Gjuetari paditi agjencinë e udhëtimeve pasi nuk gjeti elefantë
Faqja 1 e 1
Gjuetari paditi agjencinë e udhëtimeve pasi nuk gjeti elefantë
Gjuetari polak i njohur me emrin Waldemar I, pas ekspeditës së pasuksesshme në Afrikë fitoi falas të dytën ekspeditë, në të cilën gjeti dhe vrau një elefant, por megjithatë ai paditi agjencinë e udhëtimeve pasi u detyrua dy herë të shkojë në gjueti.
Gjuetari Polak paditi agjencinë gjermane të udhëtimeve Jaworski Jagdreisen pasi në ekspeditën e parë që kishte organizuar ai nuk kishte gjetur asnjë elefant. Agjencia e udhëtimeve e cila organizon gjuetinë thotë se në rajonin e Zimbabvesë, në të cilin dërgon gjuetarët zakonisht jetojnë elefantët, njofton Reuters.
“Me sa di unë, të paktën ai është dashur t’i gjej bajgat e elefantit”, tha pronari i agjencisë së udhëtimeve.
Pa marrë parasysh faktin se gjuetari siguroi edhe një udhëtim falas nga agjencia, në të cilin ai gjeti dhe vrau një elefant, ai paditi Jaworski Jagdreisen, pasi ishte detyruar ta përsëriste ekspeditën. Gjuetari kërkon nga agjencia e udhëtimeve dëmshpërblim me vlerë prej 100 mijë euro.
Similar topics
» Paditi burrin për mospërmbushje të obligimeve martesore
» Dha dorëheqje pasi shkeli dordolecin
» Nuk do të bëhen Miss pasi të dehura u argëtuan me dildo
» Qeni shpëtohet pasi kishte futur kokën në mur
» Maratonisti pasi priu për 217 kilometra huqi finishin!
» Dha dorëheqje pasi shkeli dordolecin
» Nuk do të bëhen Miss pasi të dehura u argëtuan me dildo
» Qeni shpëtohet pasi kishte futur kokën në mur
» Maratonisti pasi priu për 217 kilometra huqi finishin!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi