E qëlloi shokun me armë pse ia hëngri tortën
Faqja 1 e 1
E qëlloi shokun me armë pse ia hëngri tortën
Një amerikan u zemërua aq shumë që shoku i tij ia hëngri tortën sa që e qëlloi me armë. Burri nga Philadelphia po vozitej me mikun e tij nëpër qytet dhe pësoi thyerje nervore kur pa se si shoku i tij po ia hante ëmbëlsirën e preferuar.
Ndaloi makinën dhe të dy dolën jashtë dhe filluan të grindeshin. Në një moment burri nxori pistoletën dhe e qëlloi shokun e tij drejt e në gjoks.
“Nuk ishin marrë vesh se si ta ndanin tortën. Njëri filloi të hajë edhe pjesën e tjetrit dhe u bë rrëmujë. Pastaj ndodhën të shtënat”, i tha një zyrtar i policisë gazetës “Daily News”. Nuk dihet për gjendjen shëndetësore të djaloshit 31 vjeçar i cili i plagosur u shtrua në spital nga plagët e marra me armë zjarri.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi