokë edhe atë në afërsi të rrënjës së qimes (afërsia e skalpit) ku është më ngrohtë. Vezët ngjasojnë në grimca me ngjyrë të bardhë në të përhimtë që janë të fiksuara për rrënjën e qimes dhe nuk mund të hiqen lehtë si zbokthi. Më shpesh janë të vendosura në pjesën e pasme të kokës (zverkun) ose pas veshëve dhe mund të shihen me sy. Morrat e vjetër janë me ngjyrë më të errët dhe shihen kur lëvizin nëpër flokë. Te infestimet e rënda është prezente një kruajrje intenzive e skalpit. Fëmijët me morra shpesh etiketohen, por kjo është e gabuar pasi që praktikisht çdo kush mund të zërë morra. Morrat preferojnë lëkurë të pastër dhe të shëndoshë të skalpit. Higjiena e mirë nuk mund ta mbrojë fëmijën tuaj nga morrat. Nuk është e pëlqyeshme dikush të fitojë morra por sidoqoftë nuk është diçka fatale. Mënyra e vetme me të cilën morrat vërtetë mund t’ju dëmtojnë është nëse për shkak të kruarjes plagët sekondarisht infektohen.Kur dikush do të zërë morra duhet të trajtohet e tërë familja. Morrat fshihen në krehërat për flokë, në krevatin dhe në mobiljet e shtëpisë dhe përhapen lehtë. mNë të kaluarën, por te ne ende është dukuri e shfaqur që të qethen flokët e kokës dhe të lyhet me vajgur. Kjo nuk duhet bërë, pasi që sot ekzistojnë shampona efikasë që mund të gjenden në barnatoret lokale.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 10:24 pm

55. Shytat (Parotiti)
Shytat janë sëmundje virale e shkaktuar na virusi mumps, që shpërndahet përmes sekreteve të traktit respirator (mukus nga hunda dhe goja). Fëmija juaj ka qenë në kontakt më fëmijë që ka shyta. Fillimisht shfaqet temperaturë e lartë, dhembje koke dhe ënjtje me ndjeshmëri (më shpesh nga njëra anë) e gjëndrave pështymore pranëveshore të vendosura në këndin e nofullës (para, nën dhe pas veshëve). Më rrallë mund të jenë të kapura edhe gjëndrat nënnofullore dhe nëngjuhore (nga njëra anë ose nga të dyja anët). Te djemtë pas pubertetit shytat mund të sjellin deri te inflamacioni i testisëve. Komplikime tjera të mundshme janë humbja e të dëgjuarit dhe inflamacion i trurit dhe cipave të trurit (meningoencefalit). Periudha e inkubacionit zgjat 12-25 ditë pas ekspozimit. Fëmija është ngjitës për të tjerët shtatë ditë para fillimit të ënjtjes së gjëndrave dhe nëntë ditë pasi që të shfaqet ënjtja. Largimi nga institucionet me qëndrim ditor: deri 9 ditë pasi që të shfaqet ënjtja e gjëndrave parotide (pranëveshore).
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 10:24 pm

56. Rubeola

Rubeola është sëmundje virale që paraqitet në fëmijëri. Transmetohet përmes sekreteve respiratore që hidhen në ajër (mukus nga hunda dhe goja). Nëse gruaja e paimunizuar infektohet me rubeolë, fëmija i saj mund të vdes para lindjes ose mund të lind me dëmtime serioze, siç janë katarakta, retardacioni mendor, shurdhësia, të metat e zemrës, shpërthim në lëkurë dhe zmadhim të mëlçisë dhe shpretkës. Fëmijët me rubeolë zakonisht kanë ngritje të lehtë të temperaturës, shpërthim në lëkurë me njolla të kuqe me madhësi mesatare dhe gjëndra të zmadhuara dhe të ndjeshme, pas veshëve dhe në qafë. Të rriturit mund të kenë një ngritje të lehtë të temperaturës, kokëdhembje dhe rrjedhje hundësh. Ata mund të ankohen në dhembje dhe ënjtura të nyjeve. Infeksioni mund të kalojë edhe duke mos u shfaqur simptoma të qarta. Në raste të rralla, mund të vijë deri te inflamacioni i trurit. Periudha e inkubacionit zgjat nga 14-21 ditë pas ekspozimit. Periudha ngjitëse dallohet te rubeola postnatale dhe te ajo kongjenitale. Rubeola postnatale 1 javë para shfaqjes dhe 7 ditë pas shfaqjes së shpërthimit në lëkurë. Rubeola kongjenitale, këto foshnja llogariten se janë ngjitëse deri në fund të vitit të parë ose derisa nuk fitohen kultura negative nga urina dhe sekretet nazofaringjeale (që janë marrë pas muajit të tretë).
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 10:24 pm

57. Sëmundja meningokoksike
(Neiseria meningitidis)
Shkaktar i infektimit të gjakut (meningokoksemisë) është bakteri meningokok. Shenjat dhe simptomat janë: Temperaturë e lartë dhe shpërthim në lëkurë me gjakosje karakteristike në lëkurë. Pa tretman, shpejt vjen deri në shok, komë dhe vdekje; Ky bakter gjithashtu mund të shkaktojë inflamacion të cipave të trurit (meningjit), i cili manifestohet me temperaturë, kokëdhembje, shtangim të qafës, letargji ekstreme, dhe refuzim të ushqimit; Përveç asaj, sëmundja meningokoksike mund të komlikohet edhe me infeksion të nyjeve ose me infeksione në pjesë tjera të organizmit.
Periudha e inkubacionit zgjat nga 1-10 ditë. Periudha infektive është deri 24 orë pas fillimit të trajtimit. Fëmija i infektuar mund të kthehet në çerdhe/shkollë atëherë kur do të lejojë mjeku.
Parandalimi dhe trajtimi
Fëmijët (dhe personeli) që kanë qenë të ekspozuar në infeksionin (kanë qenë në kontakt me fëmijë të infektuar), duhet të parambrohen me antibiotik specifik. Antibiotiku do të ndihmojë të eliminohet meningokoku nga hunda dhe nga fyti dhe me atë të parandalohet përhapja e sëmundjes. Antibiotiku jepet gjatë 24 orëve nga përcaktimi i diagnozës te rasti i parë, sipas udhëzimeve të sektorit lokal të ministrisë së shëndetësisë. Derisa ta pranojnë dozën e parë të antibiotikut të gjithë fëmijët duhet të largohen nga shkolla.
Nëse fëmija juaj ka qenë në kontakt me fëmijë të sëmurë nga infeksioni me meningokok, gjatë muajit të ardhshëm, mbikëqyreni me vëmendje. Nëse sëmuret ose nëse shfaqet temperaturë e lartë kontaktoni me mjekun. Nëse ai vërteton se punohet për menigokoksike, informoni përgjegjësit në shkollë, që të mund të ndërmarrin masa mbrojtëse.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 10:25 pm

58. Krimbat ( Oksiuriaza)
Krimbat paraqesin larva pejëzore, të vogla (më të vogla se ½ cm në gjatësi), të bardha që shpesh i investojnë zorrët. Ata lehtë transmetohen prej personi në person përmes kontaktit me fecesin që përmban vezë. Vezët mund të mbahen në duar, roba, krevat, ushqim etj. Nuk mund të kalojnë nga kafshët në njerëz. Sidomos janë të shpeshta mes fëmijëve në shkollë ose në qendrat ditore. Infeksioni zakonisht karakterizohet me kruarje intezive të pasdaljes, sidomos i shprehur gjatë natës, kur larvat femra dalin nga rektumi dhe sjellin deri te irritimi. Shpesh larvat mund të shihen me inspekcion të regjionit rektal gjatë gjumit. Diagnoza mund të përcaktohet me aplikimin e shiriti nga celofani në anus, pasi që të zgjohet fëmija në mëngjes, e pastaj ky shirit ekzaminohet nën mikroskop, që të përdëftohet prezenca e vezëve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 10:25 pm

59. Tuberkulozi
Tuberkulozi është sëmundje e shkaktuar nga infeksioni bakterial (Mycobacterium tuberculosis). Zakonisht janë të përfshira mushkëritë, në të cilat krijohen nyje të vogla të tuberkulozit, të cilët më tutje do të sjellin deri te dëmtimi i indit. Nëse organizmi infektohet për herë të parë-flasim për tuberkuloz primar. Organizmi i shëndoshë zakonisht me sukses e mbizotëron infeksionin edhe pa barëra. Nëse për shkaqe të ndryshme, sistemi imunitar nuk arrin ta mbiluftojë infeksionin, organizmi sëmuret nga tuberkulozi i mushkërive. Bacilet e TB mbeten gjatë (me dekada) në organizëm. Personi mund të mos ketë simptoma të sëmundjes, e më vonë (pas disa viteve) këta bacile shkaktojnë një infeksion të ri (reaktivim i TB). Shumica e organizmave të shëndoshë janë mjaftueshëm të fortë që të luftojnë me infeksionin. Me rrezik të zmadhuar që të fitojnë TB janë kategoritë që vijojnë: Foshnjat, që kanë imunitet më të dobët; Njerëzit më të moshuar, personat me AIDS, ata që marrin kemoterapi dhe disa barëra të tjera, sepse gjithashtu kanë imunitet të dobësuar.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Nov 26, 2010 10:25 pm

60. Vaksinimi
Vaksinimi (imunizimi) është procedurë me të cilën mundësohet mbrojtja nga sëmundjet ngjitëse. Imunizimi është mënyra më e mirë për mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet e rënda që mund të shkaktojnë edhe vdekje. Fëmijët duhet të vaksinohen pa pagesë kundër: Hepatitit B, Tuberkulozit, Paralizës së fëmijëve, Difterisë, Kollës së bardhë, Rubeolës. Vaksinat përmbajnë shkaktarë sëmundjesh të dobësuar ose të vrarë. Të përgatitur si vaksinë, ata nuk mund të shkaktojnë sëmundje te fëmija. Me injektimin e vaksinës në organizmin e fëmijës krijohet mekanizëm mbrojtës natyral, me krijimin e antitrupthave dhe qelizave mbrojtëse. Nëse gjatë jetës fëmija infektohet me sënundjen kundër së cilës është i vaksinuar, rezistenca e fituar pas vaksinimit do ta mbrojë nga sëmundja e rëndë dhe komplikimet. Për mbrojtje komplete dhe të qëndrueshme të fëmijës, është e nevojshme të jepen një numër i ndryshëm i dozave të vaksinave, në intervale kohore të caktuara dhe në moshë të ndryshme të fëmijës. Për këtë qëllim ekziston kalendari i vaksinimit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë - Faqe 3 Empty Re: 60 sëmundjet që rrezikojnë fëmijët nga lindja deri ne adoleshencë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi